Vazhdon forma e mirë e legjionarëve kuqezi me klubet e tyre në arenën ndërkombëtare.
Rey Manaj është rikthyer te goli me Al Sharjah, duke gjetur rrugën e rrjetës në humbjen ndaj Al Ain me rezultatin 4-1.
Ernest Muçi po shkëlqen me Trabzonspor. Sulmuesi kuqezi shënoi sërish në ndeshjen ndaj Konyaspor, të fituar nga skuadra e tij me rezultatin 3-1. Ky ishte goli i tij i tretë në dy ndeshjet e fundit të kampionatit.
Rrugën e rrjetës në Turqi e gjeti edhe Taulant Seferi. Sulmuesi i Kombëtares realizoi për Bodrumspor në fitoren e thellë 4-0 ndaj Corumit. Ky ishte goli i tij i 10-të sezonal në kampionat.
Edhe Anis Mehmeti shënoi në fitoren minimale 0-1 të Bristol City në transfertë ndaj Portsmouth. Një realizim shumë i rëndësishëm që i dha tre pikë të arta skuadrës së tij.
Medon Berisha vazhdon shkëlqimin në Serie A me Leccen. Mesfushori kuqezi ishte sërish lojtari më i mirë në fitoren 2-1 ndaj Torinos, duke dhënë dy asiste për golat e Coulibaly dhe Banda.
Protagonist këtë fundjavë ishte edhe Mario Mitaj. Mbrojtësi i Kombëtares dha një asist në fitoren 4-1 të Al Ittihad ndaj Al Shabab, duke shërbyer saktë për Benzema në minutën e 87-të.
Një paraqitje shumë të mirë zhvilloi edhe Thomas Strakosha në fitoren 3-2 të AEK Athens ndaj Panathinaikos. Portieri i Kombëtares ndali një penallti të Sviderskit në minutën e 28-të, duke i dhënë ekipit të tij një triumf shumë të rëndësishëm.
Titullarë këtë javë ishin edhe Ivan Balliu, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Ylber Ramadani, Juljan Shehu, Kristjan Asllani, Adrion Pajaziti, Nedim Bajrami, Arbër Hoxha dhe Jasir Asani
Tag: kuqezi
-

Paraqitja e legjionarëve, të gjithë golat që janë shënuar këtë fundjavë
-

Ernest Muçi, a je normal? Sulmuesi kuqezi “çmend” Turqinë me SUPERGOLIN tij (video)
29 Nëntor 2025
19:31
Telesport
Ernest Muçi duket se ka lënë pas momentin jo të mirë dhe tani është në një formë fantastike. Pas dy golave të shënuar në javën e kaluar në fitoren dramatike 3-4 në transfertë ndaj Basakhesir, sulmuesi kuqezi e nisi sot si titullar në ndeshjen e Trabzonspor ndaj Konyaspor.
Në minutën e 42-të, Muçi fiton penallti, pasi u pengua nga portieri i miqve. Paul Onuachu tregohet i saktë nga 11-metrat dhe barazon shifrat 1-1, me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë. SHIKOPENALLTINEFITUARNGAMUCI
Në pjesën e dytë, Trabzonspor shënoi dy gola të shpejtë në minutat 50′ dhe 56′. Fillimisht, Paul Onuachu shënoi golin e dytë personal dhe pak minuta më pas ishte radha e Muçit për të shënuar direkt nga goditja e dënimit, edhe spe nuk ishte në një pozicion aspak të favorshëm. Një ekzekutim perfekt i sulmuesit kuqezi, që shkon në kuotën e 3 golave deri tani me fanellën e Trabzonspor. SHIKOGOLIMUCIT
Ndërkohë, tifozë të shumtë te Besiktas kanë kërkuar nga drejtuesit e klubit të prishin huazimin e Muçi në janar dhe ta rikthejnë atë në ekip. Ernest Muçi është huazuar deri në fund të sezonit te Trabzonspor, që ka të drejtën për ta blerë përfundimisht atë për shifrën e 10 milionë eurove. -

Selaniku ”digjet” me flamujt kuqezi dhe të UÇK-së për 28 Nëntorin
Rajoni E Shtunë, 29 Nëntor 2025 17:06
Muzikë dhe flamuj kuqezi nëpër Selanik, kështu u festua 28 Nëntori nga shqiptarët në Greqi. Mediat greke kanë shkruar për këto festime, ndërsa janë ndalur në Selanik, aty ku shqipet kanë vërshuar me makinat e tyre në rrugët kryesore dhe para Kullës së Bardhë, një pikë referimi e këtij qyteti, ndërsa në makina kanë vendosur flamuj të Shqipërisë dhe të UÇK. ”Ata kanë parkuar makinat para Kullës së Bardhë dhe kanë festuar duke kërcyer me flamuj”, shkruajnë mediat greke, ndërsa theksojnë se kjo festë është me rëndësi për të gjithë shqiptarët.
-

Anis Mehmeti “tërbon” Anglinë, “dhelprat” futen në garë për sulmuesin kuqezi
Anis Mehmeti, sulmuesi kuqezi, mbetet një nga emrat më të lakuar në Angli, ku me Bristol City vijon të dhurojë paraqitje fantastike edhe këtë sezon. 5 gola dhe 6 asiste në 17 ndeshje, janë shifra fantastike për një sulmues krahu, lojtari me më shumë asiste në Championship. Forma e tij nuk ka kaluar në heshtje pasi së fundmi, sipas mediave në ishull, Leicester City ka shfaqur interesim për futbollistin shqiptar.
“Dhelprat” nuk po kalojnë një sezon të mirë, aktualisht ndodhen në vendin e 15-të dhe sipas mediave në Angli, Leicester pritet të futet në merkato gjatë muajit janar për të përforcuar ekipin.K
Në krye të listës së dëshirave ndodhet pikërisht Mehmeti, por nuk do të jete e lehtë të arrijnë te sulmuesi, në një kohë kur ekipi i tij Bristol City synon të rikthehet në Premier League, për momentin ndodhen në vendin e 7-të, por zona “play-off” është vetëm 1 pikë larg. Dëshira e Mehmetit është të luajë në Premier League, për këtë arsye nuk pritet të largohet nga Bristol City, të paktën jo gjatë merkatos së janarit. -

Në garë për sulmuesin kuqezi/ Anis Mehmeti “tërbon” Anglinë
Anis Mehmeti, sulmuesi kuqezi, mbetet një nga emrat më të lakuar në Angli, ku me Bristol City vijon të dhurojë paraqitje fantastike edhe këtë sezon. 5 gola dhe 6 asiste në 17 ndeshje, janë shifra fantastike për një sulmues krahu, lojtari me më shumë asiste në Championship. Forma e tij nuk ka kaluar në heshtje pasi së fundmi, sipas mediave në ishull, Leicester City ka shfaqur interesim për futbollistin shqiptar.
“Dhelprat” nuk po kalojnë një sezon të mirë, aktualisht ndodhen në vendin e 15-të dhe sipas mediave në Angli, Leicester pritet të futet në merkato gjatë muajit janar për të përforcuar ekipin.Në krye të listës së dëshirave ndodhet pikërisht Mehmeti, por nuk do të jete e lehtë të arrijnë te sulmuesi, në një kohë kur ekipi i tij Bristol City synon të rikthehet në Premier League, për momentin ndodhen në vendin e 7-të, por zona “play-off” është vetëm 1 pikë larg. Dëshira e Mehmetit është të luajë në Premier League, për këtë arsye nuk pritet të largohet nga Bristol City, të paktën jo gjatë merkatos së janarit.
-

Ceremonia në Presidencë/ Rama: Mbrëmja kuqezi organizuar si asnjëherë më parë, me praninë kuptimplotë të presidentes Osmanit
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale një mesazh për Mbrëmjen Tradicionale Kuqezi të Ditës së Pavarësisë, e cila u zhvillua sonte.
Rama theksoi se aktiviteti u mbajt nën kujdesin e Presidentit të Republikës Bajram Begaj, ndërsa kishte edhe praninë “kuptimplotë” të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.Lexo edhe :Related Posts
“Mbrëmja Tradicionale Kuqezi e Ditës së Pavarësisë, organizuar sonte bukur si asnjëherë nën kujdesin e Presidentit të Republikës, me praninë kuptimplotë të Presidentes së Kosovës” , shkruan Rama. -

FOTOT/ 113-vjetori i shtetit shqiptar, festë kuqezi dhe në Prishtinë
Qytetarët në Kosovë po festojnë 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit kombëtar shqiptar.
Në sheshet e Prishtinës dhe në rrugët e kryeqytetit të Kosovës janë vendosur flamuj kuqezi, por edhe flamuj të Kosovës.
Në Kosovë kjo ditë nuk është festë zyrtare, por çdo vit shpallet ditë pushimi nga Qeveria./ REL.
-

FOTOT/ Festa kuqezi në Prishtinë
Qytetarët në Kosovë po festojnë gjithashtu 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit kombëtar shqiptar.
Në sheshet e Prishtinës dhe në rrugët e kryeqytetit të Kosovës janë vendosur flamuj kuqezi, krahas flamujve të Kosovës.
Ndonëse kjo ditë nuk është festë zyrtare në Kosovë, çdo vit shpallet ditë pushimi nga Qeveria.
REL ka publikuar edhe disa foto nga atmosfera kuqezi në Prishtinë. -

Sulmuesi kuqezi Mirlind Daku uron për 28 Nëntor: Gëzuar Ditën e Flamurit
Për Shqipërinë dhe të gjithë shqiptarët dita e sotme është shumë e veçantë. 28 Nëntor 1912 Shqipëria do të shpallte pavarësinë, duke dalë kështu një shtet i lirë dhe Sovran.
Ditën e sotme festojmë 113-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë, ku Ismail Qemali në Vlorë ngriti lart flamurin kuqezi. E në këtë ditë historike dhe të rëndësishme urimet janë të shumta.
Mirlind Daku është nga të parët futbollistë shqiptarë që ka bërë një postim për Ditën e Pavarësisë. Sulmuesi kuqezi ka shkruar: “Urime 28 Nëntor, Dita e Flamurit”.
