Tag: kuptoj

  • Sa më shumë plakem, po e kuptoj se do duhej ta përdorja më shpesh atë ‘vafshi në djall”!

    Sa më shumë plakem, po e kuptoj se do duhej ta përdorja më shpesh atë ‘vafshi në djall”!

    Nga Donna Ashworth

    Sa më shumë plakem, aq më shumë kuptoj se e gjithë kjo bisedë rreth grave që “janë çmendur” është në të vërtetë ajo rreth grave që zgjohen një ditë dhe duke rrufitur kafenë, befas ndiejnë një zemërim brenda vetes për jetën që ju ka ‘rrëshqitur’ mes gishtave. Të zemëruara që ato e ndrydhën veten gjithë këto vite duke u përpjekur të përputhen me atë që të tjerët dëshironin që ato të ishin.Të tërbuara që nuk thanë më shumë, ose…pse nuk thanë “vafshi në djall të gjithë” dhe pse nuk vendosën të bënin më shumë për veten e tyre.Të tërbuara që ndjenjat e tyre, emocionet dhe dëshirat u cilësuan si ‘hormonale’ gjatë gjithë këtyre viteve, si një justifikim i çalë për t’i mashtruar ato dhe për të mos u përballur me sjelljet e tyre gjoja “të këqija”.Dhe ky quhet ZGJIM!Sa më shumë plakem, aq më shumë kuptoj se…Jo!!! Gratë nuk po çmenden!!Në fakt, ato po bëhen gjithnjë e më të arsyeshme!/ ObserverKult

    Lexo edhe:

    PLAKJA, AH KJO FËMIJËRI E DYTË…

    ObserverKult ua sjell disa thënie të shkrimtarit, Sergio Bambarén:Plakja, ah kjo fëmijëri e dytë, e tmerrshme…Rreziku i vetëm në jetë është të mos duash të rrezikosh asgjë.Çelësi i lumturisë është të ëndërrosh. Çelësi i suksesit është të bësh në mënyrë që ato ëndrra të realizohen.

    Lumturia nuk lind nga paraja dhe nga suksesi material. Por nga dashuria për gjërat e thjeshta, nga ngrohtësia e një familje, nga qetësia e brendshme.Beso tek forca e ëndrrave të tua dhe ato do të bëhen realitet…

    Tekstin e plotë e gjeni KËTU

  • Pulovra e larë me gjak dhe violina e Qemal Stafës

    Pulovra e larë me gjak dhe violina e Qemal Stafës

    Nga Roland QafokuKjo është pulovra orgjinale e larë me gjak që Qemal Stafa mbante në trup në momentin kur u qëllua për vdekje të martën e 5 majit të vitit 1942 në orën 09.35 në Tiranë. Pak më tutje dallohet violina që ai e kishte mësuar të luante që fëmijë. Më tej, pasaporta dhe disa libra, mes të cilëve shquhet “Historia e Materializmit”. Unë e kam trajtuar gjerësisht këtë ngjarje si një nga vrasjet më të rënda në librin tim “100 vrasjet më të bujshme në historinë e Shtetit shqiptar”, botuar në vitin 2017. E megjithatë ende vijoj të kem pikëpyetje për Qemal Stafën, si një figurë me dimension të çuditshëm, nga një intelektual dhe formim ekselent në një komunist të vendosur. Kurrë nuk e kam kuptuar këtë idealist tipik të një kohe anormale që si shumë djem e vajza lanë studimet jashtë Shqipërisë dhe erdhën këtu të luftonin fashizmin nën frymën e patriotizmit. Nuk e kuptoj ende se çfarë idealizmi ekstrem e shtyu këtë djalë në moshë aq të re të bëhej pjesë e lëvizjes komuniste. Ishte 22 vjeç, 1 muaj e 15 ditë dhe i rrethuar nga 200 karabinierë dhe pas 4 orë i rrethuar e shndërroi bazën e tij në një kështjellë të vërtetë dhe veten në një hero që Tiranë dhe Shqipëria nuk ishte parë deri në atë kohë. Nuk e kuptoj ende se si një intelektual me syze nuk u dorëzua i gjallë por luftoi me pistoletë dhe granata si të ishte një guerrilas profesionist. Nuk e kuptoj ende muzikantin që la violinën dhe harkun për të luajtur tingujt e luftës dhe me këto tinguj vdiq. Nuk e kuptoj ende nëse Qemal Stafa ishte vërtetë një komunist, apo një idealist ekstrem që vërtetë besonte se rinia shqiptare mund të luftonte ndaj ushtrisë italiane që kishte pushtuar Shqipërinë. Nuk e kuptoj ende se si fjalët e tij të fundit ishin “Rroftë Shqipëria e lirë” dhe të paktën sipas traktit që shpërndau Partia Komuniste nga goja e tij kanë dalë edhe thirrje të tjera si “Rroftë komunizmi dhe shoku Stalin”! Këtë trakt unë e disponoj në orgjinal dhe pasi e kam lexuar me dhjetra herë nuk arrij ta deshifroj nëse ato fjalë i ka thënë vërtëtë Qemali apo jo. Nuk e kuptoj ende se si 6 dëshmitarët dhe ata që ishin me Qemalin në atë ndërtesë të mallkuar të marrë me qira vuajtën dhe vdiqën në rrethana misterioze. Lista mund të vijojë më, por ama një gjë e kuptoj mirë. Ai djal i ri, për lirinë e Shqipërisë dhe idealizmin e asaj epoke ishte një meteor që u shua pikërisht kur ndriçoi më shumë. Dhe po si meteor mbeti si një kujtim ndriçues për brezin e vet, por edhe për brezat pasadhës. Mjafton të shikosh këtë pulovër të larë me gjak për të kuptuar. Dhe sigurisht edhe violina aty. Të dyja flasin shumë.

