Barcelona e Hansi Flick është në rrugën e duhur për të bërë histori, për të fituar tripletën sezonale. Aktualisht është në krye të La Liga-s me 4 pikë avantazh ndaj Real Madridit, finaliste e Kupës së Mbretit (finalja më 26 prill) dhe në gjysmëfinalet e Champions League, ku do të përballet me Interin e Milanos.
Në klubin katalanas kujtojnë se në historinë moderne të Barçës ka pasur katër raste të mëparshme kur, në këtë pikë të sezonit, blaugranat ishin në garë për të fituar tre trofetë më të rëndësishëm. Dy herë ia dolën me sukses të plotë, një herë fituan dopietën (La Liga dhe Champions), dhe në rastin më të fundit, pavarësisht titullit kampion, humbën Kupën e Mbretit dhe Champions-in. Tani, është hera e pestë që Barça ndodhet në një pozitë të tillë. Këto janë rastet e mëparshme:
2018-2019 – Euforia që përfundoi në zhgënjimBarça eliminoi Manchester United në çerekfinalet e Champions League dhe u përball me Liverpool-in në gjysmëfinale. Njëherazi ishte lidere në La Liga me 9 pikë epërsi dhe e siguroi matematikisht titullin pak para ndeshjeve me anglezët. Fitoi 3-0 në “Camp Nou”, por u përmbys 4-0 në “Anfield”, duke u eliminuar nga Champion-si. Në fund të sezonit humbi edhe finalen e Kupës së Mbretit ndaj Valencias. Bilanci? Vetëm titulli i La Liga-s.
2014-2015 – Tripleta perfekteBarça do të kualifikohej në gjysmëfinale të Champions-it pas fitores ndaj PSG-së. Ajo ishte në krye të La Liga-s me 2 pikë më shumë se ndjekësi dhe tashmë finaliste e Kupës së Mbretit. Në vazhdim eliminoi Bayern Munich në gjysmëfinale dhe fitoi finalen në Berlin kundër Juventusit. Po kështu, zyrtarizoi titullin e La Liga-s më 17 maj, pas një fitoreje ndaj Atlético Madridit. Më 30 maj fitoi Kupën e Mbretit ndaj Athletic Bilbao. Bilanci? Tripletë historike.
2010-2011 – Afër tripletës, por pa KupëBarça eliminoi Shakhtar Donetsk dhe më pas kaloi Real Madridin në gjysmëfinale të Champions-it. Ishte lidere absolute në La Liga, me 8 pikë epërsi në javën e 31-të dhe e kualifikuar në finalen e Kupës së Mbretit. Ajo fitoi Champions-in ndaj Manchester United dhe La Liga-n. Fatkeqësisht humbi finalen e Kupës së Mbretit ndaj Real Madridit në kohën shtesë. Bilanci? Dopietë sezonale (La Liga + Champions).
Në këtë mundësi të pestë historike, Flick dhe Barça kanë në duar fatin e sezonit. Nëse arrijnë të kalojnë Interin dhe të menaxhojnë si duhet fundin e kampionatit, mund të shpresojnë në një tjetër faqe të artë në historinë e klubit katalanas.
Tag: kupës
-

Flick hedh sytë nga tripleta sezonale, Barcelona përpara një tjetër mundësie historike
-

KB Kerasan fitues i Kupës për grupmoshën U12 në basketboll
Pranverë e nxehtë jo vetëm në tapetin basketbollistik të seniorëve kosovarë, por edhe në atë të juniorëve.
Skuadra U12 e KB Kerasan ka rrëmbyer trofeun e Kupës së Kosovës për grupmoshën 2013/14, duke treguar lojë të shkëlqyer dhe përkushtim në të dyja ndeshjet finale të turneut.
Në gjysmëfinale, të rinjtë e KB Kerasan e kanë mposhtur KB Peja DT me rezultat 57:41, duke siguruar kështu kalimin në finalen e madhe. Aty, përballë KB Trepçës, djemtë e Kerasanit kanë vazhduar me të njëjtin ritëm dhe kanë arritur një tjetër fitore me rezultat 58:42.
Trajneri Dritëro Sefaja deklaron per rtk se kjo gjeneratë ka punuar së bashku tash e dy-tre vjet dhe fitorja e Kupës së Kosovës është një shpërblim për përkushtimin e tyre
“Gjenerata e U12 e klubit të basketbollit ‘Kerasan’, pra fëmijët e lindur në vitin 2013 dhe 2014, është një gjeneratë shumë e mirë, të cilët kanë punuar që dy-tre vjet bashkë dhe sot u është shpërblyer mundi duke fituar Kupën e Kosovës. Titujt në këtë moshë nuk kanë rëndësi; më me rëndësi është zhvillimi i lojtarëve, prandaj këta po vazhdojnë të luajnë, të ushtrojnë shumë dhe me një modesti të madhe të punojnë drejt së ardhmes”, është shprehur Sefaja. “Unë kam shpresa të mëdha te këta djem, nëse vazhdojmë të punojmë shumë, mund të arrijnë të bëhen basketbollistë të mirë”.Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.JOQ Sondazh
-

