Tag: kuqezinjtë

  • Shqipëria U-19 dështon sërish, mundet edhe nga Mali i Zi

    Shqipëria U-19 dështon sërish, mundet edhe nga Mali i Zi

    18 Nëntor 2025

    16:31

    Telesport

    Kombëtarja U-19 luajti ndeshjen e fundit në raundin e parë të Kampionatit Europian 2026 ndaj Malit të Zi U-19. Kuqezinjtë u mposhtën në “Niko Dovana” me rezultatin minimal 0-1.
    Trajneri Julian Ahmataj hodhi në fushë këtë formacion: Taho (GK), Avdullari (C), Gecaj, Sina, Kulla, Durmishi, Blini, Vogli, Sylejmani, Sheji, Gjyla.
    Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura 0-0, ndërsa goli i vetëm i sfidës u realizua në fraksionin e dytë nga Matija Jovanovic në minutën e 78-të. Kuqezinjtë provuan gjithçka për të ndryshuar fatet e ndeshjes, por pa sukses. Ndeshja u mbyll me rezultatin 0-1 në favor të Malit të Zi.
    Në ndeshjen tjetër të grupit, Ukraina U-19 mposhti Sllovakinë U-19 me rezultatin 3-0.
    Shqipëria e mbylli fushatën kualifikuese në vendin e katërt me 1 pikë. Të gjitha ndeshjet e këtij grupi u zhvilluan në stadiumet “Egnatia Arena” dhe “Niko Dovana” nën organizimin e FSHF-së.

  • Shqipëria U-21 fiton edhe miqësoren e dytë, këtë herë ndaj Ukrainës

    Shqipëria U-21 fiton edhe miqësoren e dytë, këtë herë ndaj Ukrainës

    Kombëtarja U-21 fitoi edhe miqësoren e dytë të nëntorit ndaj Ukrainës U-21 me rezultatin 2-0. Kuqezinjtë zhvilluan një ndeshje shumë të mirë në “Elbasan Arena” dhe golat e fitores i shënuan Ermir Rashica dhe Gjergji Kote.
    Trajneri Alban Bushi e nisi ndeshjen me këtë formacion titullar: Simon Simoni (GK), Elton Fikaj, Ervin Bashi, Gabriel Ramaj, Feta Fetai (C), Burak Alili, Ermir Rashica, Etnik Brruti, Aidon Shehu, Arlind Kurti, Fabjan Përndreca.
    Ndeshja nisi shumë mirë për Shqipërinë, që u hodh menjëherë në sulm. Ishte Rashica që tentoi i pari në minutën e 5-të me një goditje të bukur.
    Sërish Rashica provoi në minutën e 12-të me një tjetër goditje të rrezikshme, por u ndal nga portieri kundërshtar.
    Kuqezinjtë ishin të vendosur mirë në mbrojtje dhe shmangën çdo rrezik. Shqipëria mori avantazhin në minutën e 39-të me Ermir Rashicën, i cili përfitoi brenda zonës dhe dërgoi topin në rrjetë. Pjesa e parë u mbyll 1-0.
    Fraksioni i dytë nisi në të njëjtën mënyrë për kuqezinjtë, të cilët ishin të vendosur mirë në prapavijë dhe u shfaqën rrezikshëm në portën kundërshtare me kundërsulme të shpejta.
    Trajneri Bushi kreu dy zëvendësimet e para në minutën e 65-të. Nga loja dolën Brruti dhe Rashica, ndërsa u aktivizuan Kevin Dodaj dhe Rrok Toma.
    Deri në fund të ndeshjes, kuqezinjtë administruan shumë mirë ndeshjen dhe në kohën shtesë shënuan edhe golin e sigurisë me Gjergji Koten. Një aksion shumë i bukur i nisur nga Dodaj dhe i finalizuar nga Kote.
    Dy fitore në ndeshjet miqësore të nëntorit për Kombëtaren U-21 ndaj Moldavisë dhe Ukrainës. Testet miqësore janë shumë të rëndësishme për Shqipërinë U-21, pasi janë pjesë e përgatitjeve për Europianin U-21 2027.