  • “Humba të shtrenjtën, zemërbardhën, Editën time!“/ Rexhep Qosja rrëfen dhimbjen për ndarjen nga jeta të së bijës

    “Humba të shtrenjtën, zemërbardhën, Editën time!“/ Rexhep Qosja rrëfen dhimbjen për ndarjen nga jeta të së bijës

    Vajza e akdemikut Rexhep Qosja, Edita Qosja-Rexhepi, ka ndërruar jetë më 28 Korrik! Ditën e sotme, shkrimtari ka shkruar disa rreshta për të gjithë ata që i janë gjendur afër familjes së tij në këto ditë të vështira, ata të cilët kanë shprehur ngushëllimet e tyre të sinqerta, e që nuk kanë qenë të paktë në numër.
    Qosja shprehet zemërthyer për ndarjen të parakohshme nga jeta të Editës, vajzës së tij, e cila prej kohësh ishte në luftë me të pashërueshmen.
    “Humbja e vajzës sime të shtrenjtë, më ka ndihmuar të kuptoj se sa e thellë është dashuria prindërore e sa e pafundshme është dhembja e largimit të parakohshëm të fëmijës për prindërit, por më ka bërë të kuptoj e të ndiej edhe se sa e nevojshme, se sa e dobishme e se sa e njerëzishme e fisnike është pjesmërrja ngushëlluese për dhembje të mëdha njerëzore”, shkruan profesori në postimin e tij.
    Mesazhi:
    Edita, nënë e tre fëmijëve, do të mbetet përjetë në mendjen dhe zemrën e familjarëve, miqve e të afërmve.
    Me 28 korrik, pas një kohe të gjatë të mbushur me dhembje e dhembshuri, me vuajtje e mundime, me sprova e pafuqi, humbëm të dashurën, të shtrenjtën, të pazëvendësueshmen, pjesën e shpirtit e të zemrës sonë, bijen time Editën, të mirën, të urtën, të prajshmen, zemërbardhën, fisniken, nënën e Valjetit, të Donikut, të Lironës, gjyshen e Rinesës e të Lizës dhe motrën e Violës sonë.
    Këto ditë, kur pushuan dhembjet e Editës, kur ato dhembje na i la neve, janë ditë jo të lehta, janë ditë të rënda për ne, janë ditë që mos u provofshin nga askush.
    Por, në këto ditë dhembjeje e pikëllimi, na e hapën derën e na e ngushëlluan zemrën e mendjen numër i madh njerëzish – farefis, miq nga të gjitha trojet shqiptare, dashamirës të përhershëm, kolegë fisnikë, fqinjë nga afër e nga larg, por edhe një varg institucionesh kulturore, kombëtare, politike, një vargu krijuesish të arteve e të shkencave, të cilat na e lehtësuan e na e zbutën, aq sa është mundshme në këto raste, humbjen tonë të madhe, kurrë të harrueshme.
    Ngushëllimet tuaja zemërore i kemi ndier shumë afër si në ditën e varrimit, si në ditët ngushëlluese përmes ardhjes, përmes telefonit, përmes postës elektronike, përmes komunikimit digjital e mediave.
    Ju jemi shumë falenderues e mirënjohës të gjithë juve, që në çfarëdo mënyre keni gjetur mundësinë të na ngushëlloni, të na jepni zemër e kurajë. Mos paçi pikëllime të këtilla kurrë!
    Humbja e vajzës sime të shtrenjtë, më ka ndihmuar të kuptoj se sa e thellë është dashuria prindërore e sa e pafundshme është dhembja e largimit të parakohshëm të fëmijës për prindërit, por më ka bërë të kuptoj e të ndiej edhe se sa e nevojshme, se sa e dobishme e se sa e njerëzishme e fisnike është pjesmërrja ngushëlluese për dhembje të mëdha njerëzore.
    Me nderim e mirënjohje Rexhep Qosja me familje

