Shqipëria po përballet sonte me Letoninë në Riga, në ndeshjen e katërt për këtë edicion kualifikues për Kupën e Botës 2026. Kjo është ndeshja e katërt për kuqezinjtë në këtë edicion, ku deri tani regjistrojnë 1 humbje ndaj Anglisë, 1 fitore ndaj Andorrës dhe 1 barazim ndaj Serbisë.
Sot, Shqipërisë i bën punë vetëm fitorja, asnjë rezultat tjetër. Në rast se kuqezinjtë e drejtuar nga Sylvinho duan të mbajnë ende gjallë shpresat për vendin e dytë, duhen me patjetër të fitojnë sot.
Minutat e para kanë qenë më të mira për kuqezinjtë, por vendasit patën shansin e artë për të kaluar të parët në avantazh. Në minutën e 17-të, pas një kundërsulmi të shpejtë, letonezët zënë në befasi mbrojtjen tonë dhe Kumbulla pengon sulmuesin e Letonisë, Gutkovskis, brenda zonës, arbitri jep 11 metërsh.
Thomas Strakosha kthehet në hero dhe pret penalltinë e goditur nga Ikaunieks. Në minutën e 29-të është zhbllokuar rezultati, Shqipëria kalon në avantazh. Arbër Hoxha kroson në krah dhe pas një dyluftimi mes Manaj dhe portierit dhe mbrojtësit letonez, topi përplaset në këtë të fundit, Antonijs Cernomordijs, dhe përfundon në rrjetë. UEFA në faqen e saj zyrtare e quajti autogol dhe jo gol të Manaj.
Tag: kuqezinjtë
-

Zhbllokohet rezultati në Riga, Shqipëria kalon në avantazh falë një autogoli, me ndihmën e Manaj (video)
-

Starton sfida Letoni-Shqipëri, kuqezinjtë në kërkim të fitores
Ka startuar në stadiumin ‘Skonto’ të Rigës sfida mes Letonisë dhe Shqipërisë. Kjo është ndeshja e katërt e Kombëtares shqiptare të futbollit, e cila pozicionohet në Grupin K kualifikues të Kupës së Botës 2026.
Kujtojmë se kuqezinjtë e Sylvinhos vijnë nga barazimi 0-0 kundër Serbisë tre ditë më parë në Tiranë.
FORMACIONET ZYRTARE:
Letonia: Zviedris, Jaunzems, Jurkovskis, Cernomordijs, Balodis, Ciganiks, Saveljevs, Varslavans, Zelenkovs, Ilaunieks, Gutkovskis.
Shqipëria: Strakosha; Mitaj, Kumbulla, Ismajli, Balliu; Asllani, Shehu, Laçi; Hoxha, Manaj, Broja. -

Gol, Shqipëria shënon përballë Letonisë
Kuqezinjtë kanë kaluar në avantazh përballë Letonisë. Ka qenë Rei Manaj ai i cili sollin dhe golin e avantazhit për kuqezinjtë.
Kujtojmë që vetëm 8 minuta më parë Strakosha mbajti të paprekur rrjetën pasi priti një penallti.
-

Letoni-Shqipëri/ Nis dueli në Riga, kuqezinjtë duan suksesin e radhës në kualifikueset e Botërorit
Shqipëria luan sot në Riga të Letonisë ndeshjen e saj të katërt në kualifikueset e Botërorit 2026. Një ndeshje shumë e rëndësishme për faktin se hyn mes atyre që nuk duhen gabuar kurrsesi.
Kuqezinjtë duhet të mposhtin me çdo kusht skuadrën vendase, në mënyrë që të mbrojnë vendin e dytë pas krahëve të Anglisë nga Serbia e cila mori një barazim pak ditë më parë në Tiranë. Për të bërë këtë, kuqezinjtë duhet të arrijnë fitoren e parë në histori ndaj Letonisë, me të cilën të 5 takimet e mëparshme janë ndarë në barazim.
Trajneri Silvinjo për këtë ndeshje ka bërë dy ndryshime të detyruara në mbrojte duke aktivizuar Ismajlin e Kumbullën për Gjimshitin e Ajetin që mungojnë për ndeshjen e sotme. Por ndërkohë, ka bërë një tjetër ndryshim taktik në krahun e djathtë, duke hedhur në fushë Ballin në vend të Hysajt.
Pjesa tjetër e skuadrës nuk ndryshon në krahasim me ndeshjen e luajtur ndaj Serbisë pak ditë më parë në Tiranë. -

Kumbulla shkakton penallti, Strakosha mban në lojë Shqipërinë me pritjen e tij (video)
10 Qershor 2025
21:10
Telesport
Shqipëria po përballet sonte me Letoninë në Riga, në ndeshjen e katërt për këtë edicion kualifikues për Kupën e Botës 2026. Kjo është ndeshja e katërt për kuqezinjtë në këtë edicion, ku deri tani regjistrojnë 1 humbje ndaj Anglisë, 1 fitore ndaj Andorrës dhe 1 barazim ndaj Serbisë.
Sot, Shqipërisë i bën punë vetëm fitorja, asnjë rezultat tjetër. Në rast se kuqezinjtë e drejtuar nga Sylvinho duan të mbajnë ende gjallë shpresat për vendin e dytë, duhen me patjetër të fitojnë sot.
Minutat e para kanë qenë më të mira për kuqezinjtë, por vendasit patën shansin e artë për të kaluar të parët në avantazh. Në minutën e 17-të, pas një kundërsulmi të shpejtë, letonezët zënë në befasi mbrojtjen tonë dhe Kumbulla pengon sulmuesin e Letonisë, Gutkovskis, brenda zonës, arbitri jep 11 metërsh.
Thomas Strakosha kthehet në hero dhe pret penalltinë e goditur nga Ikaunieks. Rezultati vazhdon ende 0-0.
SHIKORASTINEPENALLTISE
SHIKOPRITJENESTRAKOSHES -

