Tag: kundërshtar

  • Shqipëria një rival i mundshëm, Koeman: S’ka ekipe të vogla, më mirë me kundërshtar europian

    Shqipëria një rival i mundshëm, Koeman: S’ka ekipe të vogla, më mirë me kundërshtar europian

    Holanda u shortua në grupet e Botërorit me Tunizinë dhe Japoninë, ndërsa edhe Shqipëria është kundërshtar i mundshëm, në rast se kuqezinjtë kalojnë Play Off. Trajneri i holandezëve, Ronald Koeman tregoi këndvështrimin e tij, për shortin.
    “Të gjithë grupet janë mjaft të ekuilibruar, përfshirë grupin tonë. Japonia ka gjithmonë një ekip futbolli të përgatitur, me atleticizëm, Tunizia është një sfidë për ne aktualisht. Dhe skuadra e tretë është nga Europa dhe mund të jetë përsëri Polonia, me të cilën kemi luajtur në kualifikuese. Një skuadër europiane, të paktën, dhe kemi një mundësi më të mirë për të fituar. Mund të jemi të kënaqur, megjithëse çdo gjë përbën sfidë. Nuk ka më vende të vogla.

    Holanda ka nisur prej kohësh punën për Botërorin dhe Kuman zbuloi se përfaqësues të federatës kishin qenë në SHBA duke kërkuar një vendndodhje për bazën e ekipit. Duke qenë në Grupin F, tashmë dihet edhe në cilën pjesë të SHBA do të luhen ndeshjet, apo edhe në Meksikë.
    “Është shumë vapë atje, edhe me keq në Monterrej të Meksikës. Do të duhet të kemi kujdes. Përfaqësuesit tanë kanë qenë disa herë në SHBA, po udhëtojmë duke parë vendndodhje të ndryshme dhe duhet të vendosim destinacionin tonë përfundimtar sa më shpejt të jetë e mundur. Do të përgatitemi me detaje, gjithsesi”, tha trajneri i Holandës pas shortit.

  • Botërori 2026/Trajneri Silvinjo për shortin e play off-it: Polonia, kundërshtar i fortë, por e njohim dhe na njeh mirë

    Botërori 2026/Trajneri Silvinjo për shortin e play off-it: Polonia, kundërshtar i fortë, por e njohim dhe na njeh mirë

    Kombëtarja shqiptare njohu sot kundërshtarin e fazës play-off në shortin e hedhur në selinë e UEFA-s në Zyrih. Polonia është ekipi kundërshtar i fazës gjysmëfinale dhe në rast fitoreje, do të ndeshemi në finale ndaj ekipit fitues të çiftit Ukrainë-Suedi.
    Trajneri Silvinjo foli për fshf.org dhe komentoi shortin e Shqipërisë. Ai u shpreh se Polonia është një kundërshtar I fortë, por që e njohim dhe na njeh mirë.Lexo edhe :Related Posts
    Polonia? – Fillimisht, e kemi merituar shumë që të jemi këtu edhe një herë tjetër. Tani luhet futboll. Po flisja me shumë të tjerë, italianë dhe përfaqësues të tjerë. Në futboll, për 90 minuta mund të ndodhë çdo gjë. E njohim mirë skuadrën kundërshtare, por edhe ata na njohin mirë gjithashtu. Luhet futboll, përgatitet ndeshja dhe ecim përpara.

    Finalja e mundshme, ndaj Ukrainës ose Suedisë? – Janë të gjitha skuadra të forta, Polonia fillimisht, por edhe nga ana tjetër dy kundërshtarë të fortë. Ukrainën e njohim tashmë nga Nations League, ndërsa ndaj Suedisë kemi zhvilluar një miqësore. Janë skuadra të forta, me lojtarë të fortë. Janë katër skuadra shumë të forta./vizionplus.tv

  • Shorti: me kë duhet të përballen Shqipëria e Kosova për të prekur Botërorin?

    Shorti: me kë duhet të përballen Shqipëria e Kosova për të prekur Botërorin?

