Pas ndeshjes në Tiranë, një lumë kritikash kanë shpërthyer në drejtim të trajnerit Dragan Stojkoviç. Ky i fundit u shpreh se nëse nuk i pëlqen loja e tij, le të gjejnë një trajner tjetër, ndërsa komplimentoi dhe atmosferën e krijuar nga tifozët kuqezi.
Serbia mori pikë e parë në kualifikueset e botërorit 2026. Barazimi në Tiranë duket se zhgënjyer gazetarët serb të cilët kanë masakruar me pyetje trajnerin Dragan Stojkovic. Ky i fundit u shpreh se Serbia kishte në kontroll lojën por duhet akoma punë me finalizimin ndërsa komplimentoi dhe tifozët kuqezi për atmosferën e krijuar.
“Nuk ju pëlqeu loja? Gjeni një trajner tjetër. Nuk di çfarë t’ju them. Erdhëm këtu me qëllimin për të fituar ndeshjen. Djemtë treguan një qëndrim profesional. Nuk është e lehtë të luash në këtë stadium. Sipas ndeshjes së treguar, ndoshta një barazim është rezultati më realist. Atmosfera ishte fantastike. I përgëzoj tifozët shqiptarë për këtë. Do të doja të kishim një atmosferë si kjo.Finalizimi duhet të përmirësohet. Kishim mundësi, një ose dy topa mund të kishin përfunduar në rrjetën e Strakoshës. Ata panë se nuk mund të na përballonin. Penalltia? Besimi që ka gardiani, Petroviç është magjepsës. Ai e meriton atë vend”, tha Dragan Stojkoviç.
Në ndeshjen tjetër Serbia do të përballet me Andorrës të martën në orën 20:45.
Tag: kuqezi
-

“Komplimente tifozëve kuqezi”, Stojkoviç – serbëve: Nëse nuk ju pëlqej, gjeni një trajner tjetër
-

VIDEO – “Mik special, përjetoi me mua emocione deri në sekondën e fundit”, Gjergj Luca edhe tifoz kuqezi…
Vemendja e opinionit mbarëshqiptar, është përqendruar ditët e fundit në ndeshjen Shqipëri- Serbi. Shumë ambjente, brenda e jashtë Shqipërisë, e perjetuan këtë event që ishte përtej sportit.
Biznesmeni i njohur Gjergj Luca, ka ndjekur ndeshjen në shoqërinë e këngëtarit të njohur Noizy, në atë që ai e konsideron qyteza kuqezi.
“Mbrëmë nuk e pashë ndeshjen vetëm, kisha edhe një mik special i cili ashtu si mua deri sekondën e fundit e përjetoi me emocione. Noizy ishte mbrëmë mysafir në qytezën kuqezi Rozafa…”, shkruan Gjergj Luca në publikimin e tij.
Disa orë para ndeshjes, biznesmeni Luca është marrë personalisht me zbukurimin me ngjyrat kuqezi të ambjentit, ku u mblodhën qindra tifozë për të bërë tifo për Shqipërinë.
“Deri vonë punojmë të zbukurojmë ditën e nesërme në prag të ndeshjes së kombëtares sonë. Është vonë por urimet nuk ndalen: fitore djema, fitore Shqipërisë!”, shkruante Luca në rrjetet sociale pak orë para ndeshjes.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
Ju mirëpresim! -

Gjergj Luca ndan emocionet e ndeshjes Shqipëri-Serbi: “Nuk isha vetëm, Noizyn pata mysafir në Rozafën kuqezi”
Në një mbrëmje që i përkiste jo vetëm futbollit, por edhe krenarisë kombëtare, sipërmarrësi i njohur Gjergj Luca ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale një moment të veçantë që e bën edhe më të paharrueshme përjetimin e ndeshjes së fundit të Kombëtares shqiptare.
“Mbrëmë nuk e pashë ndeshjen vetëm, kisha edhe një mik special i cili, ashtu si mua, deri në sekondën e fundit e përjetoi me emocione. Noizy ishte mbrëmë mysafir në qytezën kuqezi Rozafa…”, – shkruan Luca në një postim të shoqëruar me foto dhe video që dëshmojnë atmosferën elektrizuese në ambientet e “Rozafa Fish City”.Nën dritat e kuqezinjve dhe emocionet që vetëm Kombëtarja di të zgjojë, qindra të pranishëm, mes tyre personalitete të njohura nga bota e artit dhe biznesit, u mblodhën në këtë qendër simbol të mikpritjes shqiptare për të përjetuar bashkë një nga ndeshjet më të rëndësishme të Shqipërisë.
Noizy, një nga figurat më të dashura të skenës muzikore shqiptare, u bë pjesë e kësaj atmosfere si tifoz i zjarrtë, duke dhuruar përqafime, përshëndetje dhe emocione që kaluan përtej fushës së blertë. Ai u shfaq pranë Luca-s, me flamurin kuqezi mbi supe, duke dëshmuar edhe një herë lidhjen e fortë mes artit, sportit dhe shpirtit të përbashkët shqiptar.
Postimi i Luca-s u shoqërua me përshëndetje të përzemërta për të gjithë shqiptarët, brenda dhe jashtë vendit, që në këtë mbrëmje u bashkuan nën një zemër dhe një ngjyrë. Ai falënderoi të gjithë ata që, përmes zemrës dhe zërit, ishin pjesë e kësaj ngjarjeje sportive, duke e kthyer futbollin në një festë uniteti kombëtar.
“Përjetimi ishte i jashtëzakonshëm, sepse ndamë jo vetëm rezultatin e ndeshjes, por mbi të gjitha emocionin që na bashkon si shqiptarë. Faleminderit të gjithëve që ishin pjesë e kësaj mbrëmjeje kuqezi!”, – përmbylli ai.
Mbrëmja në “Rozafa” nuk ishte vetëm një ndalesë sportive, por një ngjarje që shpërfaqi identitetin, pasionin dhe krenarinë për të qenë shqiptar. Tifozët u larguan me zemrat plot, me shpresën se fitorja e vërtetë është tashmë në unitetin që sporti arrin të sjellë mes nesh.Albert Vataj -

