Tag: kuota

  • Rrezik përmbytjeje në Vjosë, kuota arrin 8 metra, kapaciteti mbi maksimalen

    Rrezik përmbytjeje në Vjosë, kuota arrin 8 metra, kapaciteti mbi maksimalen

    Situata përgjatë shtratit të lumit Vjosë mbetet kritike, pasi niveli i ujit ka arritur kuota shqetësuese, duke rrezikuar përmbytje të mëtejshme.

    Sipas raportimeve të RTSH 24, kuota aktuale e lumit Vjosë është 8 metra, duke arritur kapacitetin mbi maksimal.

    Nëse prurjet vazhdojnë me këto ritme, ekziston rreziku real që të preken dhe të përmbyten banesa të tjera në zonat rreth lumit.

    Deri më tani, është zgjeruar ndjeshëm sipërfaqja e tokave bujqësore, të cilat tashmë janë nën ujë.

    Megjithatë, një shenjë lehtësimi vjen nga prurjet e sipërme të lumit. Prurjet në zonat e Memaliajt dhe Përmetit kanë shfaqur një tendencë në ulje, duke lënë të shpresohet për një stabilizim të situatës në vijim.

    Autoritetet mbeten në gatishmëri të plotë për të monitoruar situatën orë pas ore dhe për të ndërhyrë në rast të përkeqësimit.

  • Punësimi sezonal, “trampolinë” për emigrim përfundimtar – Gjermania parashikon 50 mijë kuota për punonjës nga rajoni

    Punësimi sezonal, “trampolinë” për emigrim përfundimtar – Gjermania parashikon 50 mijë kuota për punonjës nga rajoni

    Punësimi sezonal jashtë vendit po bëhet çdo vit e më i kërkuar nga qytetarët shqiptarë, veçanërisht drejt Gjermanisë.
    Studentët, por edhe punëtorët e pakualifikuar, po shfrytëzojnë mundësitë që ofrohen përmes programeve të punësimit afatshkurtër, ndërkohë që kërkesa për fuqi punëtore nga vendet e Bashkimit Evropian është në rritje. Por a po shihet si mundësi për t’u transferuar përfundimisht drejt vendeve emigruese?
    Hygerta Aruçi, specialiste e të Drejtave të të huajve, shprehet:
    “Punësimi sezonal ka dy kategori. E para është punësimi sezonal i studentëve të cilët kanë hapësirën tre mujore për të ardhur gjatë periudhës së studimeve në Gjermani, dhe punësimi i dytë është punësimi i shkurtuar, kur një individi i jepet mundësia vetëm për një masë të caktuar kohore, pra që në maksimum mund të jetë 8 mujore dhe të dyja palët e kanë të pamundur që të përfitojnë një vizë ose leje qëndrimi direkte nga Gjermania. Pra vijnë vetëm me synimin e punësimit sezonal në Gjermani.
    Të gjitha rastet e para deri tani, kanë qenë të suksesshme, pas njohjes me Gjermaninë, me sistemin dhe me kulturën gjermane, të gjithë ato kanë qenë aplikant përsëri në ambasadën gjermane në Tiranë, duke u pajisur me një vizë pune, ose në kategori të tjera të ndryshme, dhe duke përfituar kështu mundësinë e ardhjes dhe integrimit dhe bërjes pjesë e emigrimit në Gjermani.”
    Por nga viti në vit, kërkesat për të emigruar janë shtuar, nga ana tjetër edhe shteti Gjerman ka shtuar kuotat për punonjës. Sipas Aruçit, këtë vit kanë arritur në 50 mijë kuota për fuqi punëtore nga Ballkani Perëndimor.
    “Gjithmonë kemi një rritje. Gjithashtu kjo vërehet edhe në pjesën e aspektit të hapjes së kuotave. Flasim nga viti në vit, në vitin e kaluar ne kishim 25 mijë kuota vetëm për individët e pakualifikuar, dhe në vitin që jemi aktual flaism për një numër prej 50 mijë kuotash.
    Gjermani momentalisht është në një nevojë urgjente për fuqi punëtore kryesisht të pakualifikuar por jo vetëm dhe absolutisht edhe politikat e migracionit janë totalisht favorizuese për të bërë të mundur emigrimin dhe ardhjen sa më të shpejtë të individëve që dëshirojnë të vijnë. Sidomos nga Ballkani Perëndimor.”

