Tag: kumanovë

  • Skandaloze në Kumanovë/ Kore raciste dhe antishqiptare në ndeshjen e basketbollit Maqedoni e Veriut-Rumani (VIDEO)

    Skandaloze në Kumanovë/ Kore raciste dhe antishqiptare në ndeshjen e basketbollit Maqedoni e Veriut-Rumani (VIDEO)

    Ngjarjet shqetësuese janë përsëritur sërish në palestrën e sportit në Kumanovë, ku gjatë ndeshjes së basketbollit mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë u dëgjuan kore me gjuhë urrejtjeje, raciste dhe ksenofobe kundër shqiptarëve.
    Një pjesë e tifozëve në tribunë brohorisnin refrene urrejtjeje si: “Le ta kuptojnë shqiptarët e mallkuar, emri maqedonas nuk do të zhduket. Maqedoni e pastër, e pastër, e pastër.”

    Pavarësisht se këto thirrje dëgjoheshin qartë, asnjë prej autoriteteve të pranishme në sallë nuk ndërhyri për t’i ndalur.

    Në tribunat e palestrës ndodheshin personalitete të larta shtetërore, përfshirë kryeministrin Hristijan Mickoski, kryetarin e Kumanovës Maksim Dimitrievski, ministrin e Punëve të Jashtme Panço Toshkovski dhe zëvendëskryeministrin Ivan Stoilkoviq. Por, prania e tyre nuk shërbeu si pengesë për vazhdimin e gjuhës së urrejtjes.
    Incidenti nuk u kufizua vetëm në një moment të izoluar. Gjatë gjithë ndeshjes, u dëgjuan parulla edhe më ekstreme, përfshirë fraza tronditëse si:“Shqiptari i mirë është shqiptari i vdekur” dhe “Dhoma e gazit për shqiptarët”, duke sjellë në vëmendje retorika të errëta të historisë evropiane që përfaqësojnë kulmin e racizmit dhe dhunës etnike.
    Pas përfundimit të ndeshjes, nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar, distancim publik apo kërkim faljeje nga organizatorët, federata apo institucionet shtetërore, ndonëse incidenti ka ngjallur indinjatë të thellë në opinionin publik dhe komunitetet shqiptare në rajon.

  • Thirrjet raciste ndaj shqiptarëve në Kumanovë/Spiropali: Gjuha e urrejtjes…

    Thirrjet raciste ndaj shqiptarëve në Kumanovë/Spiropali: Gjuha e urrejtjes…

    Kryeparlamentarja Elisa Spiropali ka reaguar pas ngjarjes së ndodhur në Kumanovë të Maqedonisë së Veriut, ku gjatë një ndeshjeje basketbolli mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë u dëgjuan thirrje raciste dhe fyese ndaj shqiptarëve.
    Përmes një reagimi në rrjete sociale, Spiropali e cilëson incidentin si të papranueshë.
    Sipas saj, ky incident sjell në kujtesë të hidhur se rruga drejt një shoqërie të drejtë dhe gjithëpërfshirëse kërkon përkushtim të vazhdueshëm.
    Reagimi i Spiropalit:
    Ngjarja e djeshme në Kumanovë, ku një ndeshje basketbolli u njollos nga thirrje ekstremisht fyese dhe përjashtuese ndaj shqiptarëve, është e papranueshme dhe një kujtesë se rruga drejt një shoqërie të drejtë, gjithëpërfshirëse dhe të respektit të ndërsjellë kërkon angazhim të pandërprerë.
    Gjuha e urrejtjes që nxit dhunën, konfliktin etnik dhe racizmin, nuk ka vend në asnjë hapësirë publike, e aq më pak në sport, që në thelb të tij mbart frymën e bashkimit, të bashkëpunimit, të lojës së ndershme dhe të respektit ndaj tjetrit.
    Vlerësoj reagimin e institucioneve të RMV, duke kërkuar njëkohësisht reagim edhe më fortë publik të zyrtarëve më të lartë të vendit mik.
    Bashkëjetesa ndëretnike në Maqedoninë e Veriut është një vlerë e përbashkët në rrugën europiane, që duhet ruajtur dhe kultivuar me përgjegjësi nga të gjithë faktorët në rajon, përmes veprimit, qëndrimeve dhe shembullit.
    Sjellja korrekte në fusha, në tribuna dhe në institucione flet shumë për vizionin tonë për të ardhmen.
    Shqipëria dhe shqiptarët mbeten të palëkundur në promovimin e një bashkëjetese model dhe larg ndasive të dala mode e boje.

