Atmosfera kuqezi ka pushtuar rrugët e Andorrës përpara ndeshjes së Kombëtares shqiptare.
Qindra tifozë shqiptarë, të mbledhur nga vende të ndryshme të Europës, kanë sjellë festën përpara stadiumit, me këngë, flamuj dhe brohoritje për djemtë e Sylvinhos.
Entuziazmi është në kulm, ndërsa shumica e tifozëve parashikojnë një fitore 2-0 për Shqipërinë, rezultat që do të konfirmonte formën e mirë të kuqezinjve.
Tag: kuqezi
-

Ndizet atmosfera kuqezi në Andorra! Tifozët parashikojnë rezultatin e fitores të Kombëtares (VIDEO)
-

75% e stadiumit me tifozë shqiptarë/ Andorra “vishet” kuqezi, ja sa bileta janë shitur
Shqipëria do të përballet me Andorrën në orën 20.45, në sfidën e vlefshme për kualifikueset e botërorit.
Për shkak të rëndësisë së ndeshjes, interesimi nga tifozët shqiptarë për këtë takim ka qenë mjaft i lartë.
Në Estadi de la FAF (Encamp), 75% e stadiumit do të jenë tifozë kuqezi. Stadiumi ka kapacitet mbi 5000 vende, por është vendosur që 2100 të shiten. Me fjalë të tjera, 1600 mbështetës nga Shqipëria do të ndjekin sfidën nga afër. -

Shqipëria gati për përballjen me Andorrën, ja sa tifozë kuqezi do të ketë në stadium
Shqipëria do të përballet me Andorrën në orën 20.45, në sfidën e vlefshme për kualifikueset e botërorit.
Për shkak të rëndësisë së ndeshjes, interesimi nga tifozët shqiptarë për këtë takim ka qenë mjaft i lartë.
Në Estadi de la FAF (Encamp), 75% e stadiumit do të jenë tifozë kuqezi. Stadiumi ka kapacitet mbi 5000 vende, por është vendosur që 2100 të shiten. Me fjalë të tjera, 1600 mbështetës nga Shqipëria do të ndjekin sfidën nga afër. -

E PABESUESHME/ Andorra “vishet” kuqezi, 75% e stadiumit me tifozë shqiptar, ja sa bileta janë shitur
Shqipëria do të përballet me Andorrën në orën 20.45, në sfidën e vlefshme për kualifikueset e botërorit. Për shkak të rëndësisë së ndeshjes, interesimi nga tifozët shqiptarë për këtë takim ka qenë mjaft i lartë.
Në Estadi de la FAF (Encamp), 75% e stadiumit do të jenë tifozë kuqezi. Stadiumi ka kapacitet mbi 5000 vende, por është vendosur që 2100 të shiten. Me fjalë të tjera, 1600 mbështetës nga Shqipëria do të ndjekin sfidën nga afër.© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
-

