Tag: kundrejt

  • Tri të dhënat kyçe që shpjegojnë turpërimin e Barcelonës ndaj Chelsea

    Tri të dhënat kyçe që shpjegojnë turpërimin e Barcelonës ndaj Chelsea

    27 Nëntor 2025

    9:45

    Alfred Lleshi

    Barcelona zhvilloi në Londër një nga ndeshjet më të dobëta në aspektin individual dhe kolektiv. Gabimet e lojtarëve dhe mungesa e koordinimit çuan në humbjen 3-0 ndaj Chelsea, një turpërim i pasqyruar qartë edhe nga statistikat. Sipas “Opta”, Chelsea dominoi në tri aspekte ku zakonisht Barça është superiore: posedim, pasime dhe goditje.
    Chelsea pati 55.4% të posedimit kundrejt 44.6% të Barçës. Në pasime, anglezët realizuan 514 të tilla, ndërsa katalanasit vetëm 418, gati 100 më pak. Edhe më domethënëse ishin pasimet në një të tretën e fundit të fushës: 123 për Chelsea kundrejt vetëm 56 të Barcelonës. Në “shënjestër”, londinezët i trefishuan katalanasit: 15 goditje totale (6 në portë) kundrejt 5 të Barçës (vetëm 2 në kuadrat).
    Edhe statistikat dytësore ishin të gjitha në favor të Chelsea: ndërhyrje në zonën rivale (35-9), goditje këndi (4-0), pozicione jashtë loje (6-1) dhe faulle (18-12), duke treguar intensitet më të madh të anglezëve në çdo aspekt të lojës.

  • Arrestohet në Shkodër një 43-vjeçar që trafikonte emigrantë drejt Malit të Zi

    Arrestohet në Shkodër një 43-vjeçar që trafikonte emigrantë drejt Malit të Zi

    Kronikë E Shtunë, 15 Nëntor 2025 12:33
    Policia e Kufirit në Shkodër ka arrestuar një 43- vjeçar që ndihmonte emigrantë nga vendet e treta të kalonin paligjshëm kufirin drejt Malit të Zi, kundrejt pagesës 400- 500 euro për person.
    Ai u kap në flagrancë në fshatin Vukpalaj, duke transportuar me automjet 6 emigrantë, tre nga Siria dhe tre nga Egjipti.

    Njoftimi:

    Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër

    Finalizohet operacioni policor i koduar “Borders 4”.
    Vihet në pranga një 43-vjeçar që ndihmonte emigrantë nga Vendet e Treta, kundrejt pagesës 400-500 euro, për të kaluar kufijtë, në mënyrë të paligjshme.
    43-vjeçari u kap në flagrancë, në fshatin Vukpalaj, duke transportuar me automjet, 6 emigrantë (3 nga Siria dhe 3 nga Egjipti), që synonin të kalonin kufirin me Malin e Zi.
    I arrestuari, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.
    Sekuestrohen automjeti me të cilin ai transportonte emigrantët dhe celulari i tij.
    Shërbimet e Policisë Kufitare, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, për një rast të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt pagesës, për kalim të paligjshëm të kufijve, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Borders 4”. Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi:
    -K. Ll., 43 vjeç, banues në Mamurras, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
    Nga hetimet dyshohet se ky shtetas ndihmonte duke i transportuar me automjet kundrejt pagesës 400-500 euro për person, emigrantë nga Vendet e Treta, që hynin ilegalisht në Shqipëri, nga Qafë Bota, dhe më pas synonin të kalonin në Mal të Zi.
    Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

