Tag: kuqezi

  • Miqësoret kundër Turqisë/ Leka, Redzepi & Deda flasin për grumbullimin e parë dhe premtojnë maksimumin me fanellën kuqezi

    Miqësoret kundër Turqisë/ Leka, Redzepi & Deda flasin për grumbullimin e parë dhe premtojnë maksimumin me fanellën kuqezi

    Kombëtarja e vajzave vijon me përgatitjet në Tiranë në kuadër të dy ndeshjeve miqësore kundër Turqisë. Përfaqësuesja kuqezi do të udhëtojë sonte drejt Stambollit, ku do të zhvillohen edhe dy takimet e planifikuara më 28 nëntor (ora 13:00) dhe 1 dhjetor (ora 14:00).
    Në kuadër të këtyre dy ndeshjeve, trajneri Grima ka grumbulluar disa futbolliste të reja. Një ndër to është Dilajda Leka, e cila aktivizohet me Anderlechtin në Belgjikë. 18-vjeçarja shprehet e lumtur për ftesën dhe premton se do japë maksimumin me fanellën kuqezi.
    “Jam Dilajda, luaj në Belgjikë me Anderlehtin. Jam 18 vjeçe. Jam shumë e lumtur për ftesën me Kombëtaren shqiptare dhe premtoj që do jap maksimumin tim dhe do bëj çdo gjë për të arritur gjëra me kombëtaren.
    Ndeshjet kundër Turqisë – Duhet të luajmë që të fitojmë fillimisht dhe të tregojmë që si ekip mund të bëjmë diçka për në Botëror sepse këto janë prova për kualifikueset e ardhshme” – tha Leka për fshf.org
    Një tjetër futbolliste e grumbulluar rishtaz është mesfushorja kuqezi e Stuttgartit, Dafina Redzepi. Në një prononcim për fshf.org, ajo shprehet krenare për ftesën nga Kombëtarja dhe shpreson për rezultate pozitive në miqësoret kundër Turqisë.
    “Jam Dafina, 20 vjeçe. Luaj në Gjermani për Stuttgartin në rolin e mesfushores. E kam pritur ftesën shumë mirë, jam shumë krenare që jam këtu për herë të parë. Kemi dy ndeshje me Turqinë dhe uroj të fitojmë. Duhet të japim 100% edhe pse janë vetëm ndeshje miqësore” – thotë Dafina për fshf.org.
    Mesazh të shkurtër dha edhe Teresa Deda, mesfushorja e Vllaznisë e cila është grumbulluar për herë të parë me Kombëtaren.
    “Quhem Teresa Deda, vij për herë të parë në këtë grumbullim. Premtoj se do jap maksimumin për fanellën kuqezi”.
    Skuadra do të niset pasditen e sotme drejt Stambollit dhe nesër do të zhvillojë seancën e fundit stërvitore në Turqi. Ndeshja e parë Turqi – Shqipëri do të luhet më 28 nëntor në ora 13:00 në stadiumin “Necmi Kad?o?lu” dhe do të transmetohet falas në FSHF Tv.

  • Miqësore/ Flasin vajzat debutuese, Grima dhe Kombëtarja e vajzave sot drejt Turqisë

    Miqësore/ Flasin vajzat debutuese, Grima dhe Kombëtarja e vajzave sot drejt Turqisë

    Kombëtarja e vajzave vijon me përgatitjet në Tiranë në kuadër të dy ndeshjeve miqësore kundër Turqisë. Përfaqësuesja kuqezi do të udhëtojë sot drejt Stambollit, ku do të zhvillohen edhe dy takimet e planifikuara më 28 nëntor (ora 13:00) dhe 1 dhjetor (ora 14:00).

    Në kuadër të këtyre dy ndeshjeve, trajneri Grima ka grumbulluar disa futbolliste të reja. Një ndër to është Dilajda Leka, e cila aktivizohet me Anderlechtin në Belgjikë. 18-vjeçarja shprehet e lumtur për ftesën dhe premton se do japë maksimumin me fanellën kuqezi.

