Pas një heshtje të gjatë në rrjetet sociale, Arben Ahmetaj është rikthyer në Facebook përmes një postimi.
“Luftojmë kundër tre gjigantëve, i dashur Sancho:
Padrejtësia, frika dhe injoranca”, ka shkruar Ahmetaj, duke cituar një shprehje të Miguel De Cervantes.
Nuk dihet se për kë është ky thumb i Ahmetajt, i cili prej gati 2 vitesh ndodhet në arrati pasi akuzohet për kryerjen e tre veprave penale: “Pastrim parash”, “fshehje të pasurisë” dhe “korrupsion pasiv”.
Tag: kundër
-

Dumani në Holandë, takohet me kryeprokurorin holandez. Ambasada jep detajet nga takimi
Kreu i SPAK, Altin Dumani është takuar këtë të enjte me kryeprokurorin e Zyrës së Prokurorit Kombëtar të Holandës, John Lucas, gjatë një vizite në Holandë. Ambasada holandeze në Tiranë ka zbardhur detaje nga takimi, ku në fokus të diskutimeve ka qenë lufta kundër trafikut të lëndëve narkotike dhe pastrimit të parave.
“Trafiku i organizuar i drogës dhe pastrimi i paligjshëm i parave nuk ndalen në kufij, dhe as qasja e Holandës për të luftuar këto çështje.Nga data 25 deri më 28 mars, Holanda po pret një konferencë të rëndësishme ku marrin pjesë prokuroritë kryesore nga Evropa, Amerika Latine dhe Afrika Perëndimore, së bashku me aktorë të tjerë. Aktiviteti u hap nga Ministri i Sigurisë dhe Drejtësisë i Holandës, z. David van ëeel.
Konferenca synon të forcojë dhe koordinojë përpjekjet tona të përbashkëta në luftën kundër krimit të organizuar serioz dhe të ndajë perspektivat e përbashkëta.
Prokuroria holandeze është krenare që ka mirëpritur në këtë aktivitet të veçantë në emër të Shqipërisë, Z. Altin Dumani, Drejtues i Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar – SPAK“, thuhet në njoftimin e ambasadës. -

Gjykata Evropiane e te Drejtave të Njeriut në Strasburg e ka konsideruar çështjen kundër Sali Berishës si “Leading Case“
Gjykata Evropiane e te Drejtave te Njeriut në Strasburg e ka konsideruar çështjen kundër Sali Berishës si “Leading Case“ dhe i ka dërguar disa pyetje të forta Shqiperisë lidhur me shkeljet flagrante të të drejtave të njeriut. Shkeljet flagrante të të drejtave të njeriut që çudisin çdo jurist janë si më poshtë:
Procesverbali i seancave gjyqsore të datës 25.10.2023, 26.10.2023 të verifikimit të masave të Berishës. Këto akte vërtetojnë mbrojtjen jo efektive, sa afat i është lënë mbrojtjësve të zgjedhur për t`u njohur me aktet, si u caktuan mbrojtësit kryesisht, si u përjashtua A.Simoni, si u caktua Teodoresku dhe se si pretendohet se 1 orë kinse i mjaftoi Teodoreskut për t`u njohur me gjithë materialet e dosjeve. (Për të provuar paaftesinë e Teodoreskut vlen edhe ankimi i saj personal kundër vendimit të gjykatës se shkallës së parë për pushimin e kërkesës penale për shpifje kundër Berishës, etj.)
Urdhëri datë 22.10.2023 për ekzekutimin e vendimit penal nr. 112 datë 20.10.2023 për Berishën pa marrë formë të prerë– Procesverbali i pol gjyq per ekzekutimin e urdherit datë 22.10.2023 për Berishën.
