Tag: kuqezinjtë

  • Shqipëria fiton miqësoren ndaj Moldavisë, vendos goli i Burak Alilit

    Shqipëria fiton miqësoren ndaj Moldavisë, vendos goli i Burak Alilit

    Kombëtarja U-21 fitoi miqësoren e parë të nëntorit ndaj Moldavisë me rezultatin 1-0. Kuqezinjtë zhvilluan një ndeshje shumë të mirë në qendrën stërvitore të Kombëtares moldave, në Vadul lui Vodă, ndërsa goli i fitores u realizua nga Burak Alili.
    Trajneri Alban Bushi e nisi ndeshjen me këtë formacion titullar: Giulio Veliaj (GK), Diar Vokrri, Gabriel Ramaj, Elton Fikaj, Arlind Kurti, Fabjan Përndreca, Feta Fetai (C), Aidon Shehu, Burak Alili, Rrok Toma dhe Kevin Dodaj.
    Shqipëria e nisi ndeshjen në sulm dhe që në minutat e para ishte pranë golit me Dodajn, por tentativa e sulmuesit kuqezi u ndal nga shtylla.
    Pak minuta më vonë, ishte sërish Dodaj që provoi me një goditje me kokë, por u ndal nga portieri.
    Në minutën e 18-të, Shqipëria zhbllokoi rezultatin me Burak Alilin, i cili realizoi një eurogol nga goditja e dënimit.
    Kuqezinjtë provuan sërish dhe pas një aksioni të mirë i shkuan shumë pranë golit të dytë me Rrok Tomën, i cili u gjend i vetëm përballë portierit, por tentativa e tij u ndal.
    Fraksioni i dytë nisi me një rast të rrezikshëm për Moldavinë, megjithatë Shqipëria mori sërish në kontroll lojën dhe u hodh në sulm për të shënuar golin e sigurisë.
    Gjatë pjesës së dytë trajneri Bushi aktivizoi edhe Selimajn, Dakën, Ramajn, Koten, Brrutin dhe Bashin.
    Në fundin e takimit, kuqezinjtë patën një mundësi të artë shënimi me Selimajn, por goditja përfundoi jashtë.
    Kuqezinjtë administruan mirë avantazhin deri në fund dhe ndeshja u mbyll me fitoren 1-0 për Shqipërinë U-21.
    Kombëtarja U-21 do të luajë ndeshjen e dytë miqësore më 17 nëntor ndaj Ukrainës U-21 në “Elbasan Arena”, në orën 18:00.

  • Ukraina mund pastër Shqipërinë, nis me humbje raundi i parë u kualifikueseve të europianit për kuqezinjtë U-19

    Ukraina mund pastër Shqipërinë, nis me humbje raundi i parë u kualifikueseve të europianit për kuqezinjtë U-19

    Nisi në mënyrën më të keqe të mundshme raundi i parë i kualifikueseve të kampionatit europian për kombëtaren shqiptare të 19-vjeçarëve.
    Në duelin e luajtur në “Niko Dovana” të Durrësit, kuqezinjtë e rinj u mundën 3 me 0 nga Ukraina, një nga rivalët e grupit “B5”. Rezultati në favor të ukrainasve u zhbllokua në minutën e 34 nga Redushko.
    Shqipëria u përpoq të reagonte në pjesën e dytë, madje krijoi edhe mundësi, por në momentin më të mirë u godit nga goli i dytë i miqve, me autor Popov. Ky gol bëri që skuadra të dorëzohej, e jo vetëm kaq, por të pësonte edhe golin e tretë nga Kamenski.

