Tag: kumanovës

  • Kthesë e papritur… Atentati ndaj kandidatit të BDI-së në RMV, arrestohet gruaja e tij

    Kthesë e papritur… Atentati ndaj kandidatit të BDI-së në RMV, arrestohet gruaja e tij

    Një ditë pas ngjarjes së rëndë ku mbeti i plagosur Zekirja Shaini, kandidati i BDI-së për komunën e Likovës në Maqedoninë e Veriut, policia e shtetit fqinj ka vënë në pranga bashkëshorten e tij. 
    Gjithashtu, në lidhje me ngjarjen, janë thirrur gjashtë persona në stacionin policor të Kumanovës. 
    “Më 07.10.2025, punonjës policie nga Stacioni Policor i Kumanovës arrestuan A.A. (43) nga Tetova, për arsye të bazuara në dyshimin se ajo është e përfshirë në tentativën për vrasje të bashkëshortit të saj, Z. Sh. (43) nga fshati Sllupçan, Lipkovë. 
    Gjithashtu, në lidhje me ngjarjen, gjashtë persona janë thirrur për intervistim në Stacionin Policor të Kumanovës, ndërsa në shtëpinë e B.S. (50) nga Kumanova, është kryer bastisje me urdhër gjyqësor. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër A.A. do të parashtrohet kallëzim adekuat penal, ndërsa kundër L. F. (36) nga Gostivari, i cili dyshohet për tentativë vrasjeje dhe gjendet ende në arrati, gjithashtu do të paraqitet kallëzim penal pas konsultimit me Prokurorinë Themelore”, thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme. 
     
  • U qëllua politikani në Kumanovë, policia arreston bashkëshorten e tij për atentatin

    U qëllua politikani në Kumanovë, policia arreston bashkëshorten e tij për atentatin

    Policia ka arrestuar bashkëshorten e mjekut nga Kumanova, Zekirija Shahini, i cili u plagos para disa ditësh në një sulm të armatosur në qendër të Kumanovës. Ajo dyshohet se është e përfshirë në tentativën për vrasjen e tij.
    Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se 43-vjeçarja nga Tetova është ndaluar nga njësiti policor i Kumanovës, ndërsa gjashtë persona të tjerë janë thirrur për intervistim në lidhje me rastin. Po ashtu, me urdhër të gjykatës është kryer bastisje në shtëpinë e një 50-vjeçari nga Kumanova.
    “Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër të arrestuarës do të parashtrohet kallëzim penal për tentativë vrasjeje. Ndërkohë, po kërkohet edhe një 36-vjeçar nga Gostivari, i dyshuar si autor i të shtënave ndaj mjekut Shahini, i cili gjendet në arrati”, bëjnë të ditur nga MPB.
    Mjeku Zekirija Shahini, që është kandidat për këshilltar në komunën e Likovës, u qëllua me armë nga person i maskuar më 6 tetor, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetë pas trajtimit mjekësor në Spitalin e Kumanovës.

  • Plagosja e zyrtarit të BDI në Kumanovë, Ministria e Brendshme dhe Prokuroria jep detajet: Autori me kallashnikov…

    Plagosja e zyrtarit të BDI në Kumanovë, Ministria e Brendshme dhe Prokuroria jep detajet: Autori me kallashnikov…

    Nga të shtënat me armë zjarri sot në Kumanovë është plagosur Dr. Zekirija Shaini, zyrtar i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) dhe bartës i listës së këshilltarëve të koalicionit të Aleancës në komunën e Likovës.

