Shqipëria ka kaluar në epërsi në ndeshjen që po zhvillohet në “Air Albania” ndaj Letonisë.
Golin për kuqezinjtë e shënoi Kristjan Asllani, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke e çuar Shqipërinë në avantazh dhe duke i afruar kuqezinjtë drejt një fitoreje të rëndësishme.
Deri në këto momente, skuadra e drejtuar nga Silvinjo po kontrollon lojën dhe synon të mbyllë ndeshjen me tre pikë të plota.
Tag: kuqezinjtë
-

Festë në “Air Albania”, Asllani shënon ndaj Letonisë
-

Shqipëria U21 e pafat, Zvicra fiton falë një autogoli të rrallë
Shqipëria U21 ka luajtur sot miqësoren e radhës, këtë herë në transfertë ndaj Zvicrës, e cila fitoi me rezultatin 2-1. Kuqezinjtë e drejtuar nga Alban Bushi e nisën me këtë formacion titullar: Jukaj, Bashi, Ramaj, Shehu, Fikaj, Ar. Kurti, Fetai, Alili, Osmani, Gudjufi, Toma.
Helvetët gjetën të parët golin me Chipperfield në minutën e 27-të, i cili përfitoi nga një gafë e kuqezinjve në mbrojtje dhe dërgoi topin në rrjetë me një goditje të fuqishme. Pjesa e parë mbyllet 1-0.
Kuqezinjtë barazuan shifrat në minutën e 62-të me Aidon Shehu, i cili shënoi me një goditje fantastike pas topit të marrë nga goditja e këndit. Një skemë perfekte e kuqezinjve.
Zviceranët gjetën golin e avantazhit në minutën e 82-të, pas një goditjeje këndi, ku topi i goditur me kokë godet shtylën dhe më pas shpinën e portierit Aron Jukaj dhe përfundon në rrjetë. Portieri i Vllaznisë dëmtohet nga përplasja me shtyllën dhe lë fushën, në vend të tij futet Anxhelo Sina. Rezultati përfundimtar 2-1. -

Milan gati të “blindojë” titullarin e padiskutueshëm, rinovim deri në vitin 2029
7 Shtator 2025
20:37
Telesport
Christian Pulisic mund të quhet pa frikë një nga transferimet më të mira që ka bërë Milan në dekadën e fundit. Amerikani u transferua nga Chelsea te Milan në vitin 2023 për 21 milionë euro plus bonuset.
Në 103 ndeshje me kuqezinjtë, Pulisic ka shënuar 34 gola dhe ka dhënë 23 asiste. Ai është pjesë e rëndësishme e projektit të ri të Max Allegri-t.
“Calciomercato.com” raporton se drejtuesit e Milanit kanë nisur negociatat me Pulisic për rinovimin e kontratës edhe për dy vite të tjera. Kontrata aktuale e amerikanit skadon në vitin 2027, kuqezinjtë duan ta shtyjnë atë deri në vitin 2029.
Pulisic fiton aktualisht 4 milionë euro neto në sezon, në kontratën e re pritet të ketë dhe një përmirësim të pagës për amerikanin. -

Përfundon pjesa e parë/ Kuqezinjtë tentojnë, por nuk gjejnë golin kundër Gjibraltarit
Përfundon pjesa e parë e ndeshjes miqësore Gjibraltar-Shqipëri. Shqipëria po përballet me Gjibraltarin, në ndeshjen e parë miqësore mes dy vendeve. Pak më parë janë publikuar edhe formacionet zyrtare, me të dy trajnerët që kanë vendosur për titullarët.
Ashtu siç pritej, trajneri i kuqezinjve, Sylvinho ka bërë disa ndryshime.
Shqipëria: Dajsinani, Aliji, Kumbulla, Kacurri, Hysaj, Pajaziti, Berisha, Bajrami, Broja, Asani, Daku.
Gjibraltari: Banda, Jolley, Torrilla, Lopes, McClafferty, Scanlon, Valarino, Pozo, Richards, Del Rio, De Barr. -

Të enjten ”testi” me Gjibraltarin, Kuqezinjtë nisin përgatitjet për dy ndeshjet e shtatorit
Kombëtarja shqiptare e futbollit ka nisur zyrtarisht përgatitjet për dy ndeshjet e muajit shtator. Fillimisht kuqezinjtë përballen në një miqësore me Gjibraltarin në datën 4 shtator dhe 5 ditë më vonë presin në Tiranë Letoninë, sfidë kjo e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.
Nën drejtimin e trajnerit Silvinjo, skuadra zhvilloi stërvitjen e parë në Malaga, vendi ku është grumbulluar për këto dy ndeshje.
Ekipi kuqezi e nisi me disa ushtrime fizike dhe më pas skema tekniko-taktike, ku 20 lojtarë u stërvitën në mënyrë të rregullt, ndërsa Rey Manaj, Mirlind Daku dhe Arlind Ajeti iu bashkuan grupit pasditen e të hënës.
Skuadra do të jetë e plotë për trajnerin Silvinjo këtë të martë që i bashkuar dhe Cristian Shpendi e Enis Çokaj, duke plotësuar kështu grupin tërësisht.
Siç e bëri të ditur dhe Federata më herët, dy mungesa të sigurta për probleme dëmtimi do të jenë Ylber Ramadani dhe Ernest Muçi ndërsa mbrojtesi Adrion Bajrami ka zgjedhur te largohet nga kuqezinjtë për t’ju bashkuar kombëtares së Zvicrës.
Kuqezinjtë do të vazhdojnë stërvitjet në Malaga edhe në ditët në vijim, para se të udhëtojnë drejt Gjibraltarit për miqësoren e parë historike me këtë përfaqësuese. -

Milani merr fitoren e parë në Serinë A, kuqezinjtë mposhtin ekipin e lojtarëve të Kombëtares
Milani ka marrë sot fitoren e parë në Serinë A. Kuqezinjtë kanë reaguar pas humbjes së papritur kundër Kremonezes. Ekipi i Alegrit ka mposhtur në transfertë Leçen me rezultatin 0-2.
Ndeshja u zhbllokua në minutën e 66, kur Ruben Loftus Çiku e dërgoi topin në rrjetë. Ndërkohë 4 minuta përpara përfundimit të kohës së rregullt Pulisiçi vulosi shifrat përfundimtare në 0-2. Ndërkohë Ylber Ramadani ishte titullar në këtë sfidë, ndërsa Medon Berisha hyri në fushë nga stoli në minutën e 63-të./Sport Ekspres/ -

Bennacer lë Milan për të shkuar të rivalët e Serie A, kuqezinjtë kërkojnë zëvendësuesin e Jashari
29 Gusht 2025
12:24
Telesport
Orët e fundit të merkatos së verës janë gjithmonë të ngjeshura dhe mund të sjellin surpriza. Milan dhe Juventus presin përforcime, kryesisht në mesfushë, sidomos te kuqezinjtë pas dëmtimit të Jashari.
Zvicerani do të mungojë 2-3 muaj, ndaj duhet një zëvendësues. Musah mund të qëndronte për të mbushur atë pozicion, por trajneri Allegri dëshiron një lloj tjetër lojtari për skemat e tij të lojës.
Roma, pasi mësoi për nevojën e Milan, u përpoq të ofronte Lorenzo Pellegrini, që nuk është më pjesë e klubit verdhekuq dhe do të largohet. Rroga e tij 4 milionë euro ka lënë pezull gjithcka, por mund të bëhet një mundësi e fundit dëshpërimi.
Një tjetër lojtar që pritet t’i thotë përfundimisht lamtumirë Milan është Ismael Bennacer, që vjet luajti në gjysmën e dytë të sezonit në formë huazimi te Marseja. Këtë herë ai mund të shkojë te Juventus.
Bardhezinjtë po kërkojnë një organizator për të qenë partner i Locatelli dhe Ismael Bennacer, i cili nuk është më pjesë e planeve të Milan, është i preferuar nga trajneri kroat Igor Tudor. -

