Fitorja e kuqezinjve në Andorra, ka kualifikuar zyrtarisht skuadrën tonë për në “Play Off” të Kupës së Botës, aty ku do të ketë edhe dy finale të tjera për të shkruar historinë. Goli i Kristjan Asllanit, çliroi kuqezinjtë, të cilët ndaj Anglisë do të luajnë pasditen e nesërme një ndeshje luksi në “Air Albania”, ndeshje kjo që për Shqipërinë mund të ndikojë vetëm në ndarjen e vazove për shortin që do të hidhet pas pak ditësh për “Play Off”.
NDESHJA- Sfida mes Shqipërisë dhe Anglisë, do të luhet në stadiumin “Air Albania”, duke nisur nga ora 18:00. Ndeshja do të ketë një interes të veçantë nga ana e tifozëve, të cilët kanë blerë të gjitha biletat e nxjerra në shitje. Madje, sikur të mos mjaftonin biletat e shitura nga federata, të shumta kanë qenë edhe biletat e shitura në treg të zi me çmime shumë herë më të shtrenjta se çmimi real.
Kuqezinjtë kanë siguruar vendin e dytë dhe sfida ndaj Anglis,ë përveç statistikës, mund t’i shërbejë Shqipërisë edhe për shortin e “Play Off”, pasi një fitore e mundshme, mund të rrisë shanset për të zënë vazon e dytë, megjithatë duket diçka thuajse e pamundur të ndodhë. Anglia nga ana tjetër ka siguruar vendin e parë me 21 pikë në shtatë ndeshje të zhvilluara, ndërkohë që nuk ka pësuar asnjë gol në këto kualifikuese, karshi 20 të shënuarve.
KUSHTET ATMOSFERIKE- Sfida e nesërme pritet të luhet në kushte shumë të mira për një ndeshje futbolli. Temperaturat gjatë ndeshjes pritet të jenë rreth 13 gradë celcius, ndërkohë që nuk pritet të ketë reshje shiu, duke e bërë shumë ta favorshme për të zhvilluar një ndeshje me spektakël, duke parë edhe faktin se asnjëra nga ekipet nuk ka një objektiv real në këtë sfidë, përveç fitores për statistikë.
FESTA- Kualifikimi në “Play Off”, e ka kthyer në festë këtë ndeshje, ndërkohë që pritet që edhe nga FSHF të ketë organizime të veçanta. Kjo për shkak se për herë të parë në histori, Shqipëria ka arritur deri në këtë fazë të Kupës së Botës. Para, në pushim dhe pas ndeshjes, pritet që në fushë të ketë koncert festiv por edhe aktivitete të ndryshme.
MBËRRITJA- Skuadra ka zhvilluar dje seancën e parë stërvitore para ndeshjes me Anglinë. Kuqezinjtë kanë vijuar me përgatitjet për këtë sfidë në Andorra, pikërisht në stadiumin ku shkruan histori, duke fituar me shifrat 0-1. Skuadra u nda në dy grupe, ku lojtarët që luajtën titullar ndaj Andorrës, zhvilluan një seancë rikuperimi ndërsa pjesa tjetër, zhvilluan stërvitje duke marrë ngarkesë maksimale. Në orët e mbrëmjes, skuadra ka mbërritur në Tiranë dhe është akomoduar pranë stadiumit “Air Albania”. Sot kuqezinjtë do të zhvillojnë stërvitjen e fundit para ndeshjes dhe pritet që të ketë edhe konferencë shtypi nga trajneri Silvinjo dhe një lojtar.
Tag: kuqezinjtë
-

