Tag: kuqezinjtë

  • “Besoj te Milani i Allegrit dhe Tares, kuqezinjtë i shoh pretendentë për titullin”

    “Besoj te Milani i Allegrit dhe Tares, kuqezinjtë i shoh pretendentë për titullin”

    20 Gusht 2025

    12:08

    Alfred Lleshi

    Ish-mbrojtësi Filippo Galli, sot drejtues dhe opinionist në “Radio TV Lega Serie A”, ka folur për nisjen e kampionatit të ri, duke treguar edhe kujtimin e debutimit të tij në Serie A: “Me Milanin, javën e dytë të sezonit 1983-1984 kundër Veronës, fituam 4-2. Debutova titullar në krah të Luciano Spinosi, sepse Franco Baresi ishte pezulluar pas ndeshjes së parë ndaj Avellinos”.
    Galli ka analizuar edhe garën aktuale për titullin: “Napoli e nis përpara të gjithëve, e shoh favorit sepse është përforcuar dhe di si të fitojë. De Laurentiis e ka ngritur skuadrën në nivele shumë të larta, në mënyrë të qëndrueshme. Interi sigurisht do të jetë aty. Edhe Milani, kam besim te dyshja Tare-Allegri dhe puna që kanë nisur.
    Pa angazhime në kupat europiane, kuqezinjtë mund të jenë pretendentë seriozë për titullin. Sipas meje mungon ende një sulmues, që garanton shifra të dyfishta finalizimi. Kam kuriozitet si do të paraqiten Juventusi i Tudor dhe Roma e Gasperinit, dy skuadra shumë interesante”.

  • Merr fund ëndrra e Shkëndijës për grupet e Champions-it, kuqezinjtë pësojnë 4 gola në pjesën e parë

    Merr fund ëndrra e Shkëndijës për grupet e Champions-it, kuqezinjtë pësojnë 4 gola në pjesën e parë

    12 Gusht 2025

    18:44

    Telesport

    Shkëndija po luan në Baku ndaj Qarabag ndeshjen e kthimit për raundin e tretë eliminator të Champions League. Ndeshja e parë ka përfunduar 0-1 për azerbajxhanasit.
    Pjesa e parë e takimit të sotëm është mbyllur 4-1 për vendasit, duke vulosur kualifikimin për në raundin tjetër. Kuqezinjtë e Tetovës e nisën shumë mirë takimin, duke gjetur golin që në minutën e 10-të, një asist fantastik i Ibrahimit, konkretizohet në mënyrë perfekte nga Tamba.
    Por, vendasit reaguan shumë shpejt duke përmbysur shifrat, fillimisht me dy gola për 2 minuta. Së pari autogol i pafat nga Klinsman Cake dhe më pas goli i Kady Borges pas 120 sekondash. Akhundzade në minutën e 33-të shënoi të tretin, në minutën e 35-të ishte Jankovic që shënoi golin e katërt nga pika e bardhë e penalltisë.
    Në rast se Shkëndija do të elimonte Qarabag sot, do të përballej në play-off me fituesin e çiftit Ferencvaros-Ludogorets. Në rast eliminimi do të përballet në play-off për grupet e Europa League me humbësin e çiftit Ferencvaros-Ludogorets. Pjesëmarrja në grupet e Conference League është e sigurt.

  • De Winter firmos me Milanin

    De Winter firmos me Milanin

    Milan ka mbyllur me sukses marrëveshjen për mbrojtësin belg Koni De Winter, duke finalizuar një operacion të shpejtë dhe efikas në merkato.

    Ish-lojtari i Genoas ka mbërritur sot në Milano, ku pasdite kreu vizitat mjekësore në klinikën “La Madonnina” dhe më pas nënshkroi kontratën pesëvjeçare me kuqezinjtë, me një pagë prej 1.8 milionë eurosh në sezon plus bonus.
    Kartoni i tij i kushtoi Milanit 18 milionë euro, me mundësi për 2 milionë të tjerë në formë bonusesh. De Winter do të jetë gati për sfidën e së dielës kundër Barit në “San Siro”, në kuadër të Kupës së Italisë.

