Në një fjalim të mbajtur në Kolegjin e Evropës, Kryeministri Edi Rama reagoi sërish ndaj deklaratës së Sekretares së Brendshme të Britanisë, e cila së fundmi njoftoi publikisht dëbimin nga vendi të rreth 700 familje shqiptare që jetojnë në strehime, pas refuzimit të kërkesave të tyre për azil.
Rama e cilësoi këtë referencë si një përpjekje për të justifikuar “një valë të re dëbimesh”, duke theksuar se bëhet fjalë për një numër të papërfillshëm në raport me popullsinë 67-milionëshe të Britanisë.
Kryeministri kujtoi se që prej vitit 2022, falë bashkëpunimit mes autoriteteve shqiptare dhe britanike, mbërritjet e shqiptarëve në Britani janë ulur ndjeshëm, ndërsa vetë shqiptarët në Britani “janë kontribuues neto”.
“E sidoqoftë, faktet janë të qarta, qe nga 2022, falë një punë të përbashkëta, mbërritjet në Britani, thuajse janë ulur. Shqiptarët janë kontribuues neto në Britani, ata që përfitojnë janë në numër të papërfillshëm. Këtu vjen lidhja të dashur studentë, zgjerimi dështon kur do herë që stereotipet vazhdojë”, tha ai.
Kreu i qeverisë nuk kurseu as ironitë, ndërsa e cilësoi Britaninë e Madhe ti “të divorcuarën e hidhur të Evropës”, ndërsa më tej u shpreh se ministrja, “pas Brexit, mund ta kuptojmë se ka traumë”.
“Kur një ministër evropian, edhe pas Brexit, që mund ta kuptojmë se ka traumë, zgjedh të veçojë në bashkësi të vogël për të fituar pikë politike, kuptojmë diçka shumë e rëndësishme, se frika flet më shumë se faktet, sterotipet udhëtojnë ende më shpejt se e vërteta”, tha ai.
Edi Rama: Evropa nuk është gjeografi, është një zgjedhje, nuk është një vend, është një vendim. Vendimi për të zgjedhur bashkëpunimin kundrejt përplasjes, ligjin kundrejt forcës, dialogun në vend të të bërtiturave, të vërtetën në vend të stereotipave. Më lini t’ju jap një shembull.
Pak ditë më parë, sekretarja e Brendshme e Britanisë, përmendi publikisht rreth 700 familje shqiptarë që jetojnë në strehime të financuara nga paratë e tatimpaguesve pas refuzimit të aplikimeve për azil, për të justifikuar një valë të re të dëbimeve të familjeve.
700 familja në një vend prej 67 milionë banoresh. Një pëshpërimë statistikore, e fryrë në një sirenë politike. Tani, pse po e përend këtë në Kolegjin e Evropës? Jo për ta dramatizuar dhe për ta ngatërruar BE me të divorcuarën kaq të hidhur, por pikërisht se është ky lloj reflektimi politik i cili Evropa duhet t’i rezistojë dhe t’i mbetet besnike vetes.
Kur një ministër evropian, edhe pas Brexit, që mund ta kuptojmë se ka traumë, zgjedh të veçojë në bashkësi të vogël për të fituar pikë politike, kuptojmë diçka shumë e rëndësishme, se frika flet më shumë se faktet, sterotipet udhëtojnë ende më shpejt se e vërteta. Demagogjia vijon ende.
E sidoqoftë, faktet janë të qarta, qe nga 2022, falë një punë të përbashkëta, mbërritjet në Britani, thuajse janë ulur. Shqiptarët janë kontribuues neto në Britani, ata që përfitojnë janë në numër të papërfillshëm. Këtu vjen lidhja të dashur studentë, zgjerimi dështon kur do herë që stereotipet vazhdojë.
Tag: kuptojmë
-

Dëbimi i 700 familjeve shqiptare/ Rama: Vendim për të fituar pikë politike
-

Benigni: Të jesh gru asht një mister që na burrat nuk e kuptojmë!
(Nga Roberto Benigni gjatë marrjes së çmimit të Luanit të Artë në Festivalin e Filmit në Venecia. Një fjalim falënderues për partneren e tij të jetës, Nicoletta Braschi.)
“Në këtë moment dua t’i kushtoj një mendim Nicoletta Braschi, e cila asht këtu në sallë. Ne kemi ba gjithçka së bashku për 40 vjet. Unë di vetëm një mënyrë për me matë kohën: me ty ose pa ty. Tash a ta ndajmë këtë Luan, unë po marr bishtin, kështu të tregoj gëzimin tem, gëzimin tem tuj e tundë bishtin tem dhe ti merr pjesën tjetër; Mbi të gjitha mendoj se krahët janë të tutë, sepse nëse ndonjëherë kam fluturuar në çdo punë temen, kjo ishte veç falë teje, talentit tand, misterit, sharmit, bukurisë, feminitetit, fakti i të kenunit gru.Të jesh gru asht një mister që na burrat nuk e kuptojmë. Groucho Marx kishte të drejtë kur tha se “burrat janë gra që nuk ia kanë dalë”. Dhe kjo asht e vërteta. Nuk mund të isha si ti, Nicoletta. Nëse diçka të bukur dhe të mirë e kam ba në jetën teme kjo asht realizu gjithmonë falë dritës tande. E jona ishte një dashni me shikim të parë, në të vërtetë me shikim të përjetshëm”.
Përktheu: Arjola Zadrima
ObserverKult
————————–
Kliko edhe:
ROBERTO BENIGNI: DASHUROHUNI, NËSE NUK DASHURONI ËSHTË GJITHÇKA E VDEKUR
