Tag: kuqezinjtë

  • Shqipëria “rrëshket” në FIFA, kuqezinjtë renditen të 66-ët në botë

    Shqipëria “rrëshket” në FIFA, kuqezinjtë renditen të 66-ët në botë

    Fitorja me Andorrën dhe humbja ndaj Anglisë ka ndikuar negativisht në renditjen e FIFA-s për kombëtaren shqiptare. Bilanci i muajit Mars është reflektuar me zbritje me një pozicion për kuqezinjtë, që tashmë gjenden në vendin e 66-të në Botë.Skuadra e teknikut Sylvinho humbet një vend, pasi ka fituar vetëm 0.38 pikë në dy ndeshjet e Marsit, ato kualifikuese të Kupës së Botës 2026. Shqipëria u mund 2-0 nga Anglia në Londër dhe fitoi 3-0 me Andorrën në Tiranë. Një rekord tjetër për Kosovën që është e 97-ta.
    Renditja e mëparshme ishte 2 vende më poshtë. Dardanët fituan të dy takimet e play off të Ligës së Kombeve me Islandën, duke u ngjitur në Divizionin B. Kosova është pjesë e klasifikimit të FIFA-s prej Majit të 2016, koha kur u pranua me të drejta të plota. E para në këtë renditje prej 1 viti është Argjentina, e ndjekur Spanja e Franca. Serbia e cila është edhe kundërshtari i radhës për Shqipërisë ka fituar një pozicion dhe tani gjendet e 31-ta në Botë.Ndërkaq, Anglia blindon pozitat në vendin e 4-ërt.
    Klan News

  • Vjen goli i barazimit në “San Siro”, shënon lojtari më i “urryer” i zikaltërve për kuqezinjtë (video)

    Vjen goli i barazimit në “San Siro”, shënon lojtari më i “urryer” i zikaltërve për kuqezinjtë (video)

    2 Prill 2025

    22:35

    Telesport

    Inter ka barazuar shifrat 1-1 ndaj Milan në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Kupës së Italisë. Correa asiston për Hakan Calhanoglu, turku barazon shifrat në minutën e 66-të me një goditje shumë të bukur nga jashtë zone.
    Festë e madhe nga zikaltrit, sidomos nga Calhangolu, i cili dikur ka veshur fanellën e Milanit dhe sot është një nga lojtarët më të “urryer” për kuqezinjtë.
    Milan shënoi që në fillim të pjesës së dytë. Një aksion i shpejtë i kuqezinjve, Hernandez pason për Fofana, ky i fundit jep një asist perfekt për Tammy Abraham dhe anglezi dërgon topin në rrjetë.  Kjo është ndeshja e parë e gjysmëfinales, ndeshja e kthimit do të luhet më 23 prill.
    SHIKOGOLAT

  • Milan e nis vrullshëm pjesën e dytë, kuqezinjtë gjejnë golin me Abraham (video)

    Milan e nis vrullshëm pjesën e dytë, kuqezinjtë gjejnë golin me Abraham (video)

    2 Prill 2025

    22:12

    Telesport

    Milan e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme pjesën e dytë në derbin ndaj Interit, kuqezinjtë shënuan gola që në minutën e parë.
    Një aksion i shpejtë i kuqezinjve, Hernandez pason për Fofana, ky i fundit jep një asist perfekt për Tammy Abraham dhe anglezi dërgon topin në rrjetë. SHIKOGOLIN
    Në rast të një fitoreje sot, kjo do të ishte hera e parë për Milanin që do të mposhte Interin tre herë brenda një sezoni në 3 kompeticione të ndryshme. Në shtator 2004, në Serie A, në janar në Superkupën e Italisë dhe sot ndeshje e vlefshme për Kupën e Italisë.
    Gjithsesi ka ende minuta lojë dhe zikaltrit kanë kohën e duhur për të ndryshuar shifrat.

  • Kuqezinjtë tërheqin Kombëtaret e mëdha në short, mësohen grupet për Euro U17 që do të zhvillohet në Shqipëri

    Kuqezinjtë tërheqin Kombëtaret e mëdha në short, mësohen grupet për Euro U17 që do të zhvillohet në Shqipëri

    Shqipëria do të presë për herë të parë Kampionatin Europian U17. Mbrëmjen e sotme është hedhur edhe shorti nga UEFA, ku 8 Kombëtaret e kualifikuara kanë mësuar kundërshtarët e tyre. Një short aspak i lehtë për kuqezinjtë e vegjël.
    Shqipëria është shortuar në Grupin A, ku do të ndeshet me Francën, Gjermaninë dhe Portugalinë. Ndërkohë në grupin tjetër gjenden si Italia, Anglia, Belgjika dhe Republika Çeke. Turneu do të nisë më 19 maj në orën 18:00 në “Arenën Kombëtare”./Sport Ekspres/