Një 36-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar ditën e sotme në pikën kufitare të Kapshticës, teksa po futej për në Shqipëri.
Sipas informacioneve policore, Gjykata e Durrësit i kishte caktuar shtetasit, P.N., masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Dëshmi e rremë” dhe “Futja e sendeve të palejuara në IEVP”, i cili po kalonte kufirin në kundërshtim me ligjin.
Njoftimi i policisë:
Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë
PKK Kapshticë / Kontrolle intensive nga shërbimet e Policisë Kufitare, për parandalimin e lëvizjes në kundërshtim me ligjin, në kufi.
Kapet dhe vihet në pranga një 36-vjeçar i shpallur në kërkim me masë sigurie “Arrest me burg”.
Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë kanë intensifikuar kontrollet në pikat e kalimit dhe kufirin e gjelbër, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare dhe kapjen e shtetasve në kërkim.
Në kuadër të kontrolleve dhe intervistimeve të thelluara në PKK Kapshticë, në hyrje për në Shqipëri është ndaluar shtetasi P. N., 36 vjeç, banues në Elbasan.
Ndaj të cilit, Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Dëshmi e rremë” dhe “Futja e sendeve të palejuara në IEVP”, i cili po kalonte kufirin në kundërshtim me ligjin.
Veprimet e mëtejshme procedurale janë kryer nga DVP Elbasan.
Tag: kundërshtim
-

Në kërkim nga policia, arrestohet në Kapshticë 36-vjeçari
-

“Ju lutem, ju lutem”/ Policia arreston babanë në sy të fëmijës së mitur, vajza qan e traumatizuar (VIDEO)
Arrestimi i një babai në Vlorë është filmuar në kamera nga vajza e tij e mitur, e cila dëgjohet teksa qan me të madhe gjatë gjithë kohës.
Shtetasi L.SH ka qenë në makinën e tij kur efektivi i policisë ka kërkuar ta shoqërojë, por ai nuk ka pranuar të dalë nga mjeti dhe ka shtrënguar dorën fort në timon. Në video dëgjohet vajza që bërtet e traumatizuar për mos t’i marrë të atin.
Policia sqaroi se shoqërimi i personit në fjalë është bërë sepse përveç shkeljes rrugore, gjatë kontrollit në mjet i është gjetur një sasi lëndë narkotike dhe një thikë.
“Punonjësi i Policisë është hasur fillimisht me kundërshtim me fjalë dhe më pas me kundërshtim me veprime të dhunshme nga shtetas L. Sh. Në këto kushte, është bërë menjëherë shoqërimi i tij në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë, për veprime të mëtejshme”, thotë policia.
Në përfundim të veprimeve procedurale, nga Oficeri i Policisë Gjyqësore i Prokurorisë, nisi procedimi penal në ngarkim të shtetasit L. Sh., 45 vjeç, banues në Vlorë, për veprat penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”./ A2 CNN -

Kundërshtoi me dhunë policin, arrestohet një person në Vlorë, sekuestrohet kanabisi
Kundërshtoi me dhunë punonjësin e Policisë gjatë detyrës, procedohet penalisht drejtuesi i mjetit.
Gjatë kontrollit të ushtruar, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde narkotike kanabis dhe një mjet prerës (thikë).
Pas konstatimit të një shkeljeje të Kodit Rrugor nga një drejtues mjeti, në vendin e quajtur “Rrethi i Çolës”, punonjësi i Policisë së Qarkullimit Rrugor e ka njohur drejtuesin, shtetasin L. Sh., me shkeljen e kryer nga ana e tij.