  • Thirrjet raciste ndaj shqiptarëve gjatë ndeshjes në Kumanovë, reagon Spiropali: Gjuha e urrejtjes nuk ka vend në sport

    Thirrjet raciste ndaj shqiptarëve gjatë ndeshjes në Kumanovë, reagon Spiropali: Gjuha e urrejtjes nuk ka vend në sport

    Kryeparlamentarja Elisa Spiropali ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Kumanovë, Maqedonia e Veriut, ku gjatë një ndeshjeje basketbolli mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë u dëgjuan thirrje raciste dhe fyese ndaj shqiptarëve.
    Në një deklaratë publike, Spiropali e cilëson incidentin si të papranueshëm dhe një kujtesë e hidhur se rruga drejt një shoqërie të drejtë dhe gjithëpërfshirëse kërkon përkushtim të vazhdueshëm.
    “Ngjarja e djeshme në Kumanovë, ku një ndeshje basketbolli u njollos nga thirrje ekstremisht fyese dhe përjashtuese ndaj shqiptarëve, është e papranueshme,” shprehet Spiropali.
    Ajo nënvizon se sporti, në thelb, përfaqëson vlera si bashkimi, bashkëpunimi, loja e ndershme dhe respekti, dhe nuk duhet të shndërrohet në platformë për gjuhë urrejtjeje, racizëm apo nxitje konfliktesh etnike.
    Spiropali vlerëson reagimin e institucioneve të Maqedonisë së Veriut pas incidentit, por thekson nevojën për një qëndrim më të fortë edhe nga zyrtarët më të lartë të vendit.
    “Bashkëjetesa ndëretnike në Maqedoninë e Veriut është një vlerë e përbashkët në rrugën europiane, që duhet ruajtur dhe kultivuar me përgjegjësi nga të gjithë faktorët në rajon,” vijon ajo.
    Kryetarja e Kuvendit përmbyll reagimin e saj me një mesazh të qartë për rëndësinë e sjelljes në tribuna dhe institucione, duke theksuar se Shqipëria dhe shqiptarët mbeten të palëkundur në promovimin e një modeli bashkëjetese dhe tolerancë, larg ndasive që i përkasin së kaluarës.
    Reagimi i plotë:
    “Ngjarja e djeshme në Kumanovë, ku një ndeshje basketbolli u njollos nga thirrje ekstremisht fyese dhe përjashtuese ndaj shqiptarëve, është e papranueshme dhe një kujtesë se rruga drejt një shoqërie të drejtë, gjithëpërfshirëse dhe të respektit të ndërsjellë kërkon angazhim të pandërprerë.
    Gjuha e urrejtjes që nxit dhunën, konfliktin etnik dhe racizmin, nuk ka vend në asnjë hapësirë publike, e aq më pak në sport, që në thelb të tij mbart frymën e bashkimit, të bashkëpunimit, të lojës së ndershme dhe të respektit ndaj tjetrit.
    Vlerësoj reagimin e institucioneve të RMV, duke kërkuar njëkohësisht reagim edhe më fortë publik të zyrtarëve më të lartë të vendit mik.
    Bashkëjetesa ndëretnike në Maqedoninë e Veriut është një vlerë e përbashkët në rrugën europiane, që duhet ruajtur dhe kultivuar me përgjegjësi nga të gjithë faktorët në rajon, përmes veprimit, qëndrimeve dhe shembullit.
    Sjellja korrekte në fusha, në tribuna dhe në institucione flet shumë për vizionin tonë për të ardhmen.
    Shqipëria dhe shqiptarët mbeten të palëkundur në promovimin e një bashkëjetese model dhe larg ndasive të dala mode e boje.”

  • ‘Dhoma gazi për shqiptarët’/ Thirrje skandaloze në prani të krerëve të shtetit në RMV

    ‘Dhoma gazi për shqiptarët’/ Thirrje skandaloze në prani të krerëve të shtetit në RMV

    Një incident i rëndë me tone nacionaliste dhe gjuhë të urrejtjes ndaj shqiptarëve ka ndodhur gjatë ndeshjes së parakualifikimeve për Kampionatin Botëror të basketbollit mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë, e zhvilluar të shtunën në qytetin e Kumanovës.