  • Ceremonia e bluzave të bardha, ministrja Sala: 459 studentë të rinj nisin ëndrrën e tyre

    Ceremonia e bluzave të bardha, ministrja Sala: 459 studentë të rinj nisin ëndrrën e tyre

    34 vjet pas diplomimit në Fakultetin e Mjekësisë, ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Prof. Evis Sala ëshë rikthyer në auditoret e fakultetit. Por, këtë herë për t’i uruar vitin e ri akademik 459 studentëve që zgjodhën të studiojnë Mjekësi të Përgjithshme.
    Në “Ceremoninë e Bluzave të Bardha”, organizuar me pedagogë dhe studentë të vitit të parë, në Fakultetin e Mjekësisë, ministrja Sala u ndal në politikat e ndjekura për realizimitn e një prej prioriteteve kryesore të sistemit të shëndetësisë në vend, atë të ndalimit të largimit të mjekëve.
    “Në fakt 30 e ca vite më parë ishin 150 kuota në mjekësi, pastaj gradualisht është rritur në 350 kuota dhe aktualisht janë 500 kuota pranimi për studentët e mjekësisë.
    Për herë të parë ka nisur zbatimi i kontratës për shërbimin publik, sipas së cilës çdo student i mjekësisë që diplomohet do të punojë për tre vite në vendin e tij, në sitemin tonë shëndetësor.  Jam shumë e kënaqur që 94% e studentëve të vitit të parë e kanë firmosur këtë kontratë”, nënvizoi ministrja.

    Duke u ndalur tek motivimi dhe vlerësimi i kontributit të mjekëve shqiptar në misionin e tyre human, ministrja e Shëndetësisë theksoi se do të vijojë rritja eksponenciale e pagave për mjekët specialist deri në 20230.
    “Janë përmirësuar ndjeshëm dhe pagat e mjekëve, ku në vitin 2013 paga e mjekut specialist  ishte 490 euro, dhe në 2030 synojmë që kjo pagë të jetë  2000  euro”, – theksoi ajo, ndërsa u ndal në  investimet e rëndësishme që janë bërë ndër vite në sektorin publik të shëndetësisë, si përsa i përket infrastrukturës ashtu edhe formimit të personelit mjekësor.

    “Janë dy shtylla të rëndësishme ku do të mbështetemi: krijimi dhe zgjerimi i aleancave me qendrat e ekselencës ndërkombëtare, sigurisht në bazë të specialiteteve të ndryshme. Do të kërkojmë më të mirën, me të cilin mund të bashkëpunojmë dhe të binjakëzohemi, si dhe integrimin me përparësi të inteligjencës artificiale në sistemin tonë shëndetësor.”.
    Ceremonia u përshendet nga rektori Xheladin Draçini, dekania Margarita Gjata dhe profesori Agron Ylli.

  • Universitetet, mbi 10 mijë kuota bosh pas raundit të parë! Rriten kërkesat për programet 2-vjeçare

    Universitetet, mbi 10 mijë kuota bosh pas raundit të parë! Rriten kërkesat për programet 2-vjeçare

    Nxënësit me mesatare nën 8.5, përfshirë edhe ata me rezultate më të ulëta apo që kanë ngelur në vjeshtë, po zgjedhin studimet dyvjeçare. Kreu i rrjetit akademik shqiptar, Arjan Xhelaj, thotë se në raundin e parë u regjistruan në universitete 16 mijë studentë, duke lënë mbi 10 mijë kuota bosh.

    “Raundi i parë u mbyll me 16 mijë maturantë të regjistruar. Këtij numri mund t’i shtohen edhe mbi 6,300 të cilët kanë kaluar në raundin e dytë. Ka akoma kuota të cilat lidhen me fushën ekonomike dhe që kanë kërkesë të lartë, drejtësia ka programe, degët që të çojnë në mësuesi patën një ecuri të mirë. Në raundin e dytë patëm një aplikim të lartë tek nivelet dyvjeçare, që arrin në 19% të totalit të aplikimeve. Duke qenë se studentët ekselentë ezauruan kuotat më të kërkuara, një pjesë e mirë e këtyre që vijnë edhe nga vjeshta zgjedhin programet dyvjeçare.”

    Jashtë universitetit nuk mbetet asnjë student, pasi këtë vit kuotat për në shkollë të lartë ishin afër 27 mijë, aq sa nxënës përfunduan maturën. Xhelaj thotë se numri i lartë i kuotave lidhet edhe me kapacitetet pritëse të universiteteve për studentë të huaj.

    “Gjithmonë ka kuota të lira të cilat ngelen. Ka kapacitete në universitetet shqiptare dhe ndërkombëtarizimi është interes për studentët e huaj.”

    Ekselentët ezauruan degët më të kërkuara të universiteteve, si mjekësia dhe inxhinieria, që në ditët para regjistrimeve. Ndërsa ata me mesatare nën 8.5 shpëtuan edhe degët e rrezikuara tek gjuhët e huaja, shkencat ekzakte dhe ato të universitetit bujqësor.

  • Regjistrimet në fakultete/ Raundi I fundit deri ne 20 shtator

    Regjistrimet në fakultete/ Raundi I fundit deri ne 20 shtator

    Të gjithë maturantet që dëshirojnë te ndjekin shkollën e lartë dhe nuk kanë fituar asnjë degë studimi kanë dhe një mundesi tjetër.  Portali u-albania rihapet më 20 shtator dhe maturantët kanë  tre ditë kohë për të aplikuar.
    “Sistemi i shfaq vetëm ato programe ku ka kuota të lira dhe ku ata plotësojnë kriterin e mesatares. Mesatarja 6.5 të mundëson të vazhdosh studimet në bachelor ose në programe të integruara, ata maturantë që kanë mesatare nën 6.5 kanë mundësi të aplikojnë për programe studimi dy vjeçare dhe programe të tjera që nuk kërkojnë mesatare si ato në fushën e arteve apo ato të sporteve.”
    Në këtë fazë pritet të aplikojnë rreth 7 mijë maturantë, në dispozicion të të cilëve janë rreth 14 mijë kuota të lira.  Ata mund zgjedhin mes degëve të inxhinierisë, ekonomisë, drejtësisë, mësuesisë, bujqësisë apo programeve   dy vjeçare të studimit  të cilat të japin mundësi për të dalë më shpejt në tregun e punës.
    “Farmacia ka vetëm një kuotë, infermieria pak kuota, politekniku ka kuota te teknologjia informacionit, inxhinieritë, Universiteti I Tiranës ka kuota tek shkencat ekzakte, tek gjuhët e huaja, Pothuajse në të gjitha programet ka kuota të lira, programet dy vjecare kanë kuota të lira, shkencat ekonomike dhe ato juridike, filologjiku, mësuesia, bujqësori ka ende kuota të lira.”
    Nga rreth 20 mijë e 500 kandidatë për studenttë cilët aplikuan në fillim të procesit aktualisht  rreth  16 mijë prej tyre u regjistruan për tu ulur në auditore më 6 tetor.

  • 400 maturantë garojnë për vetëm 175 vende në arkitekturë, urbanistikë e dizajn

    400 maturantë garojnë për vetëm 175 vende në arkitekturë, urbanistikë e dizajn

    Sot zhvillohet provimi i pranimit për maturantët që synojnë të ndjekin arkitekturën. Provimi ka nisur në orën 10:00 dhe do të zgjasë dy orë.
    400 të regjistruar në testin e pranimit:
    -95 kuota të lira në Arkitekturë-50 kuota të lira në Urbanistikë-30 kuota të lira në Dizajn.
    Testi përmban 60 pyetje. Testimi përkthehet me 60% të totalit të pikëve, ndërsa 40% e pikëve i merr mesatarja e tri viteve të shkollës së mesme dhe rezultatet e provimeve të Maturës Shtetërore.

  • Zhvleftësimi i lirës turke vazhdon, inflacioni në korrik 33.5%! Ekonomistët: Shifrat zyrtare nuk janë të besueshme

    Zhvleftësimi i lirës turke vazhdon, inflacioni në korrik 33.5%! Ekonomistët: Shifrat zyrtare nuk janë të besueshme

    Foto ilustruese

    Zhvleftësimi i monedhës në Turqi po avancon – edhe pse jo me ritëm të lartë. Në korrik inflacioni, sipas të dhënave zyrtare, ishte 33,5 përqind. Ekonomistë të pavarur kanë dyshime ndaj të dhënave zyratre. Në Turqi rritja e çmimeve për konsumatorët, sipas të dhënave zyrtare, është ngadalësuar. Në muajin korrik konsumatorëve të shërbimeve dhe mallrave u është dashur të paguajnë 33,52 më shumë krahasuar me një vit më parë, vë në dukje Enti i Statistikave në Turqi.
    Kjo ishte kuota më e ulët e rritjes së çmimeve që nga nëntori 2021. Në qershor kuota e rritjes së çmimeve ishte 35,05 përqind. Nga qershori në korrik çmimet ranë me 2,06 përqind. Shtrenjtimi mujor u ndikua nga rritja e çmimeve për banimin me 5,78 përqind si dhe për pijet alkohoolike dhe duhanin me 5,69 përqind.
    Që prej pesë vjetësh kuota e inflacionit në Turqi është dyshifrore
    Kuota zyrtare është që prej pesë vjetësh dyshifrore. Në fund të vitit 2022 u arrit kuota më e lartë me 85 përqind. Ekonomistët megjithatë kanë dyshim për të dhënat e publikuara zyrtarisht. Grupi studimor Enag llogarit që kuota e inflacionit në korrik ka qenë 65,1 përqind. Banka Qendrore turke së fundi ka parashikuar një përshpejtim të përkohshëm mujor të inflacionit për shkak të rritjes së taksave për karburantin dhe duhanin si çmimeve të larta të energjisë.
    Interesi vazhdon të ulet interesi i referencës
    Banka e Rezervave më 24 korrik e uli nga 46 në 43 përqind interesin e refrencës duke iniciuar kësisoj një raund të ri të liberaliizmit të politikës së saj monetare. Vitin e kaluar në luftën kundër inflacionit kjo bankë reagoi me rritjen e interesave. Më parë kreu i shtetit Rexhep Tayip Erdogan e pati refuzuar një politike strikte monetare pavarësisht zhvleftësimit të vrullshëm të monedhës duke vepruar kësisoj përkundër eksperiencës së zakonshme. Analistët e bankës së madhe të SHBA-së Morgan Stanley mendojnë, se Banka Qendroe turke sivjet do t’i ulë sërish edhe tri herë intersat e refrencës. Në fund të vitit interesi i refrencës duhet të jetë rreth 36 përqind. Njëkohësisht Banka e Rezervave parashikon që kuota e inflacionit deri në fund të vitit të bjerë në 24 përqind. Ndonëse në fakt preferenca e saj është për një kuotë inflacioni prej pesë përqind./DW

  • Andia Ulliri kërkon mandatin/ KQZ shpërndan mandatet në Durrës, deputetja demokrate ankimon vendimin

    Andia Ulliri kërkon mandatin/ KQZ shpërndan mandatet në Durrës, deputetja demokrate ankimon vendimin

    Deputetja demokrate Andia Ulliri ka ankimuar në KAS vendimin e KQZ ppër certifikimin e mandateve në qarkun e Durrësit nga zgjedhjet e 11 majit. Me pretendimin se nuk është plotësuar kuota gjinore, ajo kërkon të ruajë vendin e saj në parlament.
    Zgjedhjet parlamentare të 11 majit e lanë deputeten demokrate Andia Ulliri jashtë parlamentit duke dalë e treta në listën e hapur. Por kjo nuk e ka ndaluar që të kërkojë vendin e saj në parlament, duke ankimuar ndarjen e mandateve në qarkun e Durrësit me pretendimin se nuk është plotësuar kuota gjinore. Vetëm një ditë pasi kryekomisioneri Ilirian Celibashi certifikoi fituesit që do të bëhen pjesë e Kuvendit në shtator, Ulliri dërgoi shkresën ku kërkon shqyrtimin nga trupa e komisionit të ankimeve dhe sanksioneve.
    Në dokument, Ulliri shprehet se në Durrës nuk është plotësuar kuota gjinore e kërkuar në Kodin Zgjedhor, e cila parashikon që në çdo listë dy deputetë duhet të jenë meshkuj dhe një femër. Sipas shkresës theksohet se në listat e PD në qarkun bregdetar, janë 5 deputetë meshkuj dhe vetëm një femër, duke pretenduar se mandati i fituesit të vetëm në listën e hapur, të marrë nga Arjan Ndoja, duhet t’i kalojë asaj.
    Më herët kryekomisioneri Ilirian Celibashi shpjegoi se listat e mbyllura dhe të hapura cilësohen si të ndara ndaj edhe kuota gjinore konsiderohet e plotësuar duke u nisur nga fakti se ka vetëm një fitues nga kandidatët preferencialë. Tashmë përgjigjen do ta japë trupa me pesë anëtarë e KAS. Në qarkun e Durrësit, Partia Demokratike Aleanca për Shqipërinë Madhështore fitoi 6 mandate, ndërsa PS arriti të rrëmbejë 8 mandate.