Tag: kuqezinjtë

  • Kuqezinjtë më agresivë, Laçi dhe Manaj kërkojnë golin

    Kuqezinjtë më agresivë, Laçi dhe Manaj kërkojnë golin

    Shqipëria përballet me Serbinë në stadiumin “Arena Kombëtare”, në ndeshje më të rëndësishme për rrugëtimin e kuqezinjve drejt Botërorit 2026.
    Ekipi i Sylvinhos vjen pas një fitore 3-0 ndaj Andorrës në mars dhe do të kërkojë të shfrytëzojnë avantazhin e fushës dhe mbështetjen e tifozëve për të marrë pikët e plota.

    Atmosfera në kryeqytet është entuziaste dhe çdo gjë është gati për një mbrëmje emocionuese futbolli. Ndeshja pritet me interes të lartë, si për rëndësinë sportive ashtu edhe për emocionet që di të ofrojë një duel i këtij niveli.
    Sylvinho ka ndryshuar rreshtimin, duke hedhur në fushë Strakoshën në portë, Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj në mbrojtje. Mesfusha është e përbërë me surpriza, me Shehun që nis titullar krah Asllanit, Laçit dhe Hoxhës, ndërsa sulmi përbëhet nga dyshja Manaj-Broja.

    Sfidën do të keni mundësinë ta ndiqni drejtpërsëdrejti në DigitAlb.
    REZULTATI LIVE:

    SHQIPËRI 0-0 SERBI
    KOMENTI LIVE:

  • Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

    Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

    Pas Serbisë, edhe Kombëtarja shqiptare ka mbërritur në stadiumin “Air Albania”, aty ku do të luhet përballja mes dy ekipeve.
    Kuqezinjtë kanë mbërritur në dhomat e zhveshjes fillimisht dhe më pas kanë dalë në fushën e stadiumit.
    Kujtojmë se trajneri Silvinjo ka publikuar edhe formacionin zyrtar.
    Surpriza është Shehu në mesfushë, i cili merr vendin e Ramadanit.
    Në të djathtë të sulmit, luan Broja, Hoxha në të majtë dhe Manaj në qendër./tvklan

  • Historiku i ndeshjeve direkte, kuqezinjtë ”të detyruar” për të fituar, Serbia në letër favorite

    Historiku i ndeshjeve direkte, kuqezinjtë ”të detyruar” për të fituar, Serbia në letër favorite

    Ëndrra për në Botërorin 2026, kalon nga Serbia. Fitorja është rruga e vetme e kuqezinjtë për të besuar në vendin e dytë në grup.
    Kjo është ndeshja e trete për përfaqësuesen shqiptare. Pas disfatës 2-0 ndaj Anglisë në Uembli, dhe fitores 3-0 ndaj Andorrës në ndeshjen e dytë, kuqezinjtë tani luajnë me kundërshtarin direkt në grup, Serbinë.
    Ekipi që në letër kushton sa dyfishi i kombëtares tonë. Vlera totale e kombëtares serbe  shkon deri në 252 milionë euro krahasuar me Shqipërinë që nuk është më e lartë se 107 milionë euro.
    Edhe në ndeshjet direkte Serbia mbetet favorite. Në dy ndeshjet kualifikuese të europianit 2016,  Shqipëria arriti të fitojë një ndeshje në tavolinë pas atyre skenave të shëmtuara në Beograd ndërsa në vitin 2015 kuqezinjtë u mundën 2-0 në Beograd falë golave të Kolarov dhe Ljajić.
    Megjithatë ndonjëherë statistikat e tilla dhe historia nuk vlen. Një derbi ballkanik sikur është konsideruar nga të gjithë, me dy kombëtaret që do të japin maksimumin për një rezultat pozitiv.
    Aktualisht grupin K, e kryeson Anglia me 6 pikë, Shqipëria pozicionohet e dyta me 3 pikë po aq sa Letonia ndërsa Serbia dhe Andorra nuk kanë asnjë pikë. Kujtojmë që për Serbinë , kjo do të jetë ndeshja e parë në kualifikuese.

  • Gati për duelin më Serbinë, kuqezinjtë vijojnë stërvitjen, rikthehet Rei Manaj

    Gati për duelin më Serbinë, kuqezinjtë vijojnë stërvitjen, rikthehet Rei Manaj

    Kombëtarja shqiptare e futbollit vijon përgatitjet intensive për ndeshjen me Serbinë.
    Lajmi i mirë është rikthimi i Rei Manaj. Futbollisti që prej disa ditësh po kalonte një gjendje gripale, është rikthyer me skuadrën. Sulmuesi ishte shtruar në një spital privat për shkak të një temperature të lartë që kishte kaluar, megjithatë duket se tani gjendja e tij është stabilizuar dhe lojtari është rikthyer të stërvitet me grupin me intensitet të plotë.
    E gjithë skuadra gëzon formë të mirë fizike. Kuqezinjtë zhvilluan seancën e radhës stërvitore ku mbizotëron një energji shumë pozitive ndonëse përballë kanë Serbinë një kundërshtar jo vetëm historik por edhe rival direkt.
    Gjatë stërvitjes së këtyre ditëve, braziliani ka ftuar dhe disa lojtarë nga Superiore ku i fundit ka qenë mbrojtësi i Teutës Artan Jazxhi që i bashkohet Rimal Haxhiu dhe Ndrecës nga Tirana si dhe Përgjonit nga Bylisi.
    Të katërt futbollistet, Silvinjo i aktivizon në stërvitje për ti përshtatur dhe me skuadrën.
    Kur na ndajnë disa orë nga ndeshje me Serbinë, emocionet tani kanë nisur. Kuqezinjtë do të tentojnë fitoren ndaj një kundërshtari jo vetëm historik por edhe rivali direkt në grupin K.
    Ndeshja do të luhet të shtunën më datën 7 qershor në orën 20:45 në Arenën Kombëtare.

  • Shpresat kuqezi marrin fitoren e parë, mposhtin Hungarinë në transfertë

    Shpresat kuqezi marrin fitoren e parë, mposhtin Hungarinë në transfertë

    Shqipëria U21 ka fituar miqësoren e parë prej dy të planifikuarave për muajin qershor. Kuqezinjtë e vegjël kanë mposhtur bashkëmoshatarët e Hungarisë në transfertë me shifrat 1-2. Pjesa e parë përfundoi me rrjeta të paprekura, teksa të gjithë golat u shënuan në fraksionin e dytë të lojës.
    Dodaj tundi rrjetën i pari në minutën e 46 të takimit, ndërsa në të 74-tën Dragoneri riktheu baraspeshën. Por ky ekuilibër zgjati vetëm 2 minuta, pasi në minutën e 76 Osmani shënoi golin e fitores. Kuqezinjtë do të luajnë miqësoren e dytë në datën 8 qershor, duke nisur nga ora 19:00, kundër Turqisë U21./Sport Ekspres/

  • Shqipëri U-21 shkëlqen në Hungari, kuqezinjtë e drejtuar nga Alban Bushi fitojnë në transfertë

    Shqipëri U-21 shkëlqen në Hungari, kuqezinjtë e drejtuar nga Alban Bushi fitojnë në transfertë

    Shqipëria U-21 triumfoi me rezultatin 1-2 në miqësoren e parë të muajit qershor ndaj Hungarisë, e zhvilluar pasditen e sotme në transfertë.
    Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Alban Bushi siguruan fitoren falë golave të shënuar nga Kevin Dodaj dhe Enes Osmani.
    Formacioni titullar i zgjedhur nga trajneri Bushi ishte: Simon Simoni (C), Elton Fikaj, Arlind Kurti, Zylyf Muca, Gabriel Ramaj, Burak Alili, Enes Osmani, Aidon Shehu, Etnik Brruti, Ledjo Tresa dhe Rrok Toma.
    Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa me fillimin e pjesës së dytë, trajneri Bushi aktivizoi Kevin Dodajn, i cili e shpërbleu menjëherë besimin duke kaluar Shqipërinë në avantazh. Hungaria barazoi në minutën e 74-t, por vetëm dy minuta më pas, Enes Osmani riktheu epërsinë për kuqezinjtë.
    Gjatë pjesës së dytë, tekniku Bushi realizoi disa zëvendësime, duke provuar elementë të ndryshëm të skuadrës.
    Takimi u mbyll me suksesin 1-2 për Shqipërinë U-21. Më 8 qershor, Shpresat do të luajnë ndeshjen e radhës miqësore ndaj Turqisë në Stamboll.

  • Dueli me Serbinë/ Kuqezinjtë vijojnë përgatitjet, Manaj stërvitet i veçuar

    Dueli me Serbinë/ Kuqezinjtë vijojnë përgatitjet, Manaj stërvitet i veçuar

    Kuqezinjtë vijojnë stërvitjen intensive në prag të një ndeshje shumë të rëndësishme siç është ajo me Serbinë të shtunën e 7 qershorit. Ekipi i drejtuar nga trajneri Silvinjo u stërvit pasditen e sotme në “Shtëpinë e Futbollit”, i cili pati në dispozicion të gjithë grupin, përveç Rey Manaj.
    Sulmuesit  kaloi një gjendje gripale dhe u stërvit veçmas në palestër.Pjesa tjetër e grupit është gati dhe në formë të mirë fizike.  Një risi këtë herë ishte afrimi i një tjetër futbollisti nga Superliga.
    Mbrojtësi i Teutës, Artan Jazxhi, i  është bashkuar skudrës  vetëm për stërvitje ashti sikur Rimal Haxhiu dhe Akileu Ndreca nga Tirana si dhe Arli Përgjoni nga Bylis që kanë qenë të pranishëm në seancat stërvitore të këtyre ditëve të para.
    Ndeshje me Serbinë do të jetë e tretë për kuqezinjtë në këto kualifikuese. Në dy ndeshjet e para, Shqipëria ka humbur ndaj Anglisë dhe ka fituar ndaj Andorrës dhe aktualisht pozicionohen në vendin e dytë me tre pikë. Ndeshja me Serbinë është e rëndësishme për objektivin e vendit të dytë në grup.

  • Dueli me Serbinë, kuqezinjtë vijojnë përgatitjet, Manaj stërvitet i veçuar

    Dueli me Serbinë, kuqezinjtë vijojnë përgatitjet, Manaj stërvitet i veçuar

    Kuqezinjtë vijojnë stërvitjen intensive në prag të një ndeshje shumë të rëndësishme siç është ajo me Serbinë të shtunën e 7 qershorit.
    Ekipi i drejtuar nga trajneri Silvinjo u stërvit pasditen e sotme në “Shtëpinë e Futbollit”, i cili pati në dispozicion të gjithë grupin, përveç Rey Manaj.
    Sulmuesit  kaloi një gjendje gripale dhe u stërvit veçmas në palestër.Pjesa tjetër e grupit është gati dhe në formë të mirë fizike.
    Një risi këtë herë ishte afrimi i një tjetër futbollisti nga Superliga.
    Mbrojtësi i Teutës, Artan Jazxhi, i  është bashkuar skudrës  vetëm për stërvitje ashti sikur Rimal Haxhiu dhe Akileu Ndreca nga Tirana si dhe Arli Përgjoni nga Bylis që kanë qenë të pranishëm në seancat stërvitore të këtyre ditëve të para.
    Ndeshje me Serbinë do të jetë e tretë për kuqezinjtë në këto kualifikuese. Në dy ndeshjet e para, Shqipëria ka humbur ndaj Anglisë dhe ka fituar ndaj Andorrës dhe aktualisht pozicionohen në vendin e dytë me tre pikë. Ndeshja me Serbinë është e rëndësishme për objektivin e vendit të dytë në grup.

  • Kombëtarja shqiptare U-15 fiton me përmbysje ndaj Zvicrës, 2-1 në ndeshjen e parë miqësore

    Kombëtarja shqiptare U-15 fiton me përmbysje ndaj Zvicrës, 2-1 në ndeshjen e parë miqësore

    Kuqezinjtë e rinj kanë arritur një fitore të rëndësishme në ndeshjen e parë miqësore ndaj Zvicrës U-15, duke triumfuar 2-1 me gola nga Sebastian Sina dhe Haxhi Rrena.
    Trajneri Armand Dama e nisi ndeshjen me formacionin: Hoxha (kapiten), Ibrahimi, Neza, Muji, Cekrezi, Sina, Çomo, Perlala, Basha, Hyseni, Sharka.
    Zvicra kaloi e para në avantazh në minutën e 19-të me golin e Zanovello Timothy, por Shqipëria reagoi shpejt dhe barazoi në minutën e 26-të me Sebastian Sinën. Pjesa e parë u mbyll 1-1.
    Në pjesën e dytë, kuqezinjtë dominuan dhe pas disa rasteve, Haxhi Rrena shënoi golin e fitores në minutën e 76-të.
    Ndeshja përfundoi me fitoren 2-1 për Shqipërinë U-15.
    Ndeshja e dytë miqësore ndërmjet Shqipërisë dhe Zvicrës U-15 do të zhvillohet më 5 qershor në orën 10:00.

  • Shqipëria nis javën anti-Serbi/ Kuqezinjtë plotësohen në organikë, besojnë në fitore

    Shqipëria nis javën anti-Serbi/ Kuqezinjtë plotësohen në organikë, besojnë në fitore

    Nga Ervin Sina

    Kombëtarja shqiptare nisi zyrtarisht përgatitjet për dy ndeshjet e radhës në kualifikueset e Botërorit 2026 ndaj Serbisë dhe Letonisë.
    Grupi u plotësua me shumë lojtarë të tjereë si Gjimshiti, Mitaj apo Laçi.

    Mbrojtësi Elseid Hysaj u shpreh se kjo ndeshje është shumë e rëndësishme, pasi Serbia është kundërshtari direkt për vendin e dytë duke theksuar se ajo duhet parë vetem si një sfidë futbolli.
    “Kjo është ndeshje e rëndësishme sepse janë ndër kundërshtarët më direkt me ekipin tonë. Marrëdhëniet në vendet tona nuk duhet të hyjmë ne futbollistët, ka kush merret me këtë punë. Ne duhet të luajmë ndeshjen tonë, të jemi të përqëndruar, të qetë, e dimë që është kundërshtari jonë direkt, dhe mos mendojmë për probleme anasjellas siç mund të kenë“, tha Hysaj.
    Ndërsa Qazim Laçi tha se kuqezinjtë futen për të fituar në këtë ndeshje.
    “Kemi një shans të madh sepse e luajmë në shtëpinë tonë. Kjo do të jetë forca jonë, besoj. Nga minuta e parë duhet të futemi me mendimin për të fituar ndeshjen, emocionet t’i lëmë jashtë. Duhet të punojmë në stërvitje, disa gjëra që kemi biseduar me trajnerin shpresoj të dalin edhe në fushë“, theksoi Laçi.
    Dueli me Serbinë luhet të shtunen në “Arenën Kombëtare” në Tiranë.