Këto akte tregojnë që vendimi nr. 112 dt 20.10.2023 është ekzekutuar menjëherë (pa pritur të marrë formë të prerë), pa ju njoftuar Berishës sipas ligjit, nenit 246/3 te K.Pr.Penale. Njoftimi kryhet nga nëpunësi i gjykatës, nuk denigrohet subjekti duke u ndjekur nga policia gjyqesore kudo, në vendin ku ushtron aktivitet politik, në banesat e familjarëve siç kanë vepruar policia gjyqësore. Sipas procesverbalit të seancës gjyqësore të dt 24.10.2023 që ka paraqitur shteti, gjykata, Irena, i ka dorëzuar avokatëve në dt 24.10.2023 kopjen e vendimit nr. 112.
Çdo informacion për rezultatet e hetimit, të katërt, për të provuar që nuk ka patur asnjë të dhënë për kërcënim dëshmitarësh, dhe asnjë nevojë për prova që kërkonin domosdoshmerisht praninë e Berishës.
– parashtrimet në seancat e rezultateve të hetimit, për të provuar që është kërkuar revokimi i masave të sigurimit çdo herë.
– vendimet gjyqesore të shkallës së parë për çdo diligjencë.
– ankimet kundër vendimeve të shk. së parë për çdo diligjencë
– vendimet e apelit për çdo diligjencë.
– rekurset për ëdo diligjencë
– vendimet e kolegjit penal për çdo diligjencë se shteti ka dërguar vetëm të fundit.
Këto akte janë të nevojshme për të provuar që nevojat e hetimit nuk kanë patur domosdoshmerinë për caktimin e një mase sigurimi, pasi asnjë dëshmitar nuk ka patur të dhëna të jetë kërcënuar. Po ashtu provojnë që bazuar në nenin 316 të K.Pr.Penale prokuroria asnjëherë nuk ka kërkuar sigurimin e ndonjë prove për shkak të kërcënimit, apo rrezikut të ndryshimit të saj nga veprimet e Berishës.Procesverbali i seancës në Këshillin e Mandateve në datën 18.12.2023. Provon: (4.1) deklarimet e prokurorisë se nuk kishin frikë se Berisha do të fshihej pasi ishte çdo ditë në tv, (4.2) anëtarët e opozitës ishin përjashtuar më parë me shkaqe administrative, (4.3) protagonizmin e Alibeajt për të legjitimuar procedurën, pasi vetëm ai ka pyetur nëse kishte motive politike, (4.4) deklaratat e Bledi Çuçit dhe E. Felaj (deklaruan në media qysh ditë para mbledhjes se do votonin pro kërkesës së SPAK – pra se seanca ka qenë formale dhe e paragjykuar), (4.5) provon që prokuroria me dashje ka gënjyer dhe ka lejuar që deputetët të besonin se vendimi i masës së sigurimit kishte marrë formë të prerë. (4.6) Me tej veprimet e Alibeajt u legjitimuan nga bashkejetuesja në Gjykatën Kushtetuese ndonëse ju kërkua të jepte dorëheqje për shkak të konfliktit të interesit. Gjithashtu nga përmbajtja e procesverbalit provohet që nuk kanë verifikuar asnjë element të faktit të pretenduar penal, megjithë pyetjet e vazhdueshme të mbrojtjes.
Seanca e Kuvendit, botuar në fletore zyrtare, ku del që Berisha nuk është lejuar të flasë, në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit.
Kërkesën për shuarje mase sigurimi për Berishën dorëzuar në datë 07.11.2023
– vendimi nr. 442 datë 08.11.2023 i shk. së parë, Irenës me 3 mbiemra, për rrëzimin e kërkesës për shuarje, ku pranon që nuk ka arsyetuar vendimin nr, 117 të verifikimit të masës të pakten deri në datën 7 nëntor kur është dorëzuar kërkesa. Pra Berishës i kërkohet të zbatojë një vendim jo të formës së prerë, që nuk i është njoftuar, pasi pretendohet nga prokuroria që duhet të paraqitej në polici gjyqësore në datën 6 nentor, shiko procesverbalin qe ka shërbyer për zev. e masës, por nuk i lejohet ta ankimojë vendimin se nuk i dorëzohet sipas ligjit, nenit 248 të K.Pr.Penale brenda 48 orëve.