  • Kombëtarja U21 fiton miqësoren ndaj Ukrainës në “Elbasan Arena”

    Kombëtarja U21 fiton miqësoren ndaj Ukrainës në “Elbasan Arena”

    Kombëtarja U-21 fitoi edhe miqësoren e dytë të nëntorit ndaj Ukrainës U-21 me rezultatin 2-0.

    Kuqezinjtë zhvilluan një ndeshje shumë të mirë në “Elbasan Arena” dhe golat e fitores i shënuan Ermir Rashica dhe Gjergji Kote.

    Trajneri Alban Bushi e nisi ndeshjen me këtë formacion titullar: Simon Simoni (GK), Elton Fikaj, Ervin Bashi, Gabriel Ramaj, Feta Fetai (C), Burak Alili, Ermir Rashica, Etnik Brruti, Aidon Shehu, Arlind Kurti, Fabjan Përndreca.

    Ndeshja nisi shumë mirë për Shqipërinë, që u hodh menjëherë në sulm. Ishte Rashica që tentoi i pari në minutën e 5-të me një goditje të bukur.

    Sërish Rashica provoi në minutën e 12-të me një tjetër goditje të rrezikshme, por u ndal nga portieri kundërshtar.

    Kuqezinjtë ishin të vendosur mirë në mbrojtje dhe shmangën çdo rrezik.

    Shqipëria mori avantazhin në minutën e 39-të me Ermir Rashicën, i cili përfitoi brenda zonës dhe dërgoi topin në rrjetë. Pjesa e parë u mbyll 1-0.

    Fraksioni i dytë nisi në të njëjtën mënyrë për kuqezinjtë, të cilët ishin të vendosur mirë në prapavijë dhe u shfaqën rrezikshëm në portën kundërshtare me kundërsulme të shpejta.

    Trajneri Bushi kreu dy zëvendësimet e para në minutën e 65-të. Nga loja dolën Brruti dhe Rashica, ndërsa u aktivizuan Kevin Dodaj dhe Rrok Toma.

    Deri në fund të ndeshjes, kuqezinjtë administruan shumë mirë ndeshjen dhe në kohën shtesë shënuan edhe golin e sigurisë me Gjergji Koten. Një aksion shumë i bukur i nisur nga Dodaj dhe i finalizuar nga Kote.

    Dy fitore në ndeshjet miqësore të nëntorit për Kombëtaren U-21 ndaj Moldavisë dhe Ukrainës. Testet miqësore janë shumë të rëndësishme për Shqipërinë U-21, pasi janë pjesë e përgatitjeve për Europianin U-21 2027.

    Vazhdo leximin

  • Shqipëria në play off-in e Botërorit, Rama: Kuqezinjtë, për 70 minuta të barabartë me Anglinë

    Shqipëria në play off-in e Botërorit, Rama: Kuqezinjtë, për 70 minuta të barabartë me Anglinë

    Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas humbjes së Shqipërisë 0–2 ndaj Anglisë në “Air Albania”, një miqësore luksi, që me gjithë rezultatin, e çon Kombëtaren drejt kualifikimit historik në play off të Botërorit.
    Në një postim në rrjetet sociale, Rama shprehu mirënjohje të thellë për skuadrën, duke theksuar se pavarësisht rezultatit, për më shumë se 70 minuta kuqezinjtë ishin  të barabartë me një superfuqi si Anglia.

    Ai vlerësoi vendin e dytë në grup si një arritje të jashtëzakonshme, duke thënë se skuadra kuq e zi meriton mirënjohje dhe respekt të madh për arritjen historike.
    Kryeministri u shfaq optimist për vazhdimin e rrugëtimit drejt Botërorit, duke e mbyllur reagimin me thirrje motivuese. “Tani play offi! Forca Shqipëri!”.
    Kreu i qeverisë nënvizoi se fanella kuqezi tregoi karakter dhe forcë përballë një prej ekipeve më të forta në botë, duke dëshmuar se Shqipëria tashmë është një konkurrente e denjë në arenën ndërkombëtare të futbollit.
    Tashmë ekipi ynë kombëtar do të përballet me dy kundërshtarë dhe nëse arrin t’i kalojë ato, do të jetë në Botërorin e vitit 2026.