    Ai do të zëvendësojë Malick Thiaw, i cili u transferua te Newcastle. Negociatat u kryen në kohë rekord nga administratori Furlani dhe drejtori sportiv Tare, të cilët e mbyllën marrëveshjen brenda 48 orëve
    Për De Winter, ky është një hap i madh në karrierë, pasi pas eksperiencave me Empolin dhe Genoan, ai rikthehet të luajë për një klub të madh. Mbrojtësi është formuar në akademinë e Juventusit dhe debutoi në Champions League nën urdhrat e Massimiliano Allegrit në vitin 2021 kundër Malmoe-s.
    Pikërisht trajneri Allegri ka qenë një nga mbështetësit më të fortë të transferimit të tij, duke e njohur mirë aftësinë dhe fleksibilitetin taktik të lojtarit.
    Marrja e De Winter shihet si një investim i rëndësishëm për të ardhmen e mbrojtjes së Milanit, por edhe një forcim i menjëhershëm për sezonin aktual, ku kuqezinjtë synojnë të jenë protagonistë në të gjitha frontet.

  • ZYRTARE/ Ardon Jashari firmos me Milanin deri në vitin 2030

    ZYRTARE/ Ardon Jashari firmos me Milanin deri në vitin 2030

    “Tym i bardhë” nga Milani, më në fund Ardon Jashari ka firmosur zyrtarisht me kuqezinjtë.

    Pas një vere të nxehtë mes Milanit dhe Club Brugge, më në fund Adon Jashari është veshur kuqezi, ku ditën e sotme ka hedhur firmën mbi kontratën që do ta mbajë të lidhur me kuqezinjtë deri në qershor të vitit 2030-të.
    “AC Milan komunikon se ka blerë në mënyrë përfundimtare të drejtat sportive të lojtarit Ardon Jashari nga Club Brugge. Mesfushori zviceran ka nënshkruar një kontratë me klubin kuqezi deri më 30 qershor 2030”, thuhet në njoftimin e bërë nga Milani.

    Midfield power incoming 🇨🇭💥#WelcomeJashari pic.twitter.com/GUpFSWvwdj

    — AC Milan (@acmilan) August 6, 2025
    Jashari është një tjetër goditje e Igli Tares, pas Modriç dhe Ricit. Mund të themi se mesfusha e Milanit është ndër më kompetitivet në Itali, ndërsa pritet që yjet e skuadrës të zbresin sëshpejti në fushë.

  • Shkëndija mposhtet me rezultatin minimal nga Qarabag, por akoma nuk ka përfunduar

    Shkëndija mposhtet me rezultatin minimal nga Qarabag, por akoma nuk ka përfunduar

    Shkëndija është mundur në shtëpi 0-1 nga Qarabag në ndeshjen e parë të raundit të tretë eliminator për Champions League. Kuqezinjtë e Tetovës e nisën më këtë formacion zyrtar: Gaye, Trumçi, Feati, Cake, Webster, Ramadani, Alhassan, Tamba, Krasniqi, Latifi, Ibraimi.
    Në minutën e 18-të, mbrojtësi anësor Webster, prek topin me dorë brenda zonës dhe arbitri jep penallti. Bayramov tregohet i saktë nga 11-metrat dhe kalon miqtë në avantazh. Pjesa e parë mbyllet në shifrat 0-1. SHIKORASTINEPENALLTISE
    Në fillim të pjesës së dytë, trajneri Jeton Beqiri, fut ish-lojtarin e Egnatias, Arbin Zejnullai dhe ish-in e kombëtares kuqezi, Kamer Qakën. As zëvendësimet nuk bënë punë. Pavarësisht përpjekjeve të shumta për të gjetur golin e barazimit, kuqezinjtë nuk ia dolën. Rezultati përfundimtar 0-1 për Qarabag.
    Ndeshja e kthimit do të luhet pas një javë ne Azerbajxhan. Në rast eliminimi nga ky raund, Shkëndija do të marrë pjesë në raundin e play-off për grupet e Europa League. Në rast se eliminohet edhe aty, e ka të sigurt pjesëmarrjen në fazën e grupeve të Conference League.

