Finalja e Kupës së Shqipërisë, Egnatia – Dinamo City, do të luhet të enjten, më 1 maj, në orën 18:00, në stadiumin “Elbasan Arena”. Dy skuadrat kanë arritur me meritë në finalen e këtij edicioni dhe të enjten do të përballen për të fituar trofeun e 73-të në histori.
Egnatia e mbylli kampionatin në vendin e parë dhe përveç pjesëmarrjes në “Final Four”, tashmë ka si fokus kryesor finalen e Kupës së Shqipërisë. Kjo është hera e tretë që rrogozhinasit arrijnë në finalen e Kupës, pasi kanë triumfuar në dy edicionet e fundit.
Dinamo City rikthehet në finalen e Kupës së Shqipërisë pas 14 vitesh. Një ekip me traditë dhe shumë eksperiencë në këtë kompeticion, dinamovitët kanë fituar 13 trofe të Kupës së Shqipërisë.
Objektivi i Dinamo City-t është të rikthejë Kupën në shtëpi, ndërsa i Egnatias, të vazhdojë të mbrojë titullin dhe të qëndrojë kampione në fuqi.
Tag: kupës
-

Egnatia – Dinamo City, finalja e Kupës së Shqipërisë në statistika
-

“Maignan dhe Theo, lojtarë të mëdhenj. Leao? Nuk e di kurrë çfarë lojtari do të shoh në fushë”
Demetrio Albertini ka analizuar situatën e disa prej individëve kyç të Milanit. Në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, ai është ndalur veçanërisht te Rafael Leao:
“Flasim gjithmonë për të njëjtat cilësi dhe të njëjtat mangësi. Është një lojtar i mrekullueshëm, me potencial të jashtëzakonshëm, por para çdo ndeshjeje nuk e di kurrë çfarë Leao do të shoh në fushë”.
A do ta rinovonte kontratën e Maignan: “Për mua është një portier i madh, por vlerësimi iu takon drejtuesve. Pastaj marrëveshja duhet gjetur nga të dyja palët”.
Po ajo e Theo Hernandez: “Edhe ai është një lojtar i madh. Në ndeshjet e fundit po rikthehet në nivele shumë të mira. Edhe në këtë rast vendimi për rinovim iu takon drejtuesve dhe vullnetit të palëve për të arritur një marrëveshje”.
Ish-mesfushori i Milanit e ka kritikuar sezonin e kuqezinjve: “Një fitore eventuale e Kupës së Italisë do t’i bënte të lumtur tifozët, lojtarët dhe drejtuesit, por nëse je në këtë klub, nuk mund të jesh i kënaqur.
Triumfi ndaj Bologna në finale do të ishte diçka e mrekullueshme, por një klub i tillë nuk mund të luajë ‘vetëm’ për Kupën e Italisë. Nëse vesh këtë fanellë, duhet të synosh titullin dhe të marrësh pjesë gjithmonë në Ligën e Kampionëve, të mos kualifikohesh në Ligën e Europës falë kupës kombëtare”.
A do ta konfirmonte Coinceicao në rast të fitores së Kupës së Italisë: “Është e vështirë të japësh një vlerësim për punën e një trajneri si drejtues klubi, imagjinoni për ata që e shohin nga jashtë. Kjo edhe sepse vlerësimet shpesh shkojnë përtej rezultateve, janë të lidhura me projektin. Albertini si tifoz shpreson të ngrejë Kupën e Italisë, pjesën tjetër le ta vendosë ai që duhet ta vendosë”. -

Tomori kthehet titullar te Milani: Mund të rritemi më shumë, të vazhdojmë këtë rrugë
Milani fitoi 2-0 ndaj Venezias me golat e Pulisic dhe Gimenez. Në konferencën për shtyp foli edhe Fikayo Tomori.
Pse e gjetët shpirtin e duhur vetëm tani? Natyrisht, do të dëshironim të ishim më lart në klasifikim, por kur luan mirë, duhet të jesh gjithmonë i kënaqur. Fituam derbin e Kupës së Italisë, u kualifikuam në finale, morën tri pikët edhe ndaj Venezia. Pra, po mbyllim një javë mjaft pozitive. Duhet të japim maksimumin në këto ndeshje që kanë mbetur për t’u luajtur.
Në këto luhatje të sezonit, je imazhi perfekt, pasi ndonjëherë luan, ndonjëherë jo për javë të tëra. Si e përjeton këtë gjë? Futbolli është kështu, ndonjëherë je lart, ndonjëherë gjërat nuk shkojnë siç dëshiron. Unë jam gjithmonë në dispozicion. Nëse luaj në ndeshjen tjetër, mirë, nëse jo, nuk ka problem.
Si do t’i përgatitni finalen e Kupës së Italisë dhe të tjerat përpara saj?Çdo ndeshje e përgatitim maksimalisht, po ashtu edhe dy ndeshjet para finales së Kupës së Italisë. Mund të rritemi edhe më shumë, të vazhdojmë këtë rrugë. Po kalojmë një moment të mirë, duhet të vazhdojmë të punojmë për ta mbyllur sezonin sa më mirë. -

Ekipi i kategorisë së tretë mposht kampionin në fuqi dhe shkon në finalen e Kupës në Zvicër (video)
Një befasi e bukur erdhi këtë fundjavë nga Zvicra, aty ku ekipi i Kategorisë së Tretë, Biel, mposhti kampionin në fuqi, Young Boys dhe siguroi biletën për finalen e madhe të Kupës.
Young Boys vinte si super favorit në këtë gjysmëfinale, e cila u luajt në stadiumin e Biel, “Tissot Arena”, që ka një kapacitet prej 6500 vendesh dhe dje ishin shitur rreth 6000 bileta.
Edhe pse një stadium i vogël, atmosfera e krijuar nga tifozët vendas ishte fantastike. Koha e rregullt e ndeshjes përfundoi në barazim pa gola. Në minutën e 99-të, vendasit do të gjenin golin nga pika e bardhë e penalltisë, e cila u ekzekutua saktë nga sulmuesi i tyre 20-vjeçar Malko Sartoretti.
Në minutat e mbetura, Young Boys provoi të gjente golin e barazimit, por më kot. Pas vërshëllimës së arbitrit nisi festa e madhe në fushë, ku u bashkuan tifozë e lojtarë bashkë.
Finalja e madhe e Kupës së Zvicrës do të luhet më 1 qershor, Biel do të përballet me Basel, që sigurisht është favoriti kryesor për të ngritur trofeun, por ekipi i Kategorisë së Tretë ëndërron të bëjë dhe një surprizë të fundit…
SHIKOVIDEON -

