Tag: kuqezinjtë

  • “Go Home”, Milan e mbyll me protesta dhe pakënaqësi të shumta sezonin

    “Go Home”, Milan e mbyll me protesta dhe pakënaqësi të shumta sezonin

    Milan ka mbyllur këtë sezon në Serie A, duke mundur 2-0 Monza-n në ndeshjen e fundit, e luajtur në “San Siro”. Një sezon super i dështuar për kuqezinjtë, gjë që ka rritur dita ditës pakënaqësitë e tifozëve, të cilët e treguan dhe sot inatin që kanë me drejtuesit.
    “Go Home” (Kthehu në shtëpi), ky ishte mesazhi i “Curva Sud” drejtuar RedBird dhe pronarit Cardinale, i ekspozuar duke formuar një koreografi me një grup tifozësh pasi policia nuk i lejon të fusin gjë në stadium.
    Përsa i përket ndeshjes, rezultati u zhbllokua në minutën e 64-të me golin e Matteo Gabbia, i cili shënoi me kokë pas topit të ardhur nga goditja e këndit. Në minutën 74-të, Joao Felix do të ekzekutonte në mënyrë perfekte një goditje dënimi dhe topi përfundoi në rrjetë, 2-0 për kuqezinjtë.
    Ndeshja e sotme ka qenë e fundit për shumë lojtarë, të cilët pritet të zyrtarizojnë largimin nga Milan në ditët në vjim, po ashtu ndeshja e fundit edhe për trajnerin Sergio Conceicao.
    Të hënën, Milan pritet të zyrtarizojë drejtorin e ri sportiv, i cili është Igli Tare. Shqiptari do të marrë kështu zyrtarisht detyrën dhe do të fillojë direkt nga puna.
    SHIKGOLAT

  • Kuqezinjtë e vegjël mposhten edhe nga Gjermania, paqe në duelin mes Francës dhe Portugalisë

    Kuqezinjtë e vegjël mposhten edhe nga Gjermania, paqe në duelin mes Francës dhe Portugalisë

    Janë luajtur sot dy ndeshjet e radhës në grupin A të kampionatit EURO U17, i cili organizohet nga Shqipëria. Kuqezinjtë e vegjël kanë marrë një tjetër humbje 0-4, këtë herë kundër bashkëmoshatarëve të Gjermanisë. Mensah zhbllokoi rezultatin që në minutën e 7, ndërsa në të 20-tën Shtafi dyfishoi shifrat.
    “Pancerat” gjetën golin e edhe dy herë të tjera në pjesën e dytë të lojës, përkatësisht me anë të Majkut në minutën e 65 dhe Oteng Mensasë nga pika e bardhë e 11 metrave në minutën e 85. Ndërkohë në duelin e tjetër mes Francës U17 dhe Portugalisë U17 skuadrat janë larguar me një barazim 0-0 nga fusha e lojës./Sport Ekspres/

  • Sot Shqipëri-Gjermani, kuqezinjtë e vegjël sfidojnë “pancerat”, Francë-Portugali duel favoritësh

    Sot Shqipëri-Gjermani, kuqezinjtë e vegjël sfidojnë “pancerat”, Francë-Portugali duel favoritësh

    Duelet e dyta në grupe për Kampionatin Europian të 17-vjeçarëve nisin sot në sfidën që do të luhet në “Elbasan Arena” në orën 18:00 mes Shqipërisë dhe Gjermanisë.
    Kuqezinjtë pjesëmarrës në finalet e këtij turneu si vend organizator vijnë pas humbjes së thellë 4 me 0 në duelin e parë hapës të evenimentit ndaj Portugalisë.
    Edhe Gjermania u mund në ndeshjen e parë të cilën e luajti gjithashtu në Elbasan, nga Franca me shifrat 3 me 0.

