Tag: kuptuar

  • “Disa lojtarë nuk e kanë kuptuar se çfarë do të thotë të veshësh fanellën e Juventus”

    “Disa lojtarë nuk e kanë kuptuar se çfarë do të thotë të veshësh fanellën e Juventus”

    10 Dhjetor 2025

    9:38

    Telesport

    Në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, ish-mesfushori i Juventus, Claudio Marchisio, analizoi situatën aktuale te bardhezinjtë.
    “Për dy ose tre vjet, ndërtimi i ekipit ka qenë i gabuar. Sa herë në historinë e saj e ka shkarkuar Juventus trajnerin në muajt e parë? Dhe sa herë është ndryshuar ekipi drejtues pas një viti? Këto gjëra nuk ndodhnin dikur”, tha Marchisio
    Në lidhje me një problem të mundshëm me lidershipin, ai shtoi ashpër: “Duhet diçka më shumë nga të gjithë. Më duket se ka lojtarë që nuk e kanë kuptuar se çfarë do të thotë të veshësh fanellën e Juventus”.
    “Jonathan David del në fushë dhe bën sikur thotë: Je në telashe te Juventus, duhet të ketë një qëndrim të ndryshëm. Kjo është ajo që shohin tifozët sot: shumë nuk po japin gjithçka që u nevojitet“, deklaroi Marchisio.

  • Çfarë i ndodh trurit tonë kur ëndërrojmë ?

    Çfarë i ndodh trurit tonë kur ëndërrojmë ?

     

    Një ekip neuroshkencëtarësh nga Universiteti Shtetëror i Pensilvanisë në SHBA ka nisur një program kërkimor trevjeçar për të kuptuar më mirë se çfarë ndodh në tru gjatë ëndrrave dhe maktheve – dhe si këto përvoja mund të lidhen me çrregullime të shëndetit mendor si ankthi dhe çrregullimi i stresit post-traumatik (PTSD).

    Në kuadër të studimit, minjtë do të trajtohen për dy javë me mefloquinë, një ilaç kundër malaries që nuk përdoret më për shkak të efekteve anësore neurologjike serioze, si makthet e gjalla dhe ankthi. Gjatë kësaj kohe, studiuesit do të vëzhgojnë trurin dhe sjelljen e tyre për të kuptuar më mirë mekanizmat që qëndrojnë pas ëndrrave.

    “Ne në të vërtetë nuk e dimë se çfarë janë ankthet. Ato ndodhin gjatë gjumit REM dhe ndoshta përfshijnë qarkun e frikës në tru, por askush nuk e di saktësisht çfarë po ndodh gjatë një makthi,” tha Patrick Drew, profesor i neuroshkencës në universitet.

    Ekipi do të përdorë teknika të avancuara imazherie, përfshirë fMRI dhe regjistrimin e sinjalit të kalciumit, për të identifikuar se cilat zona dhe lloje të neuroneve aktivizohen gjatë maktheve. Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet korteksit prefrontal, që kontrollon emocionet, dhe amigdalës, që përpunon frikën.

    Shkencëtarët synojnë të krijojnë një model të bazuar në trurin e minjve që mund të ndihmojë në parashikimin e zhvillimit të çrregullimeve të ankthit tek njerëzit.
    Nëse hulumtimi rezulton i suksesshëm, ai mund të hapë rrugën për trajtime të reja të bazuara në gjumë për njerëzit që përjetojnë ankth ose PTSD.

    /konica

  • “Hëngra darkë me Dukën dhe fola vetëm për Armando Brojën”! De Biazi tregon si do e kthente në formë: Do kaloja një fundjavë me të

    “Hëngra darkë me Dukën dhe fola vetëm për Armando Brojën”! De Biazi tregon si do e kthente në formë: Do kaloja një fundjavë me të

    De Biazi ishte i ftuar në emisionin “Skaner” që transmetohet në “MCN TV” dhe moderohet nga Gerti Carcani. Ish-trajneri i Kombëtares ka folur gjatë për kujtimet e së shkuarës, por ka bërë edhe një analizë mesa mundet për Shqipërinë e tanishme. Gjithmonë i rezervuar pasi nuk kërkon të preket Silvinjo ashtu si dikur nuk i pëlqente kur të tjerët kishin opinione të ndryshme për Shqipërinë e tij, por De Biazi ishte i sinqertë kur thotë se Shqipëria e tanishme nuk ka asnjë të përbashkët me Shqipërinë e tij. Megjithatë tregohet diplomat kur kërkon vetëm Berat Gjimshitin nga Kombëtarja e tanishme si për të “larë” pengun e Europianit të Francës që nuk e mori me vete.
    “Megjithë respektin për lojtarët e mi, të kohës time te Shqipëria, por kjo Kombëtare tani ka diferencë të madhe me lojtarët që kisha unë. Sot ke shumë lojtarë të Shqipërisë në Serinë A, unë kisha vetëm një lojtar të jashtëzakonshëm, Ledian Memushaj. Unë kisha një ekip punëtorësh, ata lojtarë që përvishnin mëngët kur futeshin në fushë dhe jepnin gjithçka aty, por ky ekip i tanishëm nuk mund të krahasohet në cilësi me skuadrën tonë. Dhe praseprapë ia dolëm, shkuam në Europian. Kë do të doja nga ky grup te Shqipëria ime? Berat Gjimshitin e tanishëm do të doja të parin, në ato kohë nuk ishte në këtë formë dhe nivel te Atalanta, nuk luante atje, sot është ndryshe. Lojtar tjetër nuk marrë pasi më mjaftojnë ata që kisha atëherë.
    Pak më parë isha në darkë me presidentin Armand Duka dhe gjatë gjithë darkës atje kam folur vetëm për Brojën. Fola sepse për mua është lojtar që duhet fituar, është shumë i rëndësishëm për Shqipërinë. Sic është edhe Rei Manaj që unë e kam marrë dhe larguar disa herë, ishin kohë të tjera, por ishte i pamaturuar atëherë, jo si sot. Më kujtohet një ndeshje miqësore Shqipëri-Kosovë, nuk e mbaj mend rezultatin sesa ishte. Ngre nga stoli dhe fus në fushë Rei Manaj dhe i them: “Futu dhe bëj më të mirën tënde”. Më kthehet thjeshtë: “Do bëj gol”. Futet dhe pak sekonda më vonë, goditje këndi për ne, me kokë dhe Manaj bën gol.
    Nuk bëhet fjalë për Brojën thjesht puna e pozicionit, nuk dua të futem më shumë në detaje se nuk më përkasin. Ideja është që duhet të jetë në harmoni të plot me 10 lojtarët e tjerë, kjo është e gjitha, jo se luan majtas apo se luan djathtas. E pashë edhe ndeshjen Angli-Shqipëri kur hyri Broja, luajti mirë, ka potencial, publiku e pret si fenomen me ovacione, shumë shpërthime për të. Por në fund ka një matës dhe ato janë shifrat, statistikat, sa gola ka shënuar, sa pasime bëri, sa asist dha, sa topa humbi.Nuk është etike që të them unë tani se cfarë duhet bërë me Brojën se nuk jam te stafi teknik. Por janë disa detaje, mund të kaloja edhe një fundjavë me Brojën për të kuptuar jetën e tij, për të kuptuar dinamikën e tij, për të kuptuar peceptimin e tij. Do të bëja disa lëvizje të tilla për të kuptuar realisht se cfarë po ndodh me Brojën. Këtë i thashë edhe Dukës, duhet gjetur mënyra për ta rikuperuar Brojën, sesi nuk e di, por duhet ta gjejnë”, tha De Biazi. /Sport Ekspres/

  • KUJDES ! Vetem +18

    KUJDES ! Vetem +18

    Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka risjellë në vëmendje një tregim të botuar nga Rama ne revisten “Perpjekja”, ne nr 9 te saj. Në shkrimin e mëposhtëm janë pasqyruar qartë disa nga mendimet dhe qëndrimet e Ramës që janë konfirmuar dhe më pas në politike.

    Postimi 
    Ky me poshte eshte nje shkrim ne forme tregimi i botuar nga Rama ne revisten “Perpjekja”, ne nr 9 te saj.Mbreme pata tundimin per t’ju a lexuar ne sallen e Parlamentit deputeteve socialiste ne diskutimet per ligjin e ashtuquajtur te “barazise gjinore”, po problemin “e zgjidhen” po ata duke mos lejuar diskutime sic kane bere gjithe keto kohe.Mjafton te lexosh kete shkrim , ku vete autori tregon ne fund se cfare dilemash ka patur ky ne vete , per te kuptuar shume. Per te kuptuar cfare ndodhi mbreme ne Parlament dhe cfare po ndodh sot ne pergjithesi. Po per te kuptuar ne rradhe te pare se perse e rekrutoi Soros , Edvin Ramen, perse e financoi dhe promovoi ne politike. Ato perrallat se e gjeti Nano rastesisht ne varrimin e te atit dhe e beri minister le ti besojne ata qe ju pelqejne perrallat.Ne shkrimin e meposhtem jane pasqyruar qarte disa nga mendimet dhe qendrimet e Rames qe jane konfirmuar dhe me pas ne politike.
    Se pari deshira per te poshteruar shqiptaret nepermjet personazheve te ketij shkrimi te cilet jo pa qellim e thekson se ishin “nga ata te 2 korrikut” . Ne te njejten linje eshte tallja me shqiptaret e Kosoves duke perqeshur dialektin dhe sjelljen e tyre, gje qe e ka bere shpesh dhe me dialektin e shqiptareve te veriut ne pergjithesi. E fundit eshte qershia mbi torte; dilema e vete Rames , dileme qe duket se e ka zgjidhur me ate cfare po ju ben shqiptareve sot.Lexojeni deri ne fund e perpiquni te mos neveriteni !Edhe nje here KUJDES +18
    Edi Rama
    Nga lulet e fushës së luftës për krijimin e Njeriut të RiNjë muzg i verdhë akull i bëhej kornizë godinës së murrme të stacionit të trenit Milano – Centrale. Ishim një dërgatë prej shtatë a tetë intelektualësh që qysh prej mëngjezit prisnim në lulishten përpara stacionit veturat e disa vëllezërve kosovarë, të cilët do të vinin nga Zvicra për të na marrë e shpënë në Bernë me rastin e një mbledhjeje ku ata vetë na kishin ftuar të merrnim pjesë. Nnandëegjys kemi me qenë me kerrat ke stacioni i trenit n’Millano, na kishin siguruar vëllezërit, dhe ja ku po i afroheshim nandegjysës së darkës pa shquar ende ndonjë kerr në horizont. Përgjatë gjithë ditës vinim vërdallë lulishtes në mes të së cilës çantat tona formonin një mullar të vogël igeliti që kulmonte lart me dy brirët e dhisë së montuar në fund të bishtit të një çiftelie, shkonim e vinim nga stacioni ku kullosnim sytë nëpër vitrinat e dyqaneve, komentonim fytyrat e kalimtarëve apo surretërit e qenve që me kalimin e kohës na dukeshin përherë e më armiqësorë, pinim ujë në një shatërvan krah stacionit për të qetësuar stomakun që ankohej nga puna e rëndë e bluarjes së ushqimeve të thata që kishim marrë me vete, dhe prisnim, prisnim, prisnim.Sapo u çlirova nga radha ime e rojes së mullarit, i cili ishte rrethuar me eshtra pulash, shishe të boshatisura vere të Kombinatit Ali Kelmendi, kuti të zbrazëta sardelesh, lëvozhgë vezësh të ziera e kikirikësh të papjekur, qese plastike që shkëlqenin nga yndyra e djathit, qofteve a byreqeve të përtypura në orët e pritjes, i dhashë këmbëve edhe njëherë për nga stacioni gjithë duke shpresuar se do të ishte vajtje-ardhja ime e fundit në atë copë lulishteje të mirëmbajtur që ishte katandisur brenda një dite si Syri i Kaltër në Sarandë pas një pikniku të kolektivit punonjës të Fabrikës së Gozhdë-Bullonave Kavajë.Në kapërcyell të njërës prej portave të mëdha dëgjova emrin tim, dikush më thërriste. Ktheva kokën nga zëri me shpresën e madhe që, më në fund, kerrat mbrritën, por nja dhjetë metra larg meje shquajta një djalë të panjohur që po vinte buzëgaz për nga unë. Që ishte shqipo i Shqipërisë këtë e kuptova menjëherë nga fytyra e tij e sidomos nga një balluke romantike që i derdhej si trëndafil mbi ballë. Ç kemi profesor?, më zgjati dorën shqipua, të vumë re nga larg, vazhdoi duke më treguar një grup tre-katër vetash që shihnin nga ne dhe na e bënin me dorë të afroheshim. Duke bërë për andej njoha njërin syresh, tiranas, ish-sportist, pak më i madh në moshë sesa unë. U përqafuam patriotikisht dhe ia filluam muhabetit. Ishin nga të 2 korrikut. Ndërkohë që më bombardonin me pyetje për Shqipërinë, një veturë e bukur na frenoi përballë, buzë trotuarit, dhe njëri nga djemtë u largua nga grupi e u fut në veturë pasi më dha dorën e më tha, Ciao.Shkojmë pijmë një kafe brenda në stacion se thamë, i ftova djemtë. Ata më panë me habi, kurse ish-sportisti m’u përgjigj, Do t’ju kishim ftu vetë se na ke ardh mik, po ne jemi t’u punu e s’lujm dot prej knej. Romantiku me balluke qeshi. Mos u çudit profesor, ekonomi tregu është kjo. Kërkesë-ofertë!’. Do të kisha dhënë gjithshka që ta kisha kuptuar vetë se çfarë ofronin ata djem rrëzë murit të lartë të stacionit të trenit e të mos ua kisha bërë pyetjen idiote: Po çfarë ofroni ju këtu? , sepse mënyra sesi Romantiku më tha, Sumën, më ngjethi mishtë. Hë mër Ed mo, shtoi ish-sportisti për të më ndihmuar të dal nga shtangia, se mos kemi noi far sume ne qi ta majm me kimet! Na e qiu Enveri sa i desh suma e s’na dha asi lek s’nadha, kurse italionit jep pare o vlla!E di si është puna o profesor, vuri qershinë mbi tortë Romantiku, ti nuk më mban mend. Unë kam qirë kokën me trombë në Institut të Arteve, e ç’fitova nga gjithë ajo frymë që nxorra duke i rënë trombës? Ika në Greqi, punova si shkërdhatë në ndërtim e ku të duash ti dhe nuk fitoja as çerekun e asaj që fitoj me këtë punë. I vetmi problem është babai, e shikon që i dërgoj goxha para dhe kujton se i kam nga puna në ndërtim. Më gjej një vend edhe mua se erdha – më thotë sa herë flasim në telefon. Po ti e kupton vetë o profesor që plaku im s ka bythë për këtë punë! Nuk merrja dot veten dhe ashtu kot, siç ndodh ndonjëherë kur do të dalësh nga situata dhe në fakt e qelb më keq muhabetin, i pyeta gjysëm me fjalë e gjysëm me duar, Po kryesisht bëni punën pasive apo aktive?Aty e mori fjalën i treti, një lushnjar trupvogël dhe gjithë pika në faqe: Edi si, ja mendoje vetë, a është më mirë ta lësh bythën aty e të fluturosh me mendje ku të të dojë bytha dhe të fusësh paratë në xhep apo të lodhesh duke shtyrë mut me loqe e në fund të fundit të marrësh po ato para?! . *(disc error)********(disc not able to read this text) **********************************(please stop!)*(mission impossible)*
    **************************************************************** ***************** *********************** ************ **
    Vërtet, si është më mirë?!, përsërisja si i dehur vetmevete teksa kthehesha për të kushedisesatën herë tek mullari.
    Botuar në revista Perpjekja Nr.9

  • “Allegri ka kuptuar si ta shërojë Milanin e sëmurë, iu ka mësuar lojtarëve artin e vuajtjes”

    “Allegri ka kuptuar si ta shërojë Milanin e sëmurë, iu ka mësuar lojtarëve artin e vuajtjes”

    4 Nëntor 2025

    11:42

    Alfred Lleshi

    Luciano Moggi komentoi momentin delikat të Fiorentinës, ku Stefano Pioli rrezikon shkarkimin: “Fiorentina është në konfuzion total, peshojnë 10 javët pa fitore dhe vendi i parafundit në klasifikim. Ndërsa presin zëvendësuesin e Piolit, i këshilloj tifozët e revoltuar të ndihmojnë në vend që të protestojnë”.
    Moggi gjithashtu përmendi situatën e Milanit me Allegrin në stol: “Max duket se ka kuptuar si ta shërojë Milanin e sëmurë. Ai iu ka mësuar lojtarëve të tij artin e vuajtjes, për t’i mbajtur nën kontroll kundërshtarët, pastaj për të rikuperuar dhe kërkuar fitoren”.
    Ndërsa për Romën, e cila u mund nga Milani, shtoi: “Ndërrimet e Gasperinit nuk ishin bindëse, akoma mbetet zhgënjimi për penalltinë e gabuar të Dybala. Për të qenë konkurruese deri në fund, Roma duhet të zgjidhë enigmën e sulmuesit”.

  • Vendimi i GJK për Veliajn, Kikia: Presidenti është institucioni më i dëmtuar juridikisht

    Vendimi i GJK për Veliajn, Kikia: Presidenti është institucioni më i dëmtuar juridikisht

    Mentor Kikia e cilësoi vendimin si një tronditje për politikën, duke theksuar se ishte i papritur për publikun, edhe pse ligjërisht i arsyeshëm.
    “Vendimi i Gjykatës Kushtetuese e tronditi politikën, sepse për shumë kënd ishte i papritur, edhe pse është ligjërisht i arsyeshëm. Them i papritur, sepse opinioni publik – dhe jo vetëm – ishte karikuar me idenë që kjo çështje kishte mbaruar,” tha Kikia.
    Ai analizoi mënyrën se si u shpallën zgjedhjet duke theksuar se “Zgjedhjet u shpallën në një forum politik. Aty u shpall edhe kandidatja për kryebashkiake, madje u shpall dhe fituese po aty. Të nesërmen mblodhi Këshillin Bashkiak të Tiranës, u mor vendimi për propozim për shkarkim, u firmos nga Këshilli i Ministrave, shkoi në KQZ, nga këtu në Presidencë dhe u mor vendimi për zgjedhje.”
    Sipas Kikias, institucioni që doli më i dëmtuar nga ky proces është Presidenca.
    “Presidenti, në mënyrë absolute, nuk duhet të kishte dekretuar datën e zgjedhjeve pa e pasur bosh karrigen e kryetarit.”
    Ai shtoi se duhet pritur zbardhja e vendimit për të kuptuar më mirë arsyetimin “Duhet të presim zbardhjen e vendimit për të kuptuar arsyetimin e vendimit dhe për të kuptuar raportet se si janë zhvilluar debatet brenda trupës gjyqësore.”

  • Neuroshkencëtarët përpiqen të zbulojnë se çfarë i ndodh trurit tonë kur ëndërrojmë ose kemi makthe

    Neuroshkencëtarët përpiqen të zbulojnë se çfarë i ndodh trurit tonë kur ëndërrojmë ose kemi makthe

    Një ekip neuroshkencëtarësh nga Universiteti Shtetëror i Pensilvanisë në SHBA ka nisur një program kërkimor trevjeçar për të kuptuar më mirë se çfarë ndodh në tru gjatë ëndrrave dhe maktheve – dhe si këto përvoja mund të lidhen me çrregullime të shëndetit mendor si ankthi dhe çrregullimi i stresit post-traumatik (PTSD).

    Në kuadër të studimit, minjtë do të trajtohen për dy javë me mefloquinë, një ilaç kundër malaries që nuk përdoret më për shkak të efekteve anësore neurologjike serioze, si makthet e gjalla dhe ankthi. Gjatë kësaj kohe, studiuesit do të vëzhgojnë trurin dhe sjelljen e tyre për të kuptuar më mirë mekanizmat që qëndrojnë pas ëndrrave.

    “Ne në të vërtetë nuk e dimë se çfarë janë ankthet. Ato ndodhin gjatë gjumit REM dhe ndoshta përfshijnë qarkun e frikës në tru, por askush nuk e di saktësisht çfarë po ndodh gjatë një makthi,” tha Patrick Drew, profesor i neuroshkencës në universitet.

    Ekipi do të përdorë teknika të avancuara imazherie, përfshirë fMRI dhe regjistrimin e sinjalit të kalciumit, për të identifikuar se cilat zona dhe lloje të neuroneve aktivizohen gjatë maktheve. Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet korteksit prefrontal, që kontrollon emocionet, dhe amigdalës, që përpunon frikën.