    “Jam Dilajda, luaj në Belgjikë me Anderlehtin. Jam 18 vjeçe. Jam shumë e lumtur për ftesën me Kombëtaren shqiptare dhe premtoj që do jap maksimumin tim dhe do bëj çdo gjë për të arritur gjëra me kombëtaren.

    Ndeshjet kundër Turqisë – Duhet të luajmë që të fitojmë fillimisht dhe të tregojmë që si ekip mund të bëjmë diçka për në Botëror sepse këto janë prova për kualifikueset e ardhshme” – tha Leka për fshf.org

    Një tjetër futbolliste e grumbulluar rishtaz është mesfushorja kuqezi e Stuttgartit, Dafina Redzepi. Në një prononcim për fshf.org, ajo shprehet krenare për ftesën nga Kombëtarja dhe shpreson për rezultate pozitive në miqësoret kundër Turqisë.

    “Jam Dafina, 20 vjeçe. Luaj në Gjermani për Stuttgartin në rolin e mesfushores. E kam pritur ftesën shumë mirë, jam shumë krenare që jam këtu për herë të parë. Kemi dy ndeshje me Turqinë dhe uroj të fitojmë. Duhet të japim 100% edhe pse janë vetëm ndeshje miqësore” – thotë Dafina për fshf.org.

    Mesazh të shkurtër dha edhe Teresa Deda, mesfushorja e Vllaznisë e cila është grumbulluar për herë të parë me Kombëtaren.

    “Quhem Teresa Deda, vij për herë të parë në këtë grumbullim. Premtoj se do jap maksimumin për fanellën kuqezi”.

    Skuadra do të niset pasditen e sotme drejt Stambollit dhe nesër do të zhvillojë seancën e fundit stërvitore në Turqi. Ndeshja e parë Turqi – Shqipëri do të luhet më 28 nëntor në ora 13:00 në stadiumin “Necmi Kadıoğlu” dhe do të transmetohet falas në FSHF Tv.

    Vazhdo leximin

  • Muçi spektakolar në Turqi, sulmuesi kuqezi futet nga stoli dhe i jep fitoren me dy gola trabzonsporit

    Muçi spektakolar në Turqi, sulmuesi kuqezi futet nga stoli dhe i jep fitoren me dy gola trabzonsporit

    Ernest Muçi tregoi të gjithë klasin e tij në superligen turke duke shënuar dy gola që kontribuuan në fitoren shumë të rëndësishme të skuadrës së tij Trabzonspor kundër Bashakshehir.
    Suksesi i çmendur 4 me 3 në Stamboll, e lejon skuadrën e sulmuesit kuqezi të mbajë hapin e dy skuadrave kryesuese të kampionatit Gallatasarai dhe Fenerbahce. Vendasit e mbyllën në avantazh 2 me 1 pjesën e parë, duke përfituar edhe kartoni i shpejte i kuq i Trabzonsporit.
    Ernest Muçi u fut në fushën e lojës në minutën e  63, aktivizim që transformoi edhe lojën e miqve. Trabzonspor fillimisht barazoi rezultatin me penallti në minutën e 75 dhe vetëm pak çaste më vonë ishte futbollisti shqiptar që përmbysi shifrat. Në minutën e parë të shtesës Istambul Bashakshehir riktheu baraspeshën në 3 me 3.

    Mirëpo në minutën e 11 shtesë, një gol fantastik i Muçit nga jashtë zone i dha suksesin e madh Trabzonsporit që është vetëm 4 pikë larg kreut. Për Ernest Muçin, i harruar tashmë nga Silvinjo këta ishin golat e para me fanellën e Trabzonspor, ekip ku është dhënë në huazim nga Beshiktashi./vizionplus.tv
     

  • Colturi e dyta në Botëror! Tjetër podium për skiatoren kuqezi në garën e Austrisë

    Colturi e dyta në Botëror! Tjetër podium për skiatoren kuqezi në garën e Austrisë