Festë pas lavdisë/ Shqipëria kërkon “luksin” ndaj Anglisë
-
Shqipëria siguron “play off”-in e Botërorit, fitore historike në Andorra
Mbrëmja e 13 nëntorit do të shkruhet me shkronja të arta në historinë e futbollit shqiptar.
Kombëtarja kuqezi fitoi me rezultat 0-1 në transfertë ndaj Andorrës dhe siguroi për herë të parë në histori pjesëmarrjen në fazën play-off të Kampionatit Botëror 2026.
Në fitoren historike, formacioni titullar ishte ky: Strakosha (GK), Gjimshiti (c), Ajeti, Hysaj, Mitaj, Shehu, Laçi, Asllani, Hoxha, Broja, Manaj.
Kuqezinjtë e nisën ndeshjen me dominim të plotë në pjesën e parë, duke kontrolluar lojën dhe qarkullimin e topit, edhe pse rastet e pastra për gol ishin të pakta.
Në minutën e 17-të, Kristjan Asllani ishte pranë golit pas një goditjeje dënimi ballore, por topi përfundoi pak mbi traversë. Shqipëria vijoi të kërkonte avantazhin me qarkullim të mirë të topit dhe presion konstant, por pa arritur konkretizimin.
Rasti më i mirë i kësaj pjese erdhi pas një goditjeje nga këndi, kur Berat Gjimshiti u ngjit më lart se mbrojtësit kundërshtarë dhe goditi me kokë, por topi u përplas në traversë. Në vijim të aksionit, përpjekja e Rey Manajt shkoi jashtë traverse.
Mbyllet pa gola pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, kuqezinjtë zhvilluan një lojë pothuajse perfekte, duke kontrolluar plotësisht ritmin dhe duke krijuar disa raste të rrezikshme për gol.
Në minutën e 47-të, pas një harkimi nga e djathta, Kristjan Asllani pason me thembër për Arber Hoxhën, por gjuajtja e tij devijohet në këndore nga mbrojtja kundërshtare.
Pak çaste më vonë, Armando Broja depërton në zonë dhe tenton të gjuajë, por portieri reagon duke larguar topin. Në vijim të aksionit, topi përfundon te Asllani, i cili provon nga jashtë zonës, por sërish portieri ndalet dhe mbrojtja e Andorrës pastron çdo rrezik.
Në minutën e 60-të, trajneri Silvinjo kryen dy zëvendësimet e para. Broja dhe Laci lënë fushën për t’i bërë vend Nedim Bajramit dhe Myrto Uzunit.
Asllani vazhdon të jetë protagonist me disa tentativa, por shpërblimi vjen në minutën e 67-të. Pas një kundërsulmi të shpejtë të nisur nga Uzuni në krahun e djathtë, topi shkon te Asllani, i cili nuk gabon dhe e dërgon në rrjetë, duke kaluar Shqipërinë në avantazh.
Në minutën e 73-të, një tjetër rast i artë për kuqezinjtë. Bajrami gjuan fort nga jashtë zonës, tentativa e tij devijohet nga Rey Manaj dhe përfundon jashtë kuadratit.
Më pas, Silvinjo bën sërish dy zëvendësime, duke aktivizuar Indrit Tucin në vend të Rey Manajt për të freskuar repartin e sulmit.
Kuqezinjtë administruan në mënyrën më të mirë minutat e mbetura, duke mbajtur kontrollin e lojës deri në fund.
Andorra – Shqipëri përfundon me rezultatin 0-1 në favor të kuqezinjve, një fitore historike që vulos pjesëmarrjen e Shqipërisë në fazën play-off të Kampionatit Botëror 2026, për herë të parë në histori.
Në ndeshjen tjetër të grupit, Anglia mposhti Serbinë me rezultatin 2-0. -

“Urime dhe suksese!”, Bajram Begaj uron kuqezinjtë për arritjen historike
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka uruar kuqezinjtë për arritjen historike, atë të fazës play-off në Kupën e Botës.
Begaj ka ripostuar në Facebook golin e Kristjan Asllanit, i cili çoi peshë zemrat e shqiptarëve në minutën e 67-të, duke realizuar golin e fitores dhe të suksesit historik.
“Suksese dhe urime kombëtares”, shkruan Begaj.Kujtojmë që Shqipëria ka edhe një sfidë të mbetur në kualifikueset e Kupës së Botës përballë Anglisë, e cila në rast fitoreje mund ta rendisë Shqipërinë në vendet e dyta më të mira, duke i dhënë mundësinë që ndeshja e parë e fazës play-off ta luajë në “shtëpi”.
-

“Forca Shqipëria”, Rama uron kuqezinjtë pas fitores Historike
Kryeminsitri Edi Rama ka uruar kuqezinjtë për fitoren historike mbrëmjene sotme në Andorra, pasi për herë të parë Shqiëpria do të luajë në një fazë play off të Kupës së Botës.
Postimi i Ramës:
🇦🇱H🔴I⚽️S⚫️T🦅O🌎R❤️I🫶K😍E🇦🇱Ec atyyyy shqipeeeeee❤️💪
FOOORCAAA SHQIPËRIAAAAA🇦🇱❤️
Krenarë për kuqezinjtë
Kujtopjmë që Shqipëria renditet e dyta në Grupin K, pas Anglisë, duke lënë në vend të tretë me 4 pikë më pak ndërsa ka mbetur edhe nëj ndeshje rivalin direkt, Serbinë.
-

VIDEO/ Natë historike për Shqipërinë, kuqezinjtë zyrtarisht në Play Off të Botërorit, Serbia në shtëpi
Shqipëria shkruan historinë, teksa për herë të parë shkon në Play off të një Botërorit.
Kombëtarja vuajti por fitoi 0-1 ndaj Andorrës, ndërsa Serbia u imponua 1-0 në Angli.Në Andorrë, ritmi ishte i kënaqshëm në fillim, me kuqezinjtë që treguan dëshirë të madhe për të shkuar te goli.
Tentativa e parë serioze ishte e Kristjan Asllanit nga goditja e dënimit, por gjithsesi topi përfundoi jashtë.
Edhe vendasit ishin të rrezikshëm, teksa me anë të kundërsulmeve, shkaktuan disa herë “drithërima” në portën e Strakoshës. -