    Në duelin tjetër të grupit, Sllovakia mposhti Malin e Zi në Rrogozhinë me rezultatin 3-0.
    Më 15 nëntor kuqezinjtë do të përballen me Sllovakinë, ndërsa duelin e tretë do ta kemi kundër Malit të Zi./vizionplus.tv

  • Kombëtarja U-21 fiton miqësoren ndaj Moldavisë, vendos eurogoli i Burak Alilit

    Kombëtarja U-21 fiton miqësoren ndaj Moldavisë, vendos eurogoli i Burak Alilit

    Kombëtarja U-21 fitoi miqësoren e parë të nëntorit ndaj Moldavisë me rezultatin 1-0. Kuqezinjtë zhvilluan një ndeshje shumë të mirë në qendrën stërvitore të Kombëtares moldave, në Vadul lui Vod?, ndërsa goli i fitores u realizua nga Burak Alili.
     
    Trajneri Alban Bushi e nisi ndeshjen me këtë formacion titullar: Giulio Veliaj (GK), Diar Vokrri, Gabriel Ramaj, Elton Fikaj, Arlind Kurti, Fabjan Përndreca, Feta Fetai (C), Aidon Shehu, Burak Alili, Rrok Toma dhe Kevin Dodaj.
     
    Shqipëria e nisi ndeshjen në sulm dhe që në minutat e para ishte pranë golit me Dodajn, por tentativa e sulmuesit kuqezi u ndal nga shtylla.
     
    Pak minuta më vonë, ishte sërish Dodaj që provoi me një goditje me kokë, por u ndal nga portieri.
     
    Në minutën e 18-të, Shqipëria zhbllokoi rezultatin me Burak Alilin, i cili realizoi një eurogol nga goditja e dënimit.
     
    Kuqezinjtë provuan sërish dhe pas një aksioni të mirë i shkuan shumë pranë golit të dytë me Rrok Tomën, i cili u gjend i vetëm përballë portierit, por tentativa e tij u ndal.
     
    Fraksioni i dytë nisi me një rast të rrezikshëm për Moldavinë, megjithatë Shqipëria mori sërish në kontroll lojën dhe u hodh në sulm për të shënuar golin e sigurisë.
     
    Gjatë pjesës së dytë trajneri Bushi aktivizoi edhe Selimajn, Dakën, Ramajn, Koten, Brrutin dhe Bashin.
     
    Në fundin e takimit, kuqezinjtë patën një mundësi të artë shënimi me Selimajn, por goditja përfundoi jashtë.
     
    Kuqezinjtë administruan mirë avantazhin deri në fund dhe ndeshja u mbyll me fitoren 1-0 për Shqipërinë U-21.
     
    Kombëtarja U-21 do të luajë ndeshjen e dytë miqësore më 17 nëntor ndaj Ukrainës U-21 në “Elbasan Arena”, në orën 18:00.

  • Kombëtarja U21 fiton miqësoren ndaj Moldavisë, vendos eurogoli i Burak Alilit

    Kombëtarja U21 fiton miqësoren ndaj Moldavisë, vendos eurogoli i Burak Alilit

    Kombëtarja U-21 fitoi miqësoren e parë të nëntorit ndaj Moldavisë me rezultatin 1-0. Kuqezinjtë zhvilluan një ndeshje shumë të mirë në qendrën stërvitore të Kombëtares moldave, në Vadul lui Vodă, ndërsa goli i fitores u realizua nga Burak Alili.

    Trajneri Alban Bushi e nisi ndeshjen me këtë formacion titullar: Giulio Veliaj (GK), Diar Vokrri, Gabriel Ramaj, Elton Fikaj, Arlind Kurti, Fabjan Përndreca, Feta Fetai (C), Aidon Shehu, Burak Alili, Rrok Toma dhe Kevin Dodaj.

    Shqipëria e nisi ndeshjen në sulm dhe që në minutat e para ishte pranë golit me Dodajn, por tentativa e sulmuesit kuqezi u ndal nga shtylla.

    Pak minuta më vonë, ishte sërish Dodaj që provoi me një goditje me kokë, por u ndal nga portieri.

    Në minutën e 18-të, Shqipëria zhbllokoi rezultatin me Burak Alilin, i cili realizoi një eurogol nga goditja e dënimit.