     Lara Colturi koleksionoi një tjetër rezultat fantastik në garat e Kupës së Botës. Në Austri, në garën e tretë të këtij sezoni, Colturi u rendit e dyta, vetëm pas legjendës amerikane Mikaela Shiffrin.
    Slallomi special nuk është ndër disiplinat e preferuara të skiatores kuqezi, mirëpo Colturi bëri një zbritje të mrekullueshme, duke koleksionuar podiumin e dytë në tre garat e zhvilluara deri tani, rezultat të cilin e kishte arritur edhe në Finlandë pak javë më parë.
    Ajo përfundoi garën për 1 minutë, 49 sekonda e 34 të qindtat.
    Skiatorja e Shqipërisë kishte një kohë 1.23 sekonda më të dobët vetëm në raport me kampionen amerikane Mikaela Shiffrin. Interesant është fakti që edhe në sezonin e kaluar Colturi në këtë garë u rendit e dyta pas Shiffrin.
    /vizionplus.tv

  • Kombëtarja U-19 e vajzave nis të shtunën grumbullimin, trajnerja Kodra fton 20 futbolliste

    Kombëtarja U-19 e vajzave nis të shtunën grumbullimin, trajnerja Kodra fton 20 futbolliste

    21 Nëntor 2025

    17:14

    Telesport

    Kombëtarja shqiptare U-19 për vajza nis nesër grumbullimin dhe përgatitjet për sfidat e raundit të parë të Kampionatit Europian 2026. Shqipëria është shortuar në grupin B2 të Ligës B, së bashku me Sllovakinë, Lihtenshtejnin dhe Luksemburgun.
    Trajnerja Daniela Kodra do të debutojë në pankinën kuqezi të nën 19-vjeçareve në këtë turne. Ajo ka grumbulluar 20 lojtare për këto ndeshje të rëndësishme, me objektivin madhor për të ngjitur vajzat kuqezi në Ligën A për herë të parë. Baza e futbollisteve është kryesisht nga klube të kampionatit shqiptar, ndërsa 9 prej tyre aktivizohen në kampionatet jashtë vendit.
    Grupi kuqezi do të grumbullohet në Durrës. Ndeshja e parë e Shqipërise është ajo kundër Luksemburgut, të martën, më 25 nëntor 2025 në ora 14:00 në stadiumin “Egnatia Arena”.
    Vajzat kuqezi do të luajnë ndeshjen e dytë kundër Sllovakisë më 28 nëntor, po në ora 14:00 në stadiumin “Egnatia Arena” ndërsa përballja e fundit është ajo ndaj Lihtenshtejnit më 1 dhjetor në ora 13:30.
    Përballjet e Shqipërisë do të transmetohen live dhe falas në kanalin FSHF Tv në platformën “Klani im”.
    Të gjitha ndeshjet e grupit B4 do të zhvillohen në Shqipëri, me datat 18, 21 dhe 24 shkurt. Ndeshjet e tjera të këtij grupi do të luhen në “Shtëpinë e Futbollit”.

  • Tifozi kuqezi që ka ardhur nga Austria, Sami Muleci dikur lojtar i Sk Sturm Graz sot në ”Air Albania”

    Tifozi kuqezi që ka ardhur nga Austria, Sami Muleci dikur lojtar i Sk Sturm Graz sot në ”Air Albania”

    Showbiz E Diel, 16 Nëntor 2025 17:48

    Stadiumi ”Air Albania” në Tiranë është i mbushur nga tifozët kuqezi, dhe për super sfidën me Anglinë kanë ardhur shqiptarë nga mbarë Europa. Njëri prej tyre është edhe Sami Muleci, një shqiptar i ri nga Kosova që jeton në Diasporë. Ai tregon se sot ka udhëtuar nga Austria për të ndjekur me zemër në stadium këtë moment kaq të veçantë dhe kyç për Kombëtaren që ka të bëjë me rrugën drejt Botërorit. Muleci nuk është vetëm tifoz kuqezi, por ai nga prekur fushën edhe si lojtar i Sk Sturm Graz.