RENDITJA/ Kualifikim historik i Shqipërisë, kuqezinjtë fluturojnë drejt gjysmëfinales së “play off”. Ja si pozicionohen skuadrat
Sot janë luajtur dy ndeshjet e programuara për Grupin K në kualifikueset e Botërorit 2026. Shqipëria fitoi ndaj Andorrës me rezultat minimal, ndërsa Anglia mposhti Serbinë 2 me 0.
Kjo situatë dërgon automatikisht Shqipërinë në gjysmëfinalen e “play off”. Kuqezinjtë kanë 4 pikë më tepër se Serbia, ndërsa ka mbetur vetëm një ndeshje për t’u luajtur. Serbia vijon të kryesojë me pikë të plota, ndërsa nuk ka pësuar asnjë gol në këtë fushatë kualifikuese.Shqipëria do të përballet me Anglinë në “Air Albania”, pikërisht të dielën. Në anën tjetër Serbia do të sfidojë Letoninë.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
-

Arritja në Play Off të Botërorit, kryeministri Rama “duartroket” kuqezinjtë: Historike
Shqipëria siguroi zyrtarisht një biletë për në Play Off të Botërorit, pasi mundi 0-1 Andorrën. Pas ndeshjes, kryeministri Rama ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku “duartroket” kuqezinjtë.
Arritja në Play Off është historike për kombëtaren tonë, pasi nuk e kemi bërë asnjëherë më parë diçka të tillë.
Postimi:
HI⚽️S⚫️TOR❤️IKEEc atyyyy shqipeeeeee❤️FOOORCAAA SHQIPËRIAAAAA❤️Krenarë për kuqezinjtë -

Kuqezinjtë kalojnë në avantazh ndaj Andorrës
Shqipëria kalon në avantazh ndaj kundërshtarit të tij Andorra në pjesën e dytë në minutën e ’67. Goli u shënua nga Kristjan Asllani.
Prej orës 20:45 po luhet sfida mes ekipit kuqezi dhe Andorrës në ndeshjet për të siguruar plej ofin për të shkuar në Kupën e Botës.
Kuqezinjtë kanë statistikat me 6 fitore, 1 barazim e vetëm 1 humbje, por që nga disfata 0-2 në 2002, kemi gjashtë rezultate të dobishme radhazi, ndër to 5 fitore.
Të besuarit e Sylvinhos janë Strakosha, Hysaj, Gjimshiti (C), Ajeti, Mitaj, Asllani, Laçi, Shehu, ndërsa në sulm luajnë Broja, Hoxha, Manaj. -

Shqipëria 0-0 Andorra/ Mbyllet pa gola pjesa e parë, Kuqezinjtë dominuan në pjesën më të madhe të lojës, por nuk arritën të shënojnë
Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes vendimtare mes Shqipërisë dhe Andorrës me rezultatin 0-0.
Kuqezinjtë dominuan në pjesën më të madhe të lojës, por nuk arritën të gjejnë rrugën e rrjetës.
Pritet që Sylvinho të bëjë ndryshime në pjesën e dytë për të shtuar forcën sulmuese dhe për të kërkuar fitoren që do të siguronte kualifikimin historik në “play-off”-in e Botërorit. -

LIVE/ Andorra-Shqipëria, minutat e para, kuqezinjtë në sulm
Andorra-Shqipëria 0-0
Shqipëria luan ndaj Andorrës në orën 20.45, në një nga sfidat më të rëndësishme sa i takon fatit tonë për Play Off. Pak më parë janë publikuar edhe formacionet zyrtare, me trajnerin Sylvinho dhe homologun Alvarez që kanë bërë zgjedhjet e tyre. Ashtu siç pritej, nga minuta e parë luajnë më të mirët. Shqipëria renditet në vendin e dytë me 11 pikë në kualifikueset e botërorit. Në krahun tjetër, Andorra luan pa pretendime, pasi është në fundin e klasifikimit të grupit.
Formacioni:Strakosha, Mitaj, Ajeti, Gjimshiti, Hysaj, Laci, Shehu, Asllani, Hoxha, Manaj, Broja.
Minutë pas minute:
7- Top i gjatë për Manaj, nuk e mbërrin dot. Mbetemi në sulm.
5- Ritëm i lartë, kuqezinjtë në sulm. Ndërkaq mbrohen me forca të shumta vendasit.
4- Del nga zona portieri i Andorras, duke rrezikuar disi. Gjithsesi, topi shkon në rivënie anësore.
1- Nis ndeshja.