Praktikën e caktimit të gjyqtarit që ka gjykuar kërkesën për përjashtimin e Irenës datë 29.12.2023, për të provuar që ka qenë vetë Irena me 3 mbiemra që ka zgjedhur trupin gjykues që do të gjykonte perjashtimin e saj.
Vendimin e Gjykatës Kushtetuese (GJK) për dhënien e nje afati shtesë SPAK për t`u njohur me kërkesën kushtetuese kundër vendimit për caktimin e arrestit në shtëpi, për të provuar që vetë GjK nuk ka respektuar parimin e barazisë së palëve, duke pranuar që për një institucion që nuk ka kufij në resurse (pasi K.Pr.Penale nuk ka kufij sa prokurorë mund të ndjekin një procedim) ishin të nevojshme edhe 12 ditë të tjera për të njohur një kërkesë prej 100 faqesh, kurse për mbrojtësit e Berishës (të cilët sipas nenit 48 të K.Pr.Penale mund të jenë vetëm 2), afati prej vetëm disa orësh për t`u njohur me një vendim 200 faqe dhe 42 fashikuj në total mbi 20 mijë faqe, sipas GJK ishte objektiv dhe efektiv
Kufizimi i të drejtave politike duke pamundësuar kryetarin e opozitës të jetë në Parlament për thuajse 11 muaj.
Kufizimi i të drejtave kushtetuese të njeriut duke ndaluar komunikimin me këdo tjetër përveç personave që banojnë në të njëjtën banesë, gjë që përben një masë të pabazuar në ligj.
-

Amerikanët rikthehen në SPAK: Do ofrojnë sërish asistencë për hetimet e prokurorëve
Përfaqësuesit amerikanë të OPDAT (Oficeri i Ndihmës për Trajnimin dhe Asistencën në Prokurori) janë rikthyer sot në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ku do të vazhdojnë të ofrojnë asistencë për hetimet që po zhvillohen nga prokurorët e kësaj strukture.
Ekspertët amerikanë ishin larguar nga Shqipëria në fillim të muajit shkurt, pas një vendimi të Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për të pezulluar disa fonde për agjenci ndërkombëtare, përfshirë USAID.
Megjithatë, ata janë rikthyer tani për të vazhduar mbështetjen dhe asistencën e nevojshme për SPAK, një strukturë e krijuar për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri.
Që nga krijimi, SPAK ka përfituar mbështetje të vazhdueshme nga partnerët ndërkombëtarë, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat kanë kontribuar nëpërmjet disa misioneve, si OPDAT (Oficeri i Ndihmës për Trajnimin dhe Asistencën në Prokurori), ICITAP (Programi Ndërkombëtar i Trajnimit për Çështje të Krimit), DEA (Agjencia për Luftën kundër Drogës) dhe FBI (Byroja Federale e Hetimeve).
Kjo mbështetje ka qenë e rëndësishme për forcimin e kapaciteteve të institucioneve shqiptare në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. -

Përfaqësuesit amerikanë të OPDAT rikthehen në SPAK
Përfaqësuesit amerikanë të OPDAT (Oficeri i Ndihmës për Trajnimin dhe Asistencën në Prokurori) janë rikthyer sot në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ku do të vazhdojnë të ofrojnë asistencë për hetimet që po zhvillohen nga prokurorët e kësaj strukture.
Ekspertët amerikanë ishin larguar nga Shqipëria në fillim të muajit shkurt, pas një vendimi të Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për të pezulluar disa fonde për agjenci ndërkombëtare, përfshirë USAID.Megjithatë, ata janë rikthyer tani për të vazhduar mbështetjen dhe asistencën e nevojshme për SPAK, një strukturë e krijuar për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri.
Që nga krijimi, SPAK ka përfituar mbështetje të vazhdueshme nga partnerët ndërkombëtarë, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat kanë kontribuar nëpërmjet disa misioneve, si OPDAT (Oficeri i Ndihmës për Trajnimin dhe Asistencën në Prokurori), ICITAP (Programi Ndërkombëtar i Trajnimit për Çështje të Krimit), DEA (Agjencia për Luftën kundër Drogës) dhe FBI (Byroja Federale e Hetimeve).
