Tag: kumbulla

  • Kumbulla dhe Muriqi nuk ia dalin dot të bëjnë surprizën, Reali merr fitoren e tretë radhazi (video)

    Kumbulla dhe Muriqi nuk ia dalin dot të bëjnë surprizën, Reali merr fitoren e tretë radhazi (video)

    Real Madrid fiton 2-1 ndaj Mallorca-s dhe merr kerun e La Ligës, me 9 pikë të plota në 3 javë. Vedat Muriqi dhe Marash Kumbulla e nisën të dy si titullar sonte për Mallorca-n, në transfertën e vështirë në “Santiago Bernabeu”. Do të ishte pikërisht Vedat Muriqi, i cili do të zhbllokonte shifrat dhe do të kalonte në avantazh Mallorca-n, me golin e shënuar me kokë në minutën e 17-të, pas krosimit nga këndit të Pablo Torre.
    Në minutën e 36-të, Alvaro Carreras kroson bukur në zonë, Dean Hujisen asiston me kokë për Arda Guler, i cili e kishte mjaft të lehtë të dërgonte topin në rrjetë po me kokë. Vetëm një minutë më pas, ishte Vinicius Junior, i cili shënoi një gol shumë të bukur, pas një topi të marrë nga Federico Valverde, braziliani tregoi gjithë klasin e tij, duke dërguar topin në rrjetë për herë të dytë. Pjesa e parë mbyllet 2-1 për madrilenët.
    Duhet përmendur fakti që Kylian Mbappe shënoi dy gola, por të dy u anulluan me ndërhyrjen e VAR, për pozicion jashtë loje. Në fillim të pjesës së dytë, vendasve iu anullua sërish një gol nga VAR, këtë herë nga Arda Guler, për prekje topi me dorë. Rezultati nuk ndryshoi deri në fund. Real Madrid fiton 2-1.
    Vedat Muriqi ishte lojtari më i mirë në fushë për Mallorca-n, i vlerësuar me notën 7.2. Vinicius Junior, lojtari më i mirë i ndeshjes, i vlerësuar me notën 7.8.
    SHIKOGOLAT

  • Kumbulla: Ja përse vendosa të luaj me Mallorca, këtu ka një projekt ambicioz

    Kumbulla: Ja përse vendosa të luaj me Mallorca, këtu ka një projekt ambicioz

    19 Gusht 2025

    9:51

    Telesport

    Marash Kumbulla do të luajë me Mallorca në La Liga sezonin e ri, pas transferimit në formë huazimi me mundësi blerjeje nga Roma, skuadra që ka kartonin e tij. Pas transferimit, mbrojtësi shqiptar dha deklaratën e parë.
    “Jam shumë i lumtur që po bashkohem me Mallorca“, tha qendërmbrojtësi shqiptar, që shtoi: “E kam shijuar kohën time në Spanjë në nivel futbollistik, por jo vetëm kaq. Më pëlqen shumë mentaliteti sportiv dhe kulturor i vendit”.
    “Jam përgatitur mirë dhe jam gati të kem një sezon të shkëlqyer dhe të ndihmoj Mallorca të synojë lart. Ekipi dhe rajoni kanë potencial të madh. Ky është një klub i përparuar dhe ka gjithçka që duhet për të pasur sukses. Jam entuziast për këtë projekt ambicioz“, tha Kumbulla.
    Më tej, Kumbulla deklaroi: “Trajneri më telefonoi dhe më beson. Ai me të vërtetë më donte këtu, ashtu si klubi dhe menaxhmenti i tij. Duhet të jemi ambiciozë, por mbi të gjitha, të punojmë me vendosmëri të madhe çdo ditë“.

  • Marash Kumbulla zbarkon në Spanjë te Majorka, Asllani do të largohet nga Interi

