Kupa e Botës 2026 merr formë sot, pasi hidhet shorti në Uashington. 48 kombëtaret që do të marrin pjesë, mësojnë sot kundërshtarët e tyre.
Skuadrat janë ndarë në 4 vazo, në bazë të renditjes së FIFA-s, me përjashtim të tre ekipeve organizatore – Amerikë, Meksikë dhe Kanada – që ndodhen në vazon e parë, dhe ekipeve që do të bashkohen nga Play Off-i, të cilat ndodhen në vazon e katërt.
Nga shorti do të formohen 12 grupe me nga 4 skuadra secila, ku 2 të parat dhe 8 ekipet e treta më të mira do të kualifikohen për në fazën tjetër.
Në event janë të pranishëm edhe delegacionet nga Shqipëria dhe Kosova, të kryesuar nga presidentët e federatave, Armand Duka dhe Agim Ademi.
SHORTI LIVE
Tag: kundërshtarët
-

Shorti i Botërorit/ Kombëtaret mësojnë grupet dhe kundërshtarët
-

“Kjo qeveri nuk ikën pa e bërë Shqipërinë anëtare të BE-së”, Rama pas progres-raportit: Kemi bërë detyrën si për mbështetësit, ashtu edhe për kundërshtarët
Kryeministri Edi Rama dhe Ambasadori i Bashkimit Europian, Silvio Gonzato zhvilluan një konferencë për shtyp pas progres-raportit të dalë një ditë më parë nga Samiti i Zgjerimit të BE-së në Bruksel.
Në fjalën e tij, Rama u shpreh se qeveria e tij nuk do të largohet pa e bërë Shqipërinë pjesë të Bashkimit Europian.
“Grupi ynë negociator ka shkëlqyer në këtë proces, sepse nuk ka vajtur në tryezën e negociatave për të mësuar aty çfarë duhet bërë, por ka qenë mirë-stërvitur gjatë epokës së poshtërimit të Shqipërisë. Sot, ne i dimë shumë mirë detyrat.
Jemi i vetmi vend në rajon që përdor Inteligjencën Artificiale në këtë proces dhe falë Diellës ne bëjmë transferimin me një shpejtësi shumë të lartë të të gjithë trupit ligjor të BE-së për t’u adoptuar në trupin ligjor të Republikës së Shqipërisë. Kryejmë me përpikmëri të gjitha ato detyrat dhe analizojmë me shumë durim të gjitha ato që janë të rreshtuara si probleme që duhen adresuar dhe duhen zgjidhur.
Dua të falënderoj nga zemra që të dyja ministret tona, që janë realisht dy arsye të mëdha për t’u ndjerë të qetë dhe për të marrë të gjithë respektin në Bruksel. Nuk dua të zgjatem më tutje, në të gjitha fushat raporti ka edhe arritjet edhe problemet. Në të gjitha fushat raporti i thotë shqiptarëve që Shqipëria ecën vendosmërisht në drejtimin e duhur dhe nga ana tjetër na thotë ne ç’duhet të bëjmë më shumë dhe më mirë për të ecur pa asnjë ndalesë për të arritur objektivin e vitit 2027.
Shpresoj që këtë urim ta marrin siç duhet të gjithë ata që nuk e duan këtë qeverinë, por që sot duhet të ndihen më mirë, sepse sa më pranë të jemi me BE-në, aq më shumë do të ketë përkujdesje për ta. Ndihuni mirë që të gjithë, qofshi mbështetës, qofshi kundërshtarët, sepse kjo qeveri ka bërë detyrat si për mbështetësit, si për kundërshtarët. Mbështetës dhe kundërshtarë të qeverisë jemi në kohë të ndryshme sipas qeverive. Kjo e jona nuk shkon pa sjellë BE-në në Shqipëri dhe pa e bërë Shqipërinë pjesë të BE-së”, tha Rama ndër të tjera.Top Channel
-