Kjo mbështetje ka qenë e rëndësishme për forcimin e kapaciteteve të institucioneve shqiptare në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. -

“Duam fundin e luftës”, Netanyahu: Do zgjerojmë territorin, do marrim toka palestineze
Izraeli është i gatshëm të zgjerojë territorin e tij duke marrë pjesë nga territori i Rripit të Gazës.
Këtë fakt e ka bërë të diktur kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, i cili në një seancë dëgjimore në Parlament përsëriti kërcënimet kundër Hamasit, shkruan A2.
“Sa më shumë që Hamasi të vazhdojë në refuzimin e tij për të liruar pengjet tanë, aq më i fuqishëm do të jetë represioni që ne ushtrojmë, kjo përfshin edhe zgjerimin e territorit tonë kundrejt tokave palestineze dhe shumë gjëra të tjera”, tha Netanyahu.
Kërcënimi i Netanyahut lidhet me faktin se Hamasi nuk po i liron pengjet izraelite. Reagimi i Netanyahut vjen një ditë pasi ministri i Mbrojtjes së Izraelit paralajmëroi Gazën për marrje të mëtejshme të territorit.
Sakaq, palestinezët demonstruan kundër Hamasit në Gazën veriore, në atë që dukej të ishte protesta më e madhe kundër grupit militant që nga sulmet e tij ndaj Izraelit më 7 tetor 2023.
Videoja e siguruar nga CNN dhe Reuters tregojnë turma të mëdha, që vlerësohet se ishin mijëra njerëz. Ata brohorisnin “Për hir të Zotit, Hamas duhet jashtë”, “Terroristët e Hamasit” dhe “Duam t’i japim fund luftës”.
Një mesazh i shpërndarë në mediat sociale duket se bën thirrje për nëntë demonstrata kundër Hamasit në të gjithë Gazën, ku organizatorët e protestës thanë se “zërat tanë duhet të arrijnë të gjithë spiunët që shitën gjakun tonë”.
Protestat vijnë pasi numri i të vdekurve në Gaza kaloi 50 000 të dielën, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në enklavë. Kriza në enklavë, e cila mbështetet pothuajse ekskluzivisht në ndihmën humanitare, u përkeqësua kur Izraeli tha se po ndalonte të gjithë ndihmat nga hyrja në Gaza në fillim të marsit, pas prishjes së bisedimeve për zgjatjen e armëpushimit.
Izraeli e ka akuzuar shpesh Hamasin për vjedhjen e ndihmave humanitare të dërguara në enklavë për të “rindërtuar makinën e tij të luftës”, diçka që grupi militant e mohon. -
Liderët e Bashkimit Evropian janë zotuar se do të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën me armë
Liderët e Bashkimit Evropian janë zotuar se do të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën me armë, pavarësisht përpjekjes së Rusisë që të parandalojë dërgimin e armëve të Perëndimit në Kiev, përmes bisedimeve të vazhdueshme për armëpushim.
Liderët e bllokut evropian do të mblidhen në Bruksel më 20-21 mars kur pritet t’i miratojnë konkluzionet e samitit që përcaktojnë se “Bashkimi Evropian beson në qasjen e ‘paqes përmes forcës’, e cila kërkon që Ukraina të jetë në pozicionin më të fuqishëm të mundshëm, dhe kapacitetet e saj ushtarake janë elementët kryesorë”.Teksti përcakton që blloku evropian “të mbetet i përkushtuar, në koordinim me partnerët dhe aleatët e linjës së njëjtë, për të ofruar mbështetjen e duhur për Ukrainën dhe njerëzit e saj, teksa ushtron të drejtën e vet për vetëmbrojtje kundër agresionit rus të Rusisë”.
Takimi në Bruksel do të zhvillohet dy ditë pas një bisede teleonike mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe homologut të tij rus, Vladimir Putin, përgjatë së cilës dy liderët janë pajtuar për një pauzë 30-ditore në sulmet në infrastrukturën e energjisë.
