Tag: kuqezi

  • Paraqitjet e legjionarëve/ Berisha, Hoxha, Mitaj, Asani & Tuci shënojnë gol, Ismajli jep asist

    Paraqitjet e legjionarëve/ Berisha, Hoxha, Mitaj, Asani & Tuci shënojnë gol, Ismajli jep asist

    Jemi futur në muajin vendimtar për ekipin Kombëtar, që do të luajë dy ndeshjet e fundit kualifikuese të Botërorit 2026 ndaj Andorrës dhe Anglisë, me synimin për të ruajtur vendin e dytë dhe për të siguruar fazën play off.
    Legjionarët kuqezi po vazhdojnë të shfaqin një formë shumë të mirë me klubet e tyre, teksa javën që lamë pas spikatën me gola vendimtarë dhe asiste.
    Medon Berisha e gjeti sërish rrugën e rrjetës në Seria A me Leccen, duke shënuar golin e fitores ndaj Fiorentinës. Përveç golit, mesfushori kuqezi zhvilloi një ndeshje shumë të mirë dhe u shpall lojtari më i mirë i takimit.
    Vazhdon momenti i shkëlqyer i Arbër Hoxhës, i cili këtë fundjavë shënoi një supergol për Dinamo Zagreb në minutën e 84 dhe i dha fitoren skuadrës së tij ndaj Rijekës me rezultatin 2-1.
    Mario Mitaj shënoi në barazimin spektakolar 4-4 të Al Ittihad ndaj Al Khaleej, duke realizuar golin e tretë të skuadrës në minutën 90+6.
    Jasir Asani vazhdon të jetë protagonist në Iran me Esteghlalin. Në fitoren 3-1 ndaj Aluminium Arak, sulmuesi kuqezi shënoi golin e parë të takimit nga penalltia, duke arritur golin e pestë sezonal në kampionat.
    Indrit Tuci shënoi gol këtë fundjavë, pasi u aktivizua nga stoli dhe i dha fitoren Kayserispor ndaj Kasimpasa në triumfin 3-2. Tuci hyri në lojë në minutën e 77 dhe katër minuta më pas realizoi me kokë, duke siguruar tre pikë të vlefshme për skuadrën e tij.
    Ardian Ismajli është rikthyer titullar me Torinon dhe në barazimin 2-2 ndaj Pisa asistoi për Giovanni Simeonen në golin e parë të skuadrës.
    Titullarë këtë javë ishin gjithashtu Thomas Strakosha, Simon Simoni, Enea Mihaj, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Ylber Ramadani, Juljan Shehu, Qazim Laçi, Adrion Pajaziti dhe Rey Manaj.

  • VIDEO/ Kryevepër e Arbër Hoxhës në Kroaci, sulmuesi kuqezi i dhuron fitoren Dinamos së Zagrebit

    VIDEO/ Kryevepër e Arbër Hoxhës në Kroaci, sulmuesi kuqezi i dhuron fitoren Dinamos së Zagrebit

    Dinamo Zagreb mundi 2-1 Rijekën, në një ndeshje shumë të rëndësishme sa i takon luftës për titull kampion në Kroaci.
    Në minutën e 84-të të sfidës, sulmuesi kuqezi  i cili luan te skuadra nga Zagrebi, Arbër Hoxha realizoi një kryevepër të vërtetë.

    Nga një pozicion i vështirë, Hoxha provoi me të djathtën, me portierin kundërshtar që pavarësisht përpjekjeve, nuk i ndërroi rrugë dot topit.
    Pas ndeshjes, paraqitja e tij u vlerësua me notën 6.9. Për 27-vjeçarin, ky është goli i 3-të këtë sezon.