Drejtori i ri sportiv i Milanit, Igli Tare në stadium për ekipin kuqezi
Pak javë pasi u zyrtarizua si drejtori i ri sportiv i Milanit, Igli Tare duket se i ka lënë për pak mënjanë punët e tij dhe ka vendosur të udhëtojë për në Tiranë. Ish-kapiteni i Kombëtares, një tifoz thuajse i përhershëm i ekipit kuqezi, nuk ka munguar as në këtë duel historik me Serbinë. Tare u shfaq i shoqëruar nga djali i tij, të cilët të dy bashkë do të brohorasin për një fitore të Shqipërisë në “Arenën Kombëtare”, e cila do t’i ndihmonte shumë kuqezinjtë drejt ëndrrës “Botëror 2026”.
-

Nga Milani te Kombëtarja shqiptare, Igli Tare shfaqet në stadium për të mbështetur përfaqësuesen kuqezi kundër Serbisë
Pak javë pasi u zyrtarizua si drejtori i ri sportiv i Milanit, Igli Tare duket se i ka lënë për pak mënjanë punët e tij dhe ka vendosur të udhëtojë për në Tiranë.
Ish-kapiteni i Kombëtares, një tifoz thuajse i përhershëm i ekipit kuqezi, nuk ka munguar as në këtë duel historik me Serbinë.
Tare u shfaq i shoqëruar nga djali i tij, të cilët të dy bashkë do të brohorasin për një fitore të Shqipërisë në “Arenën Kombëtare”, e cila do t’i ndihmonte shumë kuqezinjtë drejt ëndrrës “Botëror 2026”. -

Ekipi kuqezi prek tapetin e ”Air Albania”, brohorima nga tifozët. Priten me këngën ”Mora Fjalë”
Çunat e ekipit kuqezi kanë prekur fushën e “Air Albania”, teksa janë pritur me brohorima nga tifozët që janë futur në stadium, i cili sonte do të jetë kuqezi. Po ashtu në sfond dëgjohet edhe kënga ”Mora Fjalë”, një këngë e kthyer në himn tashmë të kombëtares.
-

Ndeshja Shqipëri-Serbi, publikohet formacioni i Kombëtares kuqezi
Pritjes po vjen fundi, ndërsa numërimi mbrapsht ka nisur për ndeshjen e shumëpritur të kombëtares së Shqipërisë kundër Serbisë.
Sylvinho ka publikuar formacionin, 11 ‘të besuarit’ e tij që do të nisin sfidën kundër Serbisë.Të gjithë sytë e shqiptarëve drejtohen në “Air Albania” kur në orën 20:45 Kombëtarja KuqeZi do të presë sfidën e rëndësishme për eleminatoret e Botërorit 2026.
-

Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar nga qelia me një mesazh urimi për kombëtaren kuqezi, para sfidës së shumëpritur Shqipëri–Serbi.
“Mijëra zemra kuqezi janë me çunat e kombëtares sot në fushë. Na bëni krenarë.
FORCA!”, shkruan Veliaj në postimin e tij në rrjetet sociale.
Kujtojmë se përballja me skuadrën serbe do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” në orën 20:45.
Atmosfera është ndezur pothuajse në të gjithë vendin, ndërkohë që tifozët kuqezi janë duke u grumbulluar për të mbështetur skuadrën kombëtare. -

“Hasmi i vjetër nuk bëhet mik”, tifozët kuqezi mesazh të fortë para sfidës me Serbinë
Sfida me Serbinë ka bërë që rrugët e Tiranës të mbulohen të gjtiha nga simbolet kuqezi. Një sfidë mjaft e rëndësishme jo vetëm për kualifikimin në Kupën e Botës, por edhe për nga historia, për shkak të marrdhënieve të tensionuara në të shkuarën.
Tifozët kuqezinj kanë zgjedhur mënyra nga më të ndryshmet për të dhënë mesazhet e tyre në këtë sfidë të rëndësishme.
‘Hasmi i vjetër nuk bëhet mik i ri’, shkruhet në një parullë të vendosur te Piramida, në qendër të Tiranës.Kujtojmë që ndeshja e sotme është bojkotuar nga shumë tifozë të zjarrtë të kombëtares për ta ndjekur atë në stadium, për shkak të pakënaqësive që kanë patur me FSHF.
-

Festë kuqezi në Tiranë, nis futja e tifozëve të Kombëtares në stadium
Prej orës 18:00 stadiumi “Arena Kombëtare” ka pritur tifozët e parë. Në orën 20:45 luhet Shqipëri – Serbi dhe interesi për këtë duel ka qenë shumë i madh, me më shumë se 200 mijë kërkesa për bileta. Tanimë shkallët e stadiumit kanë pritur tifozët e parë, mes festës që ka pushtuar Tiranën këtë pasdite.
Përpara futjes në stadium tifozët do kenë disa kontrolle, me mjetet piroteknike dhe sendet e palejuara që do jenë rreptësisht të ndaluara.