    Kuqezinjtë provuan sërish dhe pas një aksioni të mirë i shkuan shumë pranë golit të dytë me Rrok Tomën, i cili u gjend i vetëm përballë portierit, por tentativa e tij u ndal.

    Fraksioni i dytë nisi me një rast të rrezikshëm për Moldavinë, megjithatë Shqipëria mori sërish në kontroll lojën dhe u hodh në sulm për të shënuar golin e sigurisë.

    Gjatë pjesës së dytë trajneri Bushi aktivizoi edhe Selimajn, Dakën, Ramajn, Koten, Brrutin dhe Bashin.

    Në fundin e takimit, kuqezinjtë patën një mundësi të artë shënimi me Selimajn, por goditja përfundoi jashtë.

    Kuqezinjtë administruan mirë avantazhin deri në fund dhe ndeshja u mbyll me fitoren 1-0 për Shqipërinë U-21.

    Kombëtarja U-21 do të luajë ndeshjen e dytë miqësore më 17 nëntor ndaj Ukrainës U-21 në “Elbasan Arena”, në orën 18:00.

    Vazhdo leximin

  • Andorra mban gjallë shpresat e kualifikimit tonë në Botëror, ja si pritet të luajnë kuqezinjtë

    Andorra mban gjallë shpresat e kualifikimit tonë në Botëror, ja si pritet të luajnë kuqezinjtë

    Për Shqipërinë e Sylvinhos ka ardhur momenti i së vërtetës. Dy ndeshjet e fundit kualifikuese për Botërorin 2026 do të vendosin fatin e kuqezinjve. Në lojë është vendi i dytë në grupin K, që siguron kalimin në “play-off”. Anglia ka siguruar tashmë kualifikimin direkt si kryesuese absolute, ndërsa Shqipëria dhe Serbia luftojnë për vendin e dytë.
    Sfida e pare e nëntorit, sonte kundër Andorrës, është vendimtare për kuqezinjtë, të vetëdijshëm se ndeshja e fundit ndaj Anglisë do të jetë shumë e vështirë, pavarësisht se anglezët janë tashmë të kualifikuar. Serbia, ndërkohë, do të përballet me Andorrën dhe Letoninë në 180 minutat e fundit kualifikuese, ndaj çdo pikë është jetike.

    Tri pikët ndaj Andorrës mund ta mbajnë gjallë ëndrrën e pjesëmarrjes së Shqipërisë në Botërorin 2026. Dy sfidat e fundit janë për t’u ndjekur me emocion, sepse do të tregojnë nëse kuqezinjtë mund ta kalojnë Serbinë në grupin K dhe shkojnë në “play off”. Shumë varet nga këmbët e tyre, por jo gjithçka. Anglia duhet të mos tolerojë ndaj Serbisë, ndryshe fitorja e mundshme e kuqezinjve ndaj Andorrës i humbet vlerat.
    Nga ana tjetër, Andorra konsiderohet një nga kombëtaret më të dobëta të kontinentit. Në shtatë ndeshjet e para të grupit ka arritur të marrë vetëm një pikë. Kuqezinjtë janë favoritë absolutë në këtë përballje dhe synojnë fitore bindëse, për ta mbajtur presionin mbi Serbinë, përpara ndeshjes përmbyllëse kundër Anglisë në “Arena Kombëtare”.

    Formacioni i mundshëm – Porta ka një emër të padiskutueshëm, Strakosha. Edhe dy krahët e prapavijës janë të sigurta me Hysaj në të djathtë dhe Mitaj në të majtë. Në qendër nuk diskutohet kapiteni Gjimshiti, ndërsa njëlloj balotazhi ekziston për qendrën tjetër, mes Ajetit dhe Ismajlit, ky i fundit i rikthyer nga dëmtimi dhe në formë optimale.
    Balotazh ka edhe në mesfushë, mes Berishës, në top-formë te Lecce, dhe Laçit. Dy emrat e tjerë të këtij reparti janë Asllani dhe Shehu, të paprekshëm në planet e Sylvinho. Sulmi do të ketë si krahë Brojën dhe Hoxhën, ndërsa në majë Manaj, “heroi” i sfidës së fundit ndaj Serbisë, në Leskovac.