    Shkencëtarët synojnë të krijojnë një model të bazuar në trurin e minjve që mund të ndihmojë në parashikimin e zhvillimit të çrregullimeve të ankthit tek njerëzit.

    Nëse hulumtimi rezulton i suksesshëm, ai mund të hapë rrugën për trajtime të reja të bazuara në gjumë për njerëzit që përjetojnë ankth ose PTSD.

  • “Nuk ke kuptuar ligjin”/ Rama kritikon kryebashkiakun e Kuçovës: Pse nuk e ke dorëzuar hartën e zonave prioritare?!

    “Nuk ke kuptuar ligjin”/ Rama kritikon kryebashkiakun e Kuçovës: Pse nuk e ke dorëzuar hartën e zonave prioritare?!

    Kryeministri Edi Rama ka kritikuar kryetarin e bashkisë së Kuçovës, Kreshnik Hajdari, gjatë një takimi për zbatimin e Paketës së Maleve, një nismë që synon zhvillimin ekonomik të zonave malore.
    Rama e kritikoi kryebashkiakun për mosdërgimin e hartës së zonave prioritare në qeveri, duke e akuzuar se nuk e ka kuptuar si funksionon procesi ligjor.
    Replikat:
    Rama: Ti kreshnik psh ca të ka penguar që të bësh hartën e zonave prioritare dhe ta dërgosh në qeveri. Pse nuk e ke dorëzuar, ku e ke dorëzuar?
    Kreshnik Hajdari: I kemi shpallur zonat prioritere ne kryeministër
    Rama: Zonat ti i identifikon, i çon te ministri i Pushtetit vendor dhe ministri ja jep tryezës së qeverisë për të dhënë miratimin.
    Kreshnik Hajdari: Jemi duke pritur përgjigjen nga ASHK
    Rama: Nëse ti pret përgjigjen nga ASHK, ti nuk ke kuptuar ligjin dhe nuk ke kuptuar paketën. Paketa është ilaçi për një dhimbje 30 vjecare të njerëzve që e kanë tokën, nuk e kanë pranuar 7501, ose për shumë arsye nuk e kanë marrë akoma dokumentin që i jep edhe me letër atë që e kanë me zakon dhe duan të investojnë në tokën e tyre, por të gjithë kemi ngritur duart lart me vite sepse nuk kanë letrat.

  • “Presidenti fshihet pas stafit”/ Berisha sulmon Begajn: Peng i Ramës, e ka kuptuar krimin, merr peng aferat…

    “Presidenti fshihet pas stafit”/ Berisha sulmon Begajn: Peng i Ramës, e ka kuptuar krimin, merr peng aferat…

    Kreu i PD-së, Sali Berisha, në konferencën për mediat, sulmoi presidentin Bajram Begaj për dekretin që çon edhe bashkinë e Tiranës drejt zgjedhjeve të parakohshme më 9 Nëntor. Berisha tha se Begaj është “peng” i Ramës dhe se tani që e ka kuptuar se ka shkelur Kushtetutën fshihet pas Ilir Rusmailit.
    Sali Berisha:
    “Ka një njeri hipokrit për të mos i thënë më shumë, i cili bëri një skenar që ua nxorra këtu parajush, para se të shpalosej. Iu thashë që po përdorin kohë kur akoma nuk kishin dërguar, po përdorin këtë platformë antikushtetuese, dhe njëherë për çdo njeri që i thotë shtetit shtet dhe kushtetutës kushtetuë, neni 115 nuk le asnjë lloj hapësire por kur ka një kryeministër që edhe atje në birucë atje ku është ka frikë Erion Veliaj, ka tmerr dhe i lejon vetes të bëjë gjithçka, të shkelë çdo lloj ligji për të larguar në kundërshtim. Sa muaj ndenji kryetari i bashkisë së Tropojës në arrest shtëpie? Mbi 10 muaj.
    Unë s’po qaj hallin e Veliajt, ne votuam për largimin e tij, por nuk jemi dakord për dhunimin e Kushtetutës dhe ligjeve se Shqipëria ka një president peng të marrë peng me aferat që ka me kryeministrin dhe prona të ushtrisë. A e dëgjuat njëherë thoshte më tha stafi. A lexoni pak që një president të fshihet për dekretin antikushtetues pas stafit. Por stafi edhe po ta tha nuk ta imponon dot. E ka kuptuar krimin që ka kryer dhe thotë më shtyu stafi. Kurse ai tjetri, citon një ish bashkëpunëtor timin, dhe ua them këtu, Edi Rama është mashtrues ordiner e vulgar. Ilir Rusmali është shkarkuar nga Berisha për korrupsion”.

