Tag: kundërshtarët

  • Përballje “Titanësh” në Champions League/ Nis fort sezoni i ri, “dridhen” të mëdhenjtë

    Përballje “Titanësh” në Champions League/ Nis fort sezoni i ri, “dridhen” të mëdhenjtë

    Është hedhur mbrëmjen e sotme në Monako shorti i Champions League, i cili ka përcaktuar kalendarin e sfidave për skuadrat pjesëmarrëse më të rëndësishme të kontinentit.

    Ajo që tërhoqi menjëherë vëmendjen janë kundërshtarët e kampionëve në fuqi të Paris Sen Zhermen. Parizienët do të përballen me Bajern Mynih, Barcelonën, Atletiko Bilbao, Totenham, Atalanta, Leverkusen, Njukasëll dhe Sporting Lisbonë.
    Ndërkohë jo fort të lehta janë dhe përballjet për rekordmenët e trofeut të Champions League, Real Madrid.

    Mbretërorët do të luajnë përballë skuadrave si Mançester Citi, Liverpul dhe Juventus.
    Ndërsa ffinalistët e sezonit të shkaur të Champions League, Interi i Milanos do të luajë përballë Liverpul, Dortmund dhe Arsenal.
    Faza e ligës nis në 16 shtator 2025 dhe mbyllet me e 28 janar 2026. Çdo skuadër do të luajë 8 takime me kundërshtarë të ndryshëm, katër brenda fushe dhe katër në transfertë.
    8 ekipet e para te minikampionatit kualifikohen direkt për në fazën e 1/8, ndërsa nga vendi i 9 deri në të 24 luajnë në play off.
    Finalja zhvillohet në Budapest më 30 maj 2026, me UEFA-n qe ka ndryshuar orarin nga 21:00 ne 18:00. Takimet transmetohen të gjitha në Tring dhe Vizion Plus.
    Kundërshtarët e Bajernit:
    Chelsea
    Paris
    Club Brugge
    Arsenal
    Sporting
    PSV
    Union
    Pafos
    Kundërshtarët e Barcelonës:
    PSG
    Çelsi
    Frankfurt
    Klub Bruzh
    Olimpiakos
    Slavia e Pragës
    Kopenhagen
    Njukasëll
    Kundërshtarët e Interit
    Liverpul
    Dortmund
    Arsenal
    Atletiko Madrid
    Slavia Pragë
    Ajaks
    Kajrat Almati
    St.Gallen
    Kundërshtarët e Real Madrid:
    Mançester Siti
    Liverpul
    Juventus
    Benfika
    Marseja
    Olimpiakos
    Monako
    Kajrat Almati
    Kundërshtarët e PSG:
    Bajern
    Barcelona
    Atalanta
    Bajern Leverkusen
    Totenhem
    Sportin Lisbon
    Njukasëll
    Atletiko Bilbao
    /T.Halili/ Vizionplus.tv/

  • Ambasada e SHBA ndan postimin e Marco Rubio: NATO një fuqi ushtarake që kundërshtarët nuk mund të ëndërrojnë ta arrijnë

    Ambasada e SHBA ndan postimin e Marco Rubio: NATO një fuqi ushtarake që kundërshtarët nuk mund të ëndërrojnë ta arrijnë

    Ambasada e SHBA në vendin tonë ka ndarë postimin e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Marco Rubio, i cili flet për fuqinë ushtarake të Aleancës EuroAtlanttike, NATO.

    Në mesazhin e tij Rubio thekson se NATO tani është shumë më e përgatitur për të projektuar fuqi ushtarake, diplomatike dhe ekonomike në një shkallë që kundërshtarët nuk mund të ëndërrojnë ta arrijnë, duke penguar kështu luftërat e ardhshme.
    Postimi i ambasadës:

    NATO tani është shumë më e përgatitur për të projektuar fuqi ushtarake, diplomatike dhe ekonomike në një shkallë që kundërshtarët tanë nuk mund të ëndërrojnë ta arrijnë, duke penguar kështu luftërat e ardhshme

  • Çfarë nuk u pa në Kuvend! Buzëqeshje e përshëndetje me kundërshtarët, Braçe ‘i rreh’ shpatullat Shehut…

    Çfarë nuk u pa në Kuvend! Buzëqeshje e përshëndetje me kundërshtarët, Braçe ‘i rreh’ shpatullat Shehut…

