Tag: kuqezi

  • Gazetari i njohur italian flet për “misterin” Tare dhe sulmon administratorin e deleguar të Milanit

    Gazetari i njohur italian flet për “misterin” Tare dhe sulmon administratorin e deleguar të Milanit

    Karlo Pelegati, njëri prej gazetarëve më të inofrmuar mbi atë çfarë ndodh në shoqërinë kuqezi, në komentin e tij më të fundit në kanalin personal në YouTube ka mbajtur një qëndrim kritik për mënyrën se si drejtuesit aktual të shoqërisë në fjalë po menaxhojnë çështjen e rekrutimit të drejtorit të ri sportiv.
    “Igli Tare është një figurë e njohur, i zoti dhe ka për zemër kauzën kuqezi. Po flasim për dikë që jep maksimumin për Milanin pasi është skuadra që ka dashur që në fëmijëri. Mbase edhe ai mund të jetë një figurë e fortë? Unë nuk di se çfarë duan drejtuesit e Milani?. Mbetet mister fakti që nuk e emërojnë”, ishte reflektimi në formë pyetjesh që bëri Karlo Pelegati në komentin e tij.
    Gazetari i njohur italian, i cili njihet edhe për pasionin për ngjyrat kuqezi, sulmoi direkt administratorin e deleguar të Milanit, Xhorxho Furlani duke e akuzuar se shpreson që të emërojë në postin e drejtorit sportiv dikë që do ti thotë vetëm “po”.

  • Lara Colturi mbetet kuqezi, prapaskenat e betejës me Italinë

    Lara Colturi mbetet kuqezi, prapaskenat e betejës me Italinë

    Pas një beteje jo të qetë mes femiljes Colturi, Federatës Shqiptare të Skive dhe asaj Italiane, më në fund presioni i skualifikimit ndaj skiatores italiane që garon me Shqipërinë duket se ka qenë më i madh se sa dëshira për të garuar për vendin e saj të lindjes.
    Që prej edicionit të fundit të Kupës së Botës dhe Botërorit të Skive të këtij viti, Lara Colturi ka shprehur dëshirën, për t’u rikthyer tek vendi saj i lindjes për të garuar nën ngjyrat axurre në këtë edicion të Kupës së Botës, që fillon në tetor dhe për të qenë pjesë e skuadrës olimpike italiane në Olimpiadën dimërore që zhvillohet pikërisht në Itali, Milano-Cortina në fillim të vitit të ardhshëm.
    Një largim i saj pa konsensusin e Federatës Shqiptare të skive do t’i kishte sjellë një penalitet prej 1 viti pushim dhe heqjen e pikëve që ka përfituar deri tani. Presioni edhe pse i padukshëm publikisht ishte i madh nga familaj Colturi dhe Federata Italiane e Skive për të përvetësuar një prej talenteve më të mëdha të skive europiane, aq më tepër në këtë vit ku Italia është pa lideren e saj Frederika Brignone, e dëmtuar rëndë për të cilën do t’i duhet shumë kohë të rikthehet.
    Gjithsesi kontributi i Shqipërisë në këtë avancim në rezultate dhe rritje të talentit Colturi ka qenë shumë i madh dhe në vitin më të rëndësishëm edhe për ne, atë të Olimpiadës, Lara Colturi ka një vlerë shumë të madhe për ne, jo thjeshtë që prej saj presim ndoshta medaljen e parë olimpike dimërore, por edhe për faktin që niveli i saj i lartë na hap vendin për më tepër sportistë në kombëtaren tonë si pjesëmarrës në Olimpiadën, Milano Cortina 2026.
    Ende pritet të hidhet e zeza mbi të bardhë, por sot deri në mesnatë ishte afati i fundit përpara mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të Federatës Ndërkombëtare të Skive, ku mes të tjerave vendoset edhe për transferimin e sportistëve.
    Kontrata që po diskutohet ka të bëjë me një modul 1+1 vit apo një tjetër 1 vit plus 4 siç e ka propozuar familja Colturi për të përfituar edhe ajo sigurinë e vazhdimësisë nën ngjyrat kuqezi.