    “Pancerat” e vegjël janë favorit për të fituar sot, ndonëse në raport me Francën dhe Portugalinë nuk konsiderohen favoritët kryesore të fitimit të titullit europian.
    Ka kuriozitet për të parë paraqitjen e dytë të djemve të vegjël kuqezi të cilët megjithëse u mund 4 me 0 në ndeshjen e parë treguan se kanë kualitet për të bërë paraqitje dinjitoze.
    Të gjithë lojtarët e grumbulluar nga trajneri Tedesko luajnë jashtë vendit me ekipe si Juventus, Inter, Udinese, Sasuolo apo Olimpiakos.
    Ndeshja tjetër e grupit A, mes Portugalisë dhe Francës do të luhet në Tiranë në arenën kombëtare në orën 20:30.
    Janë dy skuadra që udhëheqin grupin tonë pas ndeshjeve të para dhe pritet një përballje shumë interesante./vizionplus.tv

  • Milani ka zgjedhur Igli Taren, kuqezinjtë do të kenë një drejtor sportiv shqiptar

    Milani ka zgjedhur Igli Taren, kuqezinjtë do të kenë një drejtor sportiv shqiptar

    Milani ka bërë zgjedhjen e vetë. Kuqezinjtë do të kenë drejtor sportiv shqiptar. “La Gazzetta dello Sport” ka bërë me dije se Igli Tare do të marrë rolin në fjalë te klubi i njohur italian. Mes palëve ka pasur një telefonatë dhe nëse gjërat shkojnë sipas planit, atëherë do të vijë edhe firma në kontratë.
    Igli Tare duhet të ndërtojë Milanin e ri për sezonin 2025/26, teksa në këtë sezon që po përfundon ka zhgënjyer tifozët dhe opinionin sportiv. Trajneri mbetet çështja kryesore, ndërsa mbeten për t’u zgjidhur edhe merkatoja dalëse, teksa lojtarë si Rejndersi, Teo Hernandezi dhe Majk Menjoja përfundojnë kontratat e tyre vitin e ardhshëm./Sport Ekspres/

  • Kampionati Europian U-17/ Kuqezinjtë mposhten 4-0 nga Portugalia

    Kampionati Europian U-17/ Kuqezinjtë mposhten 4-0 nga Portugalia

    Kuqezinjë e kombëtares U-17 e kanë nisur me një humbje të thellë rrugëtimin e tyre në kampionatin Europan, pasi u mposhtën 0-4 në “Arenën Kombëtare” nga Portugalia.
    Shqipëria u mbrojt mirë në fillim, ndërsa goli i parë i Portugalisë erdhi nga Kuintas në minutën e 36-të. Kuqezinjtë u munduan të reagojnë në pjesën e dytë ku dhe lanë hapësira.
    Portugezët përfituan me anë të penalltisë, për të dyfishuar shifrat. Më pas disa minuta para fundit, golat e Manuel dhe Soares vulosën takimin.

    Kujtojmë se Shqipëria do të luajë dy ndeshjet e ardhshme ndaj Francës dhe Gjermanisë.

  • Nis Europiani U-17 në Shqipëri/ Kuqezinjtë munden nga Portugalia në “Arenën Kombëtare”

    Nis Europiani U-17 në Shqipëri/ Kuqezinjtë munden nga Portugalia në “Arenën Kombëtare”

    Ka nisur sot Kampionati Europian U-17, i cili këtë vit zhvillohet për herë të parë në Shqipëri, me kuqezinjtë që marrin pjesë si vend organizator.
    Ndeshja hapëse u zhvillua në “Arenën Kombëtare” në Tiranë, mes Shqipërisë dhe Portugalisë, ku skuadra iberike dominoi duke fituar me rezultatin 0-4.
    Pjesa e parë përfundoi me avantazhin minimal të portugalezëve 0-1, pas një goli të shënuar me kokë nga Rafael Quintas në minutën e 36-të, pas një krosimi nga krahu.
    Në pjesën e dytë, Portugalia e rriti ndjeshëm ritmin dhe thelloi rezultatin:
    Minuta 65: Mide fitoi një penallti, pasi u ndal në mënyrë të parregullt nga Nuhaj. Ai vetë ekzekutoi saktësisht 11-metërshin për 0-2.
    Minuta 82: Manuel realizoi golin e tretë pas një aksioni të bukur.
    Minutat shtesë: Soares vulosi fitoren me golin e katërt për “luzitanët”.
    Në orën 20:30, luhet edhe ndeshja tjetër e grupit, mes Francës dhe Gjermanisë, në “Elbasan Arena”.

  • Reijnders, çfarë shifrash me kuqezinjtë! E duan City dhe Chelsea, pavarësisht rinovimit me Milanin

    Reijnders, çfarë shifrash me kuqezinjtë! E duan City dhe Chelsea, pavarësisht rinovimit me Milanin

    15 gola dhe 5 asiste, kartëvizitë e shkëlqyer për një mesfushor, veçanërisht kur sezoni nuk ka përfunduar ende, mes kampionatit dhe finales së Kupës së Italisë. Dhe nëse shtojmë se në 51 paraqitje mes Serie A, Champions League, Kupë dhe Superkupë Italie, performancat e tij nuk kanë munguar thuajse asnjëherë, atëherë nuk është aspak e habitshme që emri i Tijjani Reijnders është futur në orbitën e klubeve të mëdha.
    Mesfushor i gjithanshëm, trekuartist, organizator, ndonjëherë “regjisori’ i skuadrës kuqezi, me moshë ende të re (lindur më 1998), holandezi është bërë një shtyllë kyçe për kuqezinjtë. Që nga vera e vitit 2023, ai ka treguar se e përfaqëson me dinjitet fanellën e Milanit. Kjo është arsyeja pse klubi i rinovoi kontratën deri në vitin 2030, për ta “blinduar” karshi ofertave të mundshme tunduese.
    Pavarësisht rinovimit, Manchester City dhe Chelsea vazhdojnë të ushtrojnë presion dhe ta ndjekin situatën e tij. Guardiola e shikon Reijnders si pasuesin ideal të De Bruyne, i cili do të largohet në qershor si lojtar i lirë (me përfolje për një transferim te Napoli), ndërsa Chelsea e ka vëzhguar prej kohësh dhe e konsideron objektiv prioritar për verën.
    Pas firmës së rinovimit me kuqezinjtë në mars, Reijnders u shpreh: “Jam shumë krenar që kam rinovuar pas vetëm një viti e gjysmë. Këtu për mua është si të jem në familje, mezi po i pres sezonet e ardhshme. Milani është si shtëpia ime e dytë”.

  • Guardiola dëshiron yllin e Milanit, kuqezinjtë nuk pranojnë ofertë më pak se 80 milionë euro

    Guardiola dëshiron yllin e Milanit, kuqezinjtë nuk pranojnë ofertë më pak se 80 milionë euro

    12 Maj 2025

    18:27

    Telesport

    Edhe pse Milan ka pasur një sezon zhgënjyes, Tijjani Reijnders ka pasur sezonin e tij më të mirë. Holandezi ka bërë diferencën te kuqezinjtë, gjë që ka sjellë interesimin e shumë klubeve të mëdha për të.
    26-vjeçari rinovoi me Milan deri në vitin 2030 vetëm pak kohë më parë, por kjo gjë nuk e ka zbehur interesin e madh për të nga klubet e tjera. “The Telegraph” raporton se Pep Guardiola e pëlqen shumë holandezin dhe e sheh atë si një përforcim ideal për mesfushën e City-t.
    Tekniku spanjoll iu ka kërkuar drejtuesve të City-t të nisin bisedimet me Milanin për një transferim të mundshëm të mesfushorit holandez drejt Premier League. Milan e vlerëson rreth 80 milionë euro Reijnders dhe nuk ka ndërmend të pranojë ofertë më të ulët se kjo shifër. Në ditët në vijim pritet të ketë takime zyrtare mes përfaqësuesve të dy klubeve, ku mbetet për t’u parë nëse do gjehet gjuha e përbashkët.
    Përveç City-t, për holandezin ka interes edhe nga PSG, Manchester United dhe Chelsea, por për momentin klubi i drejtuar nga Pep Guardiola duket më i interesuar.