    Në prani të drejtuesve më të lartë të shtetit – përfshirë kryeministrin Hristijan Mickoski, kryetarin e komunës së Kumanovës Maksim Dimitrievski, ministrin e Jashtëm Panço Toshkovski dhe zëvendëskryeministrin Ivan Stoilkoviç – një pjesë e tifozëve në tribunë lëshuan thirrje të hapura anti-shqiptare, pa asnjë ndërhyrje nga autoritetet.

    “Le ta kuptojnë shqiptarët e mallkuar, emri maqedonas nuk do të zhduket. Maqedoni e pastër, e pastër, e pastër” – ishte një nga refrenët që u dëgjua qartë gjatë sfidës, sipas raportimeve nga media lokale.

    Skandali nuk përfundoi aty. Gjatë lojës, u dëgjuan edhe thirrje më të rënda si “Shqiptari i mirë është shqiptari i vdekur” dhe “Dhoma e gazit për shqiptarët”, duke rikthyer në kujtesë retorika të errëta dhe të rrezikshme nga historia e Evropës.

    Incidenti ka nxitur reagime të forta në rrjetet sociale ndërsa një ditë më pas thirrjet janë dënuar nga autoritetet. Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti bëri thirrje që rasti të zbardhet.

    “Dënoj ashpër thirrjet raciste dhe anti-shqiptare të dëgjuara gjatë ndeshjes së basketbollit, në Kumanovë. Fjalët fyese dhe këngët që nxisin urrejtje, nuk kanë vend në shtetin dhe shoqërinë tonë. Ato përbëjnë një sulm ndaj bashkëjetesës, dhe barazisë që e bëjnë Maqedoninë e Veriut unike”, tha Mexhti.

    Kreu i partisë “Besa”, Bilall Kasami duke dënuar thirrje ka porositur se një shtet si Maqedonia e Veriut nuk është një rezervat etnik, por mozaik kulturor i cili duhet ndërtuar me frymën e përbashkët.

    “Ajo që ndodhi në Kumanovë nuk është vetëm një moment turpi për sportin, por një goditje me grusht ndaj idesë më themelore të qytetarisë: që ne jemi të ndryshëm, por të barabartë. Fyerjet raciste nuk janë “shprehje spontane të pakënaqësisë”, por tërbime primitive që kërkojnë vend në një kohë që nuk u përket”, tha Kasami, Kryetar i komunës së Tetovës.

    Edhe VMRO-DPMNE-ja në pushtet i ka dënuar thirrjet, duke i cilësuar ato si të përgatitura nga struktura kriminale që duan të mbulojnë veprimtarinë e tyre të ndyrë me urrejtje dhe përçarje.

    “Dënojmë çdo sulm nacionalist dhe gjuhë të urrejtjes, pa marrë parasysh se nga vijnë. Kjo i shkon për shtati vetëm rrymave dhe partive politike që me vite mbjellin politika të urrejtjes ndaj njëri tjetrit”, – u shpreh Brane Petrushevski, Deputet i VMRO-DPMNE-së.

    Veprimet i ka dënuar edhe opozita. Arben Taravari i ka cilësuar si thirrje ndaj të cilave kryeminsitri nuk guxon të heshtë.

    “Dje në Kumanovë, në një ndeshje basketbolli, në prezencë të Kryeministrit Mickovski, përfaqësues të VLEN-it, ministrit të punëve të Brendshme Toshkovski e të tjerë pushtetarë, neve, shqiptarëve na është sharë nëna, familja, origjina, fisi dhe fara në kor nga tifozë maqedonas!”, tha Arben Taravari, Kryetar i Aleancës për Shqitparët.

    Ndërsa BDI kërkoi dorëheqjen e dy zëvendësministrave nga radhët e VLEN.

    ”BDI kërkon përgjegjësi politike për skandalin në Kumanovë: Të dorëhiqen Astrit Iseni dhe Safije Sadiki Shaini. Njëkohësisht, kërkojmë që të gjithë përfaqësuesit shqiptarë në Qeveri që janë në pozita kyçe ekzekutive, të distancohen publikisht nga ky akt i papranueshëm dhe ta ngrenë këtë çështje në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë”, – theksuan nga BDI.

    Alsat shkruan se thirrjet i dënuan edhe subjektet tjera politike, si dhe Federata e Basketbollit duke kërkuar përgjegjësi nga autoritete dhe zbardhej të rastit./ Lapsi/