Punonjësi i Policisë është hasur fillimisht me kundërshtim me fjalë dhe më pas me kundërshtim me veprime të dhunshme nga shtetas L. Sh. Në këto kushte, është bërë menjëherë shoqërimi i tij në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Në përfundim të veprimeve proceduriale, nga Oficeri i Policisë Gjyqësore i Prokurorisë, nisi procedimi penal në ngarkim të shtetasit L. Sh., 45 vjeç, banues në Vlorë, për veprat penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.Top Channel
-

Arrestimi i Ilir Metës, avokati i Popullit në Kuvend: Mënyra e ndalimit, në kundërshtim me ligjin
Ballanca: Kemi gjetur disa shkelje nga policia, në rastin e arrestimit të Metës. Mënyra e ndalimit është bërë në kundërshtim të ligjit, sepse nuk është ruajtur dinjiteti i z.Meta. jo vetëm në rastin e Metës, por për çdo njeri, do të kishte shkelje, nëse do ndalohej në atë mënyrë. Nuk kishte asnjë justifikim nga ana e policisë për përdorimin e forcave speciale.
Lajmi në përditësim…Top Channel
-

Avokatja e Popullit në Kuvend: Arrestimi i Ilir Metës u bë në kundërshtim me ligjin
Avokatja e Popullit Erinda Ballanca ka raportuar në Kuvend për vitin 2024. Ajo është pyetur në lidhje me arrestimin e Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Sipas saj, arrestimi i Metës është bërë në kundërshtim me ligjin.
‘Kemi gjetur disa shkelje nga policia, në rastin e arrestimit të Metës.
Mënyra e ndalimit është bërë në kundërshtim të ligjit, sepse nuk është ruajtur dinjiteti i Ilir Metës.
Jo vetëm në rastin e Metës, por për çdo njeri, do të kishte shkelje, nëse do ndalohej në atë mënyrë.
Nuk kishte asnjë justifikim nga ana e policisë për përdorimin e forcave speciale’, u shpreh ndër të tjera, Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca në Kuvend.
-

Kapet duke gjuajtur shpendë në kundërshtim me moratoriumin e gjuetisë, pranga 35-vjeçarit
Një 35-vjeçar është arrestuar këtë të hënë në Tiranë, pasi u kap duke gjuajtur shpendë në kundërshtim me moratoriumin e gjuetisë.
Policia ka sekuestruar armën e gjahut, si dhe municionin.
“U kap në flagrancë, duke gjuajtur shpendë, te liqeni i Prushit, në kundërshtim me moratoriumin e gjuetisë, vihet në pranga 35-vjeçari.
Sekuestrohet arma e gjahut me municion.
Gjatë patrullimeve të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, me qëllim parandalimin, konstatimin dhe goditjen e rasteve të gjuetisë së paligjshme, te liqeni i Prushit u evidentua se një shtetas po gjuante shpendë, në kundërshtim me moratoriumin e vënë për këtë veprimtari.
Në vijim të veprimeve procedurale në lidhje me këtë paligjshmëri, u identifikua dhe u arrestua autori, shtetasi N. M., 35 vjeç, banues në fshatin Prush, për veprën penale “Dëmtimi i specieve të vogla të florës dhe faunës së egër”.
Kontrollet kundër gjuetisë së paligjshme, vijojnë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë.Top Channel
-

Mbërrijnë në Gjykatën e Elbasanit 14 të arrestuarit, mes tyre dhe ish-deputeti i PDIU/ Një telefonatë anonime i nxori zbuluar
Kanë mbërritur në Gjykatën e Elbasanit 14 të arrestuarit disa ditë më parë në afërsi të Bradasheshit për armëmbajtje pa leje e kundërshtim të forcave të policisë.
Ishte një telefonatë anonime që ngriti në këmbë policinë e Elbasanit. Tefonata informoi autoritetet se në një lokalin ndodhen disa persona të armatosur. Në mesin e të arrestuarve është dhe pronari i lokalit Taulant Zykollari dhe ish-deputeti i PDIU-së, Bujar Muça.