  • Asani “pushton” Iranin, gol dhe festë si C.Ronaldo (VIDEO)

    Asani “pushton” Iranin, gol dhe festë si C.Ronaldo (VIDEO)

    5 gola dhe 1 assist në 9 ndeshje. Jasir Asani bën “ligjin” në Iran, me “sallaksin” kuqezi që vijon formën fantastike duke gjetur sërish rrugën e rrjetës edhe në kampionat. Në javën e 9-të, në sfidën kundër Aluminium Arak, Asani fitoi një 11-metërsh në minutën e 17-të. Po vetë nga pika e bardhë, sulmuesi kuqezi u tregua i saktë duke kaluar Esteghlal në avantazh.
    Festa e tij si C.Ronaldo ishte një tjetër gjetje që solli festë në shkallët e stadiumit. Në pak javë, Asani është kthyer në lider absolut jo vetëm për ekipin e tij, por dhe në Iran, teksa me 5 gola ndodhet vetëm një gol larg golashënuesit më të mirë të kampionatit.

    Në fund, ekipi i tij doli me 3 pikë pas suksesit 3-1, një fitore që i dhuroi kreun e klasifikimit në kuotën e 16 pikëve, një më shume se Sepahan.
    ()

  • Asani “pushton” Iranin, gol dhe festë si…

    Asani “pushton” Iranin, gol dhe festë si…

    5 gola dhe 1 assist në 9 ndeshje. Jasir Asani bën “ligjin” në Iran, me “sallaksin” kuqezi që vijon formën fantastike duke gjetur sërish rrugën e rrjetës edhe në kampionat.
    Në javën e 9-të, në sfidën kundër Aluminium Arak, Asani fitoi një 11-metërsh në minutën e 17-të.
    Po vetë nga pika e bardhë, sulmuesi kuqezi u tregua i saktë duke kaluar Esteghlal në avantazh.
    Festa e tij si C.Ronaldo ishte një tjetër gjetje që solli festë në shkallët e stadiumit.
    Në pak javë, Asani është kthyer në lider absolut jo vetëm për ekipin e tij, por dhe në Iran, teksa me 5 gola ndodhet vetëm një gol larg golashënuesit më të mirë të kampionatit.

  • Gabbia: Ky Milan ka potencial për më shumë se barazimi, duhet të rikthehemi te fitorja

    Gabbia: Ky Milan ka potencial për më shumë se barazimi, duhet të rikthehemi te fitorja

    Një tjetër barazim për Milan në kampionat, 1-1 ndaj Atalanta këtë mesjavë, një rezultat që mban skuadrën kuqezi në vendin e tretë. “Duhet ta analizojmë ndeshjen në tërësi. Në pjesën e parë, mund të kishim bërë më mirë teknikisht në zhvillimin e lojës sonë”, tha Matteo Gabbia.
    Më tej, mbrojtësi kuqezi shtoi: “Numri i gabimeve teknike ishte shumë i lartë për lojtarët që jemi. Pjesa e dytë ishte më e mirë; zhvilluam lëvizje më të mira. Ekipi është i bashkuar në të dyja fazat.”
    “Gjithashtu, duhet t’i japim merita kundërshtarit tonë. Duhet të vazhdojmë në rrugën tonë, kjo ndeshje nuk na lë të lumtur. Do të bëjmë gjithçka që mundemi për t’u përmirësuar dhe për t’u rikthyer te fitoret”, tha Gabbia.
    “Kjo skuadër sigurisht që ka potencial të madh te lojtarët dhe stafi i saj. Pikërisht për këtë arsye jemi kaq të etur për të bërë mire. Natyrisht, nuk mund të fitosh çdo ndeshje, por gjithmonë duhet të japim 100%”, tha mbrojtësi milanist.
    Në fund, Gabbia tha: “Duhet të rikuperohemi, të përmirësohemi, të punojmë me qetësi dhe me dëshirë të madhe për të pasur një vit të shkëlqyer. Ky rezultat na lë një shije të hidhur në gojë, por na ofron edhe mundësi të shkëlqyera për t’u përmirësuar.”