Megjithatë, vetëm disa orë pas thirrjes, agjencitë ukrainase hekurudhore kanë konfirmuar se dronët rusë kanë shënjestruar infrastrukturën e energjisë të lidhur me sistemin hekurudhor në rajonin e Dnjipropetrovskut.
Në rrethana normale, 27 vendet e BE-së duhet t’i miratojnë konkluzionet me unanimitet, mirëpo diplomatët e BE-së i kanë thënë Radios Evropa e Lirë në kushte anonimiteti se Hungaria – e cila është secilën herë e më e afërt me Kremlinin – do të distancohet, ashtu sikurse ka ndodhur në një samit tjetër të BE-së të mbajtur më herët gjatë muajit.
Vendet e bllokut evropian janë mbajtur larg negociatave për luftën, të cilat janë mbajtur në Arabinë Saudite, mirëpo dokumenti thekson se “vendet e BE-së do të kontribuojnë në procesin e paqes dhe do të ndihmojnë në arritjen e një paqe afatgjatë për Ukrainën, e cila është në interesin e Ukrainës dhe gjithë BE-së”.
Megjithatë, askush nuk e përmend ndonjë të dërguar të BE-së për këto bisedime.
Spekulimet e fundit që qarkullojnë në Bruksel sinjalizojnë që ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel apo presidenti aktual i Finlandës, Alexander Stubb mund të emërohen në atë pozitë.
Diskutime konkrete nuk ka as për dërgimin e trupave ushtarake evropiane për të mbikëqyrur një marrëveshje potenciale për paqe, ndonëse një mundësi e tillë është shtyrë përpara vazhdimisht nga presidenti francez, Emmanuel Macron, ndonëse ideja është hedhur poshtë nga Moska.
Brukseli i ka edhe dy armë tjera që administrata Trump duket se i ka vendosur në tavolinën e negociatave, me qëllim të bindjes së Moskës për një marrëveshje për paqe: sanksionet kundër Kremlinit, dhe llogaridhënien për krime lufte.
Blloku evropian i ka vazhduar ndalesat në dhënie vizash dhe ka vazhduar të ngrijë asetet e 2.400 kompanive dhe individëve – përfshirë Putinit – që janë zbatuar prej nisjes së luftës së Moskës në Ukrainë më shumë se tre vjet më parë.
BE-ja “vazhdon të jetë e gatshme të rrisë presionin ndaj Rusisë, përfshirë vazhdimin e sanksioneve dhe përmes forcimit të masave ekzistuese”, është thënë në dokument.
Besohet se asetet ruse në vlerë të rreth 200 miliardë eurove vazhdojnë të jenë të ngrira në BE, kryesisht në Belgjikë.
Fondet duhet të mbesin të palëvizura “derisa Rusia t’i japë fund luftës kundër Ukrainës dhe ta kompensojë për dëmin e shkaktuar në luftë”, përmendet në dokument.
Vendet anëtare të BE-së kanë thënë se janë duke çuar përpara idenë e “llogaridhënës së plotë për krimet e luftës dhe krimet tjera serioze që janë kryer përgjatë agresionit rus kundër Ukrainës”.
Mes gjithë këtyre zhvillimeve, Uashingtoni ka thënë se do të tërhiqet nga Qendra Ndërkombëtare për gjykimin e krimeve të kryera kundër Ukrainës, një grup i formuar nga shtetet perëndimore më 2022, për të mbledhur të dhëna për ata që kanë përgjegjësi për krimet potenciale të luftës, shkruan REL. -

Protestuesit kundër Erdoganit, përshkallëzohet situata
Bota E Martë, 25 Mars 2025 19:20
Autoritetet turke kanë arrestuar afro 1.500 persona në protestat më të mëdha kundër Qeverisë në më shumë se një dekadë, tha më 25 mars ministri i Brendshëm i vendit, Ali Yerlikaya. Protestat shpërthyen më 19 mars pas arrestimit të kryetarit të Stambollit, Ekrem Imamoglut, rivalit kryesor politik të presidentit autoritar, Recep Tayyip Erdoganit, nën akuza për korrupsion – të cilat mbështetësit e tij i konsiderojnë të motivuara politikisht. Ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya, tha në një postim në X – dikur Twitter – më 25 mars se deri më tani janë ndaluar 1.418 persona në “demonstrata të paligjshme”, nga të cilët afro 1.000 janë ende në paraburgim. Ai, po ashtu, dënoi ata që, sipas tij, kishin “ofenduar” anëtarët e familjes së Erdoganit.