Lojtari i Kombëtares debuton titullar me ekipin e parë të Benfikës, mban rrjetën e paprekur në gjysmëfinale të Kupës së Portugalisë
Benfika ka marrë një fitore të thellë 0-5 në transfertën kundër Tirsenses në gjysmëfinale të Kupës së Portugalisë. Titullar në këtë sfidë ishte edhe Adrian Bajrami. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ka zhvilluar mbrëmjen e djeshme ndeshjen e tij të parë si titullar me Benfikën.
Bajrami ka luajtur 90 minuta të plota me gjigantin portugez, i cili duket se e ka pjesë të rëndësishme të projektit. Mbetet për t’u parë se cili do të jetë minutëzhi që 23-vjeçari do të marrë në 7 ndeshjet e mbetura deri në fund të sezonit./Sport Ekspres/ -

Botërori i Klubeve dhe Kupa e Botës 2026, 47 miliardë dollarë ndikim në SHBA
Një studim i fundit i FIFA-WTO vlerëson ndikimin ekonomik të Kupës së Botës për Klube dhe Kupës së Botës FIFA në Shtetet e Bashkuara në 47 miliardë dollarë. Analizat zbulojnë shtrirjen e ndikimit socio-ekonomik të dy turneve kryesore të FIFA-s në Shtetet e Bashkuara dhe në mbarë botën. Kupa e Botës për Klube FIFA 2025 dhe Kupa e Botës FIFA 2026 do të shtojnë 62 miliardë në produktin e brendshëm bruto global.
Hulumtimi, i raportuar nga Sportmediaset, parashikon 290,000 vende pune të krijuara në SHBA si rezultat i ngjarjeve kryesore të FIFA-s. Studimet – të zhvilluara nga OpenEconomics (OE), një organ i pavarur që mbështet institucionet dhe kompanitë në zhvillimin e politikave dhe projekteve të investimeve – janë shembulli më i fundit i bashkëpunimit midis FIFA-s dhe OBT-së pas publikimit të iniciativës më të madhe të GoalEconomy Women’s mbajtur ndonjëherë në Kupën Botërore të GoalEconomy dhe Australisë. dhe Zelanda e Re në 2023.
Ndër vlerësimet kryesore, analiza e Kupës së Botës FIFA 2026 thekson se 6.5 milionë njerëz në vendet pritëse pritet të marrin pjesë në turne. Sipas OE, turneu mund të ndihmojë në gjenerimin e deri në 40.9 miliardë dollarë në Produktin e Brendshëm Bruto (PBB), të sigurojë 8.28 miliardë dollarë përfitime sociale dhe të mbështesë krijimin e afro 824,000 vendeve të punës me kohë të plotë (FTE) globalisht. Në mënyrë specifike për Shtetet e Bashkuara, OE vlerëson se 185,000 vende pune FTE mund të krijohen, me 30.5 miliardë dollarë në prodhim bruto dhe 17.2 miliardë dollarë në PBB. Impakti ekonomik në nivele të jashtëzakonshme.
Vazhdo leximin
-