  • Kombëtarja siguron qendrimin në Ligën B, Duka: Vajzat kuqezi ndriçuan “Air Albanian”

    Kombëtarja siguron qendrimin në Ligën B, Duka: Vajzat kuqezi ndriçuan “Air Albanian”

    Kombëtarja shqiptare e vajzave do të vazhdojë të jetë pjesë e Ligës B edhe në sezonin e ardhshëm. Fitorja 3-0 kundër Qipros në “Air Albania” i mban ato në të njëjtën ligë. Armand Duka ka uruar vajzat kuqezi për suksesin e sotëm përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në “Facebook”.
    “Sonte vajzat kuqezi e ndriçuan “Air Albanian”!Me pasion, grintë dhe një lojë fantastike, ato mposhtën Qipron dhe siguruan qëndrimin e merituar në Ligën B! Urime vajza për këtë fitore të madhe”, ka shkruajtur Armand Duka./Sport Ekspres/

  • Jurgen Uldedaj shkruan historinë, boksieri shqiptar shpallet kampion bote në peshën “cruiserweight”

    Jurgen Uldedaj shkruan historinë, boksieri shqiptar shpallet kampion bote në peshën “cruiserweight”

    Boksieri shqiptar Jurgen Uldedaj (28 vjec) është shpallur kampion bote në peshën “cruiserweight”, pas fitores me vendim unanim të gjyqtarëve ndaj kamerunasit Rolly Lambert Fogoum (120-108, 118-110, 119-109).
    Në duelin e zhvilluar në “O2 Arena” të Londrës, boksieri kuqezi “rrëmbetu” titullin e kategorisë IBO, që ishte vakant. Në një përballje të fortë, ai arriti të triumfojë ndaj rivalit të tij, duke marrë kurorën.
    Të dy boksierët u treguan mjaft taktikë në ring, por boksieri nga Lezha ishte më agresiv, sidomos në raundet e parë, ku dhe ndërtoi fitoren e tij. Më pas, Uldedaj arriti të mrojë avantazhin dhe të ngrejë lart flamurin kuqezi në mes të Londrës.

    Uldedaj vazhdimisht kishte inisiativën në ring, duke dhënë goditje të forta, mbështetur edhe nga fansa të shumtë shqiptarë që ishin në stadium. I veshur me mbathje sportive kuqezi, ai arriti të bëjë diferencën në ring ndaj një rivali me përvojë.
    Boksieri kamerunas ishte sporadik në përpjekjet e tij për të grushtuar, duke e bërë edhe më të lehtë menaxhimin e sfidës nga Uldedaj, që godiste fort. Kjo i dha mundësi boksieri shqiptar të ishte i fokusuar dhe i qetë në ring, duke e merituar fitoren.
    Boksieri kuqezi nuk zhgënjeu në duelin më të rëndësishëm të karrierës së tij, duke korrur suksesin e 21-të në karrierë (ka edhe 1 humbje). Ndërsa për rLambert, kjo ishte humbja e katërt në karrierë (ka 18 fitore e 1 barazim).

     

  • UEFA Nations League për vajza/ Shqipëria luan ndeshjen e parë të fazës play-out kundër Qipros

    UEFA Nations League për vajza/ Shqipëria luan ndeshjen e parë të fazës play-out kundër Qipros

    Shqipëria luajti pasditen e sotme ndeshjen e parë kundër Qipros, e vlefshme për fazën play-out të UEFA Nations League. Në sfidën e zhvilluar në stadiumin “Antonis Papadopoulos”, vajzat kuqezi u mundën me rezultatin final 3-2.
    Trajneri Armir Grima hodhi në fushë këtë formacion: Antigoni Hyska (GK), Arbiona Bajraktari, Sara Maliqi, Klea Hamonikaj, Arbenita Curraj, Ezmiralda Franja, Alma Hilaj, Megi Doçi (C), Qendresa Krasniqi, Mimoza Hamidi dhe Valentina Troka.

