foto ilustruese
TIRANË- Ditën e djeshme, policia arrestoi një 41-vjeçar në zonën e Kombinatit, pasi qëlloi me armë zjarri në drejtim të kunatit të tij, në banesën e këtij të fundit.
Ngjarja ndodhi rreth orës 15:00 në rrugën “Llambi Bonata”. Sipas informacioneve paraprake, 41-vjeçari ka qëlluar drejt 56-vjeçarit pas një konflikti të çastit, pasi ky i fundit dyshohet se kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, e cila është edhe motra e autorit të ngjarjes. Policia po vijon kërkimet edhe për nipin e autorit, pasi dyshohet se ka qenë i pranishëm në momentin e ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda arrestuan shtetasit M. T., 41 vjeç, dhe G. M., 54 vjeç, pasi ditën e djeshme, në rrugën “Llambi Bonata”, në banesën e 54-vjeçarit, shtetasi M. T., pas një konflikti të çastit, plagosi me armë zjarri kunatin e tij, shtetasin G. M., i cili dyshohet se pak më parë kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.Vijon puna për kapjen e shtetasit N. S. (nip i shtetasit M. T.), i cili ndodhej në banesë në momentin e ngjarjes. Arma e zjarrit u sekuestrua në cilësinë e provës materiale./ZËRI