Gaz lotsjellës dhe plumba gomePërplasjet më të rënda mes protestuesve dhe policisë – e cila ka përdorur gaz lotsjellës dhe plumba gome – kanë ndodhur pranë Sheshit Saraçane, afër administratës së qytetit. Megjithatë, protestat e vëzhguara nga Radio Evropa e Lirë në Kadikoj, në anën aziatike të Stambollit, janë zhvilluar në mënyrë paqësore. Radio Evropa e Lirë ka folur me disa protestues në Kadikoj, ku të rinj me tatuazhe marshonin krah për krah me të moshuar me shkopinj, ndërsa demonstruesit mbanin në duar portrete të Imamoglut.
Një grua që po marshonte me flamurin turk në dorë, e cila u prezentua si Merve, tha se protesta “nuk ka të bëjë vetëm me arrestimin e Imamoglut”. “Për shumë vite, ky vend është keqtrajtuar, korrupsioni ka qenë i lartë dhe të drejtat e njeriut janë shkelur. Ne po protestojmë kundër kësaj”, tha Merve, 44 vjeç, për Radion Evropa e Lirë.
Imamoglu, 54 vjeç, u arrestua në shtëpinë e tij mëngjesin e 19 marsit bashkë me dhjetëra të tjerë në kuadër të një hetimi për korrupsion. Më 23 mars, ai u zgjodh kandidati i partisë opozitare CHP (Partia Popullore Republikane) për zgjedhjet presidenciale të planifikuara në Turqi për vitin 2028.
Protestat kundër arrestimit të tij kanë vazhduar në shumë qytete të Turqisë gjatë gjithë javës, pavarësisht thirrjeve nga autoritetet. Yerlikaya ka akuzuar disa protestues se po “terrorizojnë” rrugët. Gjatë protestave në Kadikoj më 23 mars, atmosfera ishte shumë më e qetë sesa përshkrimi i Yerlikayas, me pronarë të bizneseve të vogla që dilnin për të përshëndetur protestuesit që kalonin. Një dyqan suveniresh kishte vendosur fotografinë e Imamoglut përpara dyqanit.
“Dua demokraci”
Murati, një student 20-vjeçar, theksoi se Erdogan, i cili ka qenë në pushtet që nga viti 2003, është i vetmi lider që ai ka njohur. “Erdogan është në pushtet për më shumë se dy dekada. Nuk e dua më këtë, dua demokraci në vendin tim”, tha Murati. Erdogan tha më 24 mars se protestat për burgosjen e Imamoglut, i cili u zgjodh kryetar i Stambollit në vitin 2019, janë kthyer në një “lëvizje dhune” dhe se autoritetet do ta mbajnë partinë CHP përgjegjëse për dëmet materiale dhe plagosjet e policëve.
Flamuj të CHP-së ishin të pranishëm kudo në Kadikoj, ku ishte varur edhe një portret i madh prej pëlhure i Imamoglut në sheshin qendror. Lagjja e modës është e njohur mes banorëve laikë që frekuentojnë baret dhe kafiteritë. Ndërkohë, Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) e Erdoganit ka mbështetje të fortë nga segmentet më fetare të shoqërisë turke.
