Tag: kupës

  • Shqipëri-Letoni, dalin formacionet zyrtare! Silvinjo hedh në fushë “artilerinë e rëndë”

    Shqipëri-Letoni, dalin formacionet zyrtare! Silvinjo hedh në fushë “artilerinë e rëndë”

    Pas 60 minutash Shqipëria do të zbresë në stadiumin “Air Albania” ku do të përballet me Letoninë, ndeshje e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026-të.
    Trajneri Silvinjo ka bërë publik formacionin, ku bie në sy rikthimi i formacionit “tradicional”, me Strakoshën në portë, Gjimshiti, Ajeti, Hysaj dhe Mitaj në mbrojtje, Shehu, Laçi, Asllani në mesfushë dhe në sulm do të luajnë Bajrami, Manaj dhe Broja.

    Me 4-3-3, Silvinjon kërkon të çajë mbrojtjen letoneze, në mënyrë që kuqezinjtë të marrin 3 pikët për të vijuar ëndrën për tu bërë pjesë e finaleve të Kupës së Botës vitin e ardshëm.
     

  • Tirana dhe Pogradeci dy finalistet e Kupës së Federatës, “dorëzohen” Partizani e Skënderbeu

    Tirana dhe Pogradeci dy finalistet e Kupës së Federatës, “dorëzohen” Partizani e Skënderbeu

    7 Shtator 2025

    5:38

    Telesport

    Tirana dhe Pogradeci janë dy skuadrat finaliste të Kupës së Federatës në voilejboll për meshkuj. Në dy ndeshjet gjysmëfinale të luajtura në Farkë, ato fituan respektivisht ndaj Partizanit dhe Skënderbeut.
    Skuadra bardheblu fitoi pa probleme 3-0 ndaj Partizanit në derbin kryeqytetas (25-19, 25-14, 25-19). Diferencat në fushë mes dy ekipeve ishin të ndjeshme, ndaj fitorja e Tiranës ishte e merituar, duke e nisur sezonin si kampione në fuqi.
    Më i bukur derbi juglindor, ku Pogradeci vuajti shumë për të mundur 3-0 Skënderbeun (25-18, 26-24, 30-28). Me përjashtim të setit të parë, dy të tjerët ishin mjaft të ekuilibruar, vendosur në pikët shtesë.
    Skuadra liqenore del për herë të parë në finalen e një eventi të madh, duke kërkuar edhe trofeun e saj të parë në histori.

  • Ndeshja Itali-Izrael për kualifikueset e Kupës së Botës ishte vënë në dyshim, Ministria e Brendshme: Do të luhet sipas planit

    Ndeshja Itali-Izrael për kualifikueset e Kupës së Botës ishte vënë në dyshim, Ministria e Brendshme: Do të luhet sipas planit

    Ministria e Brendshme Italiane informoi se ndeshja e futbollit Itali-Izrael, e planifikuar për 14 tetor në stadiumin e Udines për kualifikueset e Kupës së Botës, do të luhet sipas planit.
    Ky është konfirmimi që vjen zyrtarisht, duke garantuar se asnjë spostim nuk do të ketë, qoftë në stadium, ashtu edhe në orarin apo ditën e ndeshjes.

    Kryebashkiaku i Udines, Felice De Toni, kishte shprehur shpresën e tij në një intervistë për shtyrjen e ndeshjes për shkak të shqetësimeve për rendin publik. Por duket se shqetësimi i tij apo i qytetarëve të tjerë nuk është marrë parasysh.
    Trajneri i axurrëve, Gennaro Gattuso, iu rikthye gjithashtu temës në konferencën për shtyp: “Itali-Izrael? Unë jam njeri i paqes dhe më thyhet zemra kur shoh civilë dhe fëmijë të prekur; më thyhet zemra. Por ne kemi një punë për të bërë dhe federata po punon shumë për të gjetur zgjidhje dhe për të krijuar një ndeshje të përsosur në Udine, përfshirë edhe nga pikëpamja e sigurisë. Detyra jonë është të bëjmë punën tonë, por shpresoj të arrijmë një zgjidhje paqësore, jo vetëm në Izrael. Është diçka që më godet në zemër dhe më thyen zemrën. Izraeli është në grupin tonë, ne duhet të luajmë, të përballemi me të”, përfundoi Gattuso.

  • Trump: Putini mund të vijë të shikojë finalen e Kupës së Botës!

    Trump: Putini mund të vijë të shikojë finalen e Kupës së Botës!

    Në një aktivitet në Shtëpinë e Bardhë kushtuar Kupës së Botës 2026, që do të mbahet në SHBA, presidenti amerikan Donald Trump bëri një veprim që menjëherë ndezi reagime në media dhe diplomaci: ai nxori nga sirtari i tavolinës së tij një fotografi të tij me Vladimir Putinin.
    I pyetur nga gazetarët për vështirësitë që vizitorët mund të hasin kur të vijnë në SHBA për Kampionatin Botëror, Trump tha se “ai (Putini) mund të vijë, varësisht nga ajo që ndodh”, duke shtuar se “do të ndodhin shumë gjëra gjatë dy javëve të ardhshme”.

    Presidenti amerikan e quajti fotografinë “të bukur” dhe shtoi se “sapo i dërguan një foto nga dikush që dëshiron shumë të jetë në Kupën e Botës”. Për Putinin, ai tha: “Ka qenë shumë respektues ndaj meje dhe vendit tonë, por jo aq respektues ndaj të tjerëve.”
    Mesazh i koduar apo provokim?
    Deklarata e Trump-it nuk kaloi pa vëmendje. Në një kohë kur Rusia vazhdon luftën në Ukrainë, ndërsa Perëndimi i ka vendosur sanksione të rënda Moskës, gjesti i presidentit amerikan shihet si një mesazh i dyfishtë: nga njëra anë, ai ruan hapësirë për diplomaci, por nga ana tjetër, krijon konfuzion për aleatët që presin linjë të qartë të Uashingtonit kundër agresionit rus.
    I pyetur për sulmet ajrore ruse që kanë goditur një biznes amerikan në Ukrainë, Trump tha se “nuk është i lumtur për këtë”, duke shtuar se “nuk jam i kënaqur me asgjë që ka të bëjë me atë luftë”.
    “Gjatë dy javëve të ardhshme do të zbulojmë se në ç’drejtim do të shkojë puna dhe më mirë të jem shumë i lumtur”, tha ai, duke lënë të hapur shumë skenarë.
    Një imazh për Kupën e Botës, një dilemë për diplomacinë
    Eventi në Shtëpinë e Bardhë kishte për qëllim njoftimin se Kennedy Center do të presë shortin e Kupës së Botës 2026. Por Trump e ktheu ceremoninë në një shfaqje personale, duke vendosur në qendër jo sportin, por marrëdhënien e tij me Putinin.
    Kjo lëvizje u lexua si një paralajmërim se politika e jashtme e SHBA-së, në prag të një ngjarjeje botërore sportive, mund të mbetet e varur nga vendimet personale të presidentit dhe jo nga vijat tradicionale të diplomacisë amerikane.

  • VIDEO/ Shorti i Kupës së Rumanisë trukohet hapur nga zyrtarët e federatës

    VIDEO/ Shorti i Kupës së Rumanisë trukohet hapur nga zyrtarët e federatës

    Federata Rumune e Futbollit është bërë qesharake pasi një video po bën xhiron e medieve sociale. Në të shihen zyrtarët që trukojnë shortin e Kupës së Rumanisë.
    Në vend të një përzierjeje të vërtetë, njëra nga goglat u mbajt me dorë e fiksuar nga njëri prej përfaqësueseve zyrtarë të shortit që e mbajti me lëvizje të kontrolluara deri sa më në fund e ngriti sipër për të zbuluar çiftin e përballjes që ishte Farul Constanţa – Corvinul.
    Ky detaj ka ngjallur reagime të forta në rrjete sociale, ku shumë tifozë janë të bindur se shorti është manipuluar në favor të interesave të caktuara nga drejtues të federatës.
    Ja se si reaguan tifozët: “Kjo është si manovrat e fëmijës tim 4-vjeçar që përpiqet të bëjë magji.”
    “As nuk po përpiqet të jetë delikat.”
    “Unë si fëmijë mashtroja në lojërat e tavolinës. O Zot! I paturpshëm!”

    Drawing Copa Romania 😅pic.twitter.com/5ED09YsI9C
    — FaktaBola (@FaktaSepakbola) August 21, 2025

  • Sot Milan-Bari në Tring, kuqezinjtë debutojnë në Kupë përpara tifozëve të vet në “San Siro”

    Sot Milan-Bari në Tring, kuqezinjtë debutojnë në Kupë përpara tifozëve të vet në “San Siro”

    Komo, Venezia, Kaljari dhe Palermo u bënë skuadrat e radhës të kualifikuara për në fazën e 1/16 të Kupës së Italisë. Nuk munguan emocionet dhe duelet e forta në takimet e transmetuara në Tring.

    Palermo e Serisë B, surprizoi Kremonezen e cila në këtë sezon do të luajë në Serie A. Skuadra siciliane që financohet nga sheikët e Manchester Cityt, ka ndërtuar një ekip simpatik dhe këtë gjë e tregoi edhe në duelin e Kupës. Ata luajtën më mirë sesa Kremoneze, ndonëse nuk mundën të fitonin në kohë të rregullt. Gjithçka u zgjidh te goditjet e penalltive. Palermo ishte e saktë në të pesta goditjet, ndërsa vendasit gabuan goditjen e pestë dhe të fundit me anë të Jonsen.
    Me penallti kaloi edhe Kaljari pasi në kohë të rregullt nuk mundi të fitonte ndaj modesteve të Virtus Entela teksa gjithçka u mbyll me shifrat 1 me 1. Pikoli kaloi në avantazh sardët në fundin e pjesës së parë. Pak minuta para fundit Kaljari goditi shtyllën, e jo vetëm kaq por Mina humbi edhe një penallti. Nga ana tjetër ndodhi befasia pasi autogoli i Dejoles barazoi shifrat dhe çoi ndeshjen te penalltitë, aty ku Kaljari ishte më i saktë.

    Sukses edhe për Komon e Fabregas. Lombardët fituan 3 me 1 me përmbysje kundër Sudtirol, skuadër që kaloi në fillim në avantazh me anë të Kaziragit. Mirëpo Duvikas dy herë dhe Da Kunja vulosën suksesin e Komos. Fitore e lehtë 4 me 0 për Venezian kundër Mantovës. Dumbia dy herë dhe Jeboah dy herë të tjera vulosën suksesin e ishullorëve.
    Sot janë në program katër ndeshje të tjera të Kupës së Italisë në Tring. Spikat veçanërisht debutimi sezonal i Milanit që do të luajë në shtëpi kundër Barit. Ky do të jetë një prezantim i rëndësishëm për trajnerin e rikthyer Alegri dhe mjaft emra të rinj të ardhur në merkato te kuqezinjtë.

  • “Kupa e Italisë është objektiv sezonal, Tare ka punuar shumë mirë në merkato”

    “Kupa e Italisë është objektiv sezonal, Tare ka punuar shumë mirë në merkato”

    Në prag të sfidës së Kupës së Italisë kundër Barit, trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, ka folur ekskluzivisht për “Mediaset”. Për kuqezinjtë kjo është ndeshja e parë zyrtare e sezonit të ri, pas miqësoreve të luajtura këtë verë.
    “Ka shumë entuziazëm, i falënderojmë të gjithë tifozët që do të jenë në stadium. Duhet të tregojmë përgjegjësi, të zhvillojmë një ndeshje të rregullt dhe me teknikë të lartë”, – tha trajneri livornez, i cili nesër nuk do të jetë në pankinë për shkak të skualifikimit të marrë në finalen e Kupës së Italisë 2024.
    Në “San Siro” do të zbresë Bari, që sezonin e kaluar e mbylli në vendin e 9-të të Serie B, por që e nis edicionin e ri me Fabio Caserta në pankinë, në vend të Moreno Longo: “Duhet të kemi respekt maksimal, Bari është një skuadër e organizuar dhe me trajner të mirë, që ka bërë përgatitje të mira verore. Nesër ka rëndësi vetëm fitorja, duhet të shkojmë përpara për të mbërritur në finale të kësaj gare në maj”.
    Me Milanin jashtë kupave europiane, Kupa e Italisë bëhet një objektiv i vërtetë sezonal: “Është një ndeshje shumë e rëndësishme për ne në aspektin mendor. Duhet të bëjmë një hap përpara. Kampionati do të luhet në 38 javë dhe aty do të duhet të ruajmë një ekuilibër të madh”.
    Duke folur mes fushës dhe merkatos, Allegri vlerësoi punën e bërë në muajt e parë të rikthimit të tij në pankinën kuqezi: “Besoj se Milani, si klub, ka punuar shumë mirë. Tare ka punuar shumë mirë. Të rinjtë janë integruar në mënyrë shumë pozitive, ka një shpirt të mirë brenda grupit”.

  • Dështimi në finalen e Kupës së Botës për Klube, Al Khelaifi: Të nxjerrim mësime, PSG del më e fortë kjo ndeshje

    Dështimi në finalen e Kupës së Botës për Klube, Al Khelaifi: Të nxjerrim mësime, PSG del më e fortë kjo ndeshje

    Dështimi në finalen e Kupës së Botës për Klube, Al Khelaifi: Të nxjerrim mësime, PSG del më e fortë kjo ndeshjePSG pësoi disfatë 3-0 ndaj Chelseat, në finalen e Kupës së Botës për Klube. Pas ndeshjes, presidenti i parisienëve, Nasser Al-Khelaifi, dha mendimin e tij.
    “Komplimente Chelseat, ata e merituan fitoren. Duhet të jemi mjaft krenarë për atë që e kemi realizuar në këtë sezon. Dës…

  • Trump ndjek finalen e Kupës së Botës për Klube, fishkëllima në stadiumin MetLife

    Trump ndjek finalen e Kupës së Botës për Klube, fishkëllima në stadiumin MetLife

    Presidenti i SHBA, Donald Trump, ndoqi nga afër finalen e FIFA Club World Cup mes Paris Saint-Germain dhe Chelsea, të zhvilluar në stadiumin MetLife në New Jersey.
    I shoqëruar nga Zonja e Parë Melania Trump dhe kreu i FIFA-s Gianni Infantino, Trump u prit fillimisht me duartrokitje, por një moment kur u shfaq në ekranin gjigant duke përshëndetur himnin kombëtar shkaktoi edhe disa fishkëllima, pas të cilave kamera u largua shpejt.
    Prania e presidentit në këtë ndeshje lidhet me përpjekjet e tij për të kthyer ngjarjet sportive si simbole të “Epokës së Artë të Amerikës” gjatë mandatit të tij të dytë, ndërsa SHBA do të presë Kupën e Botës 2026 në bashkëpunim me Kanadanë dhe Meksikën.

    Trump ka ndërtuar një raport të ngushtë me Infantinon, i cili e ka vizituar disa herë Shtëpinë e Bardhë. Sipas Infantino-s, Trump ka përqafuar rëndësinë e futbollit dhe është i lidhur me këtë sport edhe për shkak të pasionit të djalit të tij, Barron.
    Megjithatë, si shpesh, politika nuk qëndroi larg. Në një takim të mëparshëm me ekipin e Juventusit, Trump shkaktoi polemika me deklaratat për sportistët transgjinorë dhe përfshirjen e grave në ekipet meshkujsh. Po ashtu, politika e tij për emigracionin ka ngritur shqetësime për ndikimin që mund të ketë te tifozët e huaj gjatë Kupës së Botës së ardhshme.

  • VIDEO/ Chelsea thellon shifrat ndaj PSG në finalen e Kupës së Botës për Klube, vjen goli i 3-të

    VIDEO/ Chelsea thellon shifrat ndaj PSG në finalen e Kupës së Botës për Klube, vjen goli i 3-të

    Chelsea po fiton 3-0 ndaj PSG, në finalen e Kupës së Botës për Klube, që luhet në MetLife Stadium.
    Ndeshja filloi me ritëm të lartë, me kampionët e Europës që u treguan më kërkues në zonën e Bluve të Londrës.

    Gjithsesi, për të ardhur te goli që zhbllokoi shifrat, në mesin e fraksionit të parë, Gusto shërbeu mjaft mirë për Palmer, i cili me një të majtë tokazi, mposhti portierin Donnarumma.
    Nuk vonoi shumë as goli i dytë, pothuajse “fotokopje” me të parin, nga Palmer, me këtë të fundit që “elektrizoi” stadiumin. Spektakli nuk kishte fund, me Joao Pedron që thelloi shifrat.
     

    (J.S/)