    Takimi nuk nisi mirë për vajzat kuqezi, me përfaqësuesen qipriote që ishte më dominuese në minutat e para. Gjithçka ndryshoi pas minutës së 15-të, kur skuadra jonë nisi të afrohej më shumë drejt portës kundërshtare, duke krijuar disa raste të rrezikshme.
    Në minutën e 23-të erdhi rasti më i artë për kuqezinjtë për të kaluar në avantazh. Megi Doçi udhëhoqi mirë topin, hyri në zonë dhe u përball me portieren, por tentativa e saj u ndal. Pas saj, tentoi edhe Troka, por portierja qipriote reagoi sërish saktë, duke shmangur golin.
    Pas pak minutash, skuadra jonë fitoi një goditje dënimi pas një faulli pranë zonës. Megi Doçi mori përsipër ekzekutimin dhe me një goditje tokazi e dërgoi topin në rrjetë, duke i dhënë epërsinë Shqipërisë në minutën e 29-të.
    Goli u dha zemër vajzave kuqezi, të cilat pak minuta më vonë dyfishuan rezultatin sërish me Doçin. Kapitenia kuqezi goditi nga një distancë rreth 40 metrash dhe me një ekzekutim të shkëlqyer, befasoi portieren qipriote, duke e çuar rezultatin në 2-0.
    Në minutën e 43-të, Qipro ngushtoi diferencën me një gol nga distanca, ku portierja Hyska nuk mundi të reagojë në kohë. Vendaset barazuan shifrat në fundin e pjesës së parë.
    Shqipëria ishte sërish pranë golit të tretë në minutat shtesë të pjesës së parë, por pa arritur të konkretizojë. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 2-2.
    Pjesa e dytë nisi mirë për skuadrën tonë, që kërkoi menjëherë golin e avantazhit. Doçi asistoi bukur për Hamidin, por tentativa nuk u konkretizua.
    Në minutën e 63-të, Shqipëria pati një tjetër mundësi të artë. Krasniqi nisi një kundërsulm të shpejtë, duke i dhënë një pasim perfekt Trokës, e cila u gjend përballë portieres, por goditja e saj përfundoi jashtë.
    Kuqezezat mbajtën kontrollin e lojës, duke e zhvendosur ndeshjen pothuajse tërësisht në gjysmëfushën qipriote dhe duke ushtruar presion të vazhdueshëm.
    Megjithatë, kundër rrjedhës së lojës, Qipro arriti të shënojë në minutën e 83-të, duke kaluar sërish në epërsi me golin e tretë të takimit.
    Ndeshja u mbyll me rezultatin 3-2 në favor të Qipros. Pavarësisht humbjes, vajzat kuqezi zhvilluan një ndeshje të mirë, krijuan shumë raste në pjesën e dytë, por u ndalën nga mungesa e saktësisë në finalizim.
    Shqipëria do të luajë ndeshjen e kthimit në “Air Albania” më 28 tetor, ora 18:00, ku përmes rezultatit do të vendoset nëse skuadra jonë do të vazhdojë rrugëtimin në Ligën B apo do të bjerë në Ligën C për edicionin e ardhshëm të Nations League.
    BalkanWeb

  • “Nations League” për femra, optimizëm te Shqipëria. Doçi & Hilaj: Fitojmë ndaj Qipros

    “Nations League” për femra, optimizëm te Shqipëria. Doçi & Hilaj: Fitojmë ndaj Qipros