Me 3 podiume dhe 655 pikë në total, Lara Colturi e mbyll në vendin e tetë sezonin
4 Prill 2025
12:03
Telesport
Sezoni 2024-2025 në sportin e skive alpine ka ulur zyrtarisht siparin e garave, me italianen Federica Brignone që u shpall fituese e Kupës së Botës. Por surpriza më e bukur e këtij sezoni ka qenë padyshim skiatorja shqiptare Lara Colturi.
Skiatorja 18-vjeçare bëri një paraqitje të shkëlqyer, duke arritur për herë të parë në karrierën e saj të ngjitet tri herë në podium. Ajo zuri dy vende të dyta (në pistat e Gurgl dhe Krtanjska Gora) dhe një vend të tretë (në pistën e Are).
Colturi, këtë sezon garoi vetëm në dy disiplina: Atë të sllallomit, ku u klasifikua në vendin e 10-të me 276 pikë dhe në sllallomin gjigand, ku u rendit në vendin e pestë, me 379 pikë.
Kështu, me 655 pikë në total, Lara Colturi e mbylli këtë sezon të Kupës së Botës për femra në ski në vendin e tetë. Ajo arriti të lërë pas në renditje mjaft skiatore me përvojë, çka lë te shpresosh për një paraqitje edhe më të mirë në të ardhmen.
Paraqitjet e skiatores Lara Colturi kanë marrë vlerësime mjaft të mira nga të gjithë, duke nderuar flamurin kuqezi në të gjitha garat. Ajo gjithnjë ka arritur të renditet mes më të mirave, duke qenë vazhdimisht në “top-10”. -

Kupa/ Partizani fiton ndaj Egnatias, kualifikimi më pranë
Gjysmëfinale e Kupës së Shqipërisë, vajtje:
Egnatia- Partizani 0-1 (Keko 85′ pen)
Partizani arrin të shënojë një gol me Kekon nga pika e bardhë e penalltisë teksa në ‘lojë’ ishin vetëm 5 minuta nga fundi. Ngjau në gjysmëfinalen e vajtjes së Kupës së Shqipërisë ndërmjet Egnatias dhe Partizanit luajtur këtë mbrëmje në “Arena Egnatia”.
Përgjithësisht rrogozhinasit ishin më kërkues, madje goditën edhe shtyllën me Bakajokon por në fund një episod pas një sulmi 2 kundër 1 ishte sulmuesi lushnjar Albers Keko që fitoi një penallti (pas shtyrjes në zonë nga Zejnullai) dhe po vetë e shndrroi në gol.
Ndërkaq bileta e finales pritet të dalë nga sfida e kthimit e cila do të zhvillohet me 23 prill në kryeqytet.
Sfida tjetër gjysmëfinale u luajt dje mes Vllaznisë dhe Dinamos (0-0).
Vazhdo leximin
-

Kupa/ Gjysmëfinalja e parë, Egnatia- Partizani, premton spektakël
Edicioni i 73-të i Kupës së Shqipërisë, faza gjysëminale, përball 4 skuadrat e pozicionuara aktualisht në krye të rënditjes në kampionat.
Pas Vllaznia- Dinamo (0-0) luajtur dje në “Loro Boriçi” sot radha e gjysmëfinales së dytë ajo mes Egnatias dhe Partizanit. Edhe kjo sfidë e parë në këtë kompeticion ndërmjet skuadrave të “Final Four”, i gjen rivalet në Kupë më të karikuara se kurrë.
Rrogozhinasit dominojnë në kampionat dhe po kalojnë moment të mirë ndërsa dhe Partizani pas rikthimit të Skënder Gegës në timonin e kuq dhanë sinjale pozitive përballë Laçit po në kampionat.
Te skuadra e Tetovës mungesat e Malotës dhe Edison Ndrecës teksa te Partizani i vetmi ndryshim mund të vijë nga porta ku Hoxha duket se do të nisë si favorit.
Gjysmëfinale e Kupës (vajtje):
Sot
Egnatia- Partizani 19:00
Luajtur dje:
Vllaznia- Dinamo Siti 0-0/Sportiim.al/
Vazhdo leximin
-

As trajneri i ri nuk i bën “derman” Leipzig, Stuttgart pret biletën për në finalën e Kupës së Gjermanisë (video)
2 Prill 2025
22:53
Telesport
Stuttgart ka mundur 3-1 Leipzig dhe siguron finalen e Kupës së Gjermanisë, aty ku i pret surpriza më e madhe e këtij sezoni, Arminia Bielefeld, e cila eliminoi dje Leverkusen.
Përsa i përket gjysmëfinales së sotme, Stuttgart shënoi që në minutën e pestë me Angelo Stiller, në minutën e 57-të dyfishuan shifrat me Woltemade. Leipzig ngushtoi rezultatin me golin e Benjamin Sesko në minutën e 62-të.
Leweling do të vuloste fitoren e Stuttgart me golin e tij në minutën e 73-të. Kujtojmë se sot ishte pikërisht ndeshja e parë për trajnerin ri të Leipzig, Zsolt Loë, i cili e ka nisur aventurën me humbje.
SHIKOGOLAT