    Shqipëria ka zbuluar rivalin e saj në gjysmëfinalet e play-off-eve për Kupën e Botës 2026: është Polonia.
    Pra, kuqezinjtë duhet të mundin kombëtarën ku lider është Lewandowski, për t’i mundësuar shkuarjen historike, për herë të parë, në një Botëror. E kanë bërë këtë së fundi në Tiranë, duke fituar 2-0 ndaj europianoqendrorëve e shkuar në Europian.
    Ndërsa Kosova do ketë si kundërshtar Sllovakinë, një kundërshtar jo i vështirë për të, duke parë formën e shkëlqyer të saj.
    Të gjitha çiftet e shortit:
    Vazo A: Itali – Irlanda e Veriut dhe Uells – Bosnje dhe Hercegovinë
    Vazo B: Ukrainë – Suedi dhe Poloni – Shqipëri
    Vazo C: Turqi – Rumani dhe Sllovaki – Kosovë

  • Botërori 2026/Silvinjo për shortin e play off-it: Polonia, kundërshtar i fortë, e njohim dhe na njeh mirë

    Botërori 2026/Silvinjo për shortin e play off-it: Polonia, kundërshtar i fortë, e njohim dhe na njeh mirë

    Kombëtarja shqiptare njohu sot kundërshtarin e fazës play-off në shortin e hedhur në selinë e UEFA-s në Zyrih. Polonia është ekipi kundërshtar i fazës gjysmëfinale dhe në rast fitoreje, do të ndeshemi në finale ndaj ekipit fitues të çiftit Ukrainë-Suedi.

    Trajneri Silvinjo foli për fshf.org dhe komentoi shortin e Shqipërisë. Ai u shpreh se Polonia është një kundërshtar I fortë, por që e njohim dhe na njeh mirë.

    Polonia? – Fillimisht, e kemi merituar shumë që të jemi këtu edhe një herë tjetër. Tani luhet futboll. Po flisja me shumë të tjerë, italianë dhe përfaqësues të tjerë. Në futboll, për 90 minuta mund të ndodhë çdo gjë. E njohim mirë skuadrën kundërshtare, por edhe ata na njohin mirë gjithashtu. Luhet futboll, përgatitet ndeshja dhe ecim përpara.

    Finalja e mundshme, ndaj Ukrainës ose Suedisë? – Janë të gjitha skuadra të forta, Polonia fillimisht, por edhe nga ana tjetër dy kundërshtarë të fortë. Ukrainën e njohim tashmë nga Nations League, ndërsa ndaj Suedisë kemi zhvilluar një miqësore. Janë skuadra të forta, me lojtarë të fortë. Janë katër skuadra shumë të forta.

    Vazhdo leximin

  • “Doja të shmangnim Italinë dhe Uellsin”, Duka zbulon kombëtaren që dëshironte në “play off”

    “Doja të shmangnim Italinë dhe Uellsin”, Duka zbulon kombëtaren që dëshironte në “play off”

    Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, foli për Tv Klan, pas shortit të “play off” ku Shqipëria u vendos përballë Polonisë. 
    Kreu i futbollit në vend, u shpreh se dëshironte të shmangte çiftin e parë, ku bënin pjesë Italisë dhe Uellsi. Ndër të tjera, ai theksoi se Polonia është kundërshtar i vështirë, por Shqipëria do i luajë shanset në Varshavë. 
    Duka zbuloi gjithashtu se para shortit preferonte një përballje me Sllovakinë. I pyetur për Kosovën, ai theksoi se “dardanët” i kanë mundësitë të për kaluar në Botëror. 
    “Çifti i parë nuk më pëlqente, nëse do të binim ndaj Uellsit dhe më pas ndaj Italisë. Isha i kënaqur që eliminuam të parën. 
    Para shortit nuk kisha ndonjë preferencë, të gjitha janë të forta. Si u krijua shorti, doja të eliminonim çiftin e Italisë dhe Uellsit. Jam i buzëqeshur sepse jemi këtu. Dua të falënderoj të gjithë që na sdollën këtu. Stafin e Kombëtares me futbollistët. Uroj të na bëjnë më krenarë. 
    Polonia është kundërshtar i fortë, të gjithë janë të fortë. Ne i kemi mundësitë tonë dhe do të provojmë të gjitha në Varshavë. 
    Ndeshjet e futbollit nuk fitohen dhe nuk humben në short, Unë dhe stafi ishim të mërzitur në shortin e kualifikueseve dhe doli pozitiv. Ndeshjet luhen në fushë. Atë e kanë në dorë futbollistët. Urojmë t’i kemi gati në mars. Të provojmë pa pasur asnjë pishman. 
    Sllovakia dëshirë? Në fakt më dukej një kundërshtar më i përshtatshëm. Diferencat janë shumë të vogla. Nëse do kisha një preferencë, do të dëshiroja Sllovakinë. Uellsin nuk e doja fare. Nuk jemi përshtatur mirë ndaj skuadrave britanike. 
    Kosova është një ekip shumë i mirë. Është në moment të mirë. Uroj të vazhdojë kështu deri në mars. I ka mundësitë të kalojë Sllovakinë. I ka mundësitë për të luajtur finalen në Prishtinë. Ka një ekip të mirë dhe i ka shanset të shkojë në Botëror”, u shpreh Duka. 
     