  • Si të dallosh një mendje të zgjuar (ose jo) që në takimin e parë

    Si të dallosh një mendje të zgjuar (ose jo) që në takimin e parë

    A ju ka ndodhur ndonjëherë të takoni dikë që fillimisht ju është dukur interesant, por më vonë keni kuptuar se nuk ishte aq i zgjuar sa mendonit? Sa mirë do të ishte të ekzistonte një mënyrë për ta kuptuar këtë që në fillim, përpara se të investojmë në miqësi, marrëdhënie apo partneritete.

    Sipas filozofit Julian de Medeiros, ligjërues i teorisë politike në Universitetin e Kentit, ekziston një sjellje e thjeshtë që mund të zbulojë nivelin e vërtetë të inteligjencës së një personi. Në videot e tij në TikTok, ku njihet si @julianphilosophy, ai shpjegon tema të filozofisë dhe vetënjohjes në mënyrë të qasshme për publikun e gjerë.

    Në një nga videot e tij të fundit, ai ngre një pikë mjaft interesante: një ndër treguesit më të qartë të mungesës së inteligjencës është paaftësia për të marrë përgjegjësi.

    Ai i referohet një thënieje të Ernest Bevin, një politikan britanik aktiv në vitet 1920–1940:

    “Njerëzit që s’janë inteligjent kërkojnë gjithmonë një kokë turku.”

    Nëse një person fajëson gjithmonë të tjerët për problemet që has, në vend që të bëjë vetëanalizë, ai jo vetëm që shmang përgjegjësinë, por edhe bllokon zhvillimin personal. Siç thotë de Medeiros:

    “Një shenjë që dikush nuk është shumë i zgjuar është se gjithmonë fajëson të tjerët. Nuk është kurrë faji i tyre. Është gjithmonë faji i dikujt tjetër.”

    Kjo sjellje është më e zakonshme sesa mendojmë. E shohim në politikë, në marrëdhënie familjare, në punë, kudo ku njerëzit shmangin përballjen me veten dhe gabimet e tyre.

    De Medeiros thekson se marrja e përgjegjësisë është një shenjë e inteligjencës së lartë, sepse kërkon introspeksion, vetëdije dhe një dëshirë të vërtetë për të evoluar. Një person i zgjuar është i rreptë me veten, analizon gabimet e veta dhe kërkon të përmirësohet. Ndërsa një person jo i zgjuar ka gjithmonë nevojë për një “armik” për të justifikuar vendimet e veta.

    Edhe psikologjia mbështet këtë ide: vetëdija, aftësia për reflektim dhe qëndrimi autokritik janë tregues të inteligjencës së zhvilluar. Madje edhe nevoja për kohë vetëm dhe rehatia për të qenë vetëm me mendimet e tua janë cilësi të njerëzve me inteligjencë të lartë.

    Në thelb, kurioziteti për veten dhe rolin tonë në botë është një tipar kyç i asaj që psikologët e quajnë inteligjencë intrapersonale, një nga llojet e inteligjencave të shumëfishta që identifikoi Howard Gardner. Së bashku me inteligjencën ndërpersonale (aftësinë për të kuptuar të tjerët), ato lidhen ngushtë me inteligjencën emocionale, një formë e sofistikuar e mendjes që shkon përtej njohurive akademike.

    Në një tjetër video, de Medeiros citon filozofin e lashtë Plutark:

    “Mendja nuk është një enë që duhet mbushur, por një zjarr që duhet ndezur.”

    Ai shpjegon se inteligjenca nuk matet me sa mirë i di dikush gjërat përmendësh, por me etjen për të mësuar, me kuriozitetin dhe dëshirën për të kuptuar botën përtej së dukshmes. Inteligjenca kërkon skepticizëm, mendim kritik dhe një gatishmëri për të vënë gjithçka në pikëpyetje, përfshirë edhe veten.