Ka përfunduar në barazim pa gola sfida mes Shqipërisë dhe Serbisë, e vlefshme për Grupin K. Një ndeshje e luftuar ku kuqezinjtë patën rastin më të artë për të marrë tri pikët, por pa arritur të gëzojnë.Në minutën e fundit të pjesës së parë, pas një shpërthimi të Elseid Hysajt në krahun e djathtë, Shqipëria fitoi një penallti vendimtare. Përgjegjësinë e mori Rei Manaj, i cili u përball me portierin serb nga pika e bardhë. Sulmuesi shqiptar zgjodhi të gjuante në cepin e djathtë të portës, por fatkeqësisht portieri serb lexoi saktë lëvizjen dhe priti goditjen, duke mbajtur rrjetën e paprekur.Pjesa e dytë solli përpjekje nga të dyja skuadrat, por mungoi finalizimi. Shqipëria u tregua aktive dhe krijoi raste, por pa gjetur rrugën drejt golit.Me këtë barazim, të dyja kombëtaret ndajnë nga një pikë, ndërsa kuqezinjtë mbeten ende në garë për vendin e dytë në grup, duke ruajtur shpresat për kualifikim.Një rezultat që la shije të hidhur për Shqipërinë, por që njëkohësisht e mban të gjallë ëndrrën për vazhdimësinë në turne.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Ka përfunduar në barazim pa gola sfida mes Shqipërisë dhe Serbisë, e vlefshme për Grupin K. Një ndeshje e luftuar ku kuqezinjtë patën rastin më të artë për të marrë tri pikët, por pa arritur të gëzojnë.Në minutën e fundit të pjesës së parë, pas një shpërthimi të Elseid Hysajt në krahun e djathtë, Shqipëria fitoi një penallti vendimtare. Përgjegjësinë e mori Rei Manaj, i cili u përball me portierin serb nga pika e bardhë. Sulmuesi shqiptar zgjodhi të gjuante në cepin e djathtë të portës, por fatkeqësisht portieri serb lexoi saktë lëvizjen dhe priti goditjen, duke mbajtur rrjetën e paprekur.Pjesa e dytë solli përpjekje nga të dyja skuadrat, por mungoi finalizimi. Shqipëria u tregua aktive dhe krijoi raste, por pa gjetur rrugën drejt golit.Me këtë barazim, të dyja kombëtaret ndajnë nga një pikë, ndërsa kuqezinjtë mbeten ende në garë për vendin e dytë në grup, duke ruajtur shpresat për kualifikim.Një rezultat që la shije të hidhur për Shqipërinë, por që njëkohësisht e mban të gjallë ëndrrën për vazhdimësinë në turne.