    Shqipëria e vajzave do të zbresë në fushë të premten në orën 18:00 për ndeshjen e parë ndaj Qipros në stadiumin “Antonis Papadopoulos”, e vlefshme për fazën play-out të UEFA Nations League. Kombëtarja kuqezi mbyll pasditen e sotme përgatitjet në “Shtëpinë e Futbollit”, ndërsa nesër do të udhëtojë drejt Qipros.
    Në prag të kësaj sfide të rëndësishme, kapitenia Megi Doçi dhe mbrojtësja Alma Hilaj kanë folur për fshf.org, duke ndarë emocionet, pritshmëritë dhe objektivat e skuadrës për dy ndeshjet vendimtare ndaj Qipros.
    Megi Doçi, kapitenia e ekipit kombëtar, në një prononcim për fshf.org thekson se skuadra do të shkojë drejt Qipros me objektivin për të fituar ndeshjen. Ajo nënvizon se përfaqësuesja qipriote nuk duhet nënvlerësuar.
    Si po i pret skuadra këto dy takime? – Vajzat po i presin me emocion të dyja ndeshjet. Do t’i marrim ndeshjet njëra pas tjetrës sepse janë shumë të rëndësishme për ne. Ne kemi punuar shumë gjatë gjithë këtyre viteve që të jemi pjesë e Ligës B.
    Objektivat e skuadrës për dy përballjet kundër Qipros dhe biseda me trajnerin – Trajneri çdo ditë na motivon shumë për ndeshjet që kemi në vazhdim. Qipro nuk është një ekip që duhet nënvlerësuar, por do vlerësim maksimal. Besoj se me punën që kemi bërë gjatë gjithë këtyre ditëve, po ashtu edhe ekipi është i plotë, besoj se jemi përgatitur mirë edhe taktikisht dhe me motivimin e duhur, ekipi kombëtar do të shkojë për fitore.
    Si e motivon kapitenia Doçi ekipin? – Për mua, duhet të jap maksimumin në fushë për të ndihmuar ekipin kombëtar. Kjo është shumë e rëndësishme dhe motivimi para lojës është i rëndësishem për ekipin.
    Alma Hilaj, mbrojtësja kuqezi e Genoa-s rithekson fjalët e trajnerit Grima dhe kapitenes Doçi se këto dy ndeshje janë shumë të rëndësishme për skuadrën kuqezi dhe objektivi i vetëm është fitorja.
    Si po shkojnë përgatitjet e skuadrës? – Përgatitjet shkojnë shumë mirë. Kemi dy ndeshje shumë të rëndësishme, që na ndihmojnë të tregojmë edhe nivelin ku kemi arritur.
    Cili është objektivi i ekipit në këto dy ndeshje? – Objektivi ynë është fitorja dhe jemi përqëndruar më shumë te vetja jonë gjatë këtyre ditëve pasi kjo është e rëndësishme. Janë dy ndeshje që besoj dhe duhet të dominojmë. Janë dy ndeshje që do merren si çdo ndeshje tjetër, përgatitja është e njëjtë.
    Lojtarja e javës te Genoa në Itali, sa të motivon këtë herë? – Kam ardhur gjithmonë me të njëjtin mendim dhe të njëjtat objektiva. Është diçka që më bën të lumtur pasi jam stërvitur për të dhënë më të mirën, por unë çdo herë që vij në Kombëtare jap më të mirën time.
    Shqipëria do të luajë më 24 tetor në ora 18:00 ndeshjen e parë kundër Qipros në stadiumin “Antonis Papadopoulos” në Larnaca. Ndeshja e kthimit do të luhet në stadiumin “Air Albania” më 28 tetor në ora 18:00. Ndeshjet kundër Qipros konsiderohen si finale për ekipin kuqezi të vajzave, të cilat kërkojnë të ruajnë statusin e tyre në Ligën B dhe të vijojnë rrugëtimin në këtë nivel.