  • Dëmtohet Berat Gjimshiti, alarm tek stafi i Kombëtares kuqezi

    Dëmtohet Berat Gjimshiti, alarm tek stafi i Kombëtares kuqezi

    Adriatik BALLA
    Mbrojtësi i përfaqësueses kuqezi, njëherësh kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti, u dëmtua në takimin që Atalanta luajti e fitoi ndaj Milanit të dielën në kuadër të Serisë A, e do të mungojë në fushë për disa javë. Kjo gjë ka shqetësuar jo vetëm skuadrën e tij italiane, por edhe stafin teknik të përfaqësueses kuqezi, i cili e sheh atë si 0ikë të fortë në mbrojtje dhe një shtyllë ku duhet bazuar loja e përfaqësueses në duelin e qershorit përballë Serbisë. Duhet thënë se një mungesë e tillë mund të ketë pasoja për formacionin, por ende nuk është zyrtare, pasi deri në zhvillimin e ndeshjes me serbët në kuadër të eliminatoreve të Botërorit ka edhe 7 javë dhe deri atëherë Gjimshiti edhe mund të jetë rikuperuar. Kjo do të mësohet në ditët në vijim pasi të bëhen ekzaminimet e nevojshme, të mësohet shkalla e dëmtimit dhe koha e mungesës. Të gjithë urojnë që Gjimshiti të rikuperohet në kohë e të jetë në qendër të mbrojtjes në duelin me serbët. Deri atëherë trajneri Silvinjo duhet të marrë masa për çdo skenar të mundshëm.
    Dëmtimi dhe mungesa për Atalantën
    Qendërmbrojtësi i Atalantës, Berat Gjimshiti, u lëndua të dielën mbrëma në fitoren 1:0 ndaj Milanit. Gjimshiti u detyra të largohet nga fusha në minutën e 59-të. Sajti “Calcio Atalanta”, ka raportuar të hënën se Gjimshiti ka ndrydhje në nyjën e këmbës së djathtë. Nuk përjashtohet mundësia që kapiteni i Shqipërisë, Gjimshiti, t’i mungojë Atalantës në ndeshjet e mbetura të kampionatit. Deri në fund të kampionatit italian kanë mbetur edhe pesë xhiro. Stafi mjekësor i Atalantës tashmë është duke e monitoruar gjendjen e Gjimshitit dhe në orët e ardhshme do të bëhen edhe teste shtesë për ta kuptuar më saktësisht shkallën e lëndimit. Gjimshiti është lider i mbrojtës tek Atalanta. Tek Atalanta shpresojnë që Gjimshiti të rikuperohet para fundit të edicionit. 32-vjeçari Gjimshiti në 43 ndeshjet e zhvilluara deri më tani ka kontribuar me dy gola dhe dy asistime. Theksojmë se sytë e stafit të Kombëtares janë në këtë moment nga Gimshiti, duke uruar që ai të rikuperohet në kohë dhe të jetë në duelin që shqiponjat kuqezi do të kenë ndaj Serbisë në qershor, në kuadër të ndeshjes së tretë në grupin K kualifikues për finalet e Kupës së Botës 2026.
    Silvinjo ndoqi Gjimshitin në stadium
    Ndërkohë që Gjimshiti ishte titullar në fushë për Atalantën, dikush special po e vëzhgonte nga shkallët e stadiumit. Kështu, faktet dhe fotot e shpërndara dëshmojnë se trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, së bashku me zëvendëstrajnerin Pablo Zabaleta, ndoqën mbrëmjen e së dielës ndeshjen Milan – Atalanta, e zhvilluar në stadiumin “San Siro”. Stafi teknik i Kombëtares vëzhgoi nga afër paraqitjen e kapitenit kuqezi, Berat Gjimshiti, pjesë e formacionit të Atalantës. Siç thamë më lart, mbrojtësi shqiptar u aktivizua për 59 minuta, por u detyrua të lërë fushën për shkak të një dëmtimi. Vizitat në klubet europiane do të vijojnë, në kuadër të përgatitjeve për kualifikueset e Kampionatit Botëror 2026, me qëllim vëzhgimin dhe takimin me futbollistët e ekipit kombëtar.