  • Humbi vajzën, mesazhi i akademikut Rexhep Qosja: Mos paçi pikëllime të këtilla kurrë!

    Humbi vajzën, mesazhi i akademikut Rexhep Qosja: Mos paçi pikëllime të këtilla kurrë!

    Rexhep Qosja

    PRISHTINË- Akademiku dhe shkrimtari i njohur shqiptar, Rexhep Qosja ka rrëfyer për herë të parë ndjesitë e humbjes të së bijës, e cila ndërroi jetë pak ditë më parë. Më një mesazh të ndjerë në rrjetet sociale, Qosja përshkruan gjithë emocionet që ka ndjerë prej ndarjes nga jeta të të bijës, duke mos e fshehur dhimbjen për asnjë moment. Por po ashtu, nuk harron pa falenderuar të gjithë ata persona që i kanë qëndruar pranë në ditë të vështira, duke shprehur mirënjohjen për ngushëllimet e shumta dhe mbështetjen e sinqertë që ka marrë.
    “Ju jemi shumë falenderues e mirënjohës të gjithë juve, që në çfarëdo mënyre keni gjetur mundësinë të na ngushëlloni, të na jepni zemër e kurajë. Mos paçi pikëllime të këtilla kurrë! Humbja e vajzës sime të shtrenjtë, më ka ndihmuar të kuptoj se sa e thellë është dashuria prindërore e sa e pafundshme është dhembja e largimit të parakohshëm të fëmijës për prindërit, por më ka bërë të kuptoj e të ndiej edhe se sa e nevojshme, se sa e dobishme e se sa e njerëzishme e fisnike është pjesëmarrja ngushëlluese për dhembje të mëdha njerëzore,”-shkruan Qosja në emër të të gjithë familjes së tij.
    POSTIMI I PLOTË:

    FALËNDERIM
    Me 29 korrik, pas një kohe të gjatë të mbushur me dhembje e dhembshuri, me vuajtje e mundime, me sprova e pafuqi, humbëm të dashurën, të shtrenjtën, të pazëvendësueshmen, pjesën e shpirtit e të zemrës sonë, bijen time Editën, të mirën, të urtën, të prajshmen, zemërbardhën, fisniken, nënën e Valjetit, të Donikut, të Lironës, gjyshen e Rinesës e të Lizës dhe motrën e Violës sonë.
    Këto ditë, kur pushuan dhembjet e Editës, kur ato dhembje na i la neve, janë ditë jo të lehta, janë ditë të rënda për ne, janë ditë që mos u provofshin nga askush. Por, në këto ditë dhembjeje e pikëllimi, na e hapën derën e na e ngushëlluan zemrën e mendjen numër i madh njerëzish – farefis, miq nga të gjitha trojet shqiptare, dashamirës të përhershëm, kolegë fisnikë, fqinjë nga afër e nga larg, por edhe një varg institucionesh kulturore, kombëtare, politike, një vargu krijuesish të arteve e të shkencave, të cilat na e lehtësuan e na e zbutën, aq sa është mundshme në këto raste, humbjen tonë të madhe, kurrë të harrueshme.
    Ngushëllimet tuaja zemërore i kemi ndier shumë afër si në ditën e varrimit, si në ditët ngushëlluese përmes ardhjes, përmes telefonit, përmes postës elektronike, përmes komunikimit digjital e mediave. Ju jemi shumë falenderues e mirënjohës të gjithë juve, që në çfarëdo mënyre keni gjetur mundësinë të na ngushëlloni, të na jepni zemër e kurajë. Mos paçi pikëllime të këtilla kurrë! Humbja e vajzës sime të shtrenjtë, më ka ndihmuar të kuptoj se sa e thellë është dashuria prindërore e sa e pafundshme është dhembja e largimit të parakohshëm të fëmijës për prindërit, por më ka bërë të kuptoj e të ndiej edhe se sa e nevojshme, se sa e dobishme e se sa e njerëzishme e fisnike është pjesëmarrja ngushëlluese për dhembje të mëdha njerëzore. Me nderim e mirënjohje Rexhep Qosja me familje./ZËRI