  • Milan e nis “zjarr” pjesën e dytë! Kuqezinjtë shënojnë golin e dytë dhe janë shumë pranë finales

    Milan e nis “zjarr” pjesën e dytë! Kuqezinjtë shënojnë golin e dytë dhe janë shumë pranë finales

    23 Prill 2025

    22:19

    Telesport

    Inter dhe Milan po përballen sonte në “San Siro” në ndeshjen e kthimit për gjysmëfinalet për Kupën e Italisë. Ndeshja e parë ka përfunduar në barazim 1-1.
    Përsa i përket takimit të sotëm, minutat e para kanë folur për zikaltrit, të cilët iu afruan edhe golit në minutën e 22-të, por goditja e Dimarco u ndal në traversë.
    Në minutën e 35-të u zhbllokua rezultati, Milan gjen golin me Luka Jovic. Sulmuesi serb shënon me kokë pas krosimit të marrë nga Alejandro Jimenez. Pjesa e parë u mbyll 0-1 për kuqezinjtë.
    Milan e ka nisur mjaft mirë pjesën e dytë, pasi ka arritur të shënojë edhe golin e dytë në minutën e 49-të. ishte sërish Luka Jovic që dërgoi topin në rrjetë pas krosimit nga goditja e këndit nga Theo Hernandez. Sulmuesi serb përfitoi nga një mbulim jo mirë nga mbrojtësit zikaltër dhe shënoi golin e dytë për Milan dhe të dytin personal për sonte.
    SHIKOGOLAT

  • UEFA Development U-16! Kuqezinjtë e vegjël fitojnë bindshëm ndaj San Marinos, ndeshja e fundit ndaj Kosovës

    UEFA Development U-16! Kuqezinjtë e vegjël fitojnë bindshëm ndaj San Marinos, ndeshja e fundit ndaj Kosovës

    Shqipëria U-16 triumfoi me rezultatin 3-0 ndaj San Marinos në ndeshjen e dytë të turneut “UEFA Development” për këtë grupmoshë. Një fitore e merituar për kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Andrea Tedesco, që veç fitores bëri edhe një paraqitje shumë të mirë në ndeshjen e zhvilluar në “Shtëpinë e Futbollit”.
    Trajneri Tedesco hodhi në fushë këtë 11-she titullare: Bjorni Betoja (GK), Alvin Zekaj (c), Elton Dodaj, Frensi Mali, Emiljano Malko, Eris Kurtulaj, Christian  Lila, Dion Vata, Kledio Ruci, Matias Zogu, Egzon Kajbe.
    Përfaqësuesja shqiptare u shfaq dominuese që në minutat e para të takimit. Kuqezinjtë kaluan në avantazh në minutën e 14-të falë golit të realizuar nga kapiteni Zekaj, i cili ekzekutoi saktë një goditje dënimi, duke e dërguar topin në rrjetën kundërshtare. Skuadra kuqezi nuk u ndal, por vazhdoi të ushtronte presion në zonën e San Marinos. Në minutën e 30-të, Egzon Kajbe dyfishoi shifrat pas një gabimi të mbrojtjes kundërshtare, duke e bërë rezultatin 2-0. Pak minuta para përfundimit të 45 minutave të para, kapiteni Zekaj realizoi edhe golin e tretë për Shqipërinë. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 3-0.
    Ky rezultat nuk ndryshoi në pjesën e dytë të takimit, pavarësisht përpjekjeve të skuadrave. Ndeshja u mbyll me rezultatin 3-0 për Shqipërinë.
    Në ndeshjen e paradites të luajtur në “Shtëpinë e Futbollit”, Kosova mundi Andorrën me rezultatin 2-1. Sfidat e treta të këtij turneu do të luhen më 25 prill në “Shtëpinë e Futbollit”. Shqipëria do të përballet me Kosovën në takimin e fundit në ora 15:00, ndërsa takimi i orës 11:30 do të jetë ai mes San Marino – Andorra.