  • Sylvinho ndjek nga afër Gjimshitin në “San Siro”, kapiteni largohet i dëmtuar

    Sylvinho ndjek nga afër Gjimshitin në “San Siro”, kapiteni largohet i dëmtuar

    Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, së bashku me ndihmësin e tij Pablo Zabaleta, ishte mbrëmjen e së dielës në stadiumin “San Siro”, për të ndjekur nga afër ndeshjen mes Milanit dhe Atalantës, që përfundoi me fitoren minimale 0-1 për miqtë.
    Fokusi i stafit teknik ishte kapiteni i përfaqësueses, Berat Gjimshiti, i cili startoi si titullar për Atalantën. Mbrojtësi kuqezi u aktivizua për 59 minuta, por u detyrua të largohej nga fusha për shkak të një dëmtimi, duke shtuar shqetësimet në prag të përgatitjeve për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.
    Përveç Gjimshitit, pak ditë më parë Sylvinho dhe stafi i tij kishin udhëtuar drejt Portugalisë, ku ndoqën paraqitjen e Enea Mihajt, kapitenit të ekipit të Famalicaos.
    Vizitat në klubet evropiane do të vijojnë edhe në ditët në vijim, pasi stafi kuqezi po punon nga afër për të ndjekur formën e lojtarëve dhe për të zhvilluar biseda me ta, në funksion të përgatitjeve për sfidat e ardhshme eliminatore për Botërorin “SHBA-Kanada-Meksikë 2026”.

  • Armando Broja titullar ndaj Manchester City, Evertoni pëson dy gola pas daljes së sulmuesit kuqezi

    Armando Broja titullar ndaj Manchester City, Evertoni pëson dy gola pas daljes së sulmuesit kuqezi

    Everton është mposhtur nga Manchester City me rezultatin 0-2, në një ndeshje ku Armando Broja e nisi titullar.Golat e fitores nga skuadra e Pep Guardiolës erdhën në fundin e takimit, pasi sulmuesi kuqezi, i cili luajti 64 minuta, ishte zëvendësuar.
    Për Brojën kjo ishte ndeshja e dytë radhazi si titullar me Evertonin.