    Erion Braçe dhe Tritan Shehu

    TIRANË- Deputetët u rikthyen ne Kuvend pas 2 muajsh fushatë. Për shkak të tensioneve dhe debateve, seanca e sotme përfundoi pas 15 minutash, pas akuzave dhe debateve mes socialistëve e demokratëve, kryesisht për rezultatin e 11 majit.  Seanca u shoqërua me tone të ashpra dhe përplasje verbale mes kreut të PD-së, Sali Berisha, dhe kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali, të cilët shkëmbyen akuza të ndërsjella.
    Në imazhet më poshtë paraqiten disa momente nga takimet e deputetëve në ambientet e jashtme të Kuvendit ku duket se nuk kanë munguar as përshëndetjet me kundërshtarët. 
    Ornaldo Rakipi dhe Ramadan Lika kanë shtrënguar duart mes tyre, ndërkohë që Helidon Bushati dhe Frrok Gjini janë përqafuar. Nga ana tjetër Erion Braçe i “rreh shpatullat” Tritan Shehut, ndërsa Nasip Naco dhe Ferdinand Xhaferri kanë dalë bashkë nga Kuvendi.

  • Euro U17 2025/ Shqipëria debuton nesër kundër Portugalisë, flet trajneri Tedesko

    Shqipëria U-17 do të debutojë nesër në ndeshjet finale të Kampionatit Europian “Shqipëri 2025” që do të zhvillohet në vendin tonë. Kuqezinjtë e vegjël do të luajnë ndeshjen e parë të grupit A kundër Portugalisë në stadiumin “Arena Kombëtare” në ora 18:00.

    Në prag të kësaj sfide historike për Kombëtaren shqiptare U-17, trajneri Andrea Tedesco doli në një konferencë për media ditën e sotme dhe foli për objektivat e Shqipërisë në këto finale. Ndër të tjera, trajneri Tedesco foli për emocionet e zhvillimit të kampionatit në Shqipëri, kundërshtarët, si edhe grupin e lojtarëve të cilët do të përfaqësojnë Shqipërinë në këtë fazë finale.

    Tekniku Italian nënvizoi se pjesëmarrja e Shqipërisë U-17 në finalet e këtij Europiani është një mundësi e madhe për skuadrën dhe futbollin shqiptar. Ai shprehu besimin se ekipi mund të sfidojë çdo kundërshtar të fortë, duke kërkuar të shfrytëzojë maksimalisht këtë eksperiencë historike.

    Objektivi në Europian? – Fillimisht dua të them që jam shumë i lumtur që ekipi ynë është pjesë e finaleve të Europianit. Uroj që të jetë një eksperiencë e mirë për gjithë skuadrën, stafin dhe Federatën. Është hera e parë që ne jemi në finalet e një kompeticioni kaq të rëndësishëm. Objektivi ynë primar është që t’i japim kënaqësi tifozëve, atyre që do të na mbështesin dhe ndjekin. Gjithashtu, është e rëndësishme që të kemi një mjedis të mirë brenda skuadrës dhe, nga aspekti teknik, ajo që unë kërkoj është një lloj rritjeje e nivelit, njësoj si performancat e mira që kemi pasur nga shtatori deri në mars. Të kemi momente specifike brenda ndeshjes që tregojnë rritjen e ekipit. Ne kemi punuar shumë mirë dhe kemi pasur performanca të mira.

    Europiani për herë të parë në Shqipëri? – Patjetër që jemi të lumtur që ky event organizohet në Shqipëri. Është një mundësi e jashtëzakonshme. Prej një kohe të gjatë po punojmë si në aspektin organizativ, ashtu edhe me lojtarët. Futbolli është i tillë; kur të jepet një mundësi e tillë, duhet ta jetosh. Ne jemi krenarë që jemi pjesë e kësaj eksperience.

    Sigurisht që kemi kundërshtarë të vështirë, përfshirë Portugalinë, që e ka fituar gjashtë herë Kampionatin Europian U-17 dhe ka një ekip shumë të mirë. Ne jemi gati dhe do të mundohemi të luajmë sa më mirë, ndërsa forcën tonë duhet ta tregojmë në fushë. Me lojtarët e rinj ke mundësi të krijosh surpriza, si për mirë, ashtu edhe për keq. Në futbollin e të rinjve nuk ka rëndësi rezultati; ajo që ka rëndësi është performanca dhe rritja e skuadrës. Ne synojmë të kemi paraqitje shumë të mira.