  • Shqipëria mbyll me sukses përgatitjet për Andorrën, lajmi i mirë për Sylvinho-n: Nuk ka asnjë mungesë

    Shqipëria mbyll me sukses përgatitjet për Andorrën, lajmi i mirë për Sylvinho-n: Nuk ka asnjë mungesë

    12 Nëntor 2025

    20:32

    Telesport

    Kombëtarja shqiptare ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen e nesërme ndaj Andorrës, që do të luhet në orën 20:45.
    Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Silvinjo zhvilluan një seancë të plotë stërvitore, ndërsa të gjithë lojtarët janë gati për sfidën ndaj Andorrës.
    Atmosfera brenda grupit është shumë pozitive dhe i gjithë ekipi dhe stafi është i motivuar për të zhvilluar një ndeshje të mirë.
    Sfida ndaj Andorrës është e parafundit në kualifikueset e Botërorit 2026, ndërkohë që më datë 16 nëntor kuqezinjtë do të përballen me Anglinë në stadiumin “Air Albania” të Tiranës në duelin e fundit të kësaj fushate kualifikuese në Grupin K.

  • Shqipëria pranë objektivit të parë, Play Off-i kalon nesër…

    Shqipëria pranë objektivit të parë, Play Off-i kalon nesër…

    Vjen faza vendimtare e kualifikuesëve të Botërorit 2026 për Grupin K. Me Anglinë e para kombëtare europiane e kualifikuar që në ndeshjen e 14 tetorit 2025 (fitoi në Riga me Letoninë 0-5), vendi i dytë që aktualisht mbahet nga Shqipëria pritet të marrë përgjigje me shumë mundësi nesër në mbrëmje.

    Kuqezinjtë me dy sfidat e 13 dhe 16 nëntorit ndaj Andorrës në udhëtim dhe Anglisë në Tiranë, mbyllin këtë fushtë kualifikuese. Ata kanë një pikë më shumë se Serbia e cila luan në të njëjtën orë (20:45) në Londër.

    Ndërkaq, Shqipëria pavarësisht se në ndeshjet direkte është e avantazhuar me serbët (1 barazim dhe një fitore) rregulli i FIFA-s thotë se kriteri i parë në rast barazimi me pikë shihet goleverazhi i përgjithëshëm. Këtu marrin vlerë ndeshjet e fundit pasi kuqezinjtë deri tani janë +3.

    Arbitri rumun Horatju Feshnik (36 vjeç) do të arbitërojë duelin Andorrë- Shqipëri në ‘Estadi de la FAF’.

    Klasifikimi i Grupit K para ndeshjeve të ditës së nesërme:

    Vazhdo leximin

  • Shqipëria U-19 i nis me humbje kualifikueset për Euro 2026, kuqezinjtë mposhten nga ukrainasit

    Shqipëria U-19 i nis me humbje kualifikueset për Euro 2026, kuqezinjtë mposhten nga ukrainasit