  • Kolturi largohet nga skitë shqiptare, do t’i ngjitet Italisë pas 1 majit

    Kolturi largohet nga skitë shqiptare, do t’i ngjitet Italisë pas 1 majit

    Adriatik BALLA
    E ardhur me bujë të përfaqësojë ngjyrat e Shqipërisë, pasi u pajis me pasaportë shqiptare dhe korri disa suksese me ngjyrat kuqezi në garat e mëdha europiane e botërore të skive, Lara Kolturi më në fund bën atë që pritej në fakt, ajo do të tërhiqet nga Shqipëria dhe do të kthehet në origjinë, pra do të përfaqësojë Italinë. Referuara saj që shkruan “top Channel”, skiatorja Lara Kolturi ka kërkuar tashmë zyrtarisht largimin nga Shqipëria, për t’iu rikthyer vendit të origjinës së saj Italisë. E mbërritur rreth 4 vite më parë si një minorene që kishte mamanë të famshme dhe kampione olimpike, Daniela Cekarelin, por në këtë rrugëtim thuajse 4-vjeçare, vetëm ajo dhe Federata Shqiptare e Skive menduan që do të kapnin këtë jackpot, atë të talentit më të madh të botës së skive alpine për të cilën sot pritshmëritë janë maksimale nga e gjithë bota profesioniste e këtij sporti dhe sot është Daniela, nëna e Lara Kolturit. Por me rritjen e nivelit, 3 podiume në Kupën e Botës së këtij edicioni si 18-vjeçare Lara Kolturi u rendit e 7-ta në Botërorin e këtij edicioni gjithashtu duke i dhënë sinjale të forta vendlindjes dhe origjinës së saj, pasi emrat e mëdhenj axurr, një pjesë e madhe e tyre të paktën, janë prapa saj dhe flamurit kuqezi të italianes së natyralizuar në shqiptare.
    Italia e kërkon pasi nuk ka pretendente për Olimpiadën dimërore
    Gjithsesi, dëmtimi i emrit më të madh të skive italiane për femra, Frederika Brinjone, disa herë kampione absolute, ka lënë një shtet me rreth 70 milion euro buxhet vetëm për skitë, pa një pretendente kryesore për Olimpidën Dimërore, Milano-Kortina 2026 dhe jo vetëm. Për të mbetur te buxhetet dhe paratë, që me sa duket është edhe thembra e Akilit e kësaj marrëdhënieje mes familjes Kolturi dhe Federatës Shqiptare të Skive, që me gjithë dashamirësinë dhe daljes jashtë parashikimeve të qeverisë apo bashkisë së Tiranës për t’i plotësuar nevojat financiare një talenti të madh si Lara, prapë nuk mjaftojnë dhe në të vërtetë, po flasim për një nga sportet më të kushtueshme në Botë.
    Refuzimi i kërkesës dhe hapat që ndiqen
    Por, kërkesa e saj për t’u larguar, pranë Komitetit Olimpik, nuk është miratuar, pasi në bazë të rregullave botërore të Federatës Ndërkombëtare të Skive, nëse ajo largohet pa miratim, atëherë Lara Kolturi do të qëndrojë një vit pushim, një vit pa Kupë Bote dhe gjithçka në vitin e Olimpiadës Dimërore, asaj që zhvillohet në janar-shkurt 2026-2027. Megjithatë, për të mësuar vendimin përfundimtar se çfarë do të ndodhë, nëse Kolturi do të jetë kuqezi, apo axurre, në Milano-Kortina 2026, kanë mbetur pak ditë, më 1 maj Komitetit Ekzekutiv mbyll afatin e kalimit të sportistëve nga njëra federatë në tjetrën, datë që do të vendosë padyshim edhe për ne dhe familjen Kolturi. Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi final i KOKSH-it tonë dhe si do të operohet ë sportistja të përfaqësojë Italinë. Nuk besohet se Shqipëria do t’i bëhet pengesë të zgjedhë të garojë për vendin e saj të lindjes. Në fund të fundit edhe për Shqipërinë ajo e përmbushi misionin e saj.

  • “Nuk mbrojnë futbollin, por interesat e veta”, Tifozët Kuqezi shpërthejnë kundër FSHF-së pas dënimit nga FIFA

    “Nuk mbrojnë futbollin, por interesat e veta”, Tifozët Kuqezi shpërthejnë kundër FSHF-së pas dënimit nga FIFA