    Kundërshtarët e Shqipërisë? – Ne po mundohemi të mbështesim dhe të punojmë me lojtarët si në aspektin emocional, ashtu edhe në atë tekniko-taktik, që ata të përballen sa më mirë me kundërshtarët. Nuk mund të pranojmë rolin e “viktimës” gjatë ndeshjes; do të tentojmë të luajmë futbollin që dimë. Një ndeshje përfshin shumë elementë: emocionalë, psikologjikë, teknikë dhe taktikë. Jemi të ndryshëm emocionalisht, por nesër do të shohim çfarë do të ndodhë, sigurisht duke u ndikuar edhe nga mjedisi, fusha, stadiumi dhe momentet e rëndësishme të lojës. Do të mundohemi të japim më të mirën, por në futboll janë edhe momentet specifike të ndeshjes; jam shumë kurioz nesër të shoh si do t’i menaxhojnë djemtë. Ky është një proces i ri për të gjithë ne dhe do të shohim çfarë do të ndodhë. Gjithsesi, unë do të jem shumë krenar për lojtarët e mi.Kundërshtarët e grupit? – Nëse do të isha shqetësuar, nuk do ta kisha pranuar këtë mundësi që më është dhënë për të qenë trajneri i Shqipërisë. Në momentin që arbitri nis ndeshjen, është e gjitha futboll, si kur luan në rrugë, në plazh apo në stadium. Kjo është puna jonë, e imja fillimisht dhe e stafit teknik me të cilin kemi punuar këto kohë. Për lojtarët është një ëndërr që e kanë imagjinuar që të vegjël. Unë mezi pres ndeshjen e parë për të parë se si do të shkojë. Nëse do t’i referohemi renditjes së UEFA-s, Shqipëria është në vendin e 66-të, ndërsa Portugalia në të shtatin. Ne do ta harrojmë këtë pjesë dhe do të mundohemi të japim më të mirën për të gjetur një lloj ekuilibri. Do të shikojmë se si do të shkojë.

    Keni folur me Silvinjon dhe a keni marrë ndonjë këshillë nga ai për Europianin? – Patjetër që kemi bashkëpunim me Silvinjon. Shihemi dhe flasim çdo ditë për futboll në zyrat e FSHF. Dy javët e fundit kemi diskutuar shumë në lidhje me Europianin. Së fundmi më ka dhënë disa sugjerime të mira. Kam vazhdimisht kontakte me të dhe raport personal.

    Pse nuk ka lojtarë të ftuar nga kampionati shqiptar – Politika e FSHF-së është shumë e qartë. Janë bërë shumë investime, sa i përket stadiumeve, fushave, kurseve, duke sjellë dhe lektorë të huaj të cilët japin mësime për ata që po trajnohen në kuadër të përmirësimit të futbollit vendas. Kur e kam marrë ftesën për të qenë si pjesë e FSHF-së si trajner i U-17 dhe jo si menaxher i saj, jam ftuar për të trajnuar skuadrën. Ne jemi një komision, që përbëhet nga Drejtori Teknik, Shefi i Skautizmit dhe unë, që bëjmë përzgjedhjen për të gjetur lojtarët më të mirë të mundshëm. Nga shtatori deri më tani kemi parë shumë lojtarë, kemi pasur edhe projektin “Step by Step” nga ku kanë dalë shumë lojtarë të cilët i kemi provuar edhe në ndeshje miqësore, apo gjatë periudhës së ndeshjeve ndërkombëtare. Por pjesë të listës mund të bënim vetëm 20 lojtarë, me dëshirën tonë do të kishim 23 lojtarë. Të gjithë kemi preferencat tona, mua mund të më pëlqejë një lojtar, dikujt tjetër një lojtar tjetër. Por jo gjithmonë këto preferenca të plotësohen në raste të tilla. Jemi munduar të zgjedhim më të mirët. Dhe nga ky moment, për mua këto 20 lojtarë janë lojtarët më të mirë në botë. Unë do të mundohem t’i përgatis në kushte sa më të mira në mënyrë që të përfaqësojnë sa më mirë Shqipërinë.

    Si do të luajë Shqipëria në Europian? – Në futbollin modern ajo që ka rëndësi janë duelet, dhe kush fiton duelet, fiton në fushë. Që lojtarët të rriten, është një filozofi që nuk e ka vetëm ekipi kombëtar, por edhe klubet dhe akademitë. Që lojtarët të përparojnë, duhet të kenë sfida, siç është tani Euro U-17. Duhet t’i provosh në momente të ndryshme. Nëse lojtarët duhet të jenë gati në të ardhmen për ekipin e parë, duhet t’u japësh mundësinë t’i testosh. Mund të dështosh, por duhet të rifillosh edhe njëherë nga e para. Forca jonë e madhe duhet të jetë grupi, së bashku me dashurinë për futbollin, kjo ka një rëndësi të veçantë. Nuk jemi të fokusuar te cilësitë individuale, sepse ajo që ka rëndësi është si punon për ekipin. Mund të jesh shumë i mirë “një kundër një”, por më shumë rëndësi ka të jesh lojtar ekipi, dhe kjo është ajo që dua të shoh. Kundërshtarët në letër janë më të fortë se ne, por nëse mendojmë kështu, do ta kemi humbur Kampionatin që tani. Ne duhet të menaxhojmë momentet dhe të bëjmë më të mirën kur të na jepet mundësia.

    Ju motivon prania e tifozëve shqiptarë nesër në stadium? – Do të jenë rreth 10 mijë tifozë nesër në stadium dhe dua t’i falënderoj duke nisur nga familjarët, grupet e tifozëve që do të jenë. Shpresoj të arrijmë t’i kënaqim. Për lojtarët do të jetë pak shok në fillim, por kur fillon ndeshja, nuk e mendon më se çfarë ndodh për rreth. Uroj të bëjmë një ndeshje të mirë dhe tifozët të na mbështesin. Është shtëpia jonë, është vendi ynë, do të bëjmë më të mirën që të përfaqësojmë sa më mirë Shqipërinë.

  • “Kundërshtarët ishin zhdukur nga territori”, kandidatja e PS: Shah-mat që në fillim të garës…

    “Kundërshtarët ishin zhdukur nga territori”, kandidatja e PS: Shah-mat që në fillim të garës…

    Kandidatja e Partisë Socialiste për qarkun e Elbasanit, Sara Mila ishte e ftuar në A2 CNN ku bëri një përmbledhje të garës elektorale të së dielë, ku mazhoranca është ndjeshëm në avantazh, tashmë që një pjesë e mirë e kutive të votimit është numëruar.
    Mila vlerësoi strategjinë e PS që në nisje të garës, ku vendosi të ndërthurë të rinjtë me armatën e vjetër në listat e kandidatëve, teksa për kundërshtarët e opozitës u shpreh se nuk u panë asnjëherë në terren.
    “Populli ka folur. Demokracia është kjo. Për të kapur ritmin dhe trendin, PS dhe kryesia bën një shah mat që në fillim të garës. Tani të diskutojmë se sa potencial do jenë këta të rinj në parlamentin e ardhshëm. Unë jam optimiste. Senatorët do të jenë aty për eksperiencën.
    Jam optimiste se do të jetë një faqe e re për PS dhe Shqipërinë. Fushata jonë nuk ishte shumë partiake. Ne na ofruan të lëkundur, nga PD. Kanë ardhur persona në zyrë dhe më pyesnin ku është Alizoti. Ishin zhdukur nga territori. Nuk i kam hasur askund”, tha Mila.

  • Sara Mila: PS bëri shah-mat, kundërshtarët ishin zhdukur nga territori

    Sara Mila: PS bëri shah-mat, kundërshtarët ishin zhdukur nga territori

    Kandidatja e PS-së për qarkun e Elbasanit, Sara Mila bëri një përmbledhje të garës elektorale të së dielë, ku mazhoranca është ndjeshëm në avantazh, tashmë që një pjesë e mirë e kutive të votimit është numëruar.
    Mila vlerësoi strategjinë e PS që në nisje të garës, ku vendosi të ndërthurë të rinjtë me armatën e vjetër në listat e kandidatëve, teksa për kundërshtarët e opozitës u shpreh se nuk u panë asnjëherë në terren.

    ”Populli ka folur. Demokracia është kjo. Për të kapur ritmin dhe trendin, PS dhe kryesia bën një shah mat që në fillim të garës. Tani të diskutojmë se sa potencial do jenë këta të rinj në parlamentin e ardhshëm. Unë jam optimiste. Senatorët do të jenë aty për eksperiencën.
    Jam optimiste se do të jetë një faqe e re për PS dhe Shqipërinë. Fushata jonë nuk ishte shumë partiake. Ne na ofruan të lëkundur, nga PD. Kanë ardhur persona në zyrë dhe më pyesnin ku është Alizoti. Ishin zhdukur nga territori. Nuk i kam hasur askund’‘, tha Mila në A2 CNN.

  • PROFIL/ Trashëgimia e Papa Françeskut: I dashur nga miliona, i urryer nga elita e vjetër

    PROFIL/ Trashëgimia e Papa Françeskut: I dashur nga miliona, i urryer nga elita e vjetër

    Në një fjalim të mbajtur në vitin 2015, dy vite pas zgjedhjes së tij, Papa Françesku paraqiti vizionin e tij për Kishën Katolike, duke e nxitur atë të jetë më afër “të braktisurve, të harruarve, të papërkryerve” dhe duke bërë thirrje që të jetë “një kishë e lumtur me fytyrën e një nëne, që kupton, shoqëron, përkëdhel”.

    Përkushtimi i Françeskut për të ndërtuar një Kishë Katolike më të hapur dhe gjithëpërfshirëse, në kontakt me dioqezat e largëta, u bë i dukshëm në vitin 2015, kur ai tërhoqi rreth gjashtë milionë vetë në një meshë në Manila, dhe më pas një milion në Kinshasa, kryeqytetin e Kongos, në vitin 2023.
    600,000 vetë morën pjesë në meshën gjatë vizitës së tij në Timorin Lindor në shtator të vitit 2024, një numër që përbënte gati gjysmën e popullsisë së këtij vendi aziatik.
    Këto vizita forcuan imazhin e papatit të tij si një frymë e re pas viteve kur paraardhësi i tij konservator dhe i dhënë pas librave, Benedikti XVI, kishte ndërtuar reputacionin e një mbrojtësi të rreptë të doktrinës, duke marrë nofkën “roja i Zotit”.
    Vendosmëria e Françeskut për të dëgjuar besimtarët e Kishës e çoi atë në organizimin e sinodeve në Romë në vitet 2023 dhe 2024, ku u diskutuan tema të hartuara në dioqeza dhe për herë të parë u dhanë të drejta vote delegateve gra. Edhe pse ai zhgënjeu peshkopët liberalë duke mos u dhënë mundësinë për të krijuar diakonesha femra, ngjarjet ngjallën zemërim tek kundërshtarët konservatorë, të cilët besonin se detyra e Kishës ishte të mësonte fjalën e Zotit dhe jo të shpërndante pyetësorë.
    Por papati, siç e kuptoi Françesku, është më i ndërlikuar sesa shpallja e politikave gjithëpërfshirëse. Emërimi i grave në poste kyçe në Vatikan dhe deklarata “Kush jam unë që të gjykoj?” për homoseksualitetin, nuk ishin veprime të lehta në një institucion që ndalon gratë nga meshtaria dhe e konsideron seksin homoseksual si mëkat.
    Disa gjëra duhej të ndryshonin, dhe shenja e parë erdhi në vitin 2016 kur peshkopët hodhën poshtë dëshirën e tij për të lehtësuar marrjen e kungimit nga të divorcuarit e rimartuar. Kur Françesku megjithatë vazhdoi dhe lejoi pak fleksibilitet, kardinalët konservatorë nisën një fushatë kundër tij që do të zgjaste për pjesën tjetër të papatit të tij.
    Tre vite më vonë, kur ai iu afrua lejimit të priftërinjve të martuar në Amazon për të përballuar mungesën e klerikëve, u detyrua të tërhiqej përballë rezistencës së prelatëve të lartë.Ndërkohë, kundërshtarët e tij, veçanërisht katolikët konservatorë në Shtetet e Bashkuara, kundërshtuan qëndrimet pro-emigrantëve të Françeskut dhe kufizimet ndaj meshës tradicionale në latinisht.
    Papa qëndroi pranë kundërshtimit të Kishës ndaj martesës së të njëjtit seks, por në tetor të vitit 2023 i befasoi shumë vetë duke anuluar ndalimin e bekimit të bashkimeve civile homoseksuale. Një muaj më vonë, Vatikani dha leje për pagëzimin e personave transgjinorë, duke shkaktuar një reagim të ashpër prej shtatë faqesh nga kardinali gjerman Gerhard Müller, një nga kundërshtarët kryesorë konservatorë, i cili tha se ndryshimi i seksit ishte “një trillim djallëzor”.
    Pa frikë të përfshihej në politikë, Françesku nisi një enciklikë të jashtëzakonshme në vitin 2015 të quajtur “Laudato Si”, në të cilën ai deklaroi se lufta kundër ndryshimeve klimatike ishte një detyrë katolike. Ai gjithashtu u takua me Patriarkun Ortodoks Rus Kirill të Moskës për të ndihmuar në zgjidhjen e një ndarjeje mijëvjeçare dhe ndërmjetësoi një marrëveshje historike me Pekinin për të emëruar së bashku peshkopë në Kinë.
    Megjithatë, të dy sukseset diplomatike më vonë u përkeqësuan: Françesku e akuzoi Kirillin se ishte “këngëtari i Putinit” pas pushtimit rus të Ukrainës, ndërsa Kina shpesh e shkelte marrëveshjen me Romën duke emëruar vetë peshkopët e saj.
    Brenda Vatikanit, ku Françesku ndërtoi imazhin e tij si “papa i popullit” duke u vendosur në shtëpinë e miqve për priftërinjtë në vend të apartamentit papnor dhe duke mbajtur fjalime të ashpra ndaj zyrtarëve të lartë që thurnin thashetheme, ai shpejt u akuzua për marrjen e vendimeve autokratike dhe të nxituara, të bazuara në këshillat e disa ndihmësve të besuar.
    Megjithëse ndërmori hapa për të pastruar Kishën nga abuzimet seksuale, Françesku u detyrua të pranonte se kishte bërë “gabime të rënda” kur injoroi një skandal abuzimi në Kili, të cilin një nga këshilltarët e tij më të afërt, kardinali kilian Francisco Errázuriz, e kishte minimizuar.Hapat e guximshëm të Françeskut për të reformuar financat e errëta të Vatikanit kulmuan me një gjyq ndaj financierëve dhe stafit për një investim të dështuar të donacioneve në prona luksoze në Londër. Seancat gjyqësore zbuluan se Françesku thuhet se kishte miratuar disa nga vendimet e diskutueshme.Sjellja e tij tregonte një Papë me ide të guximshme, që nuk kishte frikë të shqetësonte hierarkinë e Vatikanit, por që gjithashtu ndryshonte drejtim dhe rishikonte vazhdimisht pozicionet e tij — ndonjëherë duke hapur shtigje të reja, ndonjëherë duke u penguar.
    Në fjalimin ku paraqiti vizionin e tij në vitin 2015, ai tha: “Doktrina e krishterë nuk është një sistem i mbyllur, i paaftë për të gjeneruar pyetje, dyshime, kërkime — por është e gjallë, e di çfarë është trazimi, është e gjallëruar”, duke shtuar: “Ajo ka një fytyrë që nuk është e ngurtë, ka një trup që lëviz dhe rritet, ka një mish të butë — quhet Jezu Krishti.”
    Ky fjalim përcaktoi atë që e ndante atë nga kundërshtarët e tij konservatorë. Por për miliona katolikë, më e rëndësishme ishte përqendrimi i Françeskut te të varfrit, vendimi i tij për të strehuar refugjatë sirianë në Vatikan, vendosja e dusheve për të pastrehët pranë Sheshit të Shën Pjetrit dhe shenjtërimi i Nënë Terezës — një ceremoni që mblodhi 100,000 pelegrinë.

    Top Channel

  • Ndizen “motorët” e 11 majit, demokrati paralajmëron përplasje me kundërshtarët

    Ndizen “motorët” e 11 majit, demokrati paralajmëron përplasje me kundërshtarët

    Vetëm një muaj para zgjedhjeve parlamentare dhe “ethet” e 11 majit kanë nisur të ndihen tek partitë e mëdha, e të vogla gjithashtu.
    Secila parti ka shpalosur programin dhe nesër PD e pasnesër PS çelin zyrtarisht fushatën.
    Por, akuzat dhe deklaratat e forta nuk kanë munguar për kundërshtarët e secilës forcë politike.

    Kandidati demokrat, Besart Xhaferri u shpreh në studion e Quo Vadis në Vizion Plus se Partia Socialiste shfrytëzon mjedise për të blerë vota.
    Ai paralajmëroi gjithashtu se do të ndërhyjë në këto zyra edhe fizikisht, çka mund të sjellë edhe përplasje.
    Pjesë nga biseda:
    Xhaferri: Në atë zyrë blihet vota. Ne do çojmë kamerat aty. Vota shitet për qindra euro, por problemi është se nuk po e blejnë dot. Kushdo që është i përfshirë aty do të kallëzohet për krim elektoral. Çdo gjë do të faktohet.
    Borakaj: Ju keni informacion nga qytetarët?
    Xhaferri: Po. SPAK do të tregojë sa seriozisht do ta parandalojë këtë krim. Detyra ime është ta çoj deri në fund këtë çështje.
    Kikia: Duhet të identifikohet.
    Xhaferri: Këtë strategji ka zgjedhur PS.
    Kikia: Nëse mbyllen zgjedhjet dhe pas një viti konfirmohet që aty ka pasur krim elektoral, kjo nuk ka më vlerë.
    Xhaferri: E kuptoj që kjo mund të dalë pas një viti. Edhe fizikisht do të futemi në ato zyra, në orarin kur dimë që kemi informacion të saktë.
    Minga: Do ta çosh në përplasje?
    Xhaferri: Po, punë e madhe. Dera është e hapur.
    Minga: Kjo fushatë ka qenë e qetë, mos paralajmëro që do ketë përplasje.
    Xhaferri: Me këmbët e mia, jo me shkopinj e gjëra. Do hyjmë, do trokasim në derë. Do i kapim në flagrancë.
    /vizionplus.tv

  • “O Basha fli o burrë”, Rama publikon video-montazhin ironizues për kundërshtarët e tij politikë

    “O Basha fli o burrë”, Rama publikon video-montazhin ironizues për kundërshtarët e tij politikë

    Kryeministri Edi Rama ka uruar një të ‘diel të paqtë’ për ndjekësit e tij në rrjetet sociale, duke iu ‘servirur’ një tjetër video-humoristike dhe ironizuese për kundërshtarët e tij politikë.
    Rama ka ndarë një video ironizuese ku janë animuar tre personazhe, Sali Berisha, Lulzim Basha dhe Adriatik Lapaj, të cilët ai me ironi thotë se ata do ta fusin Shqipërinë në BE.
    Postimi i Ramës:
    Mirëmëngjes, dhe me shfaqjen e re të Teatrit të Kukullave për të rritur, duke falenderuar dy krijuesit e rinj të cilët m’i dërgojnë këto perla humoristike, bashkë me kërkesën e postimit në këtë faqe që ua plotësoj me shumë qejf, ju uroj të diel të paqtë.

  • “O Basha fli o burrë”, Rama publikon video-montazhin ironizues për kundërshtarët e tij politikë: Me këtë perlë, ju uroj të diel të paqtë

    “O Basha fli o burrë”, Rama publikon video-montazhin ironizues për kundërshtarët e tij politikë: Me këtë perlë, ju uroj të diel të paqtë

    Kryeministri Edi Rama ka uruar një të ‘diel të paqtë’ për ndjekësit e tij në rrjetet sociale, duke iu ‘servirur’ një tjetër video-humoristike dhe ironizuese për kundërshtarët e tij politikë.

    Rama ka ndarë një video ironizuese ku janë animuar tre personazhe, Sali Berisha, Lulzim Basha dhe Adriatik Lapaj, të cilët ai me ironi thotë se ata do ta fusin Shqipërinë në BE.
    Postimi i Ramës:
    MIRËMËNGJES, dhe me shfaqjen e re të Teatrit të Kukullave për të rritur, duke falenderuar dy krijuesit e rinj të cilët m’i dërgojnë këto perla humoristike, bashkë me kërkesën e postimit në këtë faqe që ua plotësoj me shumë qejf, ju uroj të diel të paqtë.

    Top Channel