Berat Gjimshiti flet si lider, përmend Botërorin si objektiv të Kombëtares kuqezi
Adriatik BALLA
Mbrojtësi dhe njëherësh kapiteni i përfaqësueses kuqezi, Berat Gjimshiti, doli dje së bashku me trajnerin Silvinjo në konferencën për shtyp dhe dha mendimet e tij për këtë sfidë, por u tregua optimist për realizimin e fitores në duelin me Andorrën, një rivale që shpesh u hap punë edhe skuadrave të mëdha. “Sigurisht që kemi ardhur këtë për një qëllim, të gjithë, për 3 pikë sepse na nevojiten për kualifikueset dhe çfarë kemi mësuar, sigurisht kemi parë ndeshjet e Andorrës në vend të tij me Serbinë dhe Anglinë, që i ka vendosur në vështirësi. Prapë ne do luajmë futbollin tonë, do jemi me vetbesim të madh për 3 pikë. Të respektojmë kundërshtarin, do jenë momente të vështira për 90 minuta, por duhet të jemi mendërisht të fortë që t’i përballojmë të gjitha. Jam shumë i lumtur dhe krenar për 300 ndeshje me Atalantën. Ndeshja shumë e rëndësishme, siç gjithmonë është ndeshja e radhës. Sigurisht momentet që kemi, jemi të mirë, do hyjmë për maksimumin dhe 3 pikë, që të vazhdojë ëndrra. A e kam menduar sfidën e parë? Nëse me pyesnit para 10 viteve, jo, nëse do më pyesnit pak më parë po. Besoj te mundësitë që futbolli jep. Çdo gjë është e arritshme dhe pse jo të provosh”, tha Gjimshiti.
Ardhja e të rinjve e forcoi ekipin
I pyetur se çfarë e bën më të efektshme skuadrën ku ai është kapiten, Gjimshiti shtoi se janë prurjet e reja që kanë rritur cilësinë e grupit. “Mundësitë për lojtarët që kemi me cilësi, besoj kanë ardhur të rinj, të fortë dhe të talentuar. Kanë vendosur trajnerin më shumë në vështirësi, për ekipin është më e thjesht. Sigurisht që kualiteti është rritur në disa aspekte, është mbajtur grupi dhe besoj është gjëja më e rëndësishme që kemi ne”, nënvizoi ai. Më tej Gjimshiti u pyet nëse mund të shënonte një gol në këtë sfidë. “Sigurisht që unë si mbrojtës pothuajse në çdo lojë futem për të mos pësuar gol, por nëse më vjen rasti pse jo. E kisha një rast me Letoninë, nesër nëse më vjen mundësia do jap gol. Për mua gjëja më e rëndësishme ekipi, që të fitojmë”, shtoi ai.
Mesazhi për tifozët
Në fund Gjimshiti e ka një mesazh për tifozët, duke dashur që të jenë një shtytje më shumë drejt realizimit të objektivave dhe ku ai shpreson që ekipi t’i bëjë të lumtur. “Si gjithmonë, kur dëgjova që do jetë plot me tifozët tonë të jep një shtyrje akoma më shumë. Besoj se mesazhi që do japim gjithmonë ne, është falenderues. Ajo që ne mund të bëjmë është të japim maksimumin në fushë dhe ata jashtë, shpresojmë t’i bëjmë të lumtur pas ndeshjes. Besoj do ia arrijmë”, theksoi në fund kapiteni i skuadrës sonë kombëtare, i cili llogaritet si një nga lojtarët më të qëndrueshëm në ekipin kuqezi dhe me performancë të lartë dhe me Atalantën e tij.
Shorti i Botërorit më 5 dhjetor
Tërheqja e shortit për Kupën e Botës 2026 do të zhvillohet të premten, më 5 dhjetor, në Kenedy Center në Uashington DC, në orën 17:00 GMT (12:00 ora lokale). Do të jetë Kupa e Botës më e madhe deri tani, me 48 kombëtare që do të marrin pjesë – një rritje e numrit të ekipeve nga 32 sa ka qenë më parë. Të tre vendet nikoqire kualifikohen automatikisht, ndërsa kombëtaret nga konfederatat e tjera do të kenë ndeshjet e tyre kualifikuese. Gjithashtu, në ditën e tërheqjes, presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, do të japë FIFA Çmimin për Paqe për herë të parë. Kupa e Botës 2026 do të zhvillohet në SHBA, Meksikë dhe Kanada, nga 11 qershori deri më 19 korrik. -

Milan gjen në PL sulmuesin që i mungon, gjermani pritet të bëhet kuqezi nga janari
11 Nëntor 2025
20:16
Telesport
Milan duket se ka siguruar që tani përforcimin e parë për merkaton e janarit. Kuqezinjtë do të përforcohen në sulm dhe sipas të gjitha raportimeve të fundit, sulmuesi i tyre më i ri do të jetë Niclas Füllkrug.
32-vjeçari nuk është aspak i lumtur me situatën aktuale tek West Ham dhe është gati për një aventurë të re. Prej ditësh ka pasur bisedime konkrete mes përfaqësuesve të lojtarit dhe atyre të klubit kuqezi.
Füllkrug kërkon një ekip ku të ketë mundësinë të luajë sa më shumë, si mënyra e vetme për të qenë pjesë e Kombëtares gjermane për Kupën e Botës 2026 dhe Milan mund të jetë destinacioni perfekt për gjermanin.
Nga ana tjetër, West Ham nuk pritet të nxjerrë pengesa për largimin e sulmuesit gjerman. Me shumë mundësi mënyra e transferimit do të jetë huazim me të drejtë blerje në fund të sezonit. -

