Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale një mesazh për Mbrëmjen Tradicionale Kuqezi të Ditës së Pavarësisë, e cila u zhvillua sonte.
Rama theksoi se aktiviteti u mbajt nën kujdesin e Presidentit të Republikës Bajram Begaj, ndërsa kishte edhe praninë “kuptimplotë” të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.Lexo edhe :Related Posts
“Mbrëmja Tradicionale Kuqezi e Ditës së Pavarësisë, organizuar sonte bukur si asnjëherë nën kujdesin e Presidentit të Republikës, me praninë kuptimplotë të Presidentes së Kosovës” , shkruan Rama.
Tag: kuptimplotë
-

Ceremonia në Presidencë/ Rama: Mbrëmja kuqezi organizuar si asnjëherë më parë, me praninë kuptimplotë të presidentes Osmanit
-

Rama publikon pamjet nga festa në Presidencë: Vjosa Osmani e bëri më kuptimplotë
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një fotoalbum nga ceremonia e zhvilluar mbrëmjen e sotme, më 28 nëntor, në Presidencë, me rastin e 113-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama e përshkroi kështu ceremoninë: “Mbrëmja Tradicionale Kuqezi e Ditës së Pavarësisë, organizuar sonte bukur si asnjëherë nën kujdesin e Presidentit të Republikës, me praninë kuptimplotë të Presidentes së Kosovës”
Sjellim ndërmend se gjatë fjalës së tij përshëndetëse, presidenti Bajram Begaj theksoi nevojën për një kulturë të re politike në vend, duke vënë në plan të parë interesin kombëtar mbi atë partiak.
“Ne kemi nevojë për një kulturë politike të re, që e vendos interesin kombëtar dhe të qytetarit mbi interesin partiak. Ne kemi nevojë të fokusohemi te prioritetet tona kombëtare, që e çojnë vendin përpara. Vetëm të përbashkuar në një qëllim të madh kombëtar ne mund të shmangim ndasitë që vonojnë rrugëtimin tonë të përbashkët.”, u shpreh ai.
Presidenti theksoi rëndësinë e çdo institucioni dhe qytetari në procesin e reformave dhe integrimit europian, duke theksuar se kontributi i secilit është i pazëvendësueshëm.
Në vijim, ai rikujtoi amanetin e etërve të Pavarësisë: “113 vjet më parë, të parët tanë na lanë një amanet të çmuar: të ruajmë identitetin, të forcojmë shtetin dhe të mbrojmë lirinë. Detyra jonë sot është ta çojmë këtë amanet në një nivel tjetër, ta bëjmë Shqipërinë të drejtë, të sigurt, moderne dhe europiane. Për këtë na duhet guximi i Vlorës 1912, urtësia e Ismail Qemalit dhe vullneti i shqiptarit.”
Ceremonia vijoi me dolli dhe shfaqje muzikore e artistike me motive patriotike, duke sjellë atmosferë solemne e festive në këtë ditë të shënuar për kombin shqiptar. -

Kryeministri: Garancia europiane për fëmijët, përgjigja kuptimplotë për ata që pyesin për çfarë duhet BE-ja
Kryeministri Edi Rama ka folur në Konferencën Rajonale “Përshpejtimi i reformave të kujdesit për fëmijët drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga vendet e Ballkanit Perëndimor – Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Kosova.
Rama tregoi rëndësinë e këtij aktiviteti, duke e quajtur “një përgjigje kuptimplotë për ata që pyesin se për çfarë duhet Bashkimi Europian”.“Një aktivitet i tillë ka në qendër Garancinë Europiane për fëmijët që organizohet në Tiranë. Garancia europiane për fëmijët është një nismë e BE-së, e cila dhe e vetme besoj do të mjaftonte t’i jepte një përgjigje kuptimplotë atyre që pyesin se për çfarë na duhet BE-ja. Mjafton të shohësh përmbajtjen e programit të kësaj garancie, për fëmijët që të kuptosh thellësinë e dobisë së të qenit së bashku në familjen europiane dhe thellësinë e të kuptuarit të sensit të solidaritetit në atë familje.
Përmes Garancisë Europiane për Fëmijët, BE-ja synon që përmes këtij programi, të shumëfishojë të gjitha rrugët dhe të gjitha mundësitë që çdo fëmijë t’i jepet një shans dhe për çdo fëmijë të jetë një perspektivë barazie me të tjerët. Faktikisht, nëse shohim ambicien që ka ky program i Garancisë Europiane për Fëmijët, ne i referohemi shifrave të cilat programi është ndërtuar dhe argumentuar, është realisht një pasqyrë tejet kuptimplotë për domosdoshmërinë e thellimit të politikëbërjes në funksion të fëmijëve dhe për rritjen e ndërveprimit të gjithë aktorëve shoqëror dhe institucional për të siguruar aksesin e barabartë në shoqëri, për të siguruar kushte të përshtatshme strehimi, për të siguruar zhvillime të programeve të mbrojtjes, dedikuar për fëmijët. Në tërësi, për të rritur ndërmjetësimin e të drejtave të fëmijëve.
Të gjitha këto, janë pikat kyçe të garancisë Europiane për Fëmijët. BE-ja ka kryer dhe një financim të veçantë, që i ndihmon vendet anëtare për të ecur në shinat e paracaktuara përmes dokumentit të garancisë europiane”, tha Rama ndër të tjera. -

Garancia Europiane për Fëmijët, Rama: Përgjigje kuptimplotë për ata që pyesin se për çfarë duhet BE
Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm sot në Konferencën Rajonale “Përshpejtimi i Reformave të Kujdesit për Fëmijët drejt Anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, ku morën pjesë edhe përfaqësues të vendeve të Ballkanit Perëndimor.Ai tregoi rëndësinë e këtij aktiviteti, duke e quajtur “një përgjigje kuptimplotë për ata që pyesin se për çfarë duhet Bashkimi Europian”.
“Një aktivitet i tillë që ka në qendër Garancinë Europiane për Fëmijët që organizohet në Tiranë. Garancia Europiane për Fëmijët është një nismë e BE-së, e cila dhe e vetme besoj do të mjaftonte t’i jepte një përgjigje kuptimplotë atyre që pyesin se për çfarë na duhet BE-ja. Mjafton të shohësh përmbajtjen e programit të kësaj garancie, për fëmijët që të kuptosh thellësinë e dobisë së të qenit së bashku në familjen europiane dhe thellësinë e të kuptuarit të sensit të solidaritetit në atë familje”, u shpreh Rama.Gjatë fjalës së tij, ai tha se plotësimi i të gjitha kushteve për fëmijët, është prioritet për Bashkimin Evropian, i cili përmes programeve e financimeve synon garantimin e të gjitha shërbimeve në jetën e përditshme.
“Përmes garancisë europiane për fëmijët, BE synon që të drejtat e fëmijëve t’i sigurojë dhe t’i vendosë në fokusin e jetës së vet të përditshme, dhe nga ana tjetër përmes këtij programi të shumëfishojë të gjitha rrugët dhe të gjitha mundësitë që çdo fëmije t’i jepet një shans.
Nëse i referohemi shifrave është realisht një pasqyrë tejet kuptimplotë për domosdoshmërinë e thellimit të politikbërjes në funksion të fëmijëve dhe rritjen e ndërveprimit mes gjithë aktorëve shoqërore e institucionalë për akses të barabratë në arsim cilësor, për ofrim të shërbimit shëndetësor, kushte të përshtatshme strehimi, zhvillimin e programeve të mbrojtjes së dedikuar.
Për të siguruar përmirësimin e kushteve sociale për fëmijët me aftësi të veçanta dhe në tërësi për të rritur ndërgjegjësimin për të drejtat e fëmijëve. BE ka përcaktuar edhe një financim të veçantë që i ndihmon vendet anëtare për të ecur në shinat e paracaktuara përmes dokumentit të garancisë europiane dhe për të zbatuar masa konkrette në reduktimin e varfërisë së fëmijëve dhe nga ana tjetër në ngushtimin e hendekut që është krejt shqetësues në të gjithë hapësirën europiane, sidomos si rezultat i goditjes që i dha pandemia pëlhurës sociale”, shtoi Rama. -

Garancia Europiane për Fëmijët, Rama: Përgjigje kuptimplotë për ata që pyesin se për çfarë duhet BE-ja
Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në Konferencën Rajonale “Përshpejtimi i Reformave të Kujdesit për Fëmijët drejt Anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga vendet e Ballkanit Perëndimor – Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Kosova.
Ai tregoi rëndësinë e këtij aktiviteti, duke e quajtur “një përgjigje kuptimplotë për ata që pyesin se për çfarë duhet Bashkimi Europian”.
“Një aktivitet i tillë që ka në qendër Garancinë Europiane për Fëmijët që organizohet në Tiranë. Garancia Europiane për Fëmijët është një nisëm e BE-së, e cila dhe e vetme besoj do të mjaftonte t’i jepte një përgjigje kuptimplotë atyre që pyesin se për çfarë na duhet BE-ja. Mjafton të shohësh përmbajtjen e programit të kësaj garancie, për fëmijët që të kuptosh thellësinë e dobisë së të qenit së bashku në familjen europiane dhe thellësinë e të kuptuarit të sensit të solidaritetit në atë familje.
Përmes Garancisë Europiane për Fëmijët, BE-ja synon që përmes këtij programi, të shumëfishojë të gjitha rrugët dhe të gjitha mundësitë që çdo fëmijë t’i jepet një shans dhe për çdo fëmijë të jetë një perspektivë barazie me të tjerët. Faktikisht, nëse shohim ambicien që ka ky program i Garancisë Europiane për Fëmijët, ne i referohemi shifrave të cilat programi është ndërtuar dhe argumentuar, është realisht një pasqyrë tejet kuptimplotë për domosdoshmërinë e thellimit të politik-bërjes në funksion të fëmijëve dhe për rritjen e ndërveprimit të gjithë aktorëve shoqëror dhe institucional për të siguruar aksesin e barabartë në shoqëri, për të siguruar kushte të përshtatshme strehimi, për të siguruar zhvillime të programeve të mbrojtjes, dedikuar për fëmijët. Në tërësi, për të rritur ndërmjetësimin e të drejtave të fëmijëve.
Të gjitha këto, janë pikat kyçe të garancisë Europiane për Fëmijët. BE-ja ka kryer dhe një financim të veçantë, që i ndihmon vendet anëtare për të ecur në shinat e paracaktuara përmes dokumentit të garancisë europiane”, tha Rama ndër të tjera.Top Channel