  • “Pres shumë nga De Bruyne”, ish-ylli i Serisë A: Mourinho-n nuk e kuptoj

    “Pres shumë nga De Bruyne”, ish-ylli i Serisë A: Mourinho-n nuk e kuptoj

    Ish-ylli i Serie A, Vladimir Jugovic, fitues i Champions League në vitin 1996 me Juventusin, ka pritshmëri të larta nga Kevin De Bruyne, por ende ‘nuk e kupton’ pse José Mourinho nuk besoie tek ylli belg te Chelsea.
    Jugovic foli me Gazzetta dello Sport edhe për një nga ish-shokët e tij të ekipit në Torino, Antonio Conte.
    “Nëse Antonio qëndroi te Napoli, kjo është sepse ai beson se mund të fitojë përsëri”, tha Jugovic.
    “Nënshkrimi i De Bruyne ndryshon ekuilibrat. Po flasim për një ikonë të Manchester City, një nga ekipet më të mira në botë vitet e fundit. Ajo që ende nuk e kuptoj për De Bruyne është pse Mourinho nuk besonte tek ai te Chelsea”.
    De Bruyne iu bashkua Napolit me kosto zero pas përfundimit të kontratës së tij me Manchester City dhe tashmë ka filluar përgatitjet para-sezonale nën drejtimin e trajnerit italian.
    Luka Modric është një tjetër yll që u transferua në Serie A këtë verë, gjithashtu me kosto zero te Milan-i.
    “Në epokën e Berlusconi-t, Modric do të kishte mbërritur në moshën 20 ose 21 vjeç, por do të jetë ende interesante të shohim një kampion të dekoruar shumë si ish-ylli i Real Madrid te Serie A”, përfundoi Jugovic.

  • Guardiola mbron Botërorin e Klubeve: I kuptoj kritikat e Klopp, por trajnerët nuk bëjnë kalendarin

    Guardiola mbron Botërorin e Klubeve: I kuptoj kritikat e Klopp, por trajnerët nuk bëjnë kalendarin

    Pas deklaratës së bujshme të Jürgen Klopp, i cili e quajti Kupën e Botës për Klube “idenë më të keqe të zbatuar ndonjëherë”, nuk ka vonuar përgjigjja e Pep Guardiolës, trajnerit të Manchester City. Spanjolli ka mbrojtur qëndrimin e tij dhe ka vënë theksin te roli i trajnerëve në këtë situatë.
    Në një konferencë për shtyp, Guardiola u shpreh: “Ne kemi luftuar së bashku shumë herë, veçanërisht kur bëhet fjalë për ta lehtësuar disi kalendarin e ndeshjeve dhe për të pasur më shumë cilësi. Kur lojtarët dhe trajnerët kanë pushimin e duhur, cilësia e futbollit përmirësohet”.
    Duke komentuar fjalët e Klopp, tekniku spanjoll shtoi: “Nuk u befasova nga ato që tha. E kuptoj dhe e respektoj. Kemi pasur një marrëdhënie të jashtëzakonshme për shumë vite si rivalë, e kuptoj argumentin e tij”.
    Megjithatë, Guardiola nuk nguroi të theksonte se përgjegjësia nuk bie mbi trajnerët për kalendarin e ngjeshur: “Gjithsesi, në të njëjtën kohë, ne jemi në një punë ku ndjekim FIFA-n, UEFA-n, Premier League, të gjitha kompeticionet. Trajnerët nuk e organizojnë kalendarin. Secili ka rolin e tij, të tjerët janë ata që i organizojnë këto kompeticione”.
    Ky reagim i Guardiolës vjen në një moment kur kalendari i ngarkuar i ndeshjeve dhe lodhja e lojtarëve është bërë një nga temat më të debatueshme në futbollin botëror. Trajneri i City ka zgjedhur të ruajë një ton diplomatik, duke respektuar qëndrimin e Klopp, por njëkohësisht duke mbrojtur realitetin e situates. Trajnerët dhe lojtarët janë ata që përshtaten, jo ata që vendosin.