  • Milani drejt akordit për Jasharin, më afër se kurrë “tymit të bardhë” me Club Brugge

    Milani drejt akordit për Jasharin, më afër se kurrë “tymit të bardhë” me Club Brugge

    Dukej se kishte dështuar si negociatë merkatoje, e ngecur në një rrugë pa dalje, por papritur gjithçka është rihapur. Milan dhe Club Brugge, në mënyrë të papritur, duken tani pranë marrëveshjes për Ardon Jasharin, një objektiv i deklaruar i kuqezinjve prej më shumë se një muaji. Ende nuk jemi në fazën përfundimtare të marrëveshjes, por oferta e Igli Tares, e njëjtë ekonomikisht (33.5 milionë euro, plus bonuse që mund të arrijnë deri në 38 milionë), ka ndryshuar në termat e saj. Marrëveshja mund të arrihet falë shtrirjes së pagesës në 4 vite në vend të 5.
    Kontaktet janë të vazhdueshme në këto orë, sepse në këtë pikë po diskutohen realisht detajet e fundit. Lajmi konfirmohet edhe nga Belgjika, ku gazetari Sacha Tovalieri ka folur hapur për një marrëveshje të arritur me lojtarin, i cili është gati të firmosë një kontratë 5-vjeçare me kuqezinjtë.
    A jemi gati? Ende jo. Por dita e djeshme ka qenë shumë pozitive, po ashtu edhe kontaktet pas ditësh tensionesh dhe ndonjë provokimi të vogël. Nga “Casa Milan” këtë herë vjen optimizëm, nyjet e fundit të një negociate veçanërisht të komplikuar po zgjidhen dalëngadalë. Ende nuk mund të thuhet se Jashari do të jetë lojtar i Milanit, por mund të thuhet me siguri se kuqezinjtë dhe Brugge nuk kanë qenë kurrë kaq pranë një shtrëngimi duarsh.
    Kështu, në ditën e Luka Modric, që do t’i sjellë skuadrës klas dhe eksperiencë, “Djalli” mund të sigurojë një lojtar për të cilin flitet shumë mirë dhe që mund të shënojë, ose të paktën shpresohet nga kuqezinjtë, një epokë të re.

  • Shkëndija ia del, kuqezinjtë e Tetovës eliminojnë Steaua-n dhe “fluturojnë” për në raundin e tretë (video)

    Shkëndija ia del, kuqezinjtë e Tetovës eliminojnë Steaua-n dhe “fluturojnë” për në raundin e tretë (video)

    Shkëndija shkruan historinë. Kuqezinjtë e Tetovës janë kualifikuar për në raundin e tretë eliminator në Champions League, pasi kanë fituar edhe në ndeshjen e kthimit ndaj Steaua Bukuresht, me rezultatin 1-2. Ndeshja u luajt në “Arena National” në Bukuresht.
    Shkëndija e drejtuar nga Jeton Beqiri e nisi me këtë formacion titullar (4-2-3-1): Gaye- Trumçi, Fetai, Cake, Webster- Alhassan, Ramadani, Latifi, Krasniqi, Tamba- Besart Ibraimi.
    Vendasit kaluan të parët me Tissoti në minutën e 28-të, por reagimi i kuqezinjve erdhi shumë shpejt duke barazuar shifrat pas pesë minutash me Liridon Latifin, i cili shënoi pas një topi të ardhur pas goditjes së këndit. SHIKOGOLINELATIFIT
    Pjesa e parë mbyllet në barazim 1-1. Në pjesën e dytë, Shkëndija jo vetëm që rezistoi, por në minutën e 78-të pati një shans fantastik për të shënuar golin e dytë, por Besart Ibrahimi bëri më të vështirën e mundshme vetëm me portierin përballë.
    Goli i fitores së madhe për Shkëndijën do të vinte në minutën e 87-të me Vane Krstevski, i cili shënoi një gol shumë të bukur, i ndihmuar nga devijimi i një lojtari vendas dhe dalje e gabuar e portierit.  Festë e madhe te kuqezinjtë, të cilët fitojnë 1-2 në Bukuresht dhe festojnë me të drejtë kualifikimin historik me rezultatin e përgjithshëm 3-1. SHIKOGOLIN2
    Shkëndija do të përballet me Qarabag në raundin e tretë, të cilët eliminuan me rezultatin e përgjithshëm 3-0 irlandezët e Shelbourne. Ndërsa Steaua shkon në raundin e tretë në Europa League, ku përballë do ketë një tjetër ekip shqiptar, Dritën.