  • ZYRTARE / Kuqezinjtë mësojnë se në cilën vazo do të jenë në Play-Off

    ZYRTARE / Kuqezinjtë mësojnë se në cilën vazo do të jenë në Play-Off

    Shqipëria ka zhvilluar një ndeshje shumë të mirë mbrëmjen e sotme përballë Anglisë në “Air Albania”, por që nuk mjaftoi, pasi “Tre Luanët” arritën të shënojnë dy herë me Harry Kane.
    Një humbje e cila nuk dhemb, për shkak se kuqezinjtë e kishin siguruar më herët kalimin për herë të parë në fazën Play-Off të kualifikueseve të një Kupe Bote.
    Megjithatë, kjo humbje ndikoi në pozicionimin e Shqipërisë, pasi nuk do të jetë në vazon 2, por në vazon 3.

    Pas kësaj ndeshjeje, skuadra e drejtuar nga Silvinjo nuk arriti të kalojë Irlandën në renditje. Jo vetëm kaq, por edhe Ukraina triumfoi ndaj Islandës dhe mori vendin e dytë në grupin kualifikues.
    Kujtojmë se në Play-Off të Botërorit është edhe Kosova.

  • Shqipëria luan futboll, Anglia shënon golat! “Tre Luanët” kafshojnë shqiponjat, humbje që nuk dhemb

    Shqipëria luan futboll, Anglia shënon golat! “Tre Luanët” kafshojnë shqiponjat, humbje që nuk dhemb

    Shqipëria ka pësuar një humbje dramatike përballë Anglisë në “Air Albania”, në sfidën e fundit kualifikuese të Kupës së Botës.
    Një sfidë në të cilën kuqezinjtë meritonin më shumë se humbjen 0–2.
    45 minutat e para u mbyllën në barazim pa gola, ku ndeshja ishte totalisht e barabartë, me raste nga të dyja skuadrat.

    Në 45 minutat e dyta, kuqezinjtë ndryshuan marsh, duke rrezikuar disa herë seriozisht portën e anglezëve, ku rasti më flagrant ishte ai i minutës së 51-të, kur Arbër Hoxha goditi lehtë dhe në qendër, pas asistit të dhënë nga Uzuni.
    Në momentin më të mirë të kuqezinjve, pikërisht kur Arbër Hoxha “vallëzonte” me topin, erdhi edhe goli i parë i anglezëve me Harry Kane, i cili shënoi në minutën e 74-t pas një goditjeje këndi.
    Vetëm 8 minuta më pas, sërish Harry Kane do të shënonte golin e dytë për “Tre Luanët”, duke fiksuar të njëjtin rezultat si në ndeshjen e zhvilluar në “Wembley”.
    Megjithatë, duhet theksuar se për herë të parë kjo humbje nuk “dhemb”, pasi Shqipëria tashmë e ka siguruar për herë të parë në histori pjesëmarrjen në fazën play-off të kualifikueseve të një Kupe Bote.