    Sipas njoftimit zyrtar të Ministrisë së Brendshme (MPB) Ngjarja ka ndodhur para ndërtesës së Komunës së Kumanovës, ku sipas informacioneve fillestare, persona të panjohur kanë shtënë me kallashnikov në drejtim të makinës së Shainit. Si pasojë, ai ka pësuar plagë në këmbë, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetë.
    “Rreth orës 13:54 minuta në Kumanovë, dy persona të panjohur kanë shtënë me armë në veturën e personit Z.Sh nga fshati Sllupçan, i punësuar në Klinikën e Pulmologjisë. Me ndihmën e parë është dërguar në Spitalin e Qytetit”, njoftuan nga Sektori për Punë të Brendshme (SPB) Kumanovë.
    Policia ka nisur hetimet dhe po punon për zbardhjen e plotë të rastit. Ndërkohë, Prokuroria Publike e Kumanovës ka konfirmuar se dy prokurorë publikë ndodhen në vendngjarje për të mbledhur gjurmë dhe prova materiale.
    “Lidhur me incidentin në Kumanovë, dy prokurorë publikë nga Prokuroria Themelore Publike e Kumanovës kanë shkuar në vendngjarje dhe po ndërmarrin veprime hetimore. Indikacionet fillestare nuk tregojnë motive politike pas incidentit të armatosur, por po verifikohen të gjitha rrethanat”, thuhet në reagimin e prokurorisë.
    Hetimet vazhdojnë, ndërsa autorët e sulmit janë ende në arrati.

  • EMRI+FOTO/ Ja kush është politikani i plagosur në Kumanovë, kandidat i partisë shqiptare

    EMRI+FOTO/ Ja kush është politikani i plagosur në Kumanovë, kandidat i partisë shqiptare

    Personi i plagosur në incidentin me armë zjarri që ndodhi këtë të martë në rrugën “Dimitrija Tucakovic” në Kumanovë është jashtë rrezikut për jetën. Lajmi është konfirmuar për agjencinë MIA nga drejtori i Spitalit të Përgjithshëm të Kumanovës, Sasho Stosevski.

    Sipas tij, i plagosuri është pranuar me katër plagë nga arma e zjarrit, në zonën e parakrahut të majtë dhe gjurit të djathtë.

    “Janë kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme përfshirë rëntgenin dhe skanerin kompjuterik. Gjendja e tij është stabile dhe jashtë rrezikut për jetën. Pacienti është transportuar në klinikat në Shkup me një automjet të Spitalit të Përgjithshëm të Kumanovës,” tha Stosevski.

    Ndërkohë, Qendra e Emergjencës pranë TOARILUC ka konfirmuar se personi i plagosur është pranuar tek ata dhe se do të japin detaje shtesë në vijim për gjendjen e tij. Autoritetet po hetojnë rrethanat e ngjarjes.

    I plagosuri është identifikuar si Zekrija Shaini 43 vjeç, nga fshati Sllupçan i komunës së Likovës dhe është dërguar për trajtim në spitalin e Kumanovës, bëri të ditur Ministria për Punë të Brendshme në Maqedoninë e Veriut.

  • Të shtëna me armë në Kumanovë, plagoset zyrtari i BDI-së

    Të shtëna me armë në Kumanovë, plagoset zyrtari i BDI-së

    Një person është plagosur pasditen e 7 tetorit në një rrugë prapa ndërtesës së Komunës së Kumanovës, pasi u qëllua me armë zjarri nga një makinë që ishte në lëvizje. I plagosuri është kandidat dhe bartës i listës së këshilltarëve të Bashkimit Demokratik për Integrim në Likovë për zgjedhjet lokale të 19 tetorit.
    I plagosuri është identifikuar si Z.Sh., 43 vjeç, nga fshati Sllupçan i komunës së Likovës dhe është dërguar për trajtim në spitalin e Kumanovës, bëri të ditur Ministria për Punë të Brendshme në Maqedoninë e Veriut.
    Televizioni Telma raportoi se personi i plagosur është punonjës në Klinikën e Pulmologjisë në Shkup.

    Zyra e Prokurorisë Publike tha se sipas indikacioneve të para ngjarja nuk duket se ka motive politike, por shtoi se po hetohen të gjitha rrethanat.
    “Dy prokurorë nga Zyra e Prokurorisë Themelore të Kumanovës kanë shkuar në vendngjarje dhe po kryejnë hetimet. Gjurmët dhe të provat materiale po grumbullohen dhe më pas do të ekzaminohen. Një person është ndaluar lidhur me të shtënat, ndërkaq në kërkim është sulmuesi”, tha Zyra e Prokurorisë Publike.
    BDI-ja njoftoi se, në shenjë solidariteti me të plagosurin dhe për shkak të seriozitetit të kësaj ngjarjeje, partia ka pezulluar të gjitha aktivitetet e planifikuara për sot.
    Kjo parti shqiptare kërkoi që institucionet të ndërmarrin hapa konkretë për të rikthyer besimin e publikut dhe sigurisë në terren.
    “Jemi të shqetësuar nga sulmi i armatosur ndaj kandidatit tonë dhe bartësit të listës në komunën e Likovës, i cili u qëllua nga persona me maska dhe u plagos. Fatmirësisht, jeta e tij është jashtë rrezikut dhe ai po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor. Ne dënojmë ashpër këtë akt barbar dhune dhe kërkojmë nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Prokuroria Publike të reagojnë menjëherë, me transparencë të plotë dhe me vendosmëri, për të identifikuar, arrestuar dhe sjellë para drejtësisë autorët e këtij atentati”, tha BE-ja përmes një njoftimi.
    Ky subjekt politik u bëri thirrje mbështetësve dhe qytetarëve që të ruajnë qetësinë dhe “të mos bien pre e provokimeve dhe të tregojnë maturinë që gjithmonë e ka karakterizuar lëvizjen tonë”.
    Ministria e Brendshme tha se incidenti ndodhi në orën 13:54, kur autoritetet morën informatën se në kryqëzimin e rrugës Dimitrije Tuçoviq dhe Oktomvri 11 në Kumanovë, dy persona që po lëviznin me një makinë qëlluan me armë zjarri drejt Z.Sh.
    “Ai është plagosur dhe është dërguar për trajtim mjekësor në spitalin në Kumanovë”, tha ministria.
    Autoritetet thanë se policia ka dalë në vendin ku ndodhi ngjarja, që përveç ndërtesës së komunës, gjenden edhe zyra të gjykatës, postës dhe policisë.
    Ndërkaq, drejtori i spitalit të Kumanovës, Sasho Stoshevski, konfirmoi për agjencinë MIA se i plagosuri është jashtë rrezikut për jetë.
    “Personi është pranuar me katër plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit në parakrahun e majtë dhe gjurin e djathtë. I kemi kryer të gjitha ekzaminimet. Pacienti është jashtë rrezikut për jetë. Ai është transportuar në spitalin e Shkupit”, tha Stoshevski.
    Ngjarja ndodhi dy javë para se Maqedonia e Veriut të mbajë zgjedhjet lokale. Për zgjedhjet e 19 tetorit, partitë janë duke zhvilluar fushatë 20-ditore.

  • Ngjarje e rëndë në Kumanovë, qëllohet me armë zjarri zyrtari i BDI-së, autori e gjuajti nga një makinë në lëvizje

    Ngjarje e rëndë në Kumanovë, qëllohet me armë zjarri zyrtari i BDI-së, autori e gjuajti nga një makinë në lëvizje

    Ngjarja ndodhi dy javë para se Maqedonia e Veriut të mbajë zgjedhjet lokale. Për zgjedhjet e 19 tetorit, partitë janë duke zhvilluar fushatë 20-ditore./REL

    Top Channel

  • Një zyrtar i BDI-së plagoset me armë në Kumanovë

    Një zyrtar i BDI-së plagoset me armë në Kumanovë

  • Ngjarje e rëndë në Maqedoninë e Veriut, plagoset me armë kandidati i BDI-së në Kumanovë! Zyrtari është…

    Ngjarje e rëndë në Maqedoninë e Veriut, plagoset me armë kandidati i BDI-së në Kumanovë! Zyrtari është…