Emrat e personave të arrestuar:EndriDoda, 43 vjeç – Armëmbajtje
ErvinCani, 35 vjeç – Armëmbajtje
AkilKertusha, 39 vjeç – Armëmbajtje
BlerimHeta, 39 vjeç – Kundërshtim policie
EgiÇaushi, 32 vjeç – Kundërshtim policie
MaksimSuçi (alias Lika), 50 vjeç – Kundërshtim policie
BujarMuça, 52 vjeç – Kundërshtim policie
HansonMullahi, 25 vjeç – Kundërshtim policie
StefanMehmeti, 46 vjeç – Kundërshtim policie
ErgysTusha, 39 vjeç – Kundërshtim policie
JurgersMullahi, 30 vjeç – Kundërshtim policie
TaulantZykollari
ArjanDoda
-

BIRN: Ish-drejtori i SHISH në Berat akuzohet se mori dokumente sekrete nga institucioni
Prokuroria e Beratit njoftoi të martën vendosjen nën akuzë të ish-drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit në Berat, Aleksandër Shulla, për marrje në mënyrë të paligjshme të sekreteve shtetërore që zotëronte institucioni që kishte drejtuar.
Shulla akuzohet gjithashtu për mbajtjen pa leje të municioneve luftarake, ndërsa djali i tij, Pandeli Shulla akuzohet për organizimin dhe ushtrimin e lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin.
Sipas njoftimit të Prokurorisë, hetimi filloi në vitin 2023 me dyshimin se në lokalin e Shullës po zhvilloheshin lojëra fati në kundërshtim me ligjin. Gjatë një kontrolli u gjetën kompjutera të markave të ndryshme, në ekranet e të cilëve janë shfaqur lojëra online të ngjashme me ato të Adex Casino.
Në vijim të këtyre hetimeve, është ushtruar kontroll dhe në banesën e babait të Pandeli Shullës, ku janë gjetur një krehër metalik ngjyrë bronxi me 5 fishekë të paplasur, një çantë dore ngjyrë të zezë brenda të cilës u gjetën 3 krehër, të mbushur secili me nga 7 fishekë të kalibrit 7.62 mm dhe dy USB me mbishkrimet “Turbox” dhe “Kingston”.
Në njoftim thuhet se, Aleksandër Shulla, i cili më parë ka mbajtur funksionin e Drejtorit të Shërbimit Informativ Berat, ka shpjeguar gjatë marrjes së deklarimeve se në nëntor të vitit 2023 është larguar nga detyra dhe ka dorëzuar armatimin, por ka harruar të dorëzojë municionin e gjetur në banesë. Ai ka sqaruar se, fishekët u përkasin armëve të vjetra që i ka gjetur te godina e vjetër e SHIK-ut dhe i ka marrë si souvenir, ndërkohë që më vonë i ka harruar në banesën e tij.
Por, nga verifikimet e kryera prej prokurorisë, ka rezultuar se armatimet ishin kthyer dhe kjo provohej edhe nga fletëhyrja që ndodhet në institucionin e SHISH-it. Ndërkohë që nga verifikimet e kryera ka rezultuar se dy nga materialet e ndodhura në USB-në me emërtimin “Usb drive” janë të klasifikuara në nivelin “sekret” dhe administrohen në SHISH në kopje të vetme.
Prokuroria vëren se kopjimi ose shumëfishimi i tyre është i ndaluar dhe në kundërshtim me aktet që normojnë punën e SHISH. Sipas organit të akuzës, marrja e këtyre materialeve në kundërshtim me rregullat e sigurisë së informacionit të klasifikuar, që ka rezultuar me ekspozimin e pjesshëm ose tërësor, në mënyrë të paautorizuar, përbën shkelje të sigurisë së informacionit të klasifikuar.
Hetuesit e çështjes kanë arritur në përfundimin se është provuar se i pandehuri Aleksandër Shulla ka qenë me detyrë punonjës i Shërbimit Informativ të Shtetit dhe ka kopjuar materiale që, sipas ligjit të njohur publikisht, përbëjnë sekret shtetëror. Këto të dhëna i janë besuar për shkak të detyrës.
Marrja e këtyre materialeve në kundërshtim me rregullat e sigurisë së informacionit të klasifikuar, dhe përhapja e tyre në dy USB brenda në banesën e të pandehurit, kur ai nuk ushtronte më as detyrën e punonjësit të SHISH, çmohet se përbën shkelje të sigurisë së informacionit të klasifikuar./ BIRN -

‘Nxjerrje sekreti shtetëror’ dhe ‘mbajtje të armëve’, ish-kreu i SHISH dhe djali i tij nën akuzë për tre vepra penale
Ish-drejtori i Shërbimit Informativ të Shtetit në Berat dhe djali i tij, janë marrë nën hetim nga Prokuroria e Beratit për tre vepra penale. Sipas Prokurorisë, shtetasi, Aleksander Shulla dhe djali i tij, Pandeli Shulla. janë marrë në hetim për veprat penale ‘Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojrave të fatit në kundërshtim me ligjin’, ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit’ dhe ‘Tregimi i sekretit shtetëror nga personi që i është besuar’.
Nga hetimet, në lagjen ’30 Vjetori’ në një lokal që drejtohej nga Pandeli Shulla, zhvilloheshin lojëra fati, të ngjashme me ato të Adex Casino. Po ashtu, gjatë hetimeve, u ushtrua kontroll i banesës së Aleksander Shullës, babait të tij, ku u konstatuan një krëhër metalik ngjyrë bronxi me 5 fishekë, të paplasur të kalibrit 7.62 mm, një çantë dore ngjyrë të zezë brenda të cilës u gjetën 3 krehër, të mbushur secili me nga 7 fishekë të kalibrit 7.62 mm dhe dy USB me mbishkrimet “Turbox” dhe “Kingston”.
Aleksander Shulla, i cili ka ushtruar detyrën si Drejtor i Shërbimit Informativ Berat, shpjegoi se, në nëntor të vitit 2023 është larguar nga detyra dhe ka dorëzuar armatimin, por ka harruar të dorëzojë municionin e gjetur në banesë nga shërbimet e policisë.
Ai sqaroi se, fishekët e kalibrit 7.62 janë fishek të armëve të vjetra që i ka gjetur të godina e vjetër e ShIK-ut dhe i ka marrë si suvenir dhe i ka harruar në banesë. Por nga verifikimet e kryera nga prokuroria rezultoi se armatimet ishin kthyer dhe kjo provohej edhe nga fletëhyrja që ndodhet në institucion.
Ndërkohë që nga verifikimet e kryera rezultoi se, dy nga materialet e ndodhura në Usb-në me emërtimin “Usb drive” janë të klasifikuara në nivelin “sekret” dhe administrohen në SHISH në kopje të vetme. Kopjimi ose shumëfishimi i tyre është i ndaluar dhe në kundërshtim me aktet që normojnë punën e SHISH.
“Marrja e këtyre materialeve në kundërshtim me rregullat e sigurisë së informacionit të klasifikuar, që ka rezultuar me ekspozimin e pjesshëm ose tërësor, në mënyrë të paautorizuar, përbën shkelje të sigurisë së informacionit të klasifikuar”, njofton prokuroria.
Sipas hetimeve, rezulton se i pandehuri Aleksander Shulla, ka qenë me detyrë punonjës i Shërbimit Informativ të Shtetit dhe ka kopjuar materiale që, sipas ligjit të njohur publikisht, përbëjnë sekret shtetëror, dhe i janë besuar për shkak të detyrës.
Njoftimi i prokurorisë:
Ish-drejtori i Shërbimit Informativ të Shtetit në Berat, shtetasi A.Sh dhe djali i tij, P.Sh. janë marrë në hetim nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat për veprat penale ‘Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojrave të fatit në kundërshtim me ligjin’, ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit’ dhe ‘Tregimi i sekretit shtetëror nga personi që i është besuar’ parashikuar nga nenet 197/1, 273/3 dhe 294/1 të Kodit Penal.
Sipas Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Berat, nga hetimet mbi procedimin penal nr.370 të vitit 2023, pas informacioneve se në një ambient në lagjen ’30 Vjetori’ në një lokal që drejtohej nga shtetasi P.Sh., po zhvilloheshin lojëra fati, u konstatuan kompjuterat e markave të ndryshme, të ndezura dhe në ekrane shfaqen lojrat online të ngjashme me ato të Adex Casino.
Nga verifikimi teknik, u provua se nëpërmjet një aplikacioni apo software të instaluar në këto paisje elektronike, duke u lidhur në internet, realizoheshin lojëra fati online.
Gjatë hetimeve, u ushtrua kontroll i banesës së shtetasit A.Sh., babait të tij, ku u konstatuan një krëhër metalik ngjyrë bronxi me 5 fishekë, të paplasur të kalibrit 7.62 mm, një çantë dore ngjyrë të zezë brenda të cilës u gjetën 3 krehër, të mbushur secili me nga 7 fishekë të kalibrit 7.62 mm dhe dy USB me mbishkrimet “Turbox” dhe “Kingston”.
Ky shtetas i cili ka ushtruar detyrën si Drejtor i Shërbimit Informativ Berat, shpjegoi se, në nëntor të vitit 2023 është larguar nga detyra dhe ka dorëzuar armatimin por ka harruar të dorëzojë municionin e gjetur në banesë nga shërbimet e policisë. Ai sqaroi se, fishekët e kalibrit 7.62 janë fishek të armëve të vjetra që i ka gjetur të godina e vjetër e ShIK-ut dhe i ka marrë si suvenir dhe i ka harruar në banesë.
Por nga verifikimet e kryera nga prokuroria rezultoi se armatimet ishin kthyer dhe kjo provohej edhe nga fletëhyrja që ndodhet në institucion. Ndërkohë që nga verifikimet e kryera rezultoi se, dy nga materialet e ndodhura në Usb-në me emërtimin “Usb drive” janë të klasifikuara në nivelin “sekret” dhe administrohen në SHISH në kopje të vetme. Kopjimi ose shumëfishimi i tyre është i ndaluar dhe në kundërshtim me aktet që normojnë punën e SHISH.
Marrja e këtyre materialeve në kundërshtim me rregullat e sigurisë së informacionit të klasifikuar, që ka rezultuar me ekspozimin e pjesshëm ose tërësor, në mënyrë të paautorizuar, përbën shkelje të sigurisë së informacionit të klasifikuar.
Në përfundim të hetimeve paraprake, pas analizës në tërësi të të dhënave dhe provave të marra, vijmë në përfundimin se, ka të prova të mjaftueshme se të pandehurit P.Sh dhe A.Sh. kanë kryer veprat penale për të cilat akuzohen. Rezulton përfundimisht e provuar se i pandehuri A. Sh. ka qenë me detyrë punonjës i Shërbimit Informativ të Shtetit dhe ka kopjuar materiale që, sipas ligjit të njohur publikisht, përbëjnë sekret shtetëror, dhe i janë besuar për shkak të detyrës.
Marrja e këtyre materialeve në kundërshtim me rregullat e sigurisë së informacionit të klasifikuar, dhe përhapja e tyre në dy Usb brenda në banesën e të pandehurit, kur ai nuk ushtronte më as detyrën e punonjësit të shërbimit informativ të shtetit, që ka rezultuar me ekspozimin e pjesshëm ose tërësor, në mënyrë të paautorizuar, përbën shkelje të sigurisë së informacionit të klasifikuar. -

‘Nxjerrje sekreti shtetëror’ dhe ‘mbajtje të armëve’, ish-kreu i SHISH dhe djali i tij nën akuzë për tre vepra penale nga Prokuroria e Beratit
Ish-kreu i SHISH dhe djali i tij janë nën akuzë për 3 vepra penale nga Prokuroria e Beratit.
Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporton se babë e bir akuzohen për ‘nxjerrje sekreti shtetëror’, ‘mbajtja e armëve’ e ‘Organizimin e lojërave të fatit’.
Njoftimi i Prokurorisë:
Ish-drejtori i Shërbimit Informativ të Shtetit në Berat, shtetasi A.Sh dhe djali i tij, P.Sh. janë marrë në hetim nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat për veprat penale ‘Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojrave të fatit në kundërshtim me ligjin’, ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit’ dhe ‘Tregimi i sekretit shtetëror nga personi që i është besuar’ parashikuar nga nenet 197/1, 273/3 dhe 294/1 të Kodit Penal.
Sipas Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Berat, nga hetimet mbi procedimin penal nr.370 të vitit 2023, pas informacioneve se në një ambient në lagjen ’30 Vjetori’ në një lokal që drejtohej nga shtetasi P.Sh., po zhvilloheshin lojëra fati, u konstatuan kompjuterat e markave të ndryshme, të ndezura dhe në ekrane shfaqen lojrat online të ngjashme me ato të Adex Casino.
Nga verifikimi teknik, u provua se nëpërmjet një aplikacioni apo softëare të instaluar në këto paisje elektronike, duke u lidhur në internet, realizoheshin lojëra fati online.Gjatë hetimeve, u ushtrua kontroll i banesës së shtetasit A.Sh., babait të tij, ku u konstatuan një krëhër metalik ngjyrë bronxi me 5 fishekë, të paplasur të kalibrit 7.62 mm, një çantë dore ngjyrë të zezë brenda të cilës u gjetën 3 krehër, të mbushur secili me nga 7 fishekë të kalibrit 7.62 mm dhe dy USB me mbishkrimet “Turbox” dhe “Kingston”.
Ky shtetas i cili ka ushtruar detyrën si Drejtor i Shërbimit Informativ Berat, shpjegoi se, në nëntor të vitit 2023 është larguar nga detyra dhe ka dorëzuar armatimin por ka harruar të dorëzojë municionin e gjetur në banesë nga shërbimet e policisë. Ai sqaroi se, fishekët e kalibrit 7.62 janë fishek të armëve të vjetra që i ka gjetur të godina e vjetër e ShIK-ut dhe i ka marrë si suvenir dhe i ka harruar në banesë.Por nga verifikimet e kryera nga prokuroria rezultoi se armatimet ishin kthyer dhe kjo provohej edhe nga fletëhyrja që ndodhet në institucion. Ndërkohë që nga verifikimet e kryera rezultoi se, dy nga materialet e ndodhura në Usb-në me emërtimin “Usb drive” janë të klasifikuara në nivelin “sekret” dhe administrohen në SHISH në kopje të vetme. Kopjimi ose shumëfishimi i tyre është i ndaluar dhe në kundërshtim me aktet që normojnë punën e SHISH.
Marrja e këtyre materialeve në kundërshtim me rregullat e sigurisë së informacionit të klasifikuar, që ka rezultuar me ekspozimin e pjesshëm ose tërësor, në mënyrë të paautorizuar, përbën shkelje të sigurisë së informacionit të klasifikuar.
Në përfundim të hetimeve paraprake, pas analizës në tërësi të të dhënave dhe provave të marra, vijmë në përfundimin se, ka të prova të mjaftueshme se të pandehurit P.Sh dhe A.Sh. kanë kryer veprat penale për të cilat akuzohen. Rezulton përfundimisht e provuar se i pandehuri A. Sh. ka qenë me detyrë punonjës i Shërbimit Informativ të Shtetit dhe ka kopjuar materiale që, sipas ligjit të njohur publikisht, përbëjnë sekret shtetëror, dhe i janë besuar për shkak të detyrës.
Marrja e këtyre materialeve në kundërshtim me rregullat e sigurisë së informacionit të klasifikuar, dhe përhapja e tyre në dy Usb brenda në banesën e të pandehurit, kur ai nuk ushtronte më as detyrën e punonjësit të shërbimit informativ të shtetit, që ka rezultuar me ekspozimin e pjesshëm ose tërësor, në mënyrë të paautorizuar, përbën shkelje të sigurisë së informacionit të klasifikuar.
Sa më sipër, u çmua se ka prova të mjaftueshme në mbështetje të akuzës për faktin penal të “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojrave të fatit në kundërshtim me ligjin”, të parashikuar nga neni 197/1 i Kodit Penal, duke e konsideruar akuzën në ngarkim të të pandehurit P. Sh.Po kështu u provua dhe ka prova të mjaftueshme në mbështetje të akuzës për faktet penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Tregimi i sekretit shtetëror nga personi që i është besuar” të parashikuar nga nenet 278/3 dhe 294/1 të Kodit Penal, duke e konsideruar akuzën në ngarkim të të pandehurit A.Sh. plotësisht të provuar, në zbatim të nenit 331 të Kodit të Procedurës Penale.Top Channel