Kupa e Mbretit/ Real Madrid kundër arbitrit! Bojkoton konferencën dhe stërvitjen, por finalja do të luhet
Qëndrim i bujshëm nga Real Madrid në prag të finales së Kupës së Mbretit kundër Barcelonës në Sevilje.
Për të protestuar ndaj deklaratave të arbitrit të ndeshjes, i cili foli për presione të papërshtatshme nga ana e Real Madrid TV, klubi i drejtuar nga Florentino Perez bojkotoi konferencën për shtyp para ndeshjes dhe njoftoi se nuk do të zhvillonte as stërvitjen e planifikuar në fushën ku do të luhej sot ndeshja.
Ky qëndrim i ashpër ngjalli një pikëpyetje shumë më të madhe. Mediat spanjolle u pyetën nëse “Los Blancos” do të paraqiteshin të shtunën në mbrëmje në fushë kundër Barcelonës. Pas jehonës që krijoi ky rast, Real Madridi priste që Federata të tërhiqej dhe të ndryshonte treshen e arbitrave, por ata u konfirmuan. Më pas, megjithatë, erdhi një tjetër komunikatë nga Real Madridi, që hodhi poshtë mundësinë e mosparaqitjes në fushë.
Komunikata e re e Real Madrid
“Në dritën e spekulimeve të shfaqura në orët e fundit, Real Madrid CF njofton se skuadra jonë nuk e ka marrë kurrë në konsideratë idenë për t’u tërhequr nga finalja. Klubi ynë e kupton se deklaratat e papërshtatshme dhe të pakujdesshme të dhëna nga arbitrat e emëruar për këtë ndeshje, 24 orë para finales, nuk mund të njollosin një ngjarje sportive me rëndësi botërore, që do të ndiqet nga qindra milionë njerëz, dhe për respekt të të gjithë tifozëve që kanë planifikuar të udhëtojnë në Sevilje, si dhe atyre që ndodhen tashmë në kryeqytetin andaluzian. Real Madridi beson se vlerat e futbollit duhet të mbizotërojnë, pavarësisht armiqësisë dhe qëndrimeve të ashpra të treguara sërish sot ndaj klubit tonë nga ana e arbitrave të emëruar për finalen,” thuhet në komunikatën e fundit.
Komunikata e parë e Real Madrid
“Real Madrid CF i konsideron të papranueshme deklaratat publike të dhëna sot (dje) nga arbitrat e caktuar për finalen e Kupës së Mbretit, e parashikuar për nesër (sot), 26 prill 2025. Këto deklarata proteste, të cilat në mënyrë të çuditshme fokusohen në videot e një organi mediatik të mbrojtur nga liria e shprehjes si Real Madrid TV, të realizuara qëllimisht 24 orë më parë kundër njërit prej pjesëmarrësve në finale, tregojnë edhe një herë qartë armiqësinë dhe qëndrimin e hapur negativ të këtyre arbitrave ndaj Real Madridit. Deklaratat, që në mënyrë të habitshme kanë qenë kërcënuese dhe nënkuptojnë unitetin e arbitrave, janë përdorur për të paralajmëruar masa apo veprime të pretenduara që janë larg parimeve të ndershmërisë, objektivitetit dhe paanshmërisë që duhet të mbizotërojnë në prag të një ngjarjeje futbollistike që tërheq vëmendjen e qindra milionë njerëzve në mbarë botën. Duke marrë parasysh seriozitetin e ngjarjes, Real Madridi shpreson që drejtuesit e RFEF dhe të trupës së arbitrave të veprojnë në përputhje me situatën, duke marrë masat e nevojshme për të mbrojtur prestigjin e institucioneve që ata përfaqësojnë,” thuhet në deklaratën e klubit.
Përgjigjja e Ligës: “Perez po kërcënon”
Presidenti i La Ligës, Javier Tebas, iu përgjigj me ashpërsi qëndrimit të Real Madridit.
“Ky nuk është futboll, është një luftë për pushtet. Nuk i pëlqen Tebas sepse nuk bën atë që do ai. Nuk i pëlqen Ceferin sepse nuk bën atë që do ai. Nuk i pëlqen Louzan (presidenti i federatës) sepse nuk bën atë që do ai. Nuk i pëlqejnë gazetarët e televizionit sepse nuk thonë atë që do ai. Nuk do që të ecet përpara me reformën e arbitrave sepse nuk është ajo që do ai. Dhe tani, pas deklaratave të arbitrave, të lodhur nga rrethimi i vazhdueshëm nga Real Madrid TV, ai reagon siç di: pezullon konferencën për shtyp. Anulon stërvitjen në ‘La Cartuja’. Përçmon ngjarjet zyrtare të finales së Kupës. Lëshon sinjale që nesër nuk do paraqiten në finalen e Kupës. Çfarë ndjeshmërie! Nuk proteston, por ushtron presion. Nuk ankohet, por kërcënon. Nuk kundërshton, por ndëshkon. Nuk do ta përmirësojë futbollin, por do ta bëjë futbollin sipas qejfit të tij. Dhe gjëja më e rëndë nuk është që ai përpiqet ta bëjë këtë. Gjëja më e rëndë është që shumë e lejojnë, e tolerojnë dhe e ndihmojnë”, shkroi ai në rrjetet e tij sociale.
Barcelona, Flick: Arbitrat duhet të respektohen
“Për mua është thjesht sport, është thjesht futboll.” Kështu u shpreh trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, duke komentuar në lidhje me arbitrin bask që shpërtheu në lot në prag të finales së Kupës së Mbretit kundër Real Madridit.
“Duhet t’i mbrojmë të gjithë gjatë ndeshjes. Na duhen arbitrat dhe duhet të kujdesemi për ta e të jemi të vëmendshëm. Të mos kujdesesh për ta nuk është fair play, nuk është respekt ndaj tyre,” shtoi trajneri gjerman në konferencën për shtyp.
Flick i kërkoi skuadrës së tij që të kënaqet me këtë përvojë. “Është një finale, kundër Real Madridit, stadiumi është i mrekullueshëm… Duhet të kënaqemi, do të luftojmë për këtë,” shpjegoi ai. “E nisëm këtë rrugëtim në fillim të sezonit me qëllimin për të fituar trofe, dhe tani kemi mundësinë ta bëjmë këtë në tre raste. E dimë që do të jetë e vështirë, sepse është Real Madridi.”
Lidhur me faktin nëse Barcelona është favorite, ai shtoi:
“Duhet të shijojmë finalen; kemi një skuadër të re. Do të jetë një përvojë e madhe për një grup të ri. Në një finale nuk ka favoritë. Ne duam të luftojmë për trofeun.”
Përsa i përket Ferran Torres, pa e konfirmuar apo mohuar praninë e tij në fushë, Flick vërejti:
“Ai ka pasur një rol të shkëlqyer në Kupë, duke treguar gjithmonë se sa i mirë është. Lewandowski nuk mund të luajë, dhe Ferran e di si të luajë në atë rol. Bashkëlojtarët e tij duhet të përshtaten me faktin që në atë pozicion është një lojtar tjetër, me karakteristika të ndryshme fizike. Jam i kënaqur që e kam.”Top Channel
-

Vigjilja surrealiste e Real-Barça… Akuza dhe kërcënime, në çfarë klime do të luhet finalja?
Në Spanjë ka përfunduar një nga ditët më surrealiste të historisë së fundit të futbollit. Pak më shumë se 24 orë para fishkëllimës së parë të finales së Kupës së Mbretit mes Real Madridit dhe Barcelonës, është ndezur polemika për shkak të një tjetër videoje provokative të publikuar nga televizioni zyrtar i Real Madridit.
Një akt i vërtetë akuzues ndaj arbitrit të finales, Ricardo De Burgos Bengoetxea, me të cilin Reali ka një përqindje fitoresh më të ulët në krahasim me rivalët. Reagimi i vetë De Burgos Bengoetxea dhe i kolegut të tij që do ta ndihmojë në VAR, González Fuertes, erdhi pothuajse menjëherë.
Të dy folën në një konferencë shtypi para finales. I pari madje shpërtheu në lot, ndërsa i dyti sulmoi hapur klubin e Florentino Pérezit, duke shkaktuar reagimin indinjues të këtij të fundit. Si pasojë, Real Madridi kërkoi nga Federata Spanjolle që t’i ndryshonte arbitrat e finales në momentet e fundit dhe vendosi të bojkotojë të gjitha aktivitetet zyrtare saj, përfshirë konferencën për shtyp ku duhej të merrnin pjesë Carlo Ancelotti dhe Luka Modric.
Një vendim i fortë, por kërkesa e Perez nuk u pranua. Federata qëndroi e palëkundur në pozicionin e saj, ndërsa Real Madridi fillimisht kërcënoi se nuk do të paraqitej në stadiumin “La Cartuja” të Seville, duke publikuar një komunikatë ku theksonte rrezikun që arbitrat të largoheshin nga parimet e “ndershmërisë, objektivitetit dhe paanshmërisë”, dhe kërkonte ndërhyrjen e Federatës.
Një protestë që do të kishte qenë historike, por për fat të mirë nuk do të ndodhë, pasi në mbrëmje klubi lëshoi një tjetër komunikatë ku deklaronte se “nuk kishte marrë kurrë në konsideratë idenë e tërheqjes nga finalja”.
Në fund të mbrëmjes erdhi edhe mesazhi i ashpër i Atletico Madridit, që sulmoi hapur “kushërinjtë” e vet nga Madridi. Finalja e Kupës së Mbretit do të luhet, por në çfarë klime?
Arbitri i finales së Kupës së Mbretit shpë*then në lot: Djalit tim i thonë në shkollë se jam hajdut… -

Kaos në Spanjë, Reali kërcënon me bojkot të finales së Kupës
Real i Madridit bëri një deklaratë të bujshme në prag të finales së Kupës së Mbretit kundër Barcelonës në Sevilje e planifikuar të shtunën në mbrëmje në orën 22.00.
Në protestë kundër deklaratave të gjyqtarit, që pat denoncuar presionin e “galaktikëve” në të kaluarën, klubi madrilen është ankuar për arbitrin kryesor Ricardo De Burgos Bengoetxea, i cili shpërtheu edhe në lot gjatë konferencës. Klubi i Florentino Perez bojkotoi konferencën për shtyp para ndeshjes dhe njoftoi se nuk do të stërviten në fushën ku është planifikuar të zhvillohet ndeshja nesër, as nuk morën pjesë në darkën zyrtare të premten në mbrëmje.
“Real Madrid CF i konsideron deklaratat publike të bëra sot nga gjyqtarët e caktuar për finalen e Copa del Rey, e planifikuar për nesër, më 26 prill 2025, të papranueshme. Duke pasur parasysh rëndësinë e incidentit, Real Madrid shpreson që ata që janë përgjegjës për trupën e gjyqtarëve do të veprojnë në përputhje me rrethanat, duke i zëvendësuar ata për të mbrojtur prestigjin e institucioneve që përfaqësojnë”, thuhej ndër të tjera në shënimin i klubitTop Channel