    Një person është plagosur pasditen e 7 tetorit në një rrugë prapa ndërtesës së Komunës së Kumanovës, pasi u qëllua me armë zjarri nga një makinë që ishte në lëvizje. 
    I plagosuri është kandidat dhe bartës i listës së këshilltarëve të Bashkimit Demokratik për Integrim në Likovë për zgjedhjet lokale të 19 tetorit. 
    I plagosuri është identifikuar si Z.Sh., 43 vjeç, nga fshati Sllupçan i komunës së Likovës dhe është dërguar për trajtim në spitalin e Kumanovës, bëri të ditur Ministria për Punë të Brendshme në Maqedoninë e Veriut. 
    Televizioni “Telma” raportoi se personi i plagosur është punonjës në Klinikën e Pulmologjisë në Shkup. 
    Zyra e Prokurorisë Publike tha se sipas indikacioneve të para ngjarja nuk duket se ka motive politike, por shtoi se po hetohen të gjitha rrethanat, informon Radio Evropa e Lirë. 
    “Dy prokurorë nga Zyra e Prokurorisë Themelore të Kumanovës kanë shkuar në vendngjarje dhe po kryejnë hetimet. Gjurmët dhe të provat materiale po grumbullohen dhe më pas do të ekzaminohen. Një person është ndaluar lidhur me të shtënat, ndërkaq në kërkim është sulmuesi”, tha Zyra e Prokurorisë Publike. 
    BDI-ja njoftoi se, në shenjë solidariteti me të plagosurin dhe për shkak të seriozitetit të kësaj ngjarjeje, partia ka pezulluar të gjitha aktivitetet e planifikuara për sot. 
    Kjo parti shqiptare kërkoi që institucionet të ndërmarrin hapa konkretë për të rikthyer besimin e publikut dhe sigurisë në terren. 
    “Jemi të shqetësuar nga sulmi i armatosur ndaj kandidatit tonë dhe bartësit të listës në komunën e Likovës, i cili u qëllua nga persona me maska dhe u plagos. Fatmirësisht, jeta e tij është jashtë rrezikut dhe ai po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor. Ne dënojmë ashpër këtë akt barbar dhune dhe kërkojmë nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Prokuroria Publike të reagojnë menjëherë, me transparencë të plotë dhe me vendosmëri, për të identifikuar, arrestuar dhe sjellë para drejtësisë autorët e këtij atentati”, tha BE-ja përmes një njoftimi. 
    Ky subjekt politik u bëri thirrje mbështetësve dhe qytetarëve që të ruajnë qetësinë dhe “të mos bien pre e provokimeve dhe të tregojnë maturinë që gjithmonë e ka karakterizuar lëvizjen tonë”. 
    Ministria e Brendshme tha se incidenti ndodhi në orën 13:54, kur autoritetet morën informatën se në kryqëzimin e rrugës Dimitrije Tuçoviq dhe Oktomvri 11 në Kumanovë, dy persona që po lëviznin me një makinë qëlluan me armë zjarri drejt Z.Sh. 

  • Sërbët fshehin pllakat e gurve që shkruajnë “DARDANIO”

    Sërbët fshehin pllakat e gurve që shkruajnë “DARDANIO”

    Shkruan: Fahri XHARRA

    Banorët e pare të këtij qyteti kanë qenë Ilirët. Ilirët nuk ishin banorë vetëm të këtij qyteti por ata popullonin mbarë Gadishullin Ballkanik.

    Në këto vende flitej pothuajse e njëjta gjuhë sikurse gjuha e sotshme Shqipe. Me rendësi është të përmendim se Pellazgët dhe Ilirët ishin banorët autokton të këtyre anëve Ilirët lanë pas artefakte të cilat dëshmojnë dhe prezantojnë një civilizim inteligjent.