    Marash Kumbulla zbarkon në Spanjë te Majorka, Asllani do të largohet nga Interi

    Adriatik BALLA
    Lojtarët e përfaqësueses kuqezi e kanë nisur sezonin e ri si protagonistë me ekipet e tyre, duke spikatur që në javët e para. Më së shumti spikati Taulant Seferi në ligën e parë turke, kurse portieri Alan Sherri ndihmoi edhe i dëmtuar Frozinonen të arrijë fitoren ndaj Monzës. Ndërkohë, Marash Kumbulla ka mbërritur në Spanjë, gati për të nisur aventurën e tij të re me Majorkën, të paktën për sezonin e ardhshëm. Mbrojtësi shqiptar, i lindur në vitin 2000, është transferuar nga Roma në formë huazimi me të drejtë blerjeje. Për 24-vjeçarin ky është një rikthim në futbollin spanjoll, pasi sezonin e kaluar ai ka veshur fanellën e Espanjolit. Tani, ai do të kërkojë të fitojë një rol të rëndësishëm në skuadrën e drejtuar nga trajneri i Majorkës. Pas mbërritjes, Kumbulla ka dhënë edhe fjalët e para. “Jam shumë i lumtur që jam këtu. Zgjodha Majorkën sepse trajneri dhe drejtori sportiv më dhanë besim”, nënvizoi ai. Me këtë deklaratë, mbrojtësi kuqezi ka treguar vendosmërinë e tij për të qenë protagonist në La Liga dhe për të ndihmuar Majorkën në objektivat e saj në sezonin e ri.
    Asllani gjithnjë e më larg Interit
    Pas shitjes së mesfushorit të majtë Zalevski te Atalanta, Interi po përgatitet për një largim tjetër: ai i sulmuesit shqiptar, Kristjan Asllani. Që nga fillimi i korrikut, Asllani është zyrtarisht në treg, dhe interesimi më i madh tani vjen nga Bolonja, e cila ka kaluar Torinon në garë për nënshkrimin e tij. Klubi emilian ka marrë mbështetjen e plotë të lojtarit, i cili një muaj më parë kishte refuzuar një transferim te Betisi. Bolonja është gati të ulet në tryezën e negociatave me Interin për të arritur një marrëveshje. Interi vlerëson Asllanin, i cili ka luajtur më parë te Empoli, të paktën 15 milionë euro dhe po shqyrton mundësinë e një shitjeje të përhershme ose, si opsion i dytë, një huazim me detyrim blerjeje.
    Kuqezinjtë në Itali
    Frozinone ka shkaktuar një surprizë të madhe në Kupën e Italisë, duke mundur Monzën 1-0 dhe duke siguruar vendin në fazën e 1/16-ve, ku do të ndeshet me Kaljarin. Ndeshja në ‘U-Power Stadium’ ishte e tensionuar dhe plot emocione, me shumë raste për skuadrën pritëse, por golin vendimtar e shënoi Kvernadze në minutën e 92-të. Monza dominoi në pjesën më të madhe të ndeshjes por mbrojtja e Frozinones dhe portieri shqiptar Alen Sherri shpëtuan disa raste të pastra, duke mbajtur skuadrën në lojë deri në momentin vendimtar. Ndërkohë që Sherri pësoi një dëmtim të rëndë në minutën e 80-të, pasi u përplas me një shok të skuadrës. Gjithçka ndodhi në një tentativë për të larguar topin në vijën fatale.
    Seferi lë gjurmë në fitoren e Bodrumsporit
    Sulmuesi i Kombëtares, Taulant Seferi, ka realizuar një gol të bukur në ndeshjen mes Sivasporit dhe Bodrumit, e vlefshme për javën e dytë të Ligës së Parë të Turqisë. Goli i Seferit erdhi në minutën e 20-të, duke zhbllokuar sfidën në favor të miqve të Bodrumit. Sulmuesi shqiptar e bëri gjithçka të duket e lehtë, ndërsa mbrojtësi dhe portieri i Sivasporit nuk arritën ta ndalonin. Të dyja skuadrat, Sivaspor dhe Bodrum, ranë nga elita në fund të sezonit të kaluar, duke e bërë këtë sfidë një mundësi për të nisur sezonin e ri me pikë të rëndësishme.

  • Kumbulla zyrtarisht te Majorka, mbrojtësi shkruan emrin poshtë Muriqit

    Kumbulla zyrtarisht te Majorka, mbrojtësi shkruan emrin poshtë Muriqit

    U prezantua sot si lojtari më i ri i Majorkës në La Liga. Marash Kumbulla i bashkohet skuadrës ku aktivizohet sulmuesi dardan Vedat Muriqi.

    Dy klubet Roma dhe Majorka kanë kopsitur huazimin dhe të drejtën e klubit spanjoll për ta blerë në fund të sezonit për afro 8 milion euro.

