Tag: kuqezinjtë

  • Shqipëria në “rënie të lirë”, kuqezinjtë humbasin 2 pozicione në FIFA

    Shqipëria në “rënie të lirë”, kuqezinjtë humbasin 2 pozicione në FIFA

    Dy barazime në dy sfidat e fundit, kundër Serbisë dhe Letonisë, kanë pasur një ndikim të drejtpërdrejtë në renditjen mujore të publikuar nga FIFA. Me 1373 pikë, tani Shqipëria pozicionohet në vendin e 68-të duke humbur edhe dy pozicione të tjera. Kjo është pika më e ulët që kuqezinjtë kanë prekur që nga koha kur Sylvinho zbarkoi në Tiranë. Më saktë, tekniku brazilian e gjeti Shqipërinë në këtë pozicion dhe pas afro dy viteve rikthehemi në gjendjen fillestare.
    Shqiperia Ok
    Një pozicion ka humbur edhe rivali ynë kryesor në Grupin K në kualifikueset e Botërorit, Serbia. Ekipi ballkanas renditet në vendin e 32-të. Kryesuesit e grupit tonë, Anglia qëndron në vend numëro, e katërta për muajin korrik.

    Vendet E Para
    Në 5 vendet e para nuk ka asnjë ndryshim, me renditjen e FIFA-s që kryesohet nga Argjentina, e ndjekur nga Spanja dhe Franca.
    Kosova
    Vijon rritjen në FIFA përfaqësuesja e Kosovës. Dardanët fitojnë edhe dy pozicione të tjera këtë muaj. Me 1247 pikë, Kosova renditet në vendin e 95-të.
    (BalkanWeb)

  • Probleme për lojtarin e Milanit, shqetësohen kuqezinjtë

    Probleme për lojtarin e Milanit, shqetësohen kuqezinjtë

    Meksika fitoi titullin e dhjetë të Kupës së Artë duke mposhtur Shtetet e Bashkuara të Amerikës 2-1 në finalen e luajtur në stadiumin NRG në Hjuston.
    Megjithatë, ka lajme shqetësuese në Milano në lidhje me gjendjen e Santiago Giménez.

    Lojtari i Milanit ka pësuar një frakturë të mundshme të një gishti, me situatën që do të monitorohet ditë pas dite.
    24-vjeçari, në 14 ndeshje të luajtura me kuqezinjtë, ka shënuar 5 gola dhe ka dhuruar 2 asiste. Ai u transferua te kjo skuadër nga holandezët e Feyenoord.

  • Milan vuan nga krahët, klubi ndjek me interes disa lojtarë, ja emrat e përfolur

    Milan vuan nga krahët, klubi ndjek me interes disa lojtarë, ja emrat e përfolur

    1 Korrik 2025

    11:58

    Telesport

    Pas largimit të mjaft lojtarëve që u mbaroi kontrata apo huazimi, te Milan ka nisur puna për kompletimin e grupit. Klubi po sheh me vëmendje lojtarët e krahut, aty ku kuqezinjtë kanë më shumë mungesa.
    Për të zëvendësuar Theo Hernandez që po largohet, Milan ka eksploruar më shumë se një mundësi. Emrat më të përfolur janë Cambiaso, Udogie dhe Zinchenko, por klubi ende nuk kanë arritur në thelb të çështjes.
    Në të djathtë, situata është e ngjashme, por emri më i lakuar kohët e fundit Guela Doué. Kërkesa e Renne prej mbi 20 milionë eurosh aktualisht konsiderohet e tepërt nga kuqezinjtë.
    Profili i fundit që është futur në listën e Igli Tare është Martim Fernandes, një 19-vjeçar nga Porto. Megjithatë, edhe ai ka një klauzolë lirimi prej 60 milionë eurosh, një shumë që është jashtë mundësive të Milan.

  • Orë vendimtare për Xhakën te kuqezinjtë, Tare ka një “çelës” dhe një “kartë” në dorë

    Orë vendimtare për Xhakën te kuqezinjtë, Tare ka një “çelës” dhe një “kartë” në dorë