    Në kohën e Ilirisë, Kumanova grindej në provincën Dardane. Dardania ishte njëra ndër krahinat më të mëdha Ilire. Besohet se edhe fiset tjera Ilire siç janë fisi Peon dhe fisi Narop jetonin në Karadak dhe Kumanovë. Fisi Narop besohet të jetë si nën fis Dardan. Artefaktet provojnë se rrethi i Kumanovës ishte rreth me plot gjallëri jetë gjatë kohës antike. Ilirët ndërtonin qytetet në vende të volitshme për jetës. Ilirët ndërtonin qytetet afër maleve, ose në udhëkryqe kryesore.screenshot_740Kumanova gjendet në rrugën e lashtë që në atë kohë lidhte rajonin e Panonisë me atë të Pontis. Në mitologji, Dardani ishte djali i Ilirit. Enkelei, Autarieusi, Maedusi, Taulanti, dhe Përhaebusi ishin djemt e Ilirit. Në basë të etimologjisë, emri Kumanova është emër Ilir.

    Populli Sllav tentuan të ndryshojnë kuptimin e emrit. Sllavo Maqedonët duke mohuar ekzistimin shekullor të Shqiptarëve dhe Ilirëve në këto rajone shpifiën një hipotezë se gjoja emri Kumanovë rrjedh nga fisi Kuman që paska jetuar në dhe përreth Kumanovës.

    Disa Shqiptarë të “ndershëm” të paguar nga shteti përmbanin këtë ide dhe tentuan ta bindin popullsinë Shqiptare të Kumanovës duke e mohuar autonomin dhe aborigjinalitetin e popullit Shqiptar dhe Ilir të këtij rajoni.Sllavët me të gjitha forcat e tyre mohojnë se Shqiptarët kanë prejardhjen nga Ilirët dhe fabrikojnë ide që tentojnë të falsifikojnë historinë e vërtet.screenshot_741Me e fundit ishte fabrikimi i historisë me Enciklopedinë shovene dhe nacionaliste dhe pansllaviste e cila i shpall luftë popullit Shqiptar jo vetëm ne Kumanovë dhe vend por gjithë Shqiptareve.Ideja se fisi Kuman ka jetuar ne Kumanove është e gabuar dhe fabrikim dhe shpifje sllavo maqedone. Pasardhësit e Kumaneve janë Oguzet, dhe pasardhësit e Oguzeve janë Osmanlit ose Turqit e sotshëm. Njoftohu me fisin Kuman i cili ku ka jetuar ka lëne gjurma dhe artefakte sikurse avaret ne Hungari, Rumuni, Ukrainë (.https://en.wikipedia.org/wiki/Cumania ) por jo ne tokat tona.screenshot_742

    Vizitat e e ndryshme nga ata që e “shkruan “ historinë e Kumanovës ishin Pukvil 1800 , Gomera 1810,Dupiçanin 1835. Bue 1838, Papadopulos 1856 Hanh 1862, Hadzi Vasiljevič 1865, Timaev 1865Harački’s List 1868, Bjankoni 1885 ,Novakovič 1886 , Petrov1886 Sal-Name 1887, Veselinovič 1887.Gopčevič 1889 .Por, cili e shkroi të vërtetën ?Fotot: Lutfi Bina

  • 23 – 24 tetori i vitit 1912 shënon ramjen e Kumanovës në duar të ushtrive serbe

    23 – 24 tetori i vitit 1912 shënon ramjen e Kumanovës në duar të ushtrive serbe

    Agron Islami

    23-24 tetori i vitit 1912 shenon ramjen e Kumanovës ne duar te ushtrive serbe

    Ushtria e molisur osmane humbi luften dhe siç shihet ne foto prapa vehtes la artilerine dhe ushtarë te shumte (shumica shqiptar) te cilet ne fillim u roberuan, e me pas u masakruan nga serbet. Keta te fundit, nuk kursyen as shtepit e shqiptareve dhe objektet qe ishin simbol i qytetit, sikur, Xhamine Tatar Bej, Sahat Kullen etj.