  • “11 maji farsë”, Balla i përgjigjet Nokës: Në partinë tuaj e keni të vështirë të aplikoni nenin “Basha”, po turpëroheni çdo ditë

    “11 maji farsë”, Balla i përgjigjet Nokës: Në partinë tuaj e keni të vështirë të aplikoni nenin “Basha”, po turpëroheni çdo ditë

    Pretendimeve të sekretarit të përgjithshëm të PD-së, Flamur Noka për blerje votash më 11 maj dhe grabitje të pushtetit, iu përgjigj ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Taulant Balla.

    Balla ironizoi opozitën lidhur me “nenin Basha”, i shpallur nga Berisha në nëntor 2021.
    Kreu i PD-së deklaroi asokohe se nëse një kryetar i Partisë Demokratike do të humbë zgjedhjet, atëherë ai do të duhet t’i thotë lamtumirë partisë.

    Pas humbjes në zgjedhjet e 11 majit, Berisha nuk u dorëhoq dhe deklaroi se do të vijojë betejën për t’i siguruar shqiptarëve votën e lirë.
    Taulant Balla: E kuptoj që në partinë tuaj e keni të vështirë të aplikoni nenin Basha. E kuptoj shumë mirë gjithçka që jeni duke bërë, edhe përpjekjen tuaj në KQZ ku çdo ditë po turpëroheni para publikut se si po bien një nga një të gjitha pretendimet tuaja. E kuptoj që ju i shmangeni një beteje të brendshme. Zgjedhjet kanë përfunudar. PS ka fituar, ju keni marrë 300 mijë e kusur vota më pak. Gjejini ku kanë shkuar votat tuaja.
    Flamur Noka: Se çfarë ndodhi më 11 maj nuk kemi nevojë ta themi ne. Raporti i OSBE/ODIHR foli qartë./vizionplus.tv

  • Vrasja e Ilaria Sulas/ I ati prek me fjalët: Gruaja është e shkatërruar, s’ka falje për vrasësin!

    Vrasja e Ilaria Sulas/ I ati prek me fjalët: Gruaja është e shkatërruar, s’ka falje për vrasësin!

    Marc Samson dhe Ilaria Sula

    ITALI- “Është një dhimbje që nuk pakësohet, edhe nëse ditët, javët kalojnë, të mbyt dhe nuk të lë rrugë shpëtimi,”-kështu e nis rrëfimin e tij për gazetën italiane “La Repubblica”, Flamur Sula, babai i Ilaria Sulës, studentja 22-vjeçare që u vra mizorisht në Romë në fund të marsit nga ish-i dashuri i saj, Mark Samson.
    Flamuri ende e quan Ilarian “vajza ime e vogël”. Ai kujton si në ditët e ankthit, kur shpresonte se vajza thjesht ishte larguar për pak kohë, teksa qëndronte pranë vrasësit të saj, pa e ditur se ai ishte autori i asaj tragjedie.
    “Sa më shumë ditë kalojnë, aq më shumë më mungon Ilaria. Është një vuajtje që nuk mund të shpjegohet, që nuk mund të fshihet. 20 maji do të kishte qenë ditëlindja e saj. Për ne ishte si një funeral i ri. Ajo nuk do të mbushë kurrë 23 vjeç.”
    PJESË NGA INTERVISTA:
    Për të pesëmbëdhjetën herë këtë një vajzë e re është vrarë nga ish-partneri i saj. Si u ndjetë kur e morët vesh?
    Flamur Sula: Që kur u vra Ilaria, mezi e ndez televizorin, nuk lexoj gazeta. Nuk më intereson shumë çfarë ndodh. Por kur dëgjova se çfarë ndodhi në Napoli, u ndjeva keq. Ishte sikur ta rijetoja gjithçka nga e para. Me çfarë të drejte vret një vajzë si vajza ime ose si Martina?
    Ish-i dashuri i Martinës mori pjesë gjithashtu në kërkime, duke u shtirur si i shqetësuar.
    Flamur Sula: Kjo gjë më jep të dridhura. Nuk mund ta kuptoj si mund të jenë kaq të ftohtë, kaq të egër, si mund të jenë kaq të mirë në gënjeshtra? Vajzat vriten kot dhe kjo ndodh gjatë gjithë kohës.
    Sipas mendimit tuaj, a mund të bëhet diçka?
    Flamur Sula: Qeveria duhet të bëjë diçka, të marrë masa të forta. Nuk e di çfarë lexojnë ose studiojnë këta fëmijë, por është e qartë se diçka nuk shkon, diçka mungon. Ne mendonim vetëm për punën, për ndërtimin e një jete. Sot ka vetëm frikë.
    A kishte pasur ndonjëherë ndonjë frikë për Ilarian?
    Flamur Sula: Asnjëherë, sepse e njihja vajzën time, nuk i besoja asaj. Ajo ishte një vajzë me qëllime, që nuk do të lejonte kurrë askënd ta shkelte mbi të. Kjo është arsyeja pse dua vërtet të kuptoj se çfarë ka ndodhur.
    Keni edhe një djalë, vetëm tetëmbëdhjetë vjeç. A ke frikë prej tij?
    Flamur Sula: Sigurisht që po, ndonjëherë. Por unë flas me djalin tim gjatë gjithë kohës, i them se nëse ka të dashur duhet të ma thotë, se “jo” do të thotë “jo”, se nëse ndonjëherë e braktisin, e ai duhet ta pranojë. Ne e kemi përjetuar këtë situatë, është një makth që nuk do t’ia uroja askujt.
    A ka diçka që do të donit t’i thoshit familjes së Martinës?
    Flamur Sula: Më vjen shumë keq, kjo është e gjitha që mund të them. E kuptoj dhimbjen e tyre, është diçka që nuk zhduket. Gruaja ime është e shkatërruar, nuk jam as i sigurt nëse normaliteti mund të ekzistojë përsëri për ne. Jeta jonë, ditët tona sillen rreth asaj që është e vetmja rrugë e përditshme: nga shtëpia në varreza. Asgjë tjetër.
    A të jep ndonjë ngushëllim ideja e drejtësisë?
    Flamur Sula: Nuk do të qetësohem derisa ai të jetë në burg përgjithmonë. Ende nuk mund ta besoj, nuk mund ta kuptoj se si ia doli t’i bënte diçka të tillë asaj. Deri në frymën time të fundit do të përpiqem të gjej drejtësi për Ilarian. Nuk do të dorëzohem kurrë.
    A mund të arrish të falësh vrasësin?
    Flamur Sula: Nuk mund të ketë falje për njerëzit që janë të aftë të bëjnë gjëra të tilla. Ajo që i ndodhi Ilarisë dhe vajzës nga Napoli nuk është një aksident rrugor, por një katastrofë. Ato u vranë. Dikush vendosi që një person tjetër nuk kishte më të drejtë të jetonte. Kjo nuk mund dhe nuk duhet të pranohet.
    Mark Samson e vrau Ilaria Sulën duke e goditur 3 herë me thikë në fyt, mbrëmjen e 25 marsit, plagë që i shkaktuan vdekjen 22-vjeçares shqiptare në më pak se një minutë për shkak të humbjes së madhe të gjakut. 23-vjeçari mbylli derën e dhomës së tij të gjumit dhe deri pasditen e 26 Marsit e mbajti të fshehur trupin e studentes shqiptare, të cilën e kishte ftuar për të fjetur në shtëpinë e tij, edhe pse kishin një vit që ishin ndarë. Prej një jave e zhdukur, 22-vjeçarja Ilaria Sula u gjet e vrarë. Trupi i pajetë u gjet në një valixhe të hedhur në humnerë në një zonë të pyllëzuar në Poli./ZËRI

  • Babai i Ilaria Sulës rrëfen muajt e vështirë pas vdekjes të së bijës: Rutina jonë është nga varrezat në shtëpi

    Babai i Ilaria Sulës rrëfen muajt e vështirë pas vdekjes të së bijës: Rutina jonë është nga varrezat në shtëpi

    Flamur Sula, babai i 22-vjeçares shqiptare, Ilaria Sula që u vra nga ish-partneri i saj i saj, në një intervistë për mediat italiane ka shprehur dhimbjen dhe boshllëkun që iu ka lënë ngjarja e tmerrshme që i mori jetën të bijës.
    Babai i Ilarias shprehu si trishtimin që familja e tij nuk do munden ta kalojnë dhe njëkohësisht tha se është i vendosur t’i shkojë deri në fund ngjarjes për të kërkuar drejtësi për të bijën.
    Ai tha se plaga dhe dhimbja që ka lënë pas vrasja e Ilarias, jo vetëm që nuk është mbyllur, por rritët akoma më shumë dita ditës.
    “Është dhimbje e pashpjegueshme”, tha Flamur Sula.
    Sakaq, Sula i bëri gjithashtu thirrje qeverisë italiane të reagojë ndaj këtyre rasteve makabër të dhunës ndaj femrave, pasi sipas tij është një fenomen që po shpeshtohet dita ditës.
    Rasti i Ilarias nuk është i vetmi i tillë në muajt e fundit pasi të njëjtin fat pati edhe 22-vjeçarja, Martina, e cila u vra gjithashtu nga ish-partneri i saj.
    INTERVISTA
    Një tjetër herë një vajzë është vrarë nga ish-partneri. Si u ndiet kur e mësuat këtë?
    Flamur Sula: Që kur Ilaria u vra, mezi ndez televizorin, nuk lexoj gazeta. Nuk më intereson shumë ajo që ndodh. Por kur mësova se çfarë kishte ndodhur në Napoli, u ndjeva keq. Ishte si të përjetoja gjithçka përsëri. Me cilin të drejtë vret dikush një vajzë si bija ime, apo si Martina?
    Edhe ish i dashur i Martinas mori pjesë në kërkime, duke simuluar shqetësim.
    Flamur Sula: Kjo më jep rrëqethje. Nuk mund ta kuptoj si mund të ketë kaq ftohtësi, kaq egërsi, si mund të jenë kaq të aftë të gënjejnë. Vajzat vriten për asgjë dhe kjo ndodh vazhdimisht.
    A mendoni se mund të bëhej diçka për ta ndaluar këtë?
    Flamur Sula: Qeveria duhet të bëjë diçka, të marrë masa të forta. Nuk e di se çfarë lexojnë apo studiojnë këta djem, por duket se diçka nuk shkon, diçka mungon. Ne mendonim vetëm të punonim, të ndërtonim një jetë. Sot ka vetëm frikë.”
    A keni pasur ndonjëherë frikë për Ilarian?
    Flamur Sula: Asnjëherë, sepse e njihja vajzën time, e besoja. Ishte një vajzë e drejtë, që kurrë nuk do të lejonte të sillej siç do të donte dikush tjetër. Për këtë arsye dua të kuptoj vërtet se çfarë ndodhi.
    Keni edhe një djalë, sapo ka mbushur 18 vjeç. A keni frikë për të?
    Flamur Sula: Sigurisht që kam, herë pas here. Por, unë flas vazhdimisht me djalin tim, i them që nëse ka një vajzë, duhet të kuptojë, që “jo” do të thotë “jo”, dhe nëse ndonjëherë ikën, duhet ta pranojë dhe të mbyllet me kaq. Ne kaluam dhe po kalojmë përmes gjithë kësaj, është një makth që nuk do t’ia dëshiroja askujt.
    A ka diçka që doni të thoni për familjen e Martinas?
    Flamur Sula: Me të vërtetë më vjen shumë keq, mund të them vetëm këtë. E kuptoj dhimbjen e tyre, është diçka që nuk kalon. Gruaja ime është shkatërruar, nuk jam i sigurt se për ne mund të ketë ndonjëherë normalitet. Jeta jonë, ditët tona, përqendrohen vetëm në atë që është rruga jonë e vetme ditore: nga shtëpia te varrezat. Asgjë tjetër.
    A ju jep ngushëllim ideja e drejtësisë?
    Flamur Sula: Nuk do të kem qetësi deri sa ai të jetë në burg përgjithmonë. Ende nuk mund ta kuptoj, nuk arrij ta kuptoj si mund të bënte një gjë të tillë. Deri në frymën e fundit, do të kërkoj drejtësi për Ilarian. Nuk do të dorëzohem kurrë.
    A mund të arrish të falësh?
    Flamur Sula: Nuk mund të ekzistojë falje për njerëz që mund të bëjnë gjëra të tilla. Ajo që ndodhi me Ilarian dhe me vajzën e Napolit nuk është një aksident rrugor, një fatkeqësi. Ata janë vrarë qëllimisht. Diku, një dikush ka vendosur që një tjetër person nuk ka më të drejtën të jetojë. Kjo nuk mund dhe nuk duhet të jetë e pranueshme.