  • VIDEO/ Noizy në ”Air Albania”, reperi shihet i veshur me fanellën kuqezi

    VIDEO/ Noizy në ”Air Albania”, reperi shihet i veshur me fanellën kuqezi

    Showbiz E Diel, 16 Nëntor 2025 17:01
    Reperi i mirënjohur Noizy është në stadiumin ”Air Albania”, për të ndjekur super sfidën Shqipëri-Angli. Siç ka treguar edhe në rrjete sociale ku ka postuar video nga stadiumi i veshur me fanellën kuqezi, ku si mijëra shqiptarë edhe ai pret të shkruhet histori në Tiranë. Edhe pse ka një të kaluar në Angli, sot në stadium është si tifoz kuqezi. Me veshje, këngë dhe valle patriotike, tifozët e Kombëtares të ngjyrosur kuqezi e kanë kthyer në festë këtë mbrëmje në rrugët e Tiranës. Përpara ndeshjes me Anglinë e cila nis sot në orën 18:00 në “Air Albania”, kuqezinjtë po krijojnë një atmosferë unike ku nuk mungojnë flakadanët.

  • Nis festa në rrugët e Tiranës, tifozët kuq e zi ndezin atmosferën

    Nis festa në rrugët e Tiranës, tifozët kuq e zi ndezin atmosferën

    Kjo e dielë e ka veshur Tiranën “Kuqezi” pasi me mijëra tifozë të Kombëtares janë mbledhur për t’i dhënë jetë festës para sfidës së shumëpritur ndaj Anglisë, që nis në orën 18:00 në stadiumin “Air Albania”.
    Me flamuj në duar, qeleshe tradicionale, këngë e valle patriotike, atmosfera është elektrizuese dhe plot gjallëri.
    Ndonëse të dyja skuadrat i kanë arritur objektivat e tyre, ky duel është shndërruar në një ndeshje luksi, një shfaqje futbolli që po pritet më shumë si festë se sa si presion rezultati. Rrugët e Tiranës kanë nisur të gumëzhijnë prej orësh, ndërsa këngët e tifozëve kanë krijuar një atmosferë që frymëzon emocione të forta.
    Sytë janë tani nga fusha, ku Shqipëria do të përballet me Anglinë në ndeshjen e fundit kualifikuese të Botërorit. Trajneri Silvinjo mban një sy te kartonët, pasi pesë lojtarë rrezikojnë mungesën në “play off” nëse ndëshkohen, duke i shtuar edhe një nuancë tensioni festës së madhe kuqezi.

  • Colturi e dyta në Kupën e Botës, skiatorja kuqezi feston ditëlindjen me një garë fantastike në Finlandë

    Colturi e dyta në Kupën e Botës, skiatorja kuqezi feston ditëlindjen me një garë fantastike në Finlandë

    Lara Colturi arriti një rezultat fantastik në garën e dytë të Kupës së Botës për ski.
    Në Levi të Finlandës, në disiplinën slallom, që nuk është e preferuara e saj, skiatorja që garon për Shqipërinë u rendit në vendin e dytë, duke u kaluar vetëm nga një legjendë si amerikania Mikaela Shifrin.
    Lara ishte thjesht e mrekullueshme në dy zbritjet e saj, duke i mbyllur të dyja provat në vendin e dytë, me diçka me pak sesa 1 sekondë diferencë në raport me shifrin.

    Ajo la pas në vendin e tretë dhe të fundit të podiumit gjermanen Ema Aihen.
    Për Lara Colturin ky rezultat bëhet edhe më domethënës pasi u arrit në ditën kur feston datëlindjen e saj të 19-të.
    Në garen e parë të kampionatit skiatorja e talentuar italiane që garon për ngjyrat kuqezi ishte renditur e shtata.

  • Andorra-Shqipëri 0-1/ Shpërthen festa kuqezi, Asllani tund rrjetën e vendasve

    Andorra-Shqipëri 0-1/ Shpërthen festa kuqezi, Asllani tund rrjetën e vendasve

    Shqipëria kalon në avantazh ndaj kundërshtarit të tij Andorra në pjesën e dytë.
    Prej orës 20:45 po luhet sfida mes ekipit kuqezi dhe Andorrës në ndeshjet për të siguruar plej ofin për të shkuar në Kupën e Botës. Një fitore është detyrim absolut, përtej asaj që Serbia mund të bëjë në Angli.
    Kuqezinjtë kanë statistikat me 6 fitore, 1 barazim e vetëm 1 humbje, por që nga disfata 0-2 në 2002, kemi gjashtë rezultate të dobishme radhazi, ndër to 5 fitore.