Tag: kumbulla

  • Moti i keq goditi drufrutorët, fermerët: Dëme të mëdha në sipërfaqet me kumbulla e qershi

    Moti i keq goditi drufrutorët, fermerët: Dëme të mëdha në sipërfaqet me kumbulla e qershi

    Reshjet e ditëve të fundit, shoqëruar edhe me dëborë, kanë dëmtuar drufrutorët, në veçanti qershinë dhe kumbullën. Jorgo Braholli, një nga fermerët e fushës së Dvoranit, tregon se dëmi ka shkuar deri në 90%.
    Fermerët janë të shqetësuar edhe për temperaturat që pritet të zbresin në vlera minimale gjatë këtyre ditëve dhe për dëmet që do të shkaktonte kjo ulje te mollët.
    Në fshatin Dvoran, gjatë viteve të fundit, janë shtuar së tepërmi sipërfaqet e mbjella me qershi e kumbulla. Vetëm këtë vit, fermerët kanë shtuar 4 hektarë kumbulla.

    /vizionplus.tv

  • Marash Kumbulla dhe Espanjoli vendosin titullin në La Liga, heqin Atletiko Madridin nga gara

    Marash Kumbulla dhe Espanjoli vendosin titullin në La Liga, heqin Atletiko Madridin nga gara

    Espanjoli ka hequr Atletiko Madridin nga gara e titullit kampion. Ekipi i Marash Kumbullës ka barazuar sot në shtëpi ndaj ekipit të SImeones në shifrat 1-1. Miqtë kaluan të parët në avantazh me anë të Azpilicueta-s në minutën e 39.
    Ndërkohë vendasit barazuan me Puadon në të 71 nga pika e bardhë e penalltisë. Marash Kumbulla luajti për 90 minuta në këtë takim dhe sipas Flashscore, meritonte notën 6.8. Pas këtij barazimi, Atletiko qëndron 6 pikë larg Barcelonës kryesuese dhe me një ndeshje më shumë të luajtur që do të thotë, kapitullim për vendin e parë. /Sport Ekspres/