Asllani bëhet gati përnjëherë për Torinon, kuqezinjtë në pritje të listës së Silvinjos
Adriatik BALLA
Trajneri Silvinjo pritet të zbardhë listën e përfaqësueses kuqezi për ndeshjet e shtatorit kundër Gjibraltarit dhe Letonisë, e para një ndeshje miqësore e tjetra ndeshje zyrtare në grupin K eliminator për kualifikueset e Kupës së Botës 2026. Trajneri Silvinjo dëshiron ta vazhdojë këtë rrugëtim me rezultate premtuese, deri në fund, pasi dueli me Letoninë ka rëndësi të veçantë për renditjen në grup, për më tepër që vjen para duelit me Serbinë në tetor. Dueli me serbët është pothuajse vendimtar për të paktën vendin e dytë në grup, kur dihet që vendi i parë po dominohet nga Anglia, përfaqësuesja më e fortë e grupit K dhe skuadra favorite për të shkuar direkt si e kualifikuar në Botërorin e SHBA të vitit të ardhshëm. Për të pasur sukses në këto përballje, trajnerit Silvinjo i duhen lojtarë në formë të mirë. Mes lojtarëve cilësorë që kemi janë ata që luajnë kryesisht në Itali e Kristjan Asllani shihet nga më cilësorët dhe një nga mesfushorët që ka luajtur ndeshjet e plota të Kombëtares gjatë dy viteve të fundit.
Zgjedhja e Torinos
Interi kishte kohë që përgatiste largimin e tij, duke pasur parasysh se për pozicionin e tij në fushë kishte bërë blerje të reja. Trajneri Çivu vendosi të largojë Asllanin e të hapë pozicion të ri për lojtarët që i solli në merkato. Për këtë arsye largimi nga zikaltrit u bë i pashmangshëm për mesfushorin e Shqipërisë. Ndërkohë, Kristjan Asllani e ka parë nga TV ndeshjen që skuadra e tij e re, Torino, luajti këtë fundjavë ndaj skuadrës së tij të vjetër, Interit. Por që nga kjo javë, ai do të ketë rol si protagonist në fushën e lojës me ekipin torinez, pasi projektohet që të jetë menjëherë titullar në rreshtimin e skuadrës. Puna që e pret është e madhe, pasi Torino u duk në gjendje të mjerueshme në humbjen 5-0 që pësoi përballë zikaltërve, duke dhënë rrallëherë shenja jete e ideje loje. Por trajneri Marko Baroni ka bërë të qartë se gjërat do të ndryshojnë nga kjo javë dhe ndryshimi i parë është pikërisht aktivizimi i Asllanit. Sipas mediave italiane, Baroni i ka bërë një vend në ekip lojtarit në ndeshjen e të dielës ndaj Fiorentinës, si për ironi të fatit një prej skuadrave të tjera që e ndiqte me shumë interes futbollistin dhe e kishte kërkuar në radhët e saj. Kësisoj, Asllani do të ketë mundësinë të tregojë se sa vlen, për më tepër përballë publikut vendas në një sfidë që do të jetë padyshim shumë interesante.
Nelson Viper rinovon me Mainz
Një nga lojtarët që e do Shqipëria, Nelson Veiper, ka pranuar rinovimin me Mainz, pasi negociatat zgjatën për një kohë të gjatë. Kontrata e re e firmosur është e vlefshme deri në vitin 2029. 20-vjeçari kishte edhe një vit të mbetur kontratë. Për këtë klubi po kërkonte me këmbëngulje rinovimin. Madje, Veiper përfundoi në tribunë së fundmi për shkak se mungonte rinovimi. Pritet që sulmuesi të rikthehet menjëherë me skuadrën për vazhdimin e sezonit. Veiper është edhe një dëshirë për Kombëtaren e Shqipërisë. Ftesa nga ekipi i parë i Gjermanisë ka munguar, për këtë kuqezinjtë e Silvinjos vazhdojnë të mbeten opsion.