    Si ta bindim Bayer Leverkusen ta lërë të lirë Granit Xhakën? Kjo është pyetja kryesore në shtëpinë e Milanit, këto orë. Gjermanët, gjatë ditëve të fundit, kanë humbur shumë elementë thelbësorë të skuadrës, si nga ana teknike, ashtu edhe e udhëheqjes: nga Tah te Frimpong, duke kaluar te talenti Wirtz, pa harruar trajnerin Xabi Alonso. Humbja edhe e një lojtari me karizmën e Xhakës, me një rëndësi të madhe taktike, do të ishte e tepërt.
    Megjithatë ekziston një çelës në negociata, që i favorizon kuqezinjtë. Milani ka marrë pëlqimin e lojtarit dhe këtë javë do të paraqitet me ofertën e parë; rreth 10 milionë euro, plus bonuse. Gjermanët do të kërkojnë më shumë, sepse është e vërtetë që kapiteni i kombëtares zvicerane do të mbushë 33 vjeç në shtator, por ka ende edhe tri vite kontratë.
    Nga ana e Milanit, paga e lojtarit është e përballueshme (2.2 milionë euro) dhe sipas llogaritjeve të klubit mund të bashkëjetojë me Modric, Fofana e një emër tjetër që pritet të vijë nga merkatoja verore.
    “Djalli” ka edhe një tjetër çelës në negociata. Bëhet fjalë për qendërmbrojtësin gjerman Malick Thiaw, që Bayer Leverkusen e ka futur në listën e dëshirave për të zëvendësuar Tah. E do me ngulm këtë mbrojtës, edhe për çështje të listës së Champions-it, duke qenë në kërkim të lojtarëve të rritur në akademitë gjermane.
    Është e vështirë të mendohet se Thiaw mund të përfshihet realisht si pjesë e shkëmbimit për Xhakën. Më e besueshme është që të dyja tratativat të ndikojnë mbi njëra-tjetrën dhe të mund ta lehtësojnë marrëveshjen. Leverkusen e vlerëson mbrojtësin 20 milionë euro, ndërsa Milani, vitin e kaluar kërkonte 35 milionë.

  • Shqipëria zhgënjen në Letoni, barazon 1-1!

    Shqipëria zhgënjen në Letoni, barazon 1-1!

    Është mbyllur në barazim 1-1 ndeshja mes l;etonisë dhe Shqipërisë e vlefshme për kualifikuaset e Kupës së Botës 2026.

    Një rezultat zhgënjyes, pasi pritej që kuqezinjtë të merrnin pikë të plota për të vijuar me “ëndrrën” e botërorit.
    Kuqezinjtë u dukën të paaqrtë në fushën e lojës, sidomos në mbrojtje, ku në pjesën e parë i dhuruan një panallti dhe një gol kundërshtarit.

    Në minutën e 21 vendasit fitojnë një penallti pas një ndërhyrjeje të gabuar të Kumbullës, por fatmirësisht Strakosha i kuptoi krahun kundërshtarit dhe arriti ta presë.
    Në minutën e 28-të pas një aksioni të kombëtares shqiptare dhe presionit në zonë të Rei Manajt, kundërshtari shënon autogol. Ishte Cernomordijs ai i cili çoi topin në rrjetën e tij duke u dhënë kuqezinjve avantazhin.
    Por në fud të pjesës së parë do të ishet sërish Cernomordijs, i cili do të barazonte shifrat, duke çuar këtë herë topin në rrjetën e portës së mbrojtur nga Strakosha.
    Në pjesën e dytë luqezinjtë patën disa raste, por pa mundur dot të realizojnë.

  • VIDEO – Kuqezinjtë zhgënjejnë në Letoni, ndalen në një barazim duke zbehur shpresat për Botërorin…

    VIDEO – Kuqezinjtë zhgënjejnë në Letoni, ndalen në një barazim duke zbehur shpresat për Botërorin…

    Shqipëria nuk ia ka dalë të marrë më shumë se një pikë në transfertën në Riga të Letonisë përballë vendasve në ndeshjen e katërt të Grupit K për kualifikueset e Botërorit 2026.letoni shqiperi manaj
    Kuqezinjtë kanë mbyllur sfidën me shifrat 1-1, me një paraqitje zhgënjyese, ku u duk shumë pak nga grinta që kishin shfaqur pak ditë më parë në Tiranë.

    Ndeshja filloi me drithërima për një penallti të fituar nga vendasit, por për fat Strakosha gjeti krahun e duhur dhe e neutralizoi. Ndërkohë, fati ndihmoi kuqezinjtë pak më vonë të gjenin rrjetën me një autogol të kapitenit të vendasve. Por para fundit të pjesës së parë, ishte përsëri kapiteni ai i cili tundi rrjetën, këtë herë duke mposhtur Strakoshën për të barazuar rezultatin.

    Ndërkaq, në pjesën e dytë, Shqipëria mbajti më shumë topin, por nuk gjeti momentin e duhur për të rrezikuar ashtu siç duhet portën vendase, me sulmin që dukej i izoluar apo larg katërkëndorit vendas. Kështu, sfida u mbyll me shifrat 1-1 që vështirësojnë edhe më shumë rrugëtimin e Shqipërisë në ëndrrën e Botërorit 2026.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Shqipëria harron të fitojë, kuqezinjtë barazojnë në Letoni dhe komplikojnë çdo gjë për Botërorin

    Shqipëria harron të fitojë, kuqezinjtë barazojnë në Letoni dhe komplikojnë çdo gjë për Botërorin

    Shqipëria ka barazuar 1-1 me Letoninë në transfertë, duke e komplikuar pozitën në Grupin K të Kualifikueseve të Botërorit 2026.
    Sfida nisi me ritëm të lartë nga të dyja skuadrat, që iu afruan disa herë zonës së njëra-tjetrës, teksa rasti më i pastër erdhi për vendasit në minutën e 21’, me Ikaunieks që humbi një penallti, pasi u ndal nga Strakosha.
    Pas tetë minutash, kuqezinjtë kaluan në avantazh me anë të një autogoli të Cernomordijs pas një karamboli në zonën e vendasve.
    Në fundin e pjesës së parë, pas një përgjumje të mbrojtjes kuqezi, ishte pikërisht ai që shënoi autogolin, Cernomordijs, i cili barazoi sfidën.
    Pjesa e dytë nuk solli shumë raste të pastra, me vendasit që kishin vetëm një qëllim, të ruanin rezultatin, gjë të cilën e arritën.
    Kështu Shqipëria ruan vendin e dytë me 5 pikë, një më shumë se Serbia e Letonia, por me dy ndeshje më shumë se serbët, teksa takimi i radhës do të jetë ai i 9 shtatorit kundër Letonisë në Tiranë.