  • E FUNDIT/ Shqipëria luan si e barabartë me Anglinë, por nuk i shpëton dot humbjes! Broja largohet me lot në sy nga fusha

    E FUNDIT/ Shqipëria luan si e barabartë me Anglinë, por nuk i shpëton dot humbjes! Broja largohet me lot në sy nga fusha

    Shqipëria ka përmbyllur mbrëmjen e sotme fushatën kualifikuese për në Kupën e Botës 2026. Kuqezinjtë janë mposhtur me shifrat 0-2 nga Anglia në ndeshjen e zhvilluar në “Air Albania”. Ekipi kombëtar shqiptar ka zhvilluar një paraqitje për t’u duartrokitur, teksa ka luajtur si i barabartë kundër “tre luanëve”. Kuqezinjtë patën rastet e tyre për të shënuar, duke rrezikuar disa herë portën angleze. Por, në fund mori jetë rregulli i pashkruar i futbollit: “Nëse nuk shënon, do të pësosh”.
    Harri Kejni “prishi” mbrëmjen për shqiptarët në “Air Albania”. Sulmuesi i Bajernit të Mynihut zhbllokoi shifrat në minutën e 74-t, ndërsa në të 82-tën vulosi rezultatin përfundimtar të takimit. Një mbrëmje e pafatë edhe për Armando Brojën. Pak minuta pas hyrjes në lojë u detyrua të largohen me barrelë nga fusha. “Mallkimi” i dëmtimeve vazhdon për sulmuesin e Bërnleit, i cili shpërtheu në lot pas dëmtimit që pësoi në kavilje./Sport Ekspres/

  • Shqipëri–Angli/ Mbyllet pa gola pjesa e parë, kuqezinjtë luajnë pa frikë përballë “Tre Luanëve”

    Shqipëri–Angli/ Mbyllet pa gola pjesa e parë, kuqezinjtë luajnë pa frikë përballë “Tre Luanëve”

    Është mbyllur në barazim 0–0 pjesa e parë e sfidës Shqipëri–Angli në “Air Albania Stadium”, e vlefshme për eliminatoret e Kupës së Botës.
    Një sfidë me ritëm nga ana e të dyja skuadrave. Anglia ka qenë më dominante sa i përket qarkullimit dhe mbajtjes së topit, por Shqipëria është shfaqur më e guximshme.
    Disa herë kuqezinjtë iu afruan zonës kundërshtare në mënyrë rrezikshme, duke krijuar tension te mbrojtësit anglezë, por pa arritur të godasin portën.

    Ndërkohë, në minutën e 37-të të sfidës, Thomas Strakosha ka bërë heroin, duke neutralizuar një goditje potente nga sulmuesi anglez.
    Kujtojmë që, me çdo lloj rezultati, Shqipëria e ka siguruar tashmë pjesëmarrjen në fazën Play-Off, ndërsa Anglia kualifikohet direkt për Kupën e Botës.

  • VIDEO/ Shqipëri dinjitoze në pjesën e parë, kuqezinjtë  “i bëjnë ballë” Anglisë

    VIDEO/ Shqipëri dinjitoze në pjesën e parë, kuqezinjtë “i bëjnë ballë” Anglisë

    Nuk ka fitues në pjesën e parë mes Anglisë dhe Shqipërisë, në sfidën përmbyllëse të kualifikueseve të botërorit. Në fraksionin e parë, loja ishte mjaft e hapur, me rastet që nuk munguan nga të dyja krahët.
    Rastin më ideal për kuqezinjtë e pati Hysaj, i cili për fare pak sa nuk befasoi mysafirët me një goditje nga distanca. Edhe Thomas Strakosha u thirr disa herë në apel, duke i mohuar golin anglezëve.

     

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • Berisha uron kuqezinjtë për sfidën me Anglinë dhe për ‘ëndrrën’ e Botërorit

    Berisha uron kuqezinjtë për sfidën me Anglinë dhe për ‘ëndrrën’ e Botërorit

    Kombëtarja shqiptare e futbollit po luan kundër Anglisë në “Air Albania” sfidën e fundit të Grupit K eliminator të Botërorit, shkruan Syri.net.

    Kuqezinjtë e kanë siguruar “play-off”-n dhe ndaj anglezëve luajnë për rezultat historik.

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një status në Facebook, u ka uruar sukses heronjve kuqezi, që synojnë tashmë kualifikimin në Botëror.

    “Nga zemra fitore Kuqezinjve sot në ndeshjen me Anglinë, shkruan Berisha në statusin e tij.