  • Modric shtyn Milanin të transferojë lojtarin e Real Madridit

    Modric shtyn Milanin të transferojë lojtarin e Real Madridit

    18 Korrik 2025

    12:43

    Telesport

    Me ardhjen e Alvaro Carreras nga Benfica për 50 milionë euro, e ardhmja e Fran Garcia te Real Madrid është vënë në dyshim. Për 25-vjeçarin ka një interes të shtuar ditët e fundit nga Milan, kuqezinjtë e shohin Fran Garcia si zëvendësuesin ideal të të larguarit Theo Hernandez.
    Mediat italiane raportojnë se një shtysë e fortë për transferimin e Fran Garcia drejt Milanit është edhe Luka Modric. Kroati që nënshkroi para pak dite me kuqezinjtë, ka dhënë mbështetjen e tij të fortë ardhjen e Fran Garcia te kuqezinjtë.
    Në anën tjetër, Real Madrid është i hapur për largimin e 25-vjeçarit të krahut të majtë për një shifër rreth 20 milionë euro, çmim mëse i përballueshëm edhe për Milanin. Ditët në vijim pritet të ketë negociata zyrtare mes palëve.
    Me transferimin e Alvaro Carreras, i cili do jetë titullar i padiskutueshëm në krahun e majtë, ulen ndjeshëm shanset e Fran Garcia, ndaj largimi i tij nga Real Madrid këtë verë duket i pashmangshëm.

  • Europiani U-16 për djem, kuqezinjtë e vegjël mbeten jashtë podiumit në turneun e Shkodrës

    Europiani U-16 për djem, kuqezinjtë e vegjël mbeten jashtë podiumit në turneun e Shkodrës

    Në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të qytetit të Shkodrës u zhvilluan ndeshjet e Divizionit C të Kampionatit Europian U-16 për djem. Ky event u organizua nga FSHB.
    9 ekipe pjesëmarrëse mes të cilave është Shqipëria, që u rendit në vendin e katërt. Kuqezinjtë, edhe pse dolën në gjysmëfinale, nuk mundën të marrin një medalje.
    Në këtë turne, kombëtarja shqiptare e drejtuar nga trajneri Elidon Beqo arriti dy fitore e 3 humbje. Kuqezinjtë e vegjël fituan dy ndeshjet e para në grup, ndaj Maltës e Moldavisë.
    Më pas erdhën tri humbje radhazi, ndaj Armenisë po në grup, ndaj Luksemburgut në gjysmëfinale dhe sërish ndaj Armenisë në takimin për vendet 3-4. Gjithsesi, ky event mbetet një përvojë e mirë për djemtë e vegjël.
    Ndeshjet e Shqipërisë
    Gr.A, Shqipëri – Maltë, 87-49
    Gr.A, Shqipëri – Moldavi, 60-58
    Gr.A, Shqipëri – Armeni, 63-97
    1/2 finale
    Shqipëri – Luksemburg, 69-108
    Vendet 3/4
    Shqipëri – Armeni, 78-118

  • Shqipëria zbret me dy vende, tani kuqezinjtë të 68-ët në FIFA

    Shqipëria zbret me dy vende, tani kuqezinjtë të 68-ët në FIFA

    Latest Men’s World Ranking

    Në përditësimin e fundit të FIFA-s Shqipëria e Silvinjos, ka zbritur me dy vende në rënditjen Ranking. Kombëtarja e Shqipërisë e pa vetën në vendin e 68-të të renditjes botërore të publikuar së fundmi nga FIFA, duke rënë dy vende më poshtë krahasuar me renditjen e mëparshme, të publikuar më 3 prill.

    Që atëherë në total, janë luajtur mbi 200 ndeshje ndërkombëtare, përfshirë ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës 2026 në fillim të qershorit, ku kuqezinjtë luajtën me Serbinë 0-0 dhe me Letoninë 1-1.

    Ndeshjet e Grupit K kualifikues për Kupën e Botës 2026 nisin për Shqipërinë më 9 shtator teksa në ‘Air Albania’ zhvillohet dueli me Letoninë ndërsa tre ditë më vonë në Beograd me Serbinë./Sportiim.al/