  • Merr fund ëndrra për kualifikimin në Botëror, Shqipëria nuk shkon më shumë se barazimi ndaj Letonisë

    Merr fund ëndrra për kualifikimin në Botëror, Shqipëria nuk shkon më shumë se barazimi ndaj Letonisë

    Shqipëria nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 në transfertë ndaj Letonisë, në ndeshjen e katërt kualifikuese për Kupën e Botës 2026. Me rezultatin e marrë sot, për fat të keq mund të themi që Kombëtarja jonë i ka dhënë fund shpresave për të zënë vendin e dytë në grup.
    Minutat e para kanë qenë më të mira për kuqezinjtë, por vendasit patën shansin e artë për të kaluar të parët në avantazh. Në minutën e 17-të, pas një kundërsulmi të shpejtë, letonezët zënë në befasi mbrojtjen tonë dhe Kumbulla pengon sulmuesin  e Letonisë, Gutkovskis, brenda zonës, arbitri jep 11 metërsh.
    Thomas Strakosha kthehet në hero dhe pret penalltinë e goditur nga Ikaunieks. Në minutën e 29-të është zhbllokuar rezultati, Shqipëria kalon në avantazh. Arbër Hoxha kroson në krah dhe pas një dyluftimi mes Manaj dhe portierit dhe mbrojtësit letonez, topi përplaset në këtë të fundit, Antonijs Cernomordijs, dhe përfundon në rrjetë. UEFA në faqen e saj zyrtare e quajti autogol dhe jo gol të Manaj.
    Pjesa e parë mbyllet në shifrat 1-1. Në pjesën e dytë, edhe pse kuqezinjtë dominuan lojën, nuk arritën dot të gjenin golin e avantazhit. As zëvendësimet e bëra nga Sylvinho, nuk dhanë ndonjë rezultat efektiv. Rezultati përfundimtar, Letoni-Shqipëri 1-1. Në ndeshjen tjetër të grupit tonë, Serbia bëri detyrën në shtëpi duke fituar 3-0 ndaj Andorrës.
    Pas 4 ndeshjesh, Shqipëria vazhdon të mbajë vendin e dytë me 5 pikë, ndërsa Serbia renditet e treta me 4 pikë, por ka dy ndeshje më pak se kuqezinjtë. Vendi i parë mbahet nga Anglia me 9 pikë, ndërsa Letonia në vendin e katërt me 4 pikë dhe mbyll Andorra me 0 pikë.

  • Shqipëria kalon në avantazh, kuqezinjtë shënojnë ndaj Letonisë

    Shqipëria kalon në avantazh, kuqezinjtë shënojnë ndaj Letonisë

    Shqipëria ka shënuar golin e parë, duke zhbokuar kështu sfidën dhe duke kaluar në avantazh ndaj Letonisë.
    Një autogol i futbollistit letonezë Cernomordijs, kaloi në epërsi të kuqezinjve, në minutën e 29′.
    Kujtojmë se kjo është ndeshja e katërt e Kombëtares shqiptare të futbollit, e cila pozicionohet në Grupin K kualifikues të Kupës së Botës 2026.
    Në këtë grup, Shqipëria renditen deri më tani në vend të dytë, me 4 pikë.

  • NDESHJA LETONI-SHQIPËRI/ Zhbllokohet sfida, kuqezinjtë kalojnë në avantazh pas 28 minutash

    NDESHJA LETONI-SHQIPËRI/ Zhbllokohet sfida, kuqezinjtë kalojnë në avantazh pas 28 minutash

    Shqipëria luan ndeshjen e katërt të kualifikueseve të Botërorit 2026, ku në Riga do të ndeshet përballë Letonisë.
    Kuqezinjtë vijnë pas një barazimi 0-0 me Serbinë në “Arenën Kombëtare” tre ditë më parë dhe në fushë sot zbresin vetëm për fitore, për të ruajtur pozitat e vendit të dytë.
    Mbrëmjen e sotme, Shqipëria ka kaluar në avantazh ndaj Letonisë në minutën e 29-të.
    Ishte një autogol i Cernomordijs, brenda zonës, që kaloi në epërsi kuqezinjtë.
    Më herët, në minutën e 200të, Thomas Strakosha priti një penallti ndaj lojtarit të Letonisë, Ikaunieks.
    Arbitri akordoi 11 metërsh për faull të Kumbullës ndaj Gutkovskis.