    Kombëtarja U-19 e Shqipërisë luajti pasditen e sotme ndaj Ukrainës ndeshjen e parë të raundit kualifikues për Kampionatin Europian 2026 për këtë grupmoshë.
    Në takimin e zhvilluar në stadiumin “Niko Dovana”, kuqezinjtë u mposhtën me rezultatin 3–0.
    Shqipëria, nën drejtimin e trajnerit Julian Ahmataj, e nisi ndeshjen me këtë formacion: Raffaele Huli (GK), Davide Avdullari, Kris Gecaj, Samuele Sina, Mattia Huqi, Gabriel Kulla, Ergis Arifi (c), Arman Durmiši, Matteo Dashi, Leon Sylejmani dhe Rikardo Sheji.
    Kuqezinjtë pësuan golin e parë në minutën e 34-t. Në pjesën e dytë, skuadra u përpoq të reagonte, duke krijuar disa mundësi për shënim, por pa arritur të konkretizonte. Ukraina shënoi edhe dy gola të tjerë në minutat 74’ dhe 88’, duke vulosur rezultatin përfundimtar 3–0.
    Në ndeshjen tjetër të luajtur sot, Sllovakia mposhti Malin e Zi në “Arena Egnatia” me rezultatin 3-0. Të gjitha ndeshjet e grupit B5 po zhvillohen në vendin tonë nën organizimin e FSHF-së dhe UEFA-s.
    Takimet e dyta të këtij grupi do të luhen më 15 nëntor. Shqipëria do të përballet me Sllovakinë në “Niko Dovana” në ora 14:00 ndërsa Mali i Zi luan kundër Ukrainës në “Arena Egnatia” në ora 12:00.
    Sfida Shqipëri – Sllovaki do të transmetohet live në FSHF TV.

  • Rafa Leao drejt largimit nga Milan, kuqezinjtë i vendosin çmimin e habitshëm

    Rafa Leao drejt largimit nga Milan, kuqezinjtë i vendosin çmimin e habitshëm

    11 Nëntor 2025

    19:39

    Telesport

    Pavarësisht se është lojtari i tyre kryesor, Rafael Leao mund të largohet nga Milan gjatë merkatos së ardhshme të verës.
    Edhe pse klauzola e vendosur nga Milan për sulmuesin portugez është 150 milionë euro, mediet italiane raportojnë se kuqezinjtë janë të gatshëm të lejojnë largimin e Leao-s për një shifër 80-85 milionë euro.
    Për 26-vjeçarin portugez ka interes të madhe nga klubet e Premier League si Arsenal, Chelsea dhe Manchester United, të cilat janë të gatshme të paguajnë shifrën e kërkuar nga Milan.
    Vendimtare do të jetë dëshira e Leao-s, se ku dëshiron të transferohet. Gjatë verës së ardhshme, portugezi pritet të jetë një personazhet kryesore të merkatos.

  • Raundi i parë i kualifikueseve të Euro 2026 U-17/ Shqipëria barazon 1-1 me Holandën

    Raundi i parë i kualifikueseve të Euro 2026 U-17/ Shqipëria barazon 1-1 me Holandën

    Kombëtarja shqiptare U-17 e nisi me barazim raundin e parë të kualifikueseve të Kampionatit Europian 2026. Kuqezinjtë barazuan 1-1 me Holandën në “Sportski park NK Grani?ar” në Kotoriba. Golin për Shqipërinë e realizoi Dion Vata.
    Trajneri Fatjon Tafaj e nisi ndeshjen me këtë formacion titullar: Xhoel Mezani (GK), Kostantinos Varesi (C), Ettore Pierro Dennis, Petro Marku, Dion Vata, Mattias Allasufi, Armend Muslika, Frensi Mali, Klejton Uruci, Sokol Uldedaj, Ermal Ymeri.
    Holanda kaloi në avantazh në minutën e 11-të me golin e Schaken, ndërsa pjesa e parë u mbyll me shifrat 1-0. Në pjesën e dytë, kuqezinjtë reaguan dhe barazuan rezultatin në minutën e 52-të me Dion Vatën.
    Skuadra kuqezi zhvilloi një paraqitje shumë të mirë, duke tentuar sërish portën kundërshtare dhe u mbrojt mirë për të shmangur çdo rrezik deri në fund. Takimi u mbyll me rezultatin 1-1.
    Ndeshja e dytë e Kombëtares U-17 në grup do të luhet ndaj Kroacisë më 14 nëntor në ora 11:30, ndërsa përballja e fundit do të jetë ndaj Kazakistanit më 17 nëntor në ora 11:30.