Tag: kundërshtarit

  • Vendimi i Kushtetueses/ Berisha ironizon: Rama i bëri dhuratë pa dashje kundërshtarit të tij kryesor, Veliajt

    Vendimi i Kushtetueses/ Berisha ironizon: Rama i bëri dhuratë pa dashje kundërshtarit të tij kryesor, Veliajt

    Kreu i PD ka reaguar për mediat pas lajmit ende të pakonfirmuar se ka një vendim të Kushtetueses ndonëse jo zyrtare që ka rrëzuar qeverinë dhe ka konfirmuar Velian në detyrë,

    ” Vendim i gjykatësve që zbatuan ligjin. Si një dhuratë që Edi Rama që nuk njeh asnjë ligj e moral i bëri pa dashje kundërshtarit të tij kryesor brenda në parti Erion Veliajt. E trajtoi si serial killer, e trajtoi sa detyrohesha ti dilja zot për të drejtat themelore të njeriut.

  • VIDEO/ Muçi “i vjedh” topin kundërshtarit në zonë, tund rrjetën për Beshiktashin

    VIDEO/ Muçi “i vjedh” topin kundërshtarit në zonë, tund rrjetën për Beshiktashin

    Beshiktashi ka zhvilluar sot miqësoren e 4-t në kampin stërvitor në Austri. Bardhezinjtë janë mposhtur me shifrat 1-2 nga skuadra sllovake, Petërzalka. Goli i vetëm për Beshiktashin u shënua nga Ernest Muçi.
    Sulmuesi shqiptar e dëegoi topin në rrjetë në minutën e 54-t. Muçi “i vodhi” topin mbrojtësit kundërshtar nga pas shpine. I gjendur përballë portierit në zonë, nuk e pati aspak të vështirë ta dërgonte topin përtej vijës së bardhë të portës./Sport Ekspres/

  • Shqipëria zhgënjen në Letoni, barazon 1-1!

    Shqipëria zhgënjen në Letoni, barazon 1-1!

    Është mbyllur në barazim 1-1 ndeshja mes l;etonisë dhe Shqipërisë e vlefshme për kualifikuaset e Kupës së Botës 2026.

    Një rezultat zhgënjyes, pasi pritej që kuqezinjtë të merrnin pikë të plota për të vijuar me “ëndrrën” e botërorit.
    Kuqezinjtë u dukën të paaqrtë në fushën e lojës, sidomos në mbrojtje, ku në pjesën e parë i dhuruan një panallti dhe një gol kundërshtarit.

    Në minutën e 21 vendasit fitojnë një penallti pas një ndërhyrjeje të gabuar të Kumbullës, por fatmirësisht Strakosha i kuptoi krahun kundërshtarit dhe arriti ta presë.
    Në minutën e 28-të pas një aksioni të kombëtares shqiptare dhe presionit në zonë të Rei Manajt, kundërshtari shënon autogol. Ishte Cernomordijs ai i cili çoi topin në rrjetën e tij duke u dhënë kuqezinjve avantazhin.
    Por në fud të pjesës së parë do të ishet sërish Cernomordijs, i cili do të barazonte shifrat, duke çuar këtë herë topin në rrjetën e portës së mbrojtur nga Strakosha.
    Në pjesën e dytë luqezinjtë patën disa raste, por pa mundur dot të realizojnë.

  • Berisha nga Tirana: Kemi epërsi ndaj kundërshtarit, programi ynë po pushton zemrat e shqiptarëve

    Berisha nga Tirana: Kemi epërsi ndaj kundërshtarit, programi ynë po pushton zemrat e shqiptarëve

    Kjo mbrëmje e ka gjetur Sali Berishën në një takim elektoral me demokratët nga dega numër 4 në Tiranë, ku u shpreh i bindur se PD është në epërsi të madhe në krahasim me kundërshtarin e tyre, Partinë Socialiste. Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se PD ka një mbështetje të fuqishme dhe një entuziazëm të pa parë më parë.
    ”Ne kemi një epërsi të madhe ndaj kundërshtarit tonë, kemi një mbështetje të fuqishme, entuziazëm të pa parë më parë, një program i cili në të vërtetë çdo orë e ditë, po pushton mendjen dhe zemrat e qindra shqiptarëve.

    Ky program, ka si qëllim kryesor një mundësi të re për çdo shqiptarë, nga fëmijët për një shkollë më të mirë, te pensionistët për një jetë më të mirë. Tek të rinjtë për shanse shkollimi dhe punësimi reale, te bizneset për shanse suksesi, tek punonjësit për vlerësim dhe respekt të punës së tyre. Ka para së gjithash rikthimin e parave te qytetarët.
    Ne në 100 ditët e para do të realizojmë atë ndryshim të cilin nuk e ka menduar asnjë njeri këtu. Do vendosim minimumin jetik 200 euro për çdo pensionit, çdo qytetar në ndihmë ekonomike, të papunë, jetim, student me bursë”.

  • ‘Politika në Shqipëri është personalizuar’, Lubonja: Opozita nën kontrollin e kryeministrit

    ‘Politika në Shqipëri është personalizuar’, Lubonja: Opozita nën kontrollin e kryeministrit

    Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në një intervistë televizive, ka dhënë një panoramë të zymtë mbi aktualitetin politik në vend. Ai tha se politika shqiptare është thellësisht individualizuar, ku partitë nuk veprojnë më në interes të qytetarëve, por ndjekin përfitime personale.
    Sipas tij, në vend të dialogut mes palëve, po mbizotëron denigrimi i kundërshtarit, gjë që përshkruan një klimë degradimi të përgjithshëm shoqëror. Lubonja vuri në dukje se nuk ka më reagim publik për padrejtësitë dhe fyerjet, ndërsa nënvizoi mungesën e reagimit edhe nga intelektualët dhe biznesmenët, të cilët sipas tij janë “blerë”.
    “Qëllimi i kundërshtarit është denigrimi i kundërshtarit. Programi është sulmo dhe pastaj sundo. Ky popull e ka humbur, nuk indinjohet. Ka nënshtrim,” u shpreh Lubonja.
    Ai theksoi se në këtë realitet, opozita nuk ka arritur të përbëjë një alternativë të vërtetë dhe sipas tij, është pjesërisht “nën kontrollin e kryeministrit”.
    “Opozita e ka terrorizuar këtë situatë duke bërtitur. Mund të themi se ato janë në kontroll të kryeministrit dhe duhet të kishte bërë gjithçka ndryshe,” përfundoi ai.

  • Me një lojtar më pak, por Reali del me 3 pikë nga transferta ndaj Alaves (video)

    Me një lojtar më pak, por Reali del me 3 pikë nga transferta ndaj Alaves (video)

    13 Prill 2025

    18:17

    Telesport

    Real Madrid ka marrë një fitore të vështirë 0-1 në transfertë ndaj Alaves, por shumë të rëndësishme në garën për titullin kampion. Në minutën e 19-të, Raul Asencio dërgoi topin me kokë në rrjetë pas krosimit nga goditja  ekëndit por goli i tij u anullua nga VAR për faull ndaj kundërshtarit. SHIKOGOLINE ANULLUAR
    Në minutën e 33-të, Reali do të gjente sërish golin, këtë herë i rregullt. Eduardo Camavinga zhbllokon rezultatin me një goditje të fuqishme jashtë zonës së rreptësisë. SHIKOGOLIN
    Në minutën e 38-të, Reali mbetet me 10 lojtarë. Kylian Mbappe ndëshkohet direct me karton të kuq për një ndërhyrje shumë të ashpër ndaj kundërshtarit. SHIKORASTIN
    Pjesa e parë mbyllet 0-1 për madrilenët. Në minutën e 72-të, vendasit mbeten me 10 lojtarë, pasi Manu Sanchez del me karton të kuq për ndërhyrje të ashpër ndaj Vinicius Junior. Shifrat mbeten të pandryshuara deri në fund. Reali fiton 0-1 dhe mbetet 4 pikë larg Barcelonës së vendit të parë.

  • Me një lojtar më pak, por Reeali del me 3 pikë nga transferta ndaj Alaves (video)

    Me një lojtar më pak, por Reeali del me 3 pikë nga transferta ndaj Alaves (video)

    13 Prill 2025

    18:17

    Telesport

    Real Madrid ka marrë një fitore të vështirë 0-1 në transfertë ndaj Alaves, por shumë të rëndësishme në garën për titullin kampion. Në minutën e 19-të, Raul Asencio dërgoi topin me kokë në rrjetë pas krosimit nga goditja  ekëndit por goli i tij u anullua nga VAR për faull ndaj kundërshtarit. SHIKOGOLINE ANULLUAR
    Në minutën e 33-të, Reali do të gjente sërish golin, këtë herë i rregullt. Eduardo Camavinga zhbllokon rezultatin me një goditje të fuqishme jashtë zonës së rreptësisë. SHIKOGOLIN
    Në minutën e 38-të, Reali mbetet me 10 lojtarë. Kylian Mbappe ndëshkohet direct me karton të kuq për një ndërhyrje shumë të ashpër ndaj kundërshtarit. SHIKORASTIN
    Pjesa e parë mbyllet 0-1 për madrilenët. Në minutën e 72-të, vendasit mbeten me 10 lojtarë, pasi Manu Sanchez del me karton të kuq për ndërhyrje të ashpër ndaj Vinicius Junior. Shifrat mbeten të pandryshuara deri në fund. Reali fiton 0-1 dhe mbetet 4 pikë larg Barcelonës së vendit të parë.

  • Reali e mbyll në avantazh pjesën e parë, por me një lojtar më pak! “Skuqet” Mbappe (video)

    Reali e mbyll në avantazh pjesën e parë, por me një lojtar më pak! “Skuqet” Mbappe (video)

    13 Prill 2025

    17:06

    Telesport

    Alaves po përballet me Real Madridin në kuadër të javës së 31-të në La Liga. Madrilenët vijnë në këtë takim pas humbjes 3-0 në “Emirates” ndaj Arsenalit në mesjavë.
    Pikërisht këtë gjë kanë përdorur tifozët vendas për të provokuar lojtarët e Realit në ndeshjen e sotme. Ata janë shfaqur në stadium me fanellën e Arsenalit.
    Në minutën e 19-të, Raul Asencio dërgoi topin me kokë në rrjetë pas krosimit nga goditja  ekëndit por goli i tij u anullua nga VAR për faull ndaj kundërshtarit. SHIKOGOLINE ANULLUAR
    Në minutën e 33-të, Reali do të gjente sërish golin, këtë herë i rregullt. Eduardo Camavinga zhbllokon rezultatin me një goditje të fuqishme jashtë zonës së rreptësisë. SHIKOGOLIN
    Në minutën e 38-të, Reali mbetet me 10 lojtarë. Kylian Mbappe ndëshkohet direct me karton të kuq për një ndërhyrje shumë të ashpër ndaj kundërshtarit. SHIKORASTIN

  • Bullizues? Rama: Unë nuk leh, nuk i them kundërshtarit as mafioz, as kriminel! Kam mënyrën time për të…

    Bullizues? Rama: Unë nuk leh, nuk i them kundërshtarit as mafioz, as kriminel! Kam mënyrën time për të…

    Duke iu përgjigjur komentuesve, kreu i qeverisë thotë se nuk i thotë kundërshtarit as mafioz as hajdut, por thekson se ka mënyrën e tij për të mos i lënë kusur kundërshtarëve politikë.
    “Nuk e di për ca bullizmi është fjala. Humori është diçka shumë serioze dhe është pjesë e mënyrës së komunikimit, unë nuk shaj, unë nuk leh, nuk i them kundërshtarit as mafioz, as kriminel, as hajdut, se këto janë akuza penale dhe janë brutalitete për rrugeçër, nuk janë mënyrë komunikimi në publik.
    Kam mënyrën time për të mos u lënë kusur kundërshtarëve. Ata që ndihen të bullizuar nga satira, duhet ta llogarisin se si duhet të ndihet dikush që vihet në mënyrë të vazhdueshme në shënjestër me të gjitha fjalët më të ndyra të shqipes dhe me brutalitetet më të mëdha të shqipes. Bëni një llogari dhe shihni si ju del”, tha Rama.