    Intersant fakti që mbrojtësi kuqezi në daljen në ‘tabelë të zezë’ e ka shkruar emrin e tij poshtë Muriqit (video). Në një mënyrë për të treguar se sa i rëndësishëm do të jetë ai në skuadër./Sportiim.al/

    Un fichaje de altura 📏 pic.twitter.com/qDvWCorxib— RCD Mallorca (@RCD_Mallorca) August 18, 2025

    Vazhdo leximin

  • Kumbulla: Zgjodha Mallorcan sepse më besuan

    Kumbulla: Zgjodha Mallorcan sepse më besuan

    Mbrojtësi i Kombëtares, Marash Kumbulla, duket se do të largohet nga Roma pasi do të rikthehet në Spanjë, por këtë herë për të veshur fanellën e Mallorcas.

    Pas një sezoni në huazim po në La Liga, por me Espanyol, trajneri Gian Piero Gasperini nuk e ka përfshirë më në planet e tij te Roma, duke hapur rrugën për një tjetër huazim të 25-vjeçarit.
    Kumbulla pritet të kryejë vizitat mjekësore sot dhe më pas të firmosë kontratën me klubin spanjoll. Marrëveshja përfshin të drejtën e blerjes në fund të sezonit për një shumë që shkon deri në 8 milionë euro.

    Mallorca e sheh mbrojtësin shqiptar si përforcim të denjë, ndërkohë që për shërbimet e tij kishte interes edhe nga klube të tjera në Itali dhe Spanjë. Kumbulla ka përvojë në Serie A, ku është aktivizuar më parë veç Romës, edhe me Veronën dhe Sassuolon, ndërsa rikthimi në La Liga shihet si një mundësi për të rifituar formën më të mirë.
    Pas mbërritjes në ishull, Kumbulla ka thënë edhe fjalët e para, ndërsa do jetë shok  skuadre me Vedat Muriqin.
    “Jam shumë i lumtur që jam këtu. Zgjodha Mallorcan sepse trajneri dhe drejtori sportiv më dhanë besim”, tregoi ai.

  • Nuk e bind as Gasperinin te Roma! Marash Kumbulla firmos zyrtarisht në Spanjë, e merr ekipi që humbi me Barcelonën

    Nuk e bind as Gasperinin te Roma! Marash Kumbulla firmos zyrtarisht në Spanjë, e merr ekipi që humbi me Barcelonën

    Marash Kumbulla ka nisur një aventurë të re. Mbrojtësi shqiptar është lojtari më i ri i Mallorca, ndërsa më pas do të dalë edhe njoftim zyrtar në faqen e klubit spanjoll. Kumbulla ka mbërritur në Mallorca, teksa ka kaluar në formën e huazimit me të drejtën e blerjes së kartonit në fund të sezonit, për 8 milionë euro.
    Mallorca e nisi këtë sezon të ri duke humbur me Barcelonën dhe si përforcim në mbrojtje ka zgjedhur shqiptarin. Pas një sezoni të mirë me Espanjolin, këtë herë Kumbulla shkon në Mallorca pasi nuk e bindi dot as Gasperinin për të qëndruar te Roma. /Sport Ekspres/

    ??El central Marash Kumbulla arriba al Mallorca cedit de la Roma per aquesta temporada.
    ?Tot mentre el club es recupera de la derrota contra el Barça amb molta polèmica arbitral en l’estrena lliguera. pic.twitter.com/uRM5LIue1h
    — RTVEBalears (@RTVEBalears) August 18, 2025

  • Kumbulla me skuadër të re, ja ku do të luajë këtë sezon mbrojtësi i Kombëtares

    Kumbulla me skuadër të re, ja ku do të luajë këtë sezon mbrojtësi i Kombëtares

    Marash Kumbulla do të firmosë me Mallorcan, duke nisur një tjetër eksperiencë në La Liga. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare kalon nga Roma te skuadra spanjolle në formë huazimi, me opsion blerjeje përfundimtare prej 6 milionë eurosh plus 2 milionë bonuse.
    Ai rikthehet në Spanjë pas sezonit të kaluar të shkëlqyer me Espanyol, duke bindur Mallorcan që ta afrojë për të përforcuar repartin defensiv. Marrëveshja u arrit pasi u përcaktuan detaje të veçanta për pagën e lojtarit.
    Klubi spanjoll do të mbulojë pjesën më të madhe të rrogës së Kumbullës, ndërsa Roma do të kontribuojë për pjesën e mbetur. Në rast se Mallorca siguron mbijetesën dhe plotësohen disa kushte të caktuara, spanjollët do të paguajnë rrogën e plotë.
    Ky transferim i jep mbrojtësit shqiptar mundësinë për të fituar minuta të rëndësishme në një kampionat që tashmë e njeh mirë.

