Tag: kungujt

  • Kungulli i vjeshtës është një superushqim, ja pse…

    Kungulli i vjeshtës është një superushqim, ja pse…

    Çdo tetor, kungujt vendosen në qendër të vëmendjes duke marrë trajtën e fenerëve, kafeve dhe vitrinave. Por sapo hiqen zbukurimet e Hallouinit, i harrojmë.Një gabim për të të ardhur keq sepse kungujt dhe farat e tyre janë fabrika energjie që duhet të jenë gjithnjë në kuzhinë.
    Shëndet dhe shkëlqim
    Nën tulin në portokalli të ndezur, ka një sërë lëndësh ushqyese. Kungujt kanë karetoneide. Beta-karoteni kthehet në vitaminë A që ndihmon shikimin, lëkurën dhe sistemin imunitar. Dietat me përmbajtje të lartë karoteni ulin inflamacionin dhe sëmundjet kronike, nga zemra te disa lloje kanceri.Kungujt janë burim i mirë vitaminë C që fuqizon barrierën imunitare dhe prodhimin e kolagjenit për lëkurë të shëndetshme. Niveli i lartë i kaliumit ndihmon shëndetin e zemrës dhe ekuilibron kripën.Në 100 gramë kungull të gatuar ka 2 gramë fibër që stabilizon sheqerin në gjak, forcon shëndetin e zorrëve dhe të mban të ngopur.Ëmbëlsia e tij i jep shije dhe trajtë kremoze supave, gjellëve dhe lëngjeve pa nevojën e sheqernave të shtuar apo bulmetit.Kungujt më të mirë për t’u ngrënë nuk janë ata gjigantët, por varietet më të vogla që përmbajnë më shumë shije dhe lëndë ushqyese.
    Farat
    Nëse tuli është trupi i kungullit, farat janë zemra. Farat përmbajnë shumë zink, magnez dhe selen, elementë që forcojnë imunitetin, shëndetin e zorrëve dhe balancojnë hormonet. Zinku ndihmon në prodhimin e rruazave të bardha të gjakut, seleni lufton inflamacionin dhe ndihmon tiroiden kurse magnezi qetëson muskujt, ndikon në një gjumë më të mirë dhe rregullimin e zorrëve.Ka vetëm një rregull të artë: pak fara kungulli janë më mirë se asgjë. Mjafton të spërkasni disa në sallatën, supën apo t’i hidhni në një smoothie dhe do të merrni gjithçka ju nevojitet.

  • Jo vetëm për Hallouin! Kungulli i vjeshtës është një superushqim

    Jo vetëm për Hallouin! Kungulli i vjeshtës është një superushqim

    Çdo tetor, kungujt vendosen në qendër të vëmendjes duke marrë trajtën e fenerëve, kafeve dhe vitrinave.  Por sapo hiqen zbukurimet e Hallouinit, i harrojmë.

    Një gabim për të të ardhur keq sepse kungujt dhe farat e tyre janë fabrika energjie që duhet të jenë gjithnjë në kuzhinë.

    Shëndet dhe shkëlqim

    Nën tulin në portokalli të ndezur, ka një sërë lëndësh ushqyese. Kungujt kanë karetoneide. Beta-karoteni kthehet në vitaminë A që ndihmon shikimin, lëkurën dhe sistemin imunitar. Dietat me përmbajtje të lartë karoteni ulin inflamacionin dhe sëmundjet kronike, nga zemra te disa lloje kanceri.

    Kungujt janë burim i mirë vitaminë C që fuqizon barrierën imunitare dhe prodhimin e kolagjenit për lëkurë të shëndetshme. Niveli i lartë i kaliumit ndihmon shëndetin e zemrës dhe ekuilibron kripën.

    Në 100 gramë kungull të gatuar ka 2 gramë fibër që stabilizon sheqerin në gjak, forcon shëndetin e zorrëve dhe të mban të ngopur.

    Ëmbëlsia e tij i jep shije dhe trajtë kremoze supave, gjellëve dhe lëngjeve pa nevojën e sheqernave të shtuar apo bulmetit.

    Kungujt më të mirë për t’u ngrënë nuk janë ata gjigantët, por varietet më të vogla që përmbajnë më shumë shije dhe lëndë ushqyese.