Mahmuti, një shofer taksie në Kadikoj, që mbështet Erdoganin, tha për Radion Evropa e Lirë se mendon se opozita nuk është e besueshme. “Ata janë të korruptuar. Dinë vetëm të mbajnë fjalime të bukura dhe të mashtrojnë njerëzit. Nuk duhet t’i mbrojmë”, tha ai. Protestat aktuale kundër Qeverisë janë më të mëdhatë që nga viti 2013, kur demonstratat fillimisht kundër planeve për të rindërtuar Parkun Gezi në Stamboll u shndërruan në protesta mbarëkombëtare. Ato protesta u shtypën ashpër nga autoritetet – organizatat për të drejtat e njeriut thonë se 11 persona u vranë dhe më shumë se 8.000 u plagosën. Ndërsa mbrëmja afrohej më 23 mars në Kadikoj, tingulli i tenxhereve që përplaseshin nga ballkonet në mbështetje të kryetarit të burgosur të Stambollit jehonte në ajër. /REL/ -

Zëvendëskryeministri serb, Aleksandar Vulin: Komplotistët kundër Trump qëndrojnë pas protestave në Serbi
Komplotuesit amerikanë kundër presidentit amerikan Donald Trump dhe disa shërbimeve evropiane të inteligjencës qëndrojnë pas protestave në Serbi, tha zëvendëskryeministri serb Aleksandar Vulin në një koment ekskluziv për TASS.“Revolucioni me ngjyra në Serbi është organizuar nga “Deep State” i SHBA-së, i njëjti që po përpiqet të pengojë përpjekjet për paqe të Presidentit Trump, si dhe disa shërbime të inteligjencës evropiane”, tha Vulin.
Sipas tij, “të njëjtët aktorë qëndrojnë pas sulmit ndaj presidentit Dodik dhe Republika Srpska”.“Këto sulme të njëkohshme kanë një qëllim – shembjen e Serbisë dhe sjelljen në pushtet të politikanëve në Serbi, të cilët do të ekzekutojnë gjithçka që kërkon Perëndimi, përfshirë sanksionet kundër Rusisë,” theksoi ai.
Pas shembjes së strukturës në stacionin hekurudhor në Novi Sad, Serbi, më 1 nëntor 2024, në republikë filluan protestat antiqeveritare, të cilat vazhdojnë edhe sot e kësaj dite. Protestuesit fajësojnë autoritetet e vendit për tragjedinë. -

Më shumë se 100,000 vetë protestojnë kundër Netanyahu dhe krimeve të luftës në Tel Aviv
Të paktën 100,000 njerëz kanë protestuar dje në Tel Aviv kundër kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, duke dënuar luftën e tij në Gaza e duke kërkuar kthimin e pengjeve të mbetur në shtëpi.
Shumica e protestuesve valëvisnin flamurë izraelitë dhe akuzonin Netanyahu për shkatërrim të institucioneve, ndërsa grupi anti-gjenocid që përfshihej në protestë akuzonte ushtrinë e Izraelit për krime lufte.
Në pankarta shkruhej “Ndalo masakrën!” në anglisht dhe në gjuhën hebreje , ndërsa grupi brohoriste “Siguria nuk arrihet me bombardimin e spitaleve.”
Protestuesit kërkonin gjithashtu rikthimin e kreut të shkarkuar të sigurisë Ronen Barof, me të cilin Netanjahu akuzohet se po fsheh të vërtetën mbi realizimin e sulmit të 7 tetorit 2023 që Hamas arriti të realizojë brenda Izraelit.
Kritikët thonë se qeveria izraelite ka nxitur ose toleruar vrasjen e qindra qytetarëve të saj për të krijuar pretekstin e nisjes së luftës së përgjakshme.
“Armiku më i madh i Izraelit është Benjamin Netanyahu,” tha në protestë 63-vejçari Moshe Haaharony, “sepse ai nuk e do vendin dhe qytetarët e tij”.
Ushtria e Izraelit ka vrarë rreth 50 000 palestinezë gjatë fushatës brutale në Gaza dhe ka rrafshuar qytete të tëra me bombardime dhe eksplozivë, ndërsa pas tërheqjes fillestare u zbuluan varre masive të palestinezëve të vrarë në spitalet e Nasser e al-Shifa në Gaza.FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