Tuci flet nga grumbullimi kuqezi në Barcelonë: I lumtur për rikthimin, asnjë nënvlerësim Andorrës
Kombëtarja shqiptare vijon grumbullimin në Barcelonë, në prag të dy ndeshjeve të fundit të fazës kualifikuese ndaj Andorrës dhe Anglisë, të vlefshme për Botërorin 2026. I gjithë ekipi kuqezi është i fokusuar në ndeshjen e parë ndaj Andorrës, e cila vlerësohet si shumë e rëndësishme nga stafi dhe lojtarët. Sulmuesi Indrit Tuci, në një prononcim për “fshf.org”, u shpreh i lumtur për rikthimin në kombëtare dhe theksoi që Andorra nuk është një kundërshtar që duhet nënvlerësuar:
“Të them të drejtëm ndihem shumë mirë, ndihem shumë i lumtur që u ktheva në kombëtare. Eshtë një arritje e madhe për çdo futbollist të jetë pjesë e kombëtares, sidomos kur kemi një mundësi më shumë për të shkuar në Botëror. Do jap maksimumin tim, djemtë më pritën shumë mirë dhe shpresoj të bëjmë mirë në këto dy ndeshje.
Atmosfera më duket shumë e mirë, të gjithë shoqërohemi me njëri-tjetrin, ka harmoni grupi dhe përgatitjet janë shumë intensive për Andorrën. Për momentin po mendojmë vetëm për Andorrën, pastaj do mendojmë për Anglinë. Po i analizojmë shumë mirë, kemi parë disa video se çfarë mund të bëjnë ata për të na penalizuar. Shpresoj se dëshirat që ka trajneri t’i realizojmë në fushë dhe mos ta zhgënjejmë.
Më e rëndësishmja është ndeshja e parë me Andorrën, të cilën nuk duhet ta nënvlerësojmë, pasi ata dinë të penalizojnë, sepse kanë lojën e tyre, që nuk i pëlqen asnjë ekipi. Ata mbrohen me çdo mundësi që të mos pësojnë gol. Shpresoj ta ta fitojmë ndeshjen e parë dhe pastaj për të dytën do të flasim më tej”. -

Ekipi kuqezi kryen seancën e parë stërvitore para duelit me Andorrën, mungojnë tre lojtarë
Ekipi kuqezi nisi këtë të hënë në Barcelonë përgatitjet për dy ndeshjet e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, ndaj Andorrës dhe Anglisë.
Në seancën hapëse stërvitore u stërvitën pjesa më e madhe e lojtarëve që kanë mbërritur, ndërkohë që sonte pritet që grupi të plotësohet me ardhjen e Thomas Strakoshës, Nedim Bajramit dhe Mirlind Daku.Grupi i lojtarëve u stërvit fillimisht në palestër dhe më pas zbriti në fushë për ushtrime të ndryshme taktike. Berat Gjimshiti dhe Arbër Hoxha u stërvitën vetëm në palester, me fokus rikuperimin, duke qenë se kanë luajtur me klubet e tyre dje.
Kombëtarja do të vijojë përgatitjet në Spanjë përpara se të niset drej Andorrës për ndeshjen e datës 13 nëntor.
-

Nedim Bajrami “i përjashtuar” nga Rejnxhërs, Krasniqi gjen golin e parë në Poloni
Adriatik BALLA
Mesfushori kuqezi, Nedim Bajrami, po përjeton stres te Gllasgou Rejnxhërs. Pasi u la jashtë dueleve në Europë dhe më pas kampionat, tashmë nuk është përfshirë as në skuadrën e gatshme për Kupën e Ligës. Rejnxhërs do të luajë ndaj Sëlltikut, ndërsa ky takim përcakton se cila prej skuadrave shkon në finale. Trajneri i ri Dani Rohl, jep sinjale të qarta si paraardhësi, duke e lënë jashtë Bajramin që shfaqet si çështje te Rejnxhërs. Shqiptari, në fakt, është ndër të preferuarit e trajnerit Silvinjo. Askush nuk numëron më tepër paraqitje me fanellën kuqezi nën urdhrat e trajnerit brazilian. Vetëm Kristjan Asllani me 29 paraqitje ndodhet në të njëjtën shifër.
Paraqitja e Legjionarëve
Jemi futur në muajin vendimtar për ekipin Kombëtar, që do të luajë dy ndeshjet e fundit kualifikuese të Botërorit 2026 ndaj Andorrës dhe Anglisë, me synimin për të ruajtur vendin e dytë dhe për të siguruar fazën “play-off”. Legjionarët kuqezi po vazhdojnë të shfaqin një formë shumë të mirë me klubet e tyre, teksa javën që lamë pas spikatën me gola vendimtarë dhe asiste. Medon Berisha e gjeti sërish rrugën e rrjetës në Seria A me Leçen, duke shënuar golin e fitores ndaj Fiorentinës. Përveç golit, mesfushori kuqezi zhvilloi një ndeshje shumë të mirë dhe u shpall lojtari më i mirë i takimit. Vazhdon momenti i shkëlqyer i Arbër Hoxhës, i cili këtë fundjavë shënoi një supergol për Dinamo Zagreb në minutën e 84 dhe i dha fitoren skuadrës së tij ndaj Rijekës me rezultatin 2-1. Mario Mitaj shënoi në barazimin spektakolar 4-4 të Al Itihad ndaj Al Khaleej, duke realizuar golin e tretë të skuadrës në minutën 90+6. Jasir Asani vazhdon të jetë protagonist në Iran me Esteghlalin. Në fitoren 3-1 ndaj Aluminium Arak, sulmuesi kuqezi shënoi golin e parë të takimit nga penalltia, duke arritur golin e pestë sezonal në kampionat. Indrit Tuci shënoi gol këtë fundjavë, pasi u aktivizua nga stoli dhe i dha fitoren Kajserispor ndaj Kasimpasa në triumfin 3-2. Tuci hyri në lojë në minutën e 77 dhe katër minuta më pas realizoi me kokë, duke siguruar tre pikë të vlefshme për skuadrën e tij. Ardian Ismajli është rikthyer titullar me Torinon dhe në barazimin 2-2 ndaj Pisa asistoi për Giovani Simeonen në golin e parë të skuadrës.
Krasniqi gjen golin e parë në Ekstraklasa në Poloni
Ermal Krasniqi hyri në lojë si zëvendësues në minutën e 65-të te Legia e Varshavës dhe zëvendësimi i tij ishte i qëlluar. Krasniqi pas 20 minutave lojë në fushë, arriti që t’ia sigurojë Legias një pikë në udhëtimin te Vidzev Lodzi, në kuadër të xhiros së 14-të të kampionatit elitar polak. Futbollisti i Kosovës bëri veprim të shkëlqyer individual në zonë dhe realizoi për 1:1. Për të ishte goli i parë në “Ekstraklasa” të Polonisë. Krasniqi e ka një gol të shënuar edhe në kualifikimet e Ligës së Konferencës, në fitoren 2:1 në udhëtim te Ararat-Armenia. Te Vidzev Lodzi ndeshjen e kompletoi mbrojtësi i Kosovës, Dion Gallapeni, në krahun e majtë. Mesfushori i Shqipërisë, Juljan Shehu, u zëvendësua në minutën e pestë të kohës shtesë. Andi Zeqiri luajti te vendësit nga minuta e 72-të . Vidzev Lodzi dhe Legia kanë nga 17 pikë në mesin e tabelës. -

Paraqitje spektakolare, shkëlqejnë legjionarët kuqezi, lum golash
Legjionarët kuqezi po vazhdojnë të shfaqin një formë shumë të mirë me klubet e tyre, teksa javën që lamë pas spikatën me gola vendimtarë dhe asiste.
Medon Berisha e gjeti sërish rrugën e rrjetës në Seria A me Leccen, duke shënuar golin e fitores ndaj Fiorentinës. Përveç golit, mesfushori kuqezi zhvilloi një ndeshje shumë të mirë dhe u shpall lojtari më i mirë i takimit.Vazhdon momenti i shkëlqyer i Arbër Hoxhës, i cili këtë fundjavë shënoi një supergol për Dinamo Zagreb në minutën e 84 dhe i dha fitoren skuadrës së tij ndaj Rijekës me rezultatin 2-1.
Mario Mitaj shënoi në barazimin spektakolar 4-4 të Al Ittihad ndaj Al Khaleej, duke realizuar golin e tretë të skuadrës në minutën 90+6.
Jasir Asani vazhdon të jetë protagonist në Iran me Esteghlalin. Në fitoren 3-1 ndaj Aluminium Arak, sulmuesi kuqezi shënoi golin e parë të takimit nga penalltia, duke arritur golin e pestë sezonal në kampionat.
Indrit Tuci shënoi gol këtë fundjavë, pasi u aktivizua nga stoli dhe i dha fitoren Kayserispor ndaj Kasimpasa në triumfin 3-2. Tuci hyri në lojë në minutën e 77 dhe katër minuta më pas realizoi me kokë, duke siguruar tre pikë të vlefshme për skuadrën e tij.
Ardian Ismajli është rikthyer titullar me Torinon dhe në barazimin 2-2 ndaj Pisa asistoi për Giovanni Simeonen në golin e parë të skuadrës.
Titullarë këtë javë ishin gjithashtu Thomas Strakosha, Simon Simoni, Enea Mihaj, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Ylber Ramadani, Juljan Shehu, Qazim Laçi, Adrion Pajaziti dhe Rey Manaj.
(BalkanWeb)© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb