E ftuar sot në emisionin “Pardon My French”, ka qenë nëpërmjet një lidhjeje telefonike, Rozana Radi. Ajo ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me eksperiencën e saj të re në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel si moderatore dhe jo vetëm kaq…
Pyetjet-pergjigje:
Pyetje- Si ndihesh me vajzat e panelit?
Rozana- Po ndihem shumë mirë, kam vendosur të tërhiqem pak, të mos bëj ato debatet e forta sepse u panë edhe në Big Brother. Kam vendosur që të bëj edhe ndonjë batutë sepse na ka zënë halli sepse shqiptarët nuk e dinë se çfarë duan. Nëse ti këndon një stil muzike thonë: “Na lodhi kjo”, nëse ti provon që të këndosh diçka tjetër thonë: “Po kjo eksperimentoi?!” Kjo do të thotë që të kap halli dhe nuk e di çfarë të bësh.
Ajo shtoi gjithashtu:
Tani unë kam vendosur që të shfaq një natyrë tjetër timen, që njerëzit më të afërt ma njohin. Pra të bëj ndonjë batutë, pra jam pak më lehtë.
A po ndihet mirë me gocat e këtij sezoni?
Unë kam gjetur një frymë që rrallë e gjen në televizione. Mua më ndodh që edhe me Saimirin dhe Lorinëm, bashkëpunëtorët është një frymë aq e mirë. Nuk është vetëm ajo që na shihni ju në ditën e martë, kimia është me të gjithë stafin. Dhe ajo ndjehet, nuk e kuptoj pse duhet të kesh xhelozi për një bashkëpuntor.
Tag: kuptoj
-

“Nuk e kuptoj pse duhet të ketë xhelozi..”/ Rozana Radi flet për eksperiencën në “Goca & Gra”
-

“Ke një theks të bukur, por nuk e kuptoj çfarë po thua”, Trump kritikohet ashpër pas komenteve ndaj gazetares franceze
Presidenti amerikan Donald Trump u kritikua ashpër, pasi komentoi mënyrën e komunikimit të një gazetareje franceze.
Trump, pasi gazetarja i drejtoi pyetjen, u shpreh se nuk e kupton kur flet pavarësisht theksit të bukur francez.
Presidenti amerikan i kërkoi gazetares që ta përsëriste pyetjen me zë të lartë. Duke mos arritur ta kuptonte plotësisht pyetjen për situatën Gaza-Izrael, Trump iu drejtua ish-Prokurores së Përgjithshme të Floridës, Pam Bondi, duke i thënë:
“A do të më përgjigjesh, të lutem? Sepse nuk kuptoj asnjë fjalë që po thotë”.
Donald Trump-gazetares: Nga je?
Gazetarja: Jam nga Franca.
Donald Trump: Je nga Franca?! Ke një theks të bukur, por nuk mund ta kuptoj çfarë po thua.BREAKING: Trump just made an absolute fool of himself, not being able to understand what a French journalist clearly asked him about Israel. pic.twitter.com/FgMaXVhB8R
— Brian Krassenstein (@krassenstein) October 23, 2025Top Channel
-

“Conceicao e ndryshoi Juventusin, nuk e kuptoj pse David nuk u zëvendësua më herët”
2 Tetor 2025
8:30
Alfred Lleshi
Fabio Capello, në studiot e “Sky Sport”, analizoi hyrjen në lojë të Francisco Conceição në pjesën e dytë, duke theksuar se e ndryshoi fytyrën e Juventusit: “Me të në fushë, Juve ndryshoi, kishte ekuilibër. Fantazia e këtij lojtari vuri në vështirësi Villarrealin dhe për një periudhë Juventusi ishte i qetë, duke dominuar.
Megjithatë, në 20 minutat e fundit skuadra bardhezi ra shumë. Ndoshta disa zëvendësime duhej të ishin bërë më herët, nuk e kuptoj pse Daivid mbeti në fushë deri 5 minuta nga fundi. Në momentin që Juve dominonte, do të kisha bërë ndonjë zëvendësim”.
Ai kritikoi ashpër edhe mbrojtjen e skuadrës torineze në goditjet nga këndi: “Gjithmonë u zu në befasi. Topat me kokë i fituan gjithmonë kundërshtarët. E kisha parashikuar që goli do të vinte pikërisht nga një këndore dhe kështu ndodhi”. -

Dekreti i Begajt, Manjani: U dhunua Kushtetuta! Nëse do ta kishte bërë Meta, do të ishte shkarkuar
Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar në lidhje me dekretin e presidentit Bajram Begaj, i cili shpalli dekretin për zgjedhjet e pjesshme lokale në 6 Bashki, të cilat do të mbahen në 9 Nëntor. Në dekretin e Begajt janë përfshirë edhe zgjedhjet në Tiranë, edhe pse për këtë të fundit ka nje vendim nga Gjykata Kushtetuese për pezullimin e tyre.
Ylli Manjani shkruan se nëse dekretin e sotëm të Begajt do ta kishte nxjerrë Ilir Meta, ai do të ishte shkarkuar përmes një komisioni hetimor.
“Por nuk kuptoj fare, po fare fare as Metën dje, kur lëshoi dekret për anulimin e zgjedhjeve e as Begajn sot që dekreton zgjedhje pa vend vakant”, shkruan Manjani.
Ndërsa po ashtu, ish-ministri thekson se si Begaj edhe Meta, kanë dhunuar Kushtetutën!
Postimi i plotë i Majanit:
Nejse, ndoshta nuk vlen më asnjë sekond i harxhuar për të sqaruar Kushtetutën e vendit. Në fakt e kemi stër-sqaruar nenin 115 të saj në çdo okazion publik. Vetë Gjykata Kushtetuese në qëndrim publik dje ka thënë se “…vendimi i qeverisë është automatikisht i pezulluar”.
Por nëse dekretin e sotëm do ta kishte nxjerrë Ilir Meta, do ishte ngritur direkt komision hetimor dhe, do ishin çelur proçedurat për shkarkim. Besoj e kujtoni hetuesinë e Ulsiut në krye të komisionit kundër Metës.
Një gjë dua ta them qartë:
E kuptoj plotësisht nevojën politike të një Kryeministri apo të një partie që qeveris për të bërë zgjedhje blic. Është padyshim në të drejtën e tyre politike të kërkojnë e gjejnë zgjidhje. Ashtu siç edhe PD e Bashës ishte në të drejtën e vet të kërkonte shtyrje zgjedhjeve vendore të 2019-s. Unë vetë jam në favor të zgjedhjeve.
Por nuk kuptoj fare, po fare fare as Metën dje, kur lëshoi dekret për anulimin e zgjedhjeve e as Begajn sot që dekreton zgjedhje pa vend vakant.
Që të dy kanë dhunuar kushtetutën e shkruar!
Presidenti i Republikës është shtet, jo pushteti. -

“E kuptoj buzëqeshjen dhe lumturinë tuaj”/ Kreu i këshilltarëve të PS-opozitës: Në atë karrige do të ulet prapë një kryetar socialist me 160 mijë vota
Në një moment me tone ironike gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak për shkarkimin e Erion Veliajt, kreu i Këshillit të PS, Eridian Salianji iu drejtua opozitës duke theksuar se, pavarësisht zhvillimeve aktuale, kryetari i ardhshëm i Bashkisë së Tiranës do të jetë sërish nga Partia Socialiste.
“Ju respektova dhe jua kuptoj dhe buzëqeshjen dhe lumturinë. Dhe sot shijoni ditën deri në fund, por këtu do jemi që në atë karrige do të ulet prapë një kryetar Bashkie i Partisë Socialiste me mbi 160 mijë vota, por të paktën mësoni nga humbja dhe lumturohuni për Tiranën siç po lumturoheni sot”, tha Salianji.
Top Channel
-

Hamilton optimist pas garës në Monza: Po filloj ta kuptoj më shumë makinën Ferrari
8 Shtator 2025
9:42
Telesport
Lewis Hamilton beson se Ferrari ka bërë një paraqitje shumë të mirë në garën e fundit në Monza. Piloti britanik e nisi garën nga vendi i 10-të dhe e mbylli në vendin e gjashtë, me një makinë që ishte më kompetitive.
“Jam shumë i kënaqur me progresin që po bëjmë. Po e kuptoj këtë makinë gjithnjë e më mirë. Nuk e di nëse do ta kuptoj ndonjëherë plotësisht, por shpresoj se mund të kontribuoj me makinën e vitit të ardhshën”, tha Hamilton.
“Mendoj se mund të kisha bërë edhe më mire në Monza pa penalizimin në Zandvoort. Kaq shumë energji pozitive këtë fundjavë! E kisha vënë re edhe në të kaluarën, por këtë herë ishte ndryshe në Monza me Ferrari”, tha Hamilton. -

Donnarumma nuk luan mirë me këmbë? Zoff kundër Luis Enrique: Ai i fiton ndeshjet i vetëm…
4 Shtator 2025
9:46
Alfred Lleshi
Dino Zoff, kampion bote dhe Europe me Italinë, mbron Donnarumma mbas vendimit të PSG-së për ta larguar, pas fitimit të Champions League: “Nuk e kuptoj. Pas atyre që tregoi sezonin e kaluar, Champions-i u fitua edhe falë pritjeve të tij. Nuk e kuptoj vërtet, përveç nëse ka diçka tjetër që ne nuk e dimë”.
Zoff komentoi edhe kërkesën e Luis Enrique për një portier më të mirë me këmbë: “Së pari duhet një portier që të presë topat, pastaj nëse di të luajë me këmbë, aq më mirë. Nuk e kuptoj si mund të jetë problem portieri që eviton gola të sigurt, por nuk luan mirë me topin. Një si Donnarumma i fiton ndeshjet me pritjet e tij, por nuk mund të hyj në mendjen e një trajneri që sapo ka fituar Champions-in”.
Për transferimin te Manchester City: “Do të jetë një eksperiencë e shkëlqyer për të. Një portier si Donnarumma nuk mund të rrinte rezervë, do të ishte problem edhe për kombëtaren”. -

Artan Fuga: Po të mos ishte Kosova, këtu do të hante njeriu, njeriun
Rroftë Kosova!
Nga Artan Fuga
Dy gjëra, njërën nuk e kuptoj, tjetrën e kuptoj.
Nuk kuptoj se përse shumica e medias te ne janë të pozicionuara sikur do të kënaqeshin shumë dhe do të fërkonin barkun sikur iniciativa e Z. Trump për paqe me Rusinë të dështonte!
A thua sikur janë lobi të industrisë së armatimit që shet armë për ata që vriten me njeri tjetrin atje dhe kanë frikë se paqja do t’u lejë stok kallashnikovë të pashitur!
Pse bëjnë si gjinkalla në vapë, shplajnë trutë e publikut?
Ajo që kuptoj është se përse durrsakët e mirë u bëjnë aq hyzmet kosovarëve në plazh.
Pa kosovarët në plazh pothuajse nuk do të kishte këmbë turisti dhe berberët, shitësit e pajisjeve elektrike, shitësit e rrobave të vjetra, shitësit e pispilive, pulave të pjekura, të byreqeve, shitësit e gjerdanëve me flori turk, të brekëve të detit, shitësit e kosit, dhallës, akulloreve, ata të nderuar që vertisin çelësa dhomash me qira në rrugë, këpucarë, lavazhuesit e qerreve, etj., do të detyroheshin të mbyllnin dyqanet duke iu vënë qepenën!
Hyzmeqarë dakord, por kjo është jeta!
Të jem si këta, taksën e kalimit të trarit të kosovarëve për të ardhur këtu, ja u paguanin këta me qejf atyre!
Ndonjëherë mendoj, ç’do bënin këta po të mos ishte pavarësuar Kosova ? Do të hante njeriu njeriun këtu!
Dursaku i mënçur dhe i butë, ngado të ketë ardhur dhe vendosur këtu, e di shumë mirë.
Po ju e dini?
Po e dini, uleni një çikë delirin!
Do të thoni ju çfarë lidhje ka lufta në Ukrainë me pushuesit nga Kosova në Durrës, Golem, Qerret, Mali i Robit ?
Ka dhe shumë madje, por kur ta kuptojnë disa elita politiko-mediatike do të jetë aq vonë sa të vish të lahesh në Durrës në mes të janarit!/ KultPlus.com
-

Artan Fuga: Mirë që kemi kosovarët, se Durrësi do të falimentonte
Artan Fuga thotë se pa kosovarët, Durrësi do të falimentonte.
Ndaj dhe sipas tij, durrsakët e kanë kuptuar këtë gjë dhe iu shërbejnë kosovarëve më së miri.
“Rroftë Kosova!
Dy gjëra, njërën nuk e kuptoj, tjetrën e kuptoj.
Nuk kuptoj se përse shumica e medias te ne janë të pozicionuara sikur do të kënaqeshin shumë dhe do të fërkonin barkun sikur iniciativa e Z. Trump për paqe me Rusinë të dështonte!
A thua sikur janë lobi të industrisë së armatimit që shet armë për ata që vriten me njeri tjetrin atje dhe kanë frikë se paqja do t’u lejë stok kallashnikovë të pashitur!
Pse bëjnë si gjinkalla në vapë, shplajnë trutë e publikut?
Ajo që kuptoj është se përse durrsakët e mirë u bëjnë aq hyzmet kosovarëve në plazh.
Pa kosovarët në plazh pothuajse nuk do të kishte këmbë turisti dhe berberët, shitësit e pajisjeve elektrike, shitësit e rrobave të vjetra, shitësit e pispilive, pulave të pjekura, të byreqeve, shitësit e gjerdanëve me flori turk, të brekëve të detit, shitësit e kosit, dhallës, akulloreve, ata të nderuar që vertisin çelësa dhomash me qira në rrugë, këpucarë, lavazhuesit e qerreve, etj., do të detyroheshin të mbyllnin dyqanet duke iu vënë qepenën!
Hyzmeqarë dakord, por kjo është jeta!
Të jem si këta, taksën e kalimit të trarit të kosovarëve për të ardhur këtu, ja u paguanin këta me qejf atyre!
Ndonjëherë mendoj, ç’do bënin këta po të mos ishte pavarësuar Kosova? Do të hante njeriu njeriun këtu!
Dursaku i mënçur dhe i butë, ngado të ketë ardhur dhe vendosur këtu, e di shumë mirë.
Po ju e dini?
Po e dini, uleni një çikë delirin!
Do të thoni ju çfarë lidhje ka lufta në Ukrainë me pushuesit nga Kosova në Durrës, Golem, Qerret, Mali i Robit ?
Ka dhe shumë madje, por kur ta kuptojnë disa elita politiko-mediatike do të jetë aq vonë sa të vish të lahesh në Durrës në mes të janarit”, shkruan Fuga. -

Zoff mbron Donnarumma: Nuk e kuptoj, vendim i rëndë nga PSG. Loja me këmbë? Thjesht justifikime
Me një eksperiencë të gjatë si portier i kombëtares axurre, kampion bote më 1982, më pas edhe trajner i Italisë, Dino Zoff ka folur për rastin “Donnarumma-PSG”: “Nuk e kuptoj se çfarë mund të ketë ndodhur, por kontributi i Donnarumma te PSG ka qenë i shkëlqyer.
Situata nuk është e qartë pse u mor një vendim kaq i rëndë. E them me bindje: nëse PSG-ja arriti të fitonte Champions-in, është edhe meritë e tij. Sigurisht, jam i befasuar. Ndoshta ka arsye kontraktuale ose rinovimi, por unë nuk kam informacione të veçanta”.
Zoff nuk shqetësohet që portieri i Italisë mund të qëndrojë gjatë pa luajtur: “Nuk besoj se do të ndalet, sepse mund të shkojë diku tjetër”.
Asnjë frikë që, edhe pse ndeshjet e kombëtares janë afër, Donnarumma mund ta humbasë vendin e titullarit për mungesë minutash: “Për mua kjo nuk është e mundshme. Ai është kampioni aktual i Europës, zgjidhja do të gjendet”.
Rino Gattuso mund të jetë i qetë: “Nuk besoj se Donnarumma do të bëhet problem, nuk jam kaq pesimist. Këshilla? Nuk jap të tilla, vetë Donnarumma do të dijë çfarë të bëjë”.
Ish-numri një i Italisë në kohën e Valcareggi dhe Bearzot nuk beson as në kritikat ndaj Donnarumma për përdorimin e kufizuar të këmbëve: “Nuk besoj, janë justifikime. Nëse një portier luan mirë me këmbë, aq më mirë, por gjithçka fillon nga baza; pritja e topit”.
Zoff përfundon duke vlerësuar sezonin e Donnarumma: “Sipas asaj që kam parë, e fitoi Ligën e Kampionëve me një kontribut të jashtëzakonshëm. Më shumë se kaq…”