     

  • ZYRTARE/ Shqipërisë i konfirmohet rivali i parë

    ZYRTARE/ Shqipërisë i konfirmohet rivali i parë

    Çekia është zyrtarisht rivali i parë i mundshëm për Shqipërinë në fazën gjysmëfinale të “play off” për Botërorin. Për çekët nuk ekziston mundësia që të ngjiten më sipër, por as që t’i bashkohen Shqipërisë në vazon e tretë.
    Megjithatë, sot janë disa skenarë që mund të ndryshojnë situatën për Sllovakinë, Skocinë dhe Irlandën që provizorisht plotësojnë vazon e dytë. Ja një pasqyrë, ndërsa ndeshjet do të luhen të gjitha sot prej orës 20:45.
    SKENARET QË NDRYSHOJNË VAZON E DYTË(SOT)
    Uells – Maqedoni e Veriut
    Fitorja e Uellsit, e vendos në vazon e dytë si kundërshtar të mundshëm për Shqipërinë. Në të kundërt, Uellsi do të pozicionohet në vazon e katërt. Fitorja e Uellsit do sillte zyrtarisht rënien e Irlandës në vazon e tretë, duke mos qenë rival i mundshëm për Shqipërinë në “play off”.
    Austri – Bosnjë Hercegovinë
    Fitorja e Bosnjës ndryshon vazon e dytë dhe rivalët e mundshëm të Shqipërisë. Vetë Austria do të vendosej në vazon e parë.
    Skoci – Danimarkë
    Fitorja e Skocisë do të vendoste Danimarkën në vazon e parë të shortit të “play off”. Në të kundërt, me çdo rezultat tjetër, Skocia mbetet si kundërshtar i mundshëm në vazon e dytë.
    SKENAR THUAJSE I PAMUNDUR
    Kosovë – Zvicër
    Fitorja e Kosovës me më tepër se pesë gola diferencë do të ndryshojë po ashtu vazon e dytë.
    *Shqipëria është zyrtarisht në vazon e tretë. Vetëm Çekia është një kundërshtar që njihet po ashtu zyrtarisht në vazon e dytë. Pjesa tjetër mund të ndryshojë sot, sipas skenarëve të përmenedur më sipër.
    Vazo e dytë, pa u luajtur ndeshjet sot: Sllovaki, Skoci, Çeki(kundërshtar zyrtar) dhe Irlandë.

  • Statistikat flasin për Tetovën, Egnatia nuk i diskuton fitoret ndaj klubit të Superiores – Balkanweb.com – News24

    Statistikat flasin për Tetovën, Egnatia nuk i diskuton fitoret ndaj klubit të Superiores – Balkanweb.com – News24