Gerrard injoron CR7 dhe Messi-n, zbulon 3 kundërshtarët më të fortë
Legjenda e Liverpool-it, Steven Gerrard, ka zbuluar kundërshtarët e tij më të vështirë. Ish-mesfushori ka pasur një karrierë të suksesshme, duke u bërë një nga lojtarët më ikonikë në historinë e “Reds”.
Gerrard foli me ESPN rreth lojtarëve që ai i konsideron si më të vështirët me të cilët është përballur gjatë kohës së tij si lojtar. Ai menjëherë emëroi tre mesfushorë legjendarë të Premier League, duke theksuar se secili prej tyre ishte i vështirë për një arsye të ndryshme.
Anglezi emëroi legjendën e Chelsea-t, Claude Makelele, legjendën e Manchester United, Roy Keane, dhe legjendën e Arsenal-it, Patrick Vieira, si kundërshtarët më të vështirë me të cilët është përballur.
Makelele ishte pjesë e skuadrës së famshme të Chelsea-t që pësoi vetëm 15 gola në sezonin 2004-05, dhe ishte aq i mirë saqë një rol mori emrin e tij. Gerrard theksoi inteligjencën dhe disiplinën e tij në mesfushë si arsyen pse ishte e vështirë të luaje kundër tij.
Me Keane, Gerrard zbuloi se intensiteti i tij në fushë ishte ajo që e bënte atë një kundërshtar kaq të vështirë. Irlandezi ishte i zjarrtë në fushë dhe tregonte agresivitet të madh në përpjekjen për të dalë në krye në betejat në mesfushë.
Në mënyrë të ngjashme, Gerrard e quajti Vieira si një nga mesfushorët më të kompletuar me të cilët është përballur ndonjëherë në karrierën e tij. Ai theksoi se forca, teknika dhe qëndrueshmëria e francezit e bënë përballjen me të një detyrë të vështirë.
Pavarësisht se u përball me Cristiano Ronaldo-n dhe Lionel Messi-n për disa vite në vitet 2000, Gerrard nuk i përzgjodhi mes kundërshtarëve të tij më të vështirë.
Ai luajti kundër portugezit në 13 raste për klubin dhe Anglinë, dhe u përball me Lionel Messin vetëm dy herë në Champions League. -

Von der Leyen i bën thirrje Parlamentit Europian për unitet: Kundërshtarët tanë po përpiqen të na përçajnë
Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen ka bërë thirrje për unitet, duke paralajmëruar se kundërshtarët e BE-së janë “të gatshëm të shfrytëzojnë dhe të nxisin përçarjet”.
Duke iu drejtuar seancës plenare të Parlamentit Europian në Strasburg, Ursula von der Leyen riafirmoi angazhimin e saj për të punuar me të gjithë “për të ruajtur unitetin”.
Presidentja e Komisionit vuri në dukje se “qëllimi i këtij uniteti nuk është domosdoshmërisht të biem dakord për çdo detaj”, por të ruajmë “pamjen e përgjithshme” dhe “të bashkohemi rreth asaj që kemi të përbashkët për t’u ofruar europianëve në këtë botë të rrezikshme”.Ajo vazhdoi duke thënë se “kundërshtarët tanë jo vetëm që janë të gatshëm të shfrytëzojnë çdo përçarje, por edhe t’i nxisin ato”.
Von der Leyen vijoi: “Mesazhi më i fortë që mund të dërgojmë është ai i unitetit. Kjo është ajo në të cilën duhet të përqendrohemi. Dhe kjo është ajo në të cilën unë, dhe i gjithë Kolegji i Komisionerëve këtu pas meje, duam të punojmë me Parlamentin Europian.”
Duke vazhduar, von der Leyen u bëri thirrje eurodeputetëve të mos bien në “kurthin” e ngritur nga Presidenti rus Putin.
Siç tha ajo, përpjekjet e Presidentit rus bazohen në një “mashtrim të vjetër” të mbjelljes së mosmarrëveshjeve, përhapjes së dezinformatave, kthimit të evropianëve kundër njëri-tjetrit.
“Ky është një kurth dhe ne thjesht nuk mund të biem në të”, tha ajo.
Presidentja e Komisionit pranoi se shqetësimet e shprehura nga një numër eurodeputetësh, qoftë për Gazën, Ukrainën, apo tregtinë dhe Shtetet e Bashkuara, janë “legjitime” dhe “të vërteta”, ndërsa pranoi se lista e çështjeve shqetësuese është e gjatë. -

Vrasja e Charlie Kirk, Hillary Clinton kritikon republikanët: Po e përdorin për të sulmuar kundërshtarët e tyre politikë
Ish-Sekretarja e Shtetit dhe kandidatja për Presidente e SHBA, Hillary Clinton, ka shprehur shqetësimin e saj mbi reagimin e udhëheqësve amerikanë pas vrasjes së personazhit konservator, Charlie Kirk, duke e cilësuar këtë si një “model autoritar”.
Në një intervistë të parë televizive që nga zgjedhjet e vitit 2024, Clinton theksoi se kjo ngjarje po shfrytëzohet për të sulmuar kundërshtarët politikë, duke theksuar se udhëheqësit në kohë të tilla duhet të përpiqen të bashkojnë popullin, por, sipas saj, po ndodhin përçarje më të mëdha.
Në intervistën e saj, Clinton e cilësoi pezullimin e shfaqjes së Jimmy Kimmel si një “shembull shumë të qartë” të censurës shtetërore, duke aluduar se ky ishte një veprim që nuk kontribuoi në unitetin e kombit, por e përkeqësoi situatën.
“Përkundër dhimbjes dhe trishtimit që një ngjarje e tillë shkakton, liderët duhet të mbështesin unitetin dhe të shmangin përçarjet që po thellohen”, tha ajo.
Komentet e Hillary Clinton vijnë në një periudhë të tensionuar politike në SHBA, ku përplasjet ideologjike janë bërë më të dukshme pas zgjedhjeve të vitit 2024.Top Channel
-