    Grupimi “Tifozët Kuqezi” kanë reaguar ashpër pas dënimit që FIFA i ka dhënë Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF).
    Grupi i njohur i tifozëve Kuqezi ka publikuar një deklaratë të fortë, ku fajëson drejtuesit e FSHF-së për gjendjen e krijuar dhe i akuzon për paaftësi, arrogancë dhe mungesë përgjegjësie.
    REAGIMI
    Turp! Ky është reagimi i vetëm i denjë për paaftësinë kronike dhe arrogancën e Federatës Shqiptare të Futbollit!
    Në vend që të garantojë një atmosferë sportive dhe të mbrojë tifozët besnikë, në prag të ndeshjeve vendimtare të Kombëtares, FSHF zgjedh t’i përjashtojë ata. Më keq akoma, vë në lëvizje gjithë aparatin shtetëror kundër tifozëve shqiptarë, sikur të ishin kriminelë ordinerë.
    Vendimi i FIFA-s për të dënuar FSHF-në është vetëm pasqyra e një sëmundjeje më të thellë – inkompetencës strukturore dhe mungesës së vizionit. Një institucion që nuk arrin të organizojë siç duhet një ndeshje futbolli, ka kurajon të ëndërrojë organizimin e një Kampionati Europian!
    Manipulimi i vazhdueshëm me ndjenjat e tifozëve – herë me zhvendosje të ndeshjeve në Elbasan, herë me kërcënime për mbyllje sektorësh – ka pasur një qëllim të vetëm: t’i largojë ata që e ndjekin Kombëtaren kudo. Këtë herë, goditja është edhe më e ulët: penalizohen pikërisht ata tifozë të organizuar që janë treguar shembull sjelljeje dhe përkushtimi në stadiume.
    Aftësia e vetme e kësaj federate të dështuar është rritja e çmimeve të biletave. Kjo është “strategjia” e tyre: të zhvasin tifozët e ndershëm për të mbuluar paaftësinë e vet.
    Në vend që të marrin përgjegjësinë, ata zgjedhin rrugën më të lehtë: të “vrasin” futbollin shqiptar, duke ndëshkuar ata që e mbajnë gjallë pasionin për Kombëtaren.
    Ky nuk është thjesht një dënim – është një pasqyrë e qartë e dështimit total të FSHF-së për të mbrojtur futbollin, tifozët dhe imazhin e Shqipërisë.
    Është koha që zëri i tifozëve të dëgjohet.
    Është koha që përgjegjësit të japin llogari!

  • “Hekurudha Kuqezi”, projekti prezantohet nga zv/kryeministrja Balluku: Lidh kombin

    “Hekurudha Kuqezi”, projekti prezantohet nga zv/kryeministrja Balluku: Lidh kombin

    Në Shkodër u prezantua studimi i fizibilitetit për hekurudhën Durrës–Prishtinë, e njohur si “Hekurudha Kuqezi”, e cila do të kalojë nga Durrësi në Shkodër, më pas në Gjakovë dhe do të përfundojë në Prishtinë.

    Zëvendëskryeministrja e Shqipërisë Belinda Balluku e cilësoi projektin si “moment historik për Shqipërinë”, duke theksuar se hekurudha nuk është thjesht një aks transporti, por një lidhje kombëtare me rëndësi gjeopolitike
    Për kryebashkiakun e Shkodrës Benet Beci, ndërtimi i kësaj hekurudhe do të jetë një mundësi e madhe për zhvillimin e rajonit
    Për Shkodrën ky projektet konsiderohet si një nga investimet më të mëdha strategjike për të gjithë rajonin në zhvillimin turistik dhe ekonomik. Hekurudha Shkodër – Gjakovë do të ketë 7 stacione dhe një gjatësi prej 100 km.
    Ky investim strategjik infrastrukturor do të përfshijë 43 ura dhe 14 tunele, me një gjatësi totale tunelesh prej 35.3 km. Sipas ekspertëve dhe studimit të fizibilitetit tashmë të realizuar, kostoja e këtij segmenti përllogaritet në 1.8 miliardë euro.
    Nga kjo shumë, rreth 1.7 miliardë euro janë të nevojshme për ndërtimin, ndërsa pjesa tjetër përfshin kosto për leje, shpronësime dhe detaje të tjera teknike

    Top Channel

  • Legjionarët kuqezi në formë: Shehu shkëlqen sërisht, sinjale pozitive nga Europa