    Në Rrogozhinë, futbolli shpesh merr trajtën e një prove karakteri. Egnatia, e mësuar tashmë me përgjegjësinë që i sjell fanella e kampionit, gjendet sërish përballë një momenti ku duhet të reagojë. Barazimi ndaj një rivali direkt dhe humbja që pasoi kanë hapur një debat të ri rreth ritmit dhe konsistencës së skuadrës, duke rikthyer atë nevojën e domosdoshme për të dërguar një sinjal force.
    Dhe për ta bërë këtë, në kalendar vjen Bylisi, një kundërshtar që, në mënyrë paradoksale, duket dhuratë dhe sfidë njëkohësisht. Kjo ndeshje nuk është thjesht një tjetër kapitull i kampionatit. Për shumëkënd, ajo është një pikë kthese. Jo vetëm për pikët, por për ritmin, besimin dhe vazhdimësinë që kërkohet në një garë të gjatë ku çdo hap i gabuar mund të kushtojë. Egnatia është në pikën kur duhet të ridëshmojë veten: të tregojë se dy ndeshjet e fundit nuk janë tregues rënieje, por thjesht një episod që në një kampionat të gjatë mund t’i ndodhë kujtdo.

    Në letër, Bylisi është skuadra që nuk sjell surpriza të pakëndshme për Egnatian. Rivaliteti mes dy klubeve ka qenë i njëanshëm në sezonet e fundit, por ajo që e bën këtë përballje edhe më të veçantë është konteksti aktual. Në Rrogozhinë ndihen se kanë nevojë për një ndeshje të tillë: një kundërshtar që e njohin mirë, që nuk i ka komplikuar shpesh punët dhe që mund t’u shërbejë si moment ngjitjeje, si pika nga ku nis rikuperimi.
    EFEKTI TETOVA – Një element thelbësor i këtij vetëbesimi ndaj Bylisit është edhe trajneri Edlir Tetova. Që në ditën e parë kur mori drejtimin e Egnatias, ai ka arritur të krijojë një identitet të qartë dhe të njohur në kampionat. Mbi të gjitha ka ditur si të marrë më të mirën e mundshme ndaj mallakastriotëve me skuadrën e tij. Më konkretisht, në dhjetë raste që Tetova ka pasur përballë Bylisin ia ka dalë t’i mundë tetë herë dhe dy prej tyre janë mbyllur në barazim.
    Mund të thuhet se durrsaku në njëfarë mënyre e njeh mirë këtë kundërshtar. Në anën tjetër të fushës qëndron Mirel Josa, një trajner me shumë përvojë. Por, kur bëhet fjalë për përballjet direkte me Tetovën, duket sikur balanca anon gjithmonë në të njëjtin drejtim. Sërish është trajneri i Egnatias në avantazh ndaj atij të Bylisit. Në gjashtë ndeshje mes tyre në pankinë, janë katër fitore të Tetovës dhe dy barazime. Kjo e bën sfidën edhe më intriguese, sepse përballja e pankinave shpesh ka rezultuar vendimtare në duelet mes ekipeve në fushë.

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • “Fatkeqësi nëse do të kemi Kosovën në play-off, nëse ndodh…”

    “Fatkeqësi nëse do të kemi Kosovën në play-off, nëse ndodh…”

    Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka folur gjerë e gjatë në një intervistë për TV Klan, ku ndër të tjera, komentoi sfidën e sotme ndaj Anglisë si dhe mundësinë e përballjes në play-off mes Shqipërisë dhe Kosovës.
    “Anglia është një kundërshtar i fortë. Ka fituar të gjitha ndeshjet kualifikuese në grup deri tani dhe nuk ka pësuar asnjë gol. Anglia ka treguar që është një kundërshtar për t’u respektuar maksimalisht, por gjithsesi ekipi ynë di të bëjë mirë edhe ndaj kombëtareve të tilla të mëdha.
    Të dyja skuadrat e kanë arritur objektivin që kanë pasur në fillim të këtyre eliminatoreve, sot shpresojmë të kënaqim tifozët, spe jo të arrijmë dhe një rezultat historik”, tha Duka.
    Duka foli edhe për mundësinë që Shqipëria dhe Kosova të përballen në play-offin e marsit, rruga e vetme e mbetur që mund të dërgojë në Botëror.
    “Uroj që të mos kemi Kosovën përballë, sepse do të ishte vërtet një fatkeqësi për ne dhe për Kosovën të detyrohemi të sfidojmë njëri-tjetrin. Dua që si ne si ata të vazhdojmë paralelisht që të realizojmë ëndrrën tonë për në Botëror pa u përplasur në asnjë moment.
    Nëse Shqipëria do të përplaset me Kosovën, do mendojmë për këtë gjë në momentin që do të ndodhë”, tha Duka.