  • Vrasja e Ilaria Sulës/ Babai i së ndjerës: Nuk do të gjej qetësi deri sa vrasësi të jetë në burg përgjithmonë

    Vrasja e Ilaria Sulës/ Babai i së ndjerës: Nuk do të gjej qetësi deri sa vrasësi të jetë në burg përgjithmonë

    Ilaria Sula është studentja shqiptare e cila u vra në fund të marsit të këtij viti nga ish i dashuri i saj filipinas Mark Samson. Në një intervistë të dhënë së fundmi babai i Ilarias, Flamur Sula i pikëlluar shprehet se ‘dhimbja nuk pakësohet edhe nëse ditët apo javët kalojnë, të mbyt dhe nuk të lë rrugë shpëtimi’.

    “Sa më shumë ditë kalojnë, aq më shumë më mungon Ilaria. Është një vuajtje që nuk mund të shpjegohet, që nuk mund të fshihet. 20 maji ishte ditëlindja e saj, ndërsa për ne ishte si një funeral i ri. Ajo nuk do të jetë kurrë në gjendje të mbushë 23 vjeç”, tha ai mes dhimbjes për humbjen e vajzës.

    Për të pesëmbëdhjetën herë një vajzë e re është vrarë nga ish-partneri i saj. Si u ndjetë kur e morët vesh?

    Që kur u vra Ilaria, mezi e ndez televizorin, nuk lexoj gazeta. Nuk më intereson shumë çfarë ndodh. Por kur dëgjova se çfarë ndodhi në Napoli, u ndjeva keq. Ishte sikur ta rijetoja gjithçka nga e para. Me çfarë të drejte vret një vajzë si vajza ime ose si Martina? Ish-i dashuri i Martinës mori pjesë gjithashtu në kërkim, duke u shtirur si i shqetësuar.

    Kjo gjë më jep të dridhura. Nuk mund ta kuptoj si mund të jenë kaq të ftohtë, kaq të egër, si mund të jenë kaq të mirë në gënjeshtra. Vajzat vriten kot dhe kjo ndodh gjatë gjithë kohës.

    Sipas mendimit tuaj, a mund të bëhet diçka për të mos pasur këto krime?

    Qeveria duhet të bëjë diçka, të marrë masa. Nuk e di çfarë lexojnë ose studiojnë këta fëmijë, por është e qartë se diçka nuk shkon, diçka mungon. Ne mendonim vetëm për punën, për ndërtimin e një jete. Sot ka vetëm frikë.

    A ke pasur ndonjëherë ndonjë ankesë për Ilarinë?

    Asnjëherë, sepse e njihja vajzën time, i besoja asaj. Ajo ishte një vajzë këmbngulëse, që nuk do të lejonte kurrë askënd ta shkelte. Kjo është arsyeja pse dua vërtet të kuptoj se çfarë ka ndodhur.

    Ju keni edhe një djalë, vetëm tetëmbëdhjetë vjeç. A ke frikë për të?

    Sigurisht që po, ndonjëherë. Por unë flas me djalin tim gjatë gjithë kohës, i them se nëse ka të dashur duhet të ma thotë, se “jo” do të thotë “jo”, dhe nëse dikush e përfundon marrëdhënien, ai duhet ta pranojë. Po kalojmë një situatë të vështirë, është një makth që nuk do t’ia uroja askujt.

    A ka diçka që do të donit t’i thoshit familjes së Martinës?

    Më vjen shumë keq, kjo është e gjitha që mund të them. E kuptoj dhimbjen e tyre, është diçka që nuk zhduket. Gruaja ime është e shkatërruar, nuk jam as i sigurt nëse normaliteti mund të ekzistojë përsëri për ne. Jeta jonë, ditët tona sillen rreth asaj që është e vetmja rrugë e përditshme: nga shtëpia në varreza. Asgjë tjetër.

    A të jep ndonjë ngushëllim ideja e drejtësisë?

    Nuk do të qetësohem derisa ai të jetë në burg përgjithmonë. Ende nuk mund ta besoj, nuk mund ta kuptoj se si ia doli t’i bënte diçka të tillë asaj. Deri në frymën time të fundit do të përpiqem të gjej drejtësi për Ilarinë. Nuk do të dorëzohem kurrë.”

    A mund të arrijmë faljen?

    Nuk mund të ketë falje për njerëzit që janë të aftë të bëjnë gjëra të tilla. Ajo që i ndodhi Ilarisë dhe vajzës nga Napoli nuk është një aksident rrugor, por një katastrofë. Ato u vranë nga autorët me vetëdije. Dikush vendosi që një person tjetër nuk kishte më të drejtë të jetonte. Kjo nuk mund dhe nuk duhet të pranohet./La Repubblica