    Legjionarët kuqezi në formë: Shehu shkëlqen sërisht, sinjale pozitive nga Europa

    Lojtarët e Kombëtares shqiptare kanë dhënë sinjale inkurajuese këtë fundjavë në fushat e Europës, duke konfirmuar formën e mirë në prag të grumbullimeve me përfaqësuesen kuqezi. Pjesa më e madhe e legjionarëve kanë qenë titullarë me ekipet e tyre, duke treguar vazhdimësi dhe ritëm konkurrues.Një nga emrat që spikat është Juljan Shehu, i cili po kalon një moment të artë në Poloni. Mesfushori realizoi një tjetër gol për skuadrën e tij Widzew Łódź, duke shënuar të tretin në tri ndeshjet e fundit dhe duke forcuar pozitat si një lojtar kyç në ekip dhe kandidat serioz për grumbullim nga trajneri Sylvinho.Ndërkohë, nga Premier League vjen një tjetër zhvillim pozitiv: sulmuesi Armando Broja është rikthyer titullar me Evertonin, duke marrë minuta të çmuara në një moment delikat për karrierën e tij pas dëmtimeve të përsëritura.Edhe emra të tjerë me peshë në formacionin kuqezi kanë qenë titullarë këtë fundjavë: Elhan Kastrati në portë, Marash Kumbulla dhe Berat Gjimshiti në mbrojtje, ndërsa në repartin ofensiv spikatën Myrto Uzuni, Rey Manaj, Ernest Muçi, Taulant Seferi, Mirlind Daku dhe Jasir Asani.Gjithashtu, u aktivizuan edhe Adrion Pajaziti, Nedim Bajrami, Qazim Laçi, Enea Mihaj, Jon Mersinaj, Arbnor Muja dhe Arlind Ajeti, duke konfirmuar një grup të gjerë lojtarësh në formë dhe me përfaqësim të lartë në nivele të ndryshme të kampionateve europiane.Ky performim i mirë vjen në kohën e duhur, teksa Shqipëria po përgatitet për angazhimet e radhës ndërkombëtare dhe për një verë të nxehtë në arenën europiane. Forma e legjionarëve do të jetë thelbësore për suksesin e Kombëtares në sfidat që e presin.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Lojtarët e Kombëtares shqiptare kanë dhënë sinjale inkurajuese këtë fundjavë në fushat e Europës, duke konfirmuar formën e mirë në prag të grumbullimeve me përfaqësuesen kuqezi. Pjesa më e madhe e legjionarëve kanë qenë titullarë me ekipet e tyre, duke treguar vazhdimësi dhe ritëm konkurrues.Një nga emrat që spikat është Juljan Shehu, i cili po kalon një moment të artë në Poloni. Mesfushori realizoi një tjetër gol për skuadrën e tij Widzew Łódź, duke shënuar të tretin në tri ndeshjet e fundit dhe duke forcuar pozitat si një lojtar kyç në ekip dhe kandidat serioz për grumbullim nga trajneri Sylvinho.Ndërkohë, nga Premier League vjen një tjetër zhvillim pozitiv: sulmuesi Armando Broja është rikthyer titullar me Evertonin, duke marrë minuta të çmuara në një moment delikat për karrierën e tij pas dëmtimeve të përsëritura.Edhe emra të tjerë me peshë në formacionin kuqezi kanë qenë titullarë këtë fundjavë: Elhan Kastrati në portë, Marash Kumbulla dhe Berat Gjimshiti në mbrojtje, ndërsa në repartin ofensiv spikatën Myrto Uzuni, Rey Manaj, Ernest Muçi, Taulant Seferi, Mirlind Daku dhe Jasir Asani.Gjithashtu, u aktivizuan edhe Adrion Pajaziti, Nedim Bajrami, Qazim Laçi, Enea Mihaj, Jon Mersinaj, Arbnor Muja dhe Arlind Ajeti, duke konfirmuar një grup të gjerë lojtarësh në formë dhe me përfaqësim të lartë në nivele të ndryshme të kampionateve europiane.Ky performim i mirë vjen në kohën e duhur, teksa Shqipëria po përgatitet për angazhimet e radhës ndërkombëtare dhe për një verë të nxehtë në arenën europiane. Forma e legjionarëve do të jetë thelbësore për suksesin e Kombëtares në sfidat që e presin.