  • “Andorra nuk është e lehtë, mezi e mundi edhe Anglia”, Sylvinho: Ja kur do e vendos formacionin, nuk më shqetësojnë minutat e lojtarëve

    “Andorra nuk është e lehtë, mezi e mundi edhe Anglia”, Sylvinho: Ja kur do e vendos formacionin, nuk më shqetësojnë minutat e lojtarëve

    12 Nëntor 2025

    17:58

    Telesport

    Trajneri Sylvinho bashkë me kapitenin Berat Gjimshiti kanë dalë në konferencën e fundit për shtyp, para përballjes me Andorrën.
    Sylvinho vuri në dukje se Andorra nuk është një kundërshtar i lehtë, edhe pse shumë e mendojnë kështu. Ndër të tjera trajneri braziliani foli edhe për formacionin si dhe për çështjen e zakonshme që është minutat në klubet e tyre për lojtarët e thirrur për dy ndeshjet e fundit kualifikuese.
    “Të tjerët mund të thonë që Andorra është një kundërshtar i lehtë në letër, por në fakt nuk është kështu. Serbia vuajti shumë ndaj tyre, Anglia mezi fitoi 0-1. Jemi të vetëdijshëm që nesër duan të marrin maksimumin nga ky takim.
    Formacioni ndaj Andorrës? Me siguri nesër në drekë do e kem të qartë në mendjen time. Më shumë se skema dhe moduli, fokusohem te karakteristikat e kundërshtarit që kam përballë. Andorra është një kundërshtar që ta bën lojën të vështirë, ndaj do aktivizohen lojtarë që krijojnë hapësira për të tjerët.
    Nuk jam i shqetësuar për minutat që lojtarët kanë në këmbët e tyre. Kemi 4-5 lojtarë që shënojnë”, tha Sylvinho.

  • Pjesëmarrja në Vlorë vetëm 12%, Çuçi: Nuk më shqetëson, s’kishim kundërshtar, ndaj stadiumi ishte bosh

    Pjesëmarrja në Vlorë vetëm 12%, Çuçi: Nuk më shqetëson, s’kishim kundërshtar, ndaj stadiumi ishte bosh

    bledi cuci dhe bruna mersini

    VLORË- Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në Qarkun e Vlorës, Blendi Çuçi, është shfaqur i pashqetësuar nga pjesëmarrja tejet e ulët në zgjedhjet e pjesshme lokale, veçanërisht në qytetin e bregdetar. Në fjalën e tij krah Brunilda Mersinit, pas shpalljes së fitores së kësaj të fundit për Bashkinë Vlorë, ai u shpreh:
    “Pjesëmarrja nuk është mesazh për PS, nga përqindja e votave u pa se shumica e votuesve ishin socialistët. Pjesëmarrja varet nga shumë faktorë, kjo mes të tjerash varet edhe nga fakti që nuk kishim një kundërshtar të fortë, është si në futboll që kur nuk ke një kundërshtar të fortë dhe dihet rezultati, stadiumi mbetet bosh. Kjo u vu re edhe në bashkitë e tjera. Gara në të gjitha bashkitë kishte ulje të pjesëmarrësve. Kjo nuk më shqetëson. Jam i lumtur që për herë të parë kemi në krye të Bashkisë Vlorë një grua”.
    Në Vlorë, pjesëmarrja ishte rreth 12%, numri më i ulët i regjistruar ndonjëherë në vend. Pas mbylljes së numërimit, Bruna Mersini u shpall fituese me 15672 vota, e përkthyer në përqindje 78.44%. I dyti u rendit Dionit Sota dhe në vendin e tretë Gjergji Nika.
    Me këtë rezultat, Mersini është zyrtarisht kryetarja e re e Bashkisë së Vlorës, duke shënuar një moment historik si gruaja e parë që merr drejtimin e këtij qyteti./ZËRI