    Farat

    Nëse tuli është trupi i kungullit, farat janë zemra. Farat përmbajnë shumë zink, magnez dhe selen, elementë që forcojnë imunitetin, shëndetin e zorrëve dhe balancojnë hormonet. Zinku ndihmon në prodhimin e rruazave të bardha të gjakut, seleni lufton inflamacionin dhe ndihmon tiroiden kurse magnezi qetëson muskujt, ndikon në një gjumë më të mirë dhe rregullimin e zorrëve.

    Ka vetëm një rregull të artë: pak fara kungulli janë më mirë se asgjë. Mjafton të spërkasni disa në sallatën, supën apo t’i hidhni në një smoothie dhe do të merrni gjithçka ju nevojitet.

  • Pse kungujt mund të rriten kaq shumë, por jo boronicat?

    Pse kungujt mund të rriten kaq shumë, por jo boronicat?

    Çdo vjeshtë, kultivuesit e kungujve garojnë me përbindëshat e tyre portokalli që peshojnë mbi 1200 kg. Ndërkohë, molla më e madhe në botë mezi arrin 2 kg dhe boronica rekord nuk kalon 28 gramë. Çfarë i lejon pra kungujt të arrijnë këto përmasa gjigante, ndërsa frutat e tjera mbeten kaq të vogla?

    Kungujt gjigantë u përkasin varieteteve cucurbita maxima, si Atlantic Giant, të përzgjedhura për madhësi ekstreme. Arsyeja kryesore është se ata janë bimë jodeterminante, që rriten pafundësisht, ndryshe nga bimët determinante që ndalen në një fazë të caktuar. “Këto bimë përhapen në gjithë oborrin, ndonjëherë me vetëm një rrënjë,” shpjegon profesori i hortikulturës Vikram Baliga nga Universiteti Texas Tech.

    Në bimët determinate, frutat dalin të gjitha njëherësh, e dobishme për korrje, por kufizuese për madhësinë. Siç thotë profesorja Jessica Savage nga Universiteti i Minesotës, “Disa specie kanë një ‘program’ gjenetik që ndalon rritjen e tepërt. Kungujt nuk e kanë këtë kufi, ndaj mund t’i shumojmë për madhësi gjithnjë e më të madhe.”

    Pa kufizime të tilla, kungulli vazhdon të prodhojë gjethe për të krijuar më shumë energji për frutin. Kultivuesit shfrytëzojnë këtë duke lënë vetëm një kungull në hardhi, në mënyrë që e gjithë energjia e bimës të përqendrohet tek ai. “Është si të themi: ‘Do ta derdh gjithë fuqinë në këtë frut të vetëm,’” thotë Baliga.

    Megjithëse kjo teknikë mund të përdoret edhe me fruta të tjera, fizika vendos kufijtë e vet. Kungujt rriten mbi tokë, pa u ndikuar nga graviteti, ndërsa një pjeshkë gjigante do të binte nga pema para se të arrinte madhësi të tillë.

    Një tjetër faktor është lëkura e fortë. Rrënja e trashë e kungullit i lejon të mbajë peshë të madhe, ndryshe nga frutat me lëkurë të butë që do të çaheshin. Por nëse lëkura është shumë e ngurtë, rritja ndalet, ndaj kultivuesit kërkojnë “pikën e artë”: mjaftueshëm e fortë për të mbajtur peshën, por mjaftueshëm elastike për t’u zgjeruar.

    Në fazën e hershme, kungujt kanë lëkurë të butë që u lejon rritje të shpejtë. Për ta zgjatur këtë fazë, fermerët i mbulojnë me copa pëlhure që t’i mbrojnë nga dielli. Në kulmin e zhvillimit, një kungull mund të shtojë deri në 20 kg në ditë.

    Rrjeti i tyre i qarkullimit të sheqernave është gjithashtu “i superfuqishëm”: kanë më shumë floem, pjesa që transporton energjinë në bimë. “Është si një autostradë me shumë korsi,” thotë Savage.

    Kungujt qëndrojnë më gjatë në hardhi, rreth pesë deri në gjashtë muaj, duke pasur më shumë kohë për t’u rritur. Dhe ndoshta arsyeja më e rëndësishme: njeriu i ka krijuar të tillë. Për breza me radhë janë shumuar vetëm për madhësi, jo për shije, ndryshe nga frutat e tjera.

    Savage beson se kjo nuk do të ndalet këtu: “Ka një kufi natyror diku, por do të vazhdojmë ta shtyjmë gjithnjë e më tej.” / Live Science – Syri.net