  • Transportonte emigrantë të paligjshëm, arrestohet 43-vjeçari në Shkodër

    Transportonte emigrantë të paligjshëm, arrestohet 43-vjeçari në Shkodër

    Një 43-vjeçar është arrestuar nga Policia Kufitare e Shkodrës pasi ndihmonte emigrantë nga vende të treta të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme. Sipas policisë, u kap në flagrancë në fshatin Vukpalaj duke transportuar me automjet, 6 emigrantë (3 nga Siria dhe 3 nga Egjipti), që synonin të kalonin kufirin me Malin e Zi.
    Policia thotë se 43-vjeçari Klajdi Llozhi i transportonte me automjet kundrejt pagesës 400-500 euro për person. Po ashtu, i arrestuari rezulton i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.
    “Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër. Finalizohet operacioni policor i koduar “Borders 4”.  Vihet në pranga një 43-vjeçar që ndihmonte emigrantë nga Vendet e Treta, kundrejt pagesës 400-500 euro, për të kaluar kufijtë, në mënyrë të paligjshme.
    43-vjeçari u kap në flagrancë, në fshatin Vukpalaj, duke transportuar me automjet, 6 emigrantë (3 nga Siria dhe 3 nga Egjipti), që synonin të kalonin kufirin me Malin e Zi.I arrestuari, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale. Sekuestrohen automjeti me të cilin ai transportonte emigrantët dhe celulari i tij.
    Shërbimet e Policisë Kufitare, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, për një rast të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt pagesës, për kalim të paligjshëm të kufijve, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Borders 4”. Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi:
    -K. Ll., 43 vjeç, banues në Mamurras, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.   Nga hetimet dyshohet se ky shtetas ndihmonte duke i transportuar me automjet kundrejt pagesës 400-500 euro për person, emigrantë nga Vendet e Treta, që hynin ilegalisht në Shqipëri, nga Qafë Bota, dhe më pas synonin të kalonin në Mal të Zi.
    Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

  • Arrestohet 43- vjeçari, transportonte emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës drejt Malit të Zi…

    Arrestohet 43- vjeçari, transportonte emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës drejt Malit të Zi…

    Shërbimet e Policisë Kufitare, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, për një rast të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt pagesës, për kalim të paligjshëm të kufijve, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Borders 4”. Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi:
    -K. Ll., 43 vjeç, banues në Mamurras, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
    Nga hetimet dyshohet se ky shtetas ndihmonte duke i transportuar me automjet kundrejt pagesës 400-500 euro për person, emigrantë nga Vendet e Treta, që hynin ilegalisht në Shqipëri, nga Qafë Bota, dhe më pas synonin të kalonin në Mal të Zi. I arrestuari, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.
    43-vjeçari u kap në flagrancë, në fshatin Vukpalaj, duke transportuar me automjet, 6 emigrantë (3 nga Siria dhe 3 nga Egjipti), që synonin të kalonin kufirin me Malin e Zi.
    Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Berisha: SPAK, “mburojë” e korrupsionit, dosjet e zyrtarëve po mbyllen kundrejt rryshfetit

    Berisha: SPAK, “mburojë” e korrupsionit, dosjet e zyrtarëve po mbyllen kundrejt rryshfetit

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, vijoi edhe këtë të mërkurë me sulmet ndaj institucioneve të drejtësisë. Nga selia blu, përpara deputetëve, kryedemokrati ngriti akuza se dosjet kriminale mbyllen kundrejt ryshfeteve.
    “Dosjet në Skap mbyllen kundrejt ryshfeteve. Prandaj dhe aty kthehen në turshi ato aty. Po. Zyrtarët që kanë vjedhur qytetarët, që janë bërë milionerë duke vjedhur qytetarët, kur shkojnë dosjet aty, i mbyllin nëpërmjet ryshfetit. Jashtë çdo lloj standardi. Pra, e vërteta është se dosjet mbyllen me qese parash dhe kjo është një gjë e tmerrshme për këtë vend.”
    Kreu i opozitës gjithashtu pretendoi se përfaqësuesit e drejtësisë ndikohen edhe nga eksponentët e qeverisë.

    “Në dy vite, sipas raportit të Altin Troplinit dhe të Prokurorit të Përgjithshëm, të paraqitura në parlament, janë dënuar gjithsej 199 persona për korrupsion, dhe një pjesë e tyre janë edhe për krim të organizuar. Njëherë, t’u them të vërtetën, i dëgjova në një raport, thanë se nuk sjellin dosje. Qarkulloi edhe ai urdhri i Edi Ramës që asnjë dokument nuk do çoni kund pa firmën time. Thashë se i paskan bllokuar.”
    Rritja e nivelit të korrupsionit dhe përkeqësimi i situatës në drejtësi, për Berishën, tregon se reforma ka dështuar.
    “Analiza e Sistemit të Drejtësisë në Kuvend përbën ngjarjen më të veçantë dhe ndër më të rëndësishme për çdo qytetar. Sot të dhënat e padiskutueshme faktojnë dështimin dhe kolapsin e sistemit që u krijua mbi bazën e reformës së Soros.”
    Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Berisha apeloi që deputetët të shtrojnë çdo problematikë që hasin në parlament.
    /vizionplus.tv

  • Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut: Ja si po ndahen komunat me shumicë shqiptare mes VLEN dhe AKI

    Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut: Ja si po ndahen komunat me shumicë shqiptare mes VLEN dhe AKI

     

    Në Maqedoninë e Veriut po numërohen me shpejtësi votat për kryetarë të komunave. Vëmendja është përqendruar te ato me shumicë shqiptare.

    Deri tani koalicioni i partive shqiptare në qeveri VLEN udhëheq rezultatet në 8 komuna. Në Saraj, Tearcë dhe Çair duket se ka fituar që në raundin e parë. AKI e udhëhequr nga BDI udhëheq rezultatet vetëm në 5 komuna duke pësuar një rezultat të dobët. AKI kryeson në Vrapçishtë, Gostivar, Lipkovë, Pllasnicë dhe Çashkë.

    Në Tetovë kandidati i VLEN dhe kryetari aktual Bilall Kasami prin me rreth 4 mijë vota kundrejt kandidatit të AKI-së, Bajram Rexhepi.

    Ndërkaq që në raundin e parë, Izet Mexhiti i VLEN e ka fituar Bujar Osmanin në Komunën e Çairit me mbi 10% të numrit total të votave, një nga komunat më të rëndësishme.

    Në Gostivar, Valbon Limani i AKI-së ka fituar bindshëm edhe atë me dallim prej 10 mijë votash kundrejt Sabedin Dautit të VLEN-it.

    Në Komunën e Vrapçishtit edhe pse kandidati i AKI-së Isen Shabani fitoi me mbi 80%, i njëjti nuk do të mund të bëhet kryetar meqë nuk u arrit censusi dhe aty do duhet të përsëriten zgjedhjet.

    Në rrethin e parë, VLEN ka fituar edhe Komunën e Tearcës me kandidat Daut Memishi, Komunën e Bogovinës me Feti Abazin dhe Komunën e Zhelinës me Blerim Sejdiun.

    Shqiptarët për herë të parë do të fitojnë një komunë që gjithmonë ka qenë në duart e maqedonasve, pra komunën e Çashkës. Kandidati i AKI-së Suat Shaqiri ka korr fitore prej mbi 50% të votave që në rrethin parë.

    Sipas informacioneve, edhe në Saraj prin kandidatit i VLEN-it Muhamet Elmazi kundrejt Blerand Rexhepit të AKI-së por ende nuk ka informacione zyrtare nëse shkon në raundin e parë apo jo.

    Në Komunën e Strugës prin kandidati i VLEN-it Mendi Qyra me mbi 2 mijë vota kundrejt kandidatit të AKI-së, Arsim Dalipi.

    Në Komunën e Likovës, Erkan Arifi ka fituar me 2 mijë vota diferencë që na rrethin e parë të zgjedhjeve.

    Në Komunën e Dibrës, kandidati i pavarur Ramadan Imeri ka kaluar me vota Ilirjan Fetahun e AKI-së dhe në rrethin e dytë do të përballet me Fisnik Melën e VLEN-it.

    Në Komunën e Haraçinës gjithashtu prin VLEN me kandidatitn Daut Beqiri ndaj kandidatit të AKI-së Skender isufi por nuk dihet ende nëse do të kalon në rrethin e parë.

    Në Komunën e Bervenicës në rrethin e dytë do të shkojnë kandidati i VLEN Haqim Ramadani dhe i VMRO-DPMNE-së Jovica Ilievski.

    Nga AKI thonë se prijnë me mbi 20 mijë vota AKI përball VLEN-it në nivel nacional, ndërkaq VLEN është në avantazh për sa i përket numrit të komunave.

    Megjithatë, deri nesër pritet që të dalin rezultatet përfundimtare dhe të çertifikohen zgjedhjet. /Express

  • Bie në prangat e policisë 19-vjeçari/ Ndihmoi emigrantët për të kaluar kufirin ilegalisht, sekuestrohen…

    Bie në prangat e policisë 19-vjeçari/ Ndihmoi emigrantët për të kaluar kufirin ilegalisht, sekuestrohen…

    Policia kufitare në Shkodër ka arrestuar një 19-vjeçar pasi ky i fundit ndihmonte emigrantët e jashtëligjshëm të kalonin kufirin kundrejt një pagese. Sipas burimeve, 19-vjeçari me inicialet V.T është banues në Durrës. Ndaj V.T rëndon akuza penale “ndihmë për kalim të jashtëligjshëm të kufirit”.
    Autoritetet po hetojnë këtë rast për një vendim përfundimtar ndaj autorit.
    Njoftimi i plotë:
    Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër
    Vijojnë operacionet nga Policia Kufitare, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë emigrantëve, për kalim të paligjshëm të kufijve.
    Finalizohet operacioni policor i koduar “Borders 3”.
    Vihet në pranga një 19-vjeçar që ndihmonte emigrantë nga Vendet e Treta, kundrejt pagesës, që të kalonin kufijtë, në mënyrë të paligjshme.
    19-vjeçari u kap në flagrancë, në fshatin Vukpalaj, duke transportuar me automjet, 4 emigrantë që synonin të kalonin kufirin me Malin e Zi. Sekuestrohen automjeti dhe celulari i 19-vjeçarit.
    Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Bajzë, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, për një rast të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt pagesës, për kalim të paligjshëm të kufijve, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Borders 3”. Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi:
    -V. T., 19 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
    Nga hetimet dyshohet se ky shtetas ndihmonte emigrantë nga Vendet e Treta, që të kalonin ilegalisht kufirin tokësor me Greqinë dhe më pas kufirin tokësor me Malin e Zi, duke i transportuar me automjet, kundrejt pagesës 400 euro për person.
    Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

  • Ndihmonte emigrantë të kalonin ilegalisht kufirin kundrejt pagesës, arrestohet 21-vjeçari nga Sudani

    Ndihmonte emigrantë të kalonin ilegalisht kufirin kundrejt pagesës, arrestohet 21-vjeçari nga Sudani

    Një shtetas sudanez është arrestuar këtë të enjte në fshatin Tresenik të Devolit, pasi u kap duke shoqëruar 2 shtetas të tjerë sudanezë që kishin kaluar kufirin me Greqinë, në mënyrë të paligjshme.

    21-vjeçari u arrestuar është trajtuar 2 ditë më parë, me masën “Urdhër për largim vullnetar”, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë Kufitare, duke kaluar kufirin, në kundërshtim me ligjin.
    Njoftimi:

    Vijojnë operacionet kundër veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufijve.

    Finalizohet operacioni i koduar “Northward”, vihet në pranga një 21-vjeçar (shtetas sudanez), që organizonte dhe kryente këtë veprimtari kriminale, kundrejt pagesës.

    21-vjeçari u kap në flagrancë, në fshatin Tresenik, Devoll, duke shoqëruar 2 shtetas sudanezë që kishin kaluar kufirin me Greqinë, në mënyrë të paligjshme.

    I arrestuari është trajtuar 2 ditë më parë, me masën “Urdhër për largim vullnetar”, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë Kufitare, duke kaluar kufirin, në kundërshtim me ligjin.

    Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, si rezultat i hetimeve të kryera në drejtimin e Prokurorisë së Korçës, finalizuan operacionin e koduar “Northward”. Si rezultat i operacionit, u arrestua në flagrancë shtetasi:

    -F. N., 21 vjeç, banues në Sudan, shtet në Afrikën e Veriut.

    Nga hetimet dyshohet se ky shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ndihmonte emigrantë nga Vendet e Treta, kundrejt pagesës, që të hynin në mënyrë të paligjshme në Shqipëri, nëpërmjet kufirit tokësor me Greqinë, dhe më pas të kalonin në Malin e Zi, me destinacion final vendet e BE-së.

    Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

    Top Channel

  • U kap duke transportuar 4 emigrantë, arrestohet i riu në Shkodër

    U kap duke transportuar 4 emigrantë, arrestohet i riu në Shkodër

    Finalizohet operacioni policor i koduar “By pass”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt fitimit monetar, për kalim të paligjshëm të kufirit.
    Arrestohet në flagrancë një 28-vjeçar që u kap duke transportuar 4 emigrantë, të cilët kundrejt pagesës 1500 euro për person, synonin të kalonin në mënyrë të paligjshme kufirin me Malin e Zi.
    Procedohen në gjendje të lirë emigrantët, për kalim të paligjshëm të kufirit.

    Specialistët e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, Policinë Rrugore dhe Komisariatin e Policisë Shkodër, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në çdo formë të shfaqjes së tyre, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, për një shtetas që do të transportonte emigrantë të paligjshëm nga Gjirokastra drejt Shkodrës, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “By pass”.
    Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi A. M., 28 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
    Në afërsi të rrethrrotullimit “5 Heronjtë e Vigut”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar 28-vjeçarin duke drejtuar, pa leje drejtimi, një automjet tip “Audi”, me të cilin po transportonte 4 emigrantë drejt kufirit me Malin e Zi.
    Nga verifikimet e kryera, ka rezultuar se 28-vjeçari i arrestuar iu kishte premtuar transportimin nga Gjirokastra në drejtim të kufirit me Malin e Zi, kundrejt pagesës 1500 euro për person, 4 emigrantëve që kishin hyrë në mënyrë të paligjshme në Shqipëri.
    Në vijim të veprimeve, nisi procedimi në gjendje të lirë për 4 emigrantët, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.
    Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.