  • Paraqitja e kuqezinjve në Europë, spikatën Hoxha, Gripshi dhe Ramadani

    Paraqitja e kuqezinjve në Europë, spikatën Hoxha, Gripshi dhe Ramadani

    Adriatik BALLA
    Shqipëria ka lojtarë të mirë dhe lojtarët e saj luajnë në klube të njohura në kampionatet europiane, por edhe në klube cilësore në vendet e Lindjes. Pas rikthimit në ekipet e tyre, legjionarët kuqezi kanë vazhduar me paraqitje të shkëlqyera, duke qenë protagonistë me gola dhe asiste gjatë fundjavës. Sulmuesi i Kombëtares, Rei Manaj, gjeti sërish rrugën e rrjetës me skuadrën e tij Al Sharjah, duke shënuar golin e dytë në fitoren 2-0 ndaj Al Dhafra. Ky ishte goli i tij i dytë për këtë sezon me fanellën e klubit arab. Nazmi Gripshi po kalon një formë të jashtëzakonshme me FC Astana. Në fitoren 5-3 ndaj Aktobe, ai realizoi nga pika e bardhë, duke e çuar në 16 numrin e golave sezonal në kampionatin kazak dhe duke kryesuar renditjen e golashënuesve.
    Rrugën e rrjetës e gjeti edhe Jasir Asani, i cili i dha fitoren skuadrës së Esteghlal FC ndaj Mes Rafsanjan me një gol vendimtar në minutën e 11-të të takimit. Në Turqi, Arlind Ajeti ishte protagonist me një asist në barazimin 1-1 të Bodrumspor në transfertë ndaj Erokspor. Qendërmbrojtësi kuqezi shërbeu saktë për Fredi në minutën e 29-të, duke zhbllokuar rezultatin. Në Itali, Ylber Ramadani u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes në takimin mes Leçe dhe Sasuolo, të mbyllur në barazim 0-0. Mesfushori kuqezi shkëlqeu me një performancë shumë të mirë dhe ndikim të madh në mesfushë. Moment i veçantë edhe për Arbër Hoxhën, i cili e nisi si titullar ndeshjen Dinamo Zagreb – Osijek, ndërsa para takimit mori çmimin si “Lojtari i Muajit” në kampionatin kroat, në vlerësim të paraqitjeve të tij të shkëlqyera dhe kontributit të madh për skuadrën e tij. Një tjetër lajm pozitiv ishte rikthimi në fushë i Ardian Ismajlit, që ka lënë pas dëmtimin dhe mori disa minuta në fitoren e Torinos ndaj Napolit. Titullarë këtë javë ishin gjithashtu Thomas Strakosha, Enea Mihaj, Berat Gjimshiti, Medon Berisha, Juljan Shehu, Kristjan Asllani, Qazim Laçi, Adrion Pajaziti, Mirlind Daku dhe Taulant Seferi.
    Uzuni para një prove të vështirë kundër Los Anxheles FC
    Për Myrto Uzunin fliten fjalë të mira, pasi ai po bën emër në SHBA me paraqitjet e tij. Faza e rregullt e MLS ka përfunduar dhe tashmë të gjitha skuadrat që vazhdojnë më tej ëndrrën për titullin kampion, kanë mësuar emrat e kundërshtarëve me të cilët do të përballen në turin tjetër. I vetmi nga futbollistët shqiptarë që ka mbetur në garë është Myrto Uzuni me Austin, që ka mësuar emrin që i ka vënë përballë kalendari. Në fazën “play-off”, kundërshtari i parë për ekipin e Austin në Konferencën e Perëndimit në MLS, do të jetë Los Anxhelos FC, një ekip me shumë pretendime që ka mbyllur sezonin e rregullt në vendin e tretë në renditje. Në radhët e kësaj skuadre ka shkëlqyer Heung-min Son, koreani i cili dha lamtumirën Totenhemit gjatë verës për të nisur këtë aventurë të re. Ndaj për skuadrën e Uzunit nuk do të jetë e thjeshtë të vazhdojë më tej në një kampionat i cili ka një formulë shumë të pazakontë, pasi në këtë fazë kalon ekipi i cili ka bilancin më të mirë pas tre ndeshjeve të luajtura. Uzuni e ka mbyllur sezonin e rregullt, të parin të tijin me fanellën e Austin, me 6 gola të shënuar dhe 2 asiste, në 27 ndeshje të luajtura me këtë skuadër.