Tag: kumanovë

  • Festivali Teatror “KU FEST” nis më 1 shtator në Kumanovë

    Festivali Teatror “KU FEST” nis më 1 shtator në Kumanovë

    Më 1 shtator, Shtëpia e Kulturës në Kumanovë do të hapë perdet për Festivali Teatror “KU FEST”, një nga ngjarjet më të rëndësishme teatrale në vend. Ky festival sjell një program të pasur me shfaqje nga zhanre të ndryshme ndërkombëtare, duke përfshirë drama, komedi, eksperimente teatrale dhe performanca që sfidojnë kufijtë e imagjinatës.

    Organizatorët theksojnë se teatri është pasqyrë e shoqërisë, