Tag: kupës

  • Shorti i Kupës së Kosovës, caktohen çiftet e 16-s së finales

    Shorti i Kupës së Kosovës, caktohen çiftet e 16-s së finales

    Në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës, sot është hedhur shorti për 1/16 e finales së Kupës së Kosovës në futboll. Tërheqja e shortit u zhvillua në praninë e Komisionit të Garave dhe përfaqësuesve të klubeve pjesëmarrëse. Kryetari i Komisionit të Garave, Abdyl Bellopoja, në emër të presidentit të FFK-së, Agim Ademi, u uroi klubeve sukses në këtë fazë të garave, duke theksuar rëndësinë e ‘fair-play’-it. Ai shprehu besimin se kjo fazë e kupës do të sjellë ndeshje cilësore. Ndeshjet e kësaj faze zhvillohen më 3, 4 e 5 dhjetor.
    Pas hedhjes së shortit, u caktuan këto çifte:

    Dukagjini –Ramiz Sadiku
    2 Korriku –Dinamo
    Ballkani –Rilindja 1987
    Flamurtari –Vushtrria
    Drenica –Prizreni
    KEK-u –Vëllaznimi
    Prishtina e Re –Lepenci
    Kika –Trepça ‘89
    Liria –Suhareka
    Istogu 03 –Feronikeli ‘74
    Top Football –Prishtina
    Gjilani –Istogu
    Besa –Drita
    Llapi –Vjosa
    Trepça –Malisheva
    Ferizaj –Tefik Çanga

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • Tri ekipe sigurojnë një vend në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë për femra, shpreson edhe Dinamo

    Tri ekipe sigurojnë një vend në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë për femra, shpreson edhe Dinamo

    Janë luajtur ndeshjet e raundit të katërt të Kupës së Shqipërisë në volejboll për femra, që kanë sjellë edhe zyrtarizimin e tri skuadrave të para që avancojnë në fazën gjysmëfinale. Vetëm në Grupin B duelohet për një vend.
    Në këtë grup, Tirana fitoi 3-0 ndaj Vllaznisë në (25-17, 25-13, 25-11), një ndeshje e dominuar totalisht nga bardheblutë. Me 12 pikë të plota, ekipi kampion avancon metamatikisht në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë.
    Një hap përpara bën Dinamo, që fitoi 3-1 ndaj Teutës në Durrës (25-16, 25-17, 20-25, 27-25) dhe ndodhet e vetme në vendin e dytë. Një ndeshje mjaft e bukur, ku të dyja ekipet kërkuan fitoren, por kryeqytetaset arritën të triumfojnë në fund.
    Nqë Grupin A, Pogradeci mundi 3-0 Korabin (25-6, 25-12, 25-16), një ndeshje që ishte si një stërvitore për liqenoret. Skuadra e Pogradecit mban e pamposhtur vendin e parë dhe siguron kualifikimin bashkë me Skënderbeun.
    Korcaret, në ndeshjen e tyre, mundën 3-0 Partizanin (25-21, 25-18, 25-19). Skuadra kryeqytetase nuk kishte forcën të rivalizonte ndaj Skënderbeut, që shkëputej gradualisht dhe e meritoi fitoren, duke siguruar vendin e dytë.
    Femra – Grupi A (java 4)
    Partizani – Skënderbeu, 0-3
    Korabi – Pogradeci, 0-3
    Renditja: Pogradeci 12 pikë, Skënderbeu 9 pikë, Partizani 3 pikë, Korabi 0 pikë.
    Femra – Grupi B (java 4)
    Vllaznia – Tirana, 0-3
    Teuta – Dinamo,1-3
    Renditja: Tirana 12 pikë, Dinamo 6 pikë, Teuta 3 pikë, Vllaznia 3 pikë.

  • Meksika përcaktohet vendi i Play Off-it të Konfederatave për dy bileta

    Meksika përcaktohet vendi i Play Off-it të Konfederatave për dy bileta

    Pas pak (13:00) në Zyrih/ Kristian Karembeu, Marko Materaci dhe Martin Dahlin, janë ndihmës për shortin e play-off-eve të Kupës së Botës 2026 dhe play-off-et e Europës.

    ……….

    Qytetet meksikane të Guadalajarës dhe Monterreit do të presin turneun play-off të Kupës së Botës FIFA 2026

    Stadiumi i Guadalajarës dhe stadiumi i Monterreit do të presin turneun play-off të Kupës së Botës FIFA 2026 marsin e ardhshëm.

    Shorti për garën me gjashtë ekipe do të zhvillohet sot në selinë e FIFA-s në Zyrih, Zvicër. Kështu dy bileta për Kupën e Botës 2026 gjëndën në tokën meksikane .

    Vazhdo leximin

  • Sot/ Kupa me 6-të takime të raundit të dytë

    Sot/ Kupa me 6-të takime të raundit të dytë

    Këtë të martë u luajtën dy takime të Kupës së Shqipërisë, turi i dytë. Në Ahmetaq (pranë Rinasit), Laçi kaloi 2-0 AF Luftëtarin ndërsa në Orikum, Flamurtari shpartalloi Tomorin 9-0. Kurbinasit kanë prodhuar D2 ndërsa vlonjatët D4.

    Ndërkohë sot në orën 13:00 janë në program 6 ndeshjet e tjera. Tetë ekipet e tjera të Superiores Egnatia, Vllaznia, Partizani,Dinamo Siti, AF Elbasani, Teuta, Bylis dhe Tirana nisin kopmeticionin e Kupës nga turi i tretë sipas formulës së përcaktuar nga Departamanti i Garave në FSHF.

    Sot, 13:00 (me një takim)

    D1   Skënderbeu – Iliria 13:00

    D3   Vora – Sopoti (në Ahmetaq)

    D5   Besa – Kukësi (Kavajë, fusha e vjetër)

    D6   Burreli-Kastrioti

    D7   Pogradeci – Korabi

    D8   Apolonia – Lushnja

    E martë 18 nëntor:

    D2 Laçi-AF Luftëtari 2-0 (në Ahmetaq, Vorë)

    D4 Flamurtari- Tomori 9-0 (në Orikum)/Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Ancelotti konfirmon: Mund të drejtoj Brazilin deri në botërorin e vitit 2030

    Ancelotti konfirmon: Mund të drejtoj Brazilin deri në botërorin e vitit 2030

    18 Nëntor 2025

    11:28

    Telesport

    Carlo Ancelotti konfirmoi se ka folur me Federatën Braziliane të Futbollit për rinovimin e kontratës së tij, e cila skadon pas Kupës së Botës 2026. Trajneri italian pranoi se ka shumë mundësi që ai të vazhdojë të drejtojë ekipin kombëtar deri në Kupën e Botës 2030.
    “Po, gjithçka është e mundur, sepse jam shumë i lumtur këtu. Tani për tani, e vetmja gjë për të cilën duhet të shqetësohem është ekipi kombëtar Brazilian dhe botërori i ardhshëm. Për të vazhduar më tej, duhen dy persona: Federata e Futbollit dhe unë”, tha trajneri italian
    Ancelotti shtoi me shaka se rinovimi duhet të bëhet para Kupës së Botës 2026, edhe për arsye financiare. “Nuk jemi me nxitim për ta bërë këtë. Ideja është të ecim përpara, nuk kam problem me këtë. E vërteta është se kontrata para Kupës së Botës është shumë më e lirë. Dhe pas Kupës së Botës, mund të jetë shumë më e shtrenjtë nëse fitojmë“, tha Ancelotti.

  • Shqipëria në vazon e tretë të play off, ja rivalët e mundshëm

    Shqipëria në vazon e tretë të play off, ja rivalët e mundshëm

    Shqipëria dhe Kosova do kërkojnë një biletë për në fazën finale të Kupës së Botës 2026, por nga zona play-off. Të dyja skuadrat i mbyllën grupet respektive në vendin e dytë. Zyrtarisht Shqipëria dhe Kosova do jenë në vazon tre të play-off-it të Kupës së Botës 2026, duke shmangur një përballje mes tyre në gjysmëfinale, por ndeshjet do i zhvillojnë në transfertë.
    Për momentin rivalët e mundshëm të dy skuadrave janë Skocia, Çekia, Sllovakia dhe Uellsi. Dilema e vetme është renditja e Irlandës, pasi nëse ngjit shkallë në pozicionet e FIFA-s mund të këmbejë vazot me Uellsin.
    Faza play-off e Kupës së Botës 2026 ka filluar të bëhet më e qartë. Më 19 nëntor FIFA do shpallë edhe renditjen zyrtare, nga e cila do vendoset edhe ndarja e 16 skuadrave në katër vazot përkatëse të fazës play-off, megjithëse ndryshimet do jenë minimale.
    Më 20 nëntor në Nyon të Zvicrës duke nisur nga ora 13:00 do hidhet edhe shorti për të mësuar ndeshjet gjysmëfinale të play-off, të cilat do luhen më 26 mars.
    Si funskionon play-off
    12 skuadrat e renditura të dytat nga grupet kualifikuese të zonës UEFA dhe 4 skuadrat më të mira nga Liga e Kombeve do bashkohen në një short. 16 skuadrat do ndahen në katër vazo (1,2,3,4) sipas renditjes në FIFA, që do të thotë se gjithçka është e hapur deri në ndeshjen e fundit kualifikuese.
    Ekipi i Sylvinhos ndodhet në vazon e tretë (3) në shortin play-off së bashku me Kosovën dhe kanë rivalë ekipe si Skocia, Çekia, Uellsi apo edhe Sllovakia.
    UEFA ka vendosur që ekipet e vazos 1 të përballen me ato të vazos 4 (ekipet që vijnë nga Liga e Kombeve). Ndërsa ekipet e vazos 2 do përballen me ato të vazos 3. Në këtë fazë UEFA i jep përparësi ekipeve me koeficient më të lartë në renditjen mujore të FIFA-s dhe për rrjedhojë skuadrat e vazos 1 dhe ato të vazos 2 do i zhvillojnë ndeshjet në shtëpi.
    Duelet gjysmëfinale do jenë me një takim dhe nëse gjatë 90 minutave nuk ka fitues, ndeshjet shkojnë në shtesë dhe më pas me penallti.
    Fituesit që do dalin nga këto çifte (8 skuadra), do përballen në finalet me një takim sipas një shorti që veç rivalëve, vendos edhe vendin e zhvillimit të ndeshjes, pa preferenca nga koeficienti. Këtu futen në lojë të teta skuadrat (nëse kualifikohet edhe Shqipëria).
    Pra në rastin më të mirë Shqipëria do ketë edhe dy takime në play-off e Kupës së Botës. Në rastin më të keq, do luajë vetëm një duel. Gjysmëfinalet play-off luhen më 26 mars, ndërsa ato finale më 31 mars 2026.
    Ndarja momentale e vazove të shortit:
    Vazo 1: Itali, Turqi, Poloni, Ukrainë
    Vazo 2: Skoci, Çeki, Sllovaki, Uells
    Vazo 3: Irlandë, Bosnjë Hercegovinë, Shqipëri, Kosovë
    Vazo 4: Maqedoni e Veriut, Rumani, Suedi, Irlandë e Veriut

  • Kualifikimi i Shqipërisë në Play Off të Kupës së Botës, Sylvinho ndan pamjet nga festa në dhomat e zhveshjes

    Kualifikimi i Shqipërisë në Play Off të Kupës së Botës, Sylvinho ndan pamjet nga festa në dhomat e zhveshjes

    Shqipëria, për herë të parë në historinë e saj, ka arritur të kualifikohet në fazën Play Off të Kupës së Botës, pasi mposhti 1-0 Andorrën në transfertë, duke marrë tre pikë të arta.
    Ndeshja që u luajt mbrëmjen e djeshme, bëri jehonë përtej kufijëve ku flitet shqip.Lexo edhe :Related Posts
    Ai që është më i lumtur për këtë arritje është pikërisht trajneri Sylvinho, i cili ka postuar një video të festës së tij me futbollistët në dhomat e zhveshjes të shoqëruar me një mesazh në gjuhën portugeze dhe shqipe.

    “Ishte një shpërthim emocionesh të pastra dhe të sinqerta. Sigurimi i një vendi në fazën e play off-it të Botërorit 2026 ishte rezultat i punës së palodhur të shumë njerëzve. Futbollistëve, stafit të trajnerëve dhe drejtueseve…të gjithëve që punuan për të njëjtin qëllim. Një projekt që filloi pothuajse 3 vjet më parë dhe që vetëm është rritur me kalimin e kohës. Shumë i lumtur për  këtë arritje historike. Forca Shqipëri”, shkruante trajneri Sylvinho në postimin e tij.
    “O sa mirë me ken shqiptarë”, dëgjohet të këndojnë në korr futbollistët e kombëtares shqiptare./vizionplus.tv

  • Kualifikueset e Kupës së Botës/Kombëtarja zhvillon seancën e dytë stërvitore në Spanjë

    Kualifikueset e Kupës së Botës/Kombëtarja zhvillon seancën e dytë stërvitore në Spanjë

    Kombëtarja shqiptare vijon me përgatitjet në Barcelonë në kuadër të dy ndeshjeve të vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, ndaj Andorrës dhe Anglisë.
    Në seancën e sotme stërvitore, trajneri Silvinjo dhe stafi i tij teknik patën në dispozicion të gjithë lojtarët e grumbulluar.

    Lojtarët e Kombëtares u fokusuan në ushtrime në palestër dhe më tej zhvilluan skema taktike dhe goditje standarde.
    Nesër Kombëtarja do të udhëtojë drej Andorrës ku do të mbyllë përgatitjet për ndeshjen e parë me stërvitjen zyrtare të orës 18:00.

  • Kualifikueset e Kupës së Botës, Kombëtarja zhvillon seancën e dytë stërvitore në Spanjë para ndeshjes me Andorrën

    Kualifikueset e Kupës së Botës, Kombëtarja zhvillon seancën e dytë stërvitore në Spanjë para ndeshjes me Andorrën

    Kombëtarja shqiptare vijon me përgatitjet në Barcelonë në kuadër të dy ndeshjeve të vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, ndaj Andorrës dhe Anglisë.

    Në seancën e sotme stërvitore, trajneri Sylvinho dhe stafi i tij teknik patën në dispozicion të gjithë lojtarët e grumbulluar.
    Lojtarët e Kombëtares u fokusuan në ushtrime në palestër dhe më tej zhvilluan skema taktike dhe goditje standarde.
    Nesër Kombëtarja do të udhëtojë drejt Andorrës ku do të mbyllë përgatitjet për ndeshjen e parë me stërvitjen zyrtare të orës 18:00.
    Ndërkohë, në orën 17:00, trajneri Sylvinho dhe një lojtar i Kombëtares do të dalin para mediave në konferencë për shtyp.

  • UEFA po shqyrton reformat për kualifikueset e Europianit dhe të Kupës së Botës

    UEFA po shqyrton reformat për kualifikueset e Europianit dhe të Kupës së Botës

    Paraprakisht zotëron hipoteza për një kualifikim si në formatin e ri të Ligës së Kampionëve.

    Procesi kualifikues për Kampionatin Evropian dhe Kupën e Botës mund të ndryshojë së shpejti. Sipas asaj që shkruan Sportmediaset,UEFA po shqyrton një ndryshim në format, duke synuar ta bëjë atë më tërheqës dhe më pak të parashikueshëm. Ndër opsionet e ndryshme që po merren në konsideratë është miratimi i të njëjtit model me një grup të vetëm që revolucionarizoi Ligën e Kampionëve duke filluar nga sezoni i kaluar. Kjo do të thoshte se një algoritëm do të zgjidhte kundërshtarët e secilës skuadër kombëtare, por me një renditje të përbashkët përfundimtare për të gjithë. Kjo është ajo që ndodh aktualisht në fazat finale të të tre garave evropiane të klubeve.

    Italiana i referohet Sport Bild, por dhe vetë presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, konfirmoi se diçka po zien: “Nuk mendoj se vetë Kampionati Evropian do të ndryshojë (pra 24 ekipe me grupe dhe një fazë eliminimi, red.), por ndoshta ndeshjet kualifikuese mund të jenë të ndryshme”, u citua ai nga gazeta gjermane të thoshte.

    “Nuk do të ketë më ndeshje, por një format më interesant. Po mendojmë për këtë.” Ndryshimi, të cilin Bild thuhet se e propozoi nga një përfaqësues anglez në një takim në Malaga, do të zbatohej edhe për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës të konfederatës evropiane dhe mund të hyjë në fuqi pas Kampionatit Evropian 2028, duke filluar hipotetikisht me kualifikueset e Kupës së Botës 2030.

    Komiteti i Garave të Ekipit Kombëtar të UEFA-s ka krijuar një grup pune për të shqyrtuar të gjitha opsionet në tryezë. Grupi do të takohet në fund të tetorit dhe do të synojë t’ia paraqesë propozimet e ndryshme në detaje Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s më 3 dhjetor.

    Vazhdo leximin