UEFA Women’s Europa Cup, Vllaznia dhe Partizani mësojnë kundërshtaret e raundit të parë
31 Gusht 2025
15:31
Telesport
Është hedhur sot shorti për raundin e parë kualifikues të UEFA Women’s Europa Cup, kompeticioni më i ri në futbollin e vajzave që zhvillohet për herë të parë në histori.
Dy skuadrat shqiptare, Vllaznia dhe Partizani, kanë mësuar kundërshtaret e tyre në këtë fazë.
Vllaznia, që ishte në vazon e favoriteve, do të përballet me skuadrën ukrainase FC Kolos Kovalivka. Ndërsa Partizani do të ketë përballë ekipin serb ŽFK Spartak Subotica.
Ndeshjet e raundit të parë kualifikues do të luhen me sistem vajtje–ardhje. Takimet e para janë programuar më 10/11 shtator, ndërsa ndeshjet e kthimit më 17/18 shtator.
Federata e Futbollit u uron shumë suksese dy skuadrave shqiptare në rrugëtimin e tyre europian në këtë kompeticion të ri për futbollin e vajzave. -

Derbi shqiptarësh në Conference League, Drita dhe Shkëndija mësojnë kundërshtarët
Pas kualifikimit historik, Drita dhe Shkëndija kanë mësuar kundërshtarët e tyre në Conference League.
Shorti ka vendosur që dy ekipet të përballen mes tyre, në ndeshjen e raundit të katërt. Gjithashtu nuk mungojnë edhe përballjet e tjera interesante, me kundërshtarë të njohur.
Shkëndija do të sfidojë Slovan Bratislava, Rayo Vallecano, Jagiellonia, AEK Larnaca dhe Shelbourne.Në krahun tjetër, Drita do të luajë ndaj AZ Alkmaar, Rayo Vallecano, Omonoia, Kups Kuopia dhe Shelbourne.
-

Shorti i Champions League, Interi mëson kundërshtarët
Finalistët e sezonit të shkuar të UEFA Champions League, Inter, kanë njohur këtë të enjte kundërshtarët e Champions për sezonin 2025-2026.
Kundërshtarët e Interit
LiverpulDortmund
Arsenal
Atletiko Madrid
Slavia Pragë
Ajaks
Kajrat Almati
St.Gallen
Kujtojmë që magjia e Champions League do të vijojë të transmetohet në platformën Tring, dhe çdo të mërkurë një nga sfidat do të transmetohet ekskluzivisht në ekranin e televizionit kombëtar Vizion Plus. -

Shorti i Champions League, ja kush janë kundërshtarët e Liverpul
Edhe skuadra e Liverpulit është njohur me kundërshtarët për sezonin e ri të Champions League.
Pas hedhjes së shortit në Monako, Liverpul mëson se do të ndeshet me Inter dhe Real Madrid.
Kundërshtarët e Liverpul:Real Madrid
Inter
Atletiko Madrid
Frankfurt
PSV
Marseja
Karabag
Gallatasaraji
Kujtojmë që magjia e Champions League do të vijojë të transmetohet në platformën Tring, dhe çdo të mërkurë një nga sfidat do të transmetohet ekskluzivisht në ekranin e televizionit kombëtar Vizion Plus. -

Shorti “përkëdhel” Barcelonën, ja kush janë kundërshtarët e spanjollëve në Champions League
Është hedhur mbrëmjen e sotme në Monako shorti i Champions League për sezonin e ri futbollistik 2025-2026.
Skuadra e Barcelonës ka qenë më e përkëdhelura pasi vetëm PSG dhe Çelsi mund të konsiderohen skuadra të forta.
Kundërshtarët e Barcelonës:PSG
Çelsi
Frankfurt
Klub Bruzh
Olimpiakos
Slavia e Pragës
Kopenhagen
Njukasëll
Kujtojmë që magjia e Champions League do të vijojë të transmetohet në platformën Tring, dhe çdo të mërkurë një nga sfidat do të transmetohet ekskluzivisht në ekranin e televizionit kombëtar Vizion Plus.