LETONI-SHQIPËRI/ Shkelmohet topi i parë në Riga, kuqezinjtë në kërkim të fitores
Kombëtarja shqiptare po luan sot në Riga ndeshjen e katërt të kualifikueseve të Kupës së Botës 2026, përballë Letonisë.
Kuqezinjtë vijnë pas barazimit pa gola kundër Serbisë në “Arenën Kombëtare” tre ditë më parë dhe do të kërkojnë me çdo kusht fitoren për të ruajtur vendin e dytë në grup.
Ndryshimet kryesore në formacion vijnë nga reparti i mbrojtjes, ku Ismajli dhe Kumbulla zëvendësojnë Gjimshitin dhe Ajetin, ndërsa Balliu e nis titullar në vend të Hysajt. Pjesa tjetër e formacionit mbetet e pandryshuar nga ndeshja me Serbinë. Shiriti i kapitenit këtë herë do të jetë në krahun e sulmuesit Rey Manaj, i cili në sfidën e fundit humbi një penallti.
Ndeshja do të gjykohet nga arbitri turk Umut Meler, i ndihmuar nga Kerem Ersoy dhe Ibrahim Çaglar Uyarcan në vijat anësore. Gjyqtari i katërt do të jetë Oguzhan Çakir, ndërsa në dhomën e VAR-it do të jenë gjermanët Harm Osmers dhe Daniel Schlager. -

Shqipëri-Letoni/ Kombëtarja luan me fanella të bardha, brenda dhomës së zhveshjes gjithçka gati
Kombëtarja shqiptare e futbollit do të përballet sot me Letoninë në ndeshjen e katërt të Grupit K kualifikues për Kupën e Botës 2026. Sfida do të luhet në stadiumin “Skonto” të Rigës dhe nis në orën 20:45.
Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Sylvinho do të zbresin në fushë me uniformën e dytë, atë të bardhë. Shqipëria vjen në këtë përballje pas barazimit pa gola (0-0) me Serbinë tre ditë më parë në Tiranë, ndërsa Letonia, e cila nuk ka luajtur në raundin e fundit, është më e freskët fizikisht.
Gjithçka duket gati në kryeqytetin letonez për sfidën e rëndësishme të radhës për kuqezinjtë në rrugëtimin drejt Botërorit 2026.Latvia – Albania / Letoni – Shqiperi – Kupa e Botes – World Cup – Riga pic.twitter.com/QvIUNY8H3A
— News video (@Newsvideo13) June 10, 2025 -

“Shqiptarët nuk janë huliganë”, zbulohet sa tifozë kuqezi do të ketë sonte në Riga
Shqipëria do të luajë sonte në mbrëmje ndeshjen e radhës për Kualifikueset e Kupës së Botës. Atmosfera në Riga, atje ku kuqezinjtë do të sfidojnë vendasit e Letonisë nuk pritet të jetë e vakët.
Si gjithmonë mbështetja për kuqezinjtë tanë nuk do të mungojë nga tifozët. Kemi mësuar nga mediat vendase se të pranishëm në stadiumin “Skonto” do të jenë rreth 400-500 tifozë.“Tifozët shqiptarë nuk duhet të perceptohen si huliganë që vijnë në Riga për të vandalizuar dhe thyer ligjin, sepse ata po vijnë për të mbështetur ekipin e tyre kombëtar. Policia shtetërore dhe ajo bashkiake e Rigës presin që tifozët të përdorin piroteknikë të ndryshme, fishekzjarre dhe mjete të ndryshme, por kjo nuk është asgjë e paprecedentë në futboll dhe asgjë e çmendur nuk ndodh nëse gjithçka kontrollohet”, thuhet në një deklaratë të dhënë nga autoritet vendase. /Rozalb Lika-Koha Jonë/
-

Një tjetër lojtar i Milan në Premier League, skuadra e Crystal Palace synon mbrojtësin kuqezi
10 Qershor 2025
13:01
Telesport
E ardhmja e mbrojtësit të Milan, Strahinja Pavlovic, mund të jetë në Premier League.
Sipas të përditshmes britanike “The Sun”, ekipi i Crystal Palace është shumë i interesuar për mbrojtësin 24-vjeçar serb.
Për pasojë, skuadra angleze mund të bëjë një ofertë prej rreth 30 milionë eurosh për të bindur kuqezinjtë që ta lënë të lirë lojtarin.
Pavlovic mbërriti te Milani një vit më parë nga Salzburgu për rreth 15 milionë euro. Ai ka një kontratë deri në vitin 2028 me kuqezinjtë, por nuk ka luajtur shumë.
Sezonin e kaluar ai u aktivizua në total në 34 ndeshje (24 në kampionat), duke realizuar dy gola. Klubi duket se pret një përgjigje nga trajneri i ri Massimiliano Allegri për lojtarin para se të marrë një vendim.
Gjithsesi, nëse oferta do të jetë mbi 20 milionë euro atëherë kuqezinjtë janë gati të negociojnë, duke qenë se është një shumë më e lartë se ajo e harxhuar për ta blerë.