  • Kumbulla do të rikthehet në Spanjë, do të bëhet shok skuadre me futbollistin tjetër shqiptar

    Kumbulla do të rikthehet në Spanjë, do të bëhet shok skuadre me futbollistin tjetër shqiptar

    E ardhmja e Marash Kumbullës do të jetë në Spanjë. Mbrojtësi i Kombëtares ka marrë dritën e gjelbër nga Gasperini për t’u larguar, pasi nuk bën pjesë në projektin e tij për Romën. Lojtari 25-vjeçar do të vazhdojë karrierën e tij në La Liga, por këtë herë jo me fanellën e Espanjolit.
    Fabricio Romano ka bërë me dije se Kumbulla do të transferohet te Majorka, ku e pret një tjetër shqiptar, Vedat Muriqi. Palët kanë rënë në ujdi për një huazim një vjeçar me të drejtë blerjeje për 8 milionë euro./Sport Ekspres/

  • Oferta nga Spanja dhe Italia, mbrojtësi kuqezi merr vendimin për të ardhmen

    Oferta nga Spanja dhe Italia, mbrojtësi kuqezi merr vendimin për të ardhmen

    Mbrojtësi shqiptar Marash Kumbulla duket se ka marrë një vendim për të ardhmen e tij, duke synuar një transferim në Spanjë te Mallorca, pasi pritet të mbyllë kapitullin e aventurës me Romën. Sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romano, Kumbulla ka pasur oferta nga disa ekipe të ndryshme në Itali dhe Spanjë, por destinacioni i tij i preferuar mbetet Mallorca, ku luan edhe sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi.
    Klubi spanjoll duket se ka në plan të përforcojë mbrojtjen dhe të përgatitet për sezonin e ardhshëm, duke marrë në konsideratë një lojtar me përvojë në Seria A dhe Champions League. Kumbulla do të sjellë eksperiencë dhe aftësi mbrojtëse që mund të ndihmojnë skuadrën në stabilizimin e repartit pas një sezoni të vështirë.
    Transferimi pritet të përparojë gjatë ditëve në vijim, ndërsa tifozët e Mallorcas presin me padurim konfirmimin zyrtar nga klubi. Afrimi i Kumbullës mund të konsiderohet një goditje e rëndësishme për skuadrën spanjolle, e cila synon të ketë një mbrojtje të fortë dhe të qëndrueshme për të arritur objektivat e sezonit të ri.
    Për Kumbullën, kjo mund të jetë një mundësi për të rikuperuar ritmin e lojës dhe për të demonstruar cilësitë e tij në një kampionat të fuqishëm si La Liga, duke kontribuar në suksesin e Mallorcas dhe duke rritur prezencën e tij në futbollin ndërkombëtar. Transferimi gjithashtu do t’i mundësojë mbrojtësit të luajë pranë bashkëkombësve dhe të forcojë marrëdhëniet sportive në skuadër, duke krijuar një ambient të favorshëm për performanca të mira.
    Nëse gjithçka shkon sipas planit, Kumbulla do të bëhet një nga afrimet më të rëndësishme të Mallorcas këtë verë dhe pritet të ketë një rol kryesor në strategjinë e skuadrës për sezonin e ri.

  • Katër klube kërkojnë Kumbullën, mbrojtësi shqiptar e ka të qartë ku dëshiron të shkojë

    Katër klube kërkojnë Kumbullën, mbrojtësi shqiptar e ka të qartë ku dëshiron të shkojë

    Marash Kumbulla nuk bën pjesë në planet e trajnerit Gasperini. Ky i fundit ka dhënë dritën e gjelbër për largimin e mbrojtësit shqiptar. Kaljari është në negociata për shërbimet e lojtarit të Kombëtares kuqezi, ndërsa interesim ka pasur edhe nga Espanjoli si dhe një klub nga Serie A e një tjetër nga kampionati francez.
    Megjithatë Kumbulla e ka të qartë zgjedhjen e tij. Sipas medias spanjolle ‘Sport’, lojtari dëshiron rikthimin te Espanjoli. Kumbulla kaloi një sezon të shkëlqyer ne bardheblutë në edicionin e shkuar dhe synon të jetë përsëri pjesë e klubut katalanas. Espanjoli nga ana tjetër po shqyrton mundësitë e këtij transferimi. Spanjollët do të provojnë huazimin me të drejtë blerjeje, ndërsa Roma dëshiron shitjen përfundimtare të mbrojtësit./Sport Ekspres/