  • Suedezët i thurin elozhe Etrit Berishës, Gjimshiti flet si bergamask te Atalanta

    Suedezët i thurin elozhe Etrit Berishës, Gjimshiti flet si bergamask te Atalanta

    Adriatik BALLA
    Dy nga lojtarët më të mirë që kanë veshur fanellën kuqezi dhe kanë qenë nga më të spikaturit dhe në kohë të ndryshme kapitenë të përfaqësueses, Etrit Berisha dhe Berat Gjimshiti, gëzojnë një simpati të shtuar në radhët e fansave kuqezi. Gjimshiti është aktiv dhe madje në kulmin e vet si lojtar, kurse Berisha, edhe pse është një veteran dhe i distancuar nga përfaqësuesja, po pret t’i kthehet fushës në rang klubesh, duke zgjedhur ta vazhdojë karrierën në Suedi me skuadrën e Hackenit. Duhet thënë se Berisha është tani një portier veteran dhe luan për të mbyllur karrierën me një klub elitar, kurse Gjimshiti, një nga protagonistët e fushës me Atalantën në Serie A, shihet nga mediat italiane si një bergamask, që do të thotë ndryshe si i shtëpisë te klubi zikaltër.
    Vlerësime për Berishën
    Për Etrit Berishën ka vetëm vlerësime, edhe pse ai po bën gati një vit që është pa skuadër. Cilësitë e tij pëlqehen dhe përvoja e ndihmon më shumë. Ndaj në Suedi e kanë parë si mundësi të mirë për klubin e Hackenit. Ndërkohë, drejtori sportiv i Haken e ka përshkruar Berishën si një portier të plotë që dominon ajrin. “Berisha ka një rol të rëndësishëm për të luajtur, si në fushë, ashtu edhe jashtë saj. Ai ka një CV që pak portierë në Suedi mund ta krahasojnë, dhe ishte ende portieri i parë i Shqipërisë vitin e kaluar, para Kampionatit Evropian. E mirëpresim me ngrohtësi në klub”, thotë Martin Erikson.
    Gjimshiti ndihet bergamask
    Kapiteni kuqezi, Berat Gjimshiti, po kalon një tjetër sezon spektakolar në Itali, me Atalantën, duke shpresuar ta mbyllë me sukses e me trofe. Ai është intervistuar nga “DAZN”, ku ka dhënë mendimet e tij për zhvillimet ë po përjeton skuadra, e cila dje fitoi pas shumë peripecish. “Nuk e di nëse është faza më e vështirë, nuk mendoj kështu. Jemi ende aty, nuk ishte e lehtë. Ishim afër të luftonim deri në fund për vendet e para, ne ende kemi gjithçka në duart tona për të arritur qëllimet tona. Ndoshta na ka munguar edhe pak fati, të japim gjithçka në fushë për njëri-tjetrin, është identiteti ynë dhe gjëja më e rëndësishme. I gjithë ekipi duhet të punojë së bashku si në fazën sulmuese ashtu edhe në atë të mbrojtjes, kjo është forca jonë. Ne gjithashtu duhet të sjellim më shumë topa për sulmuesit, për të krijuar veprime të rrezikshme.
    Ndoshta kjo ka munguar pak në ndeshjet e fundit”, theksoi ai. Më tej u pyet nëse ndihej bergamask, dhe Gjimshiti pranoi se tani ndihej si në shtëpi, ndaj dëshironte t’ia shpërblente klubit dhe tifozëve. “Patjetër që po, unë jam këtu për shumë vite, tani në Bergamo që është bërë paksa si një shtëpi e dytë për mua. Ndihem mirë, dashuria e njerëzve është shumë e bukur dhe jam mirënjohës për të gjitha mundësitë që kam pasur në këtë klub. Shpresoj t’i shpërblej me paraqitjet e mia, duke i bërë ata krenarë”. Kujtojmë që Gjimshiti është një nga mbrojtësit me karrierë të gjatë edhe në përfaqësuese dhe aktualisht kapiten i saj. Është praktikisht lojtari më i rëndësishëm i Kombëtares në këtë moment, falë edhe kapaciteteve të tij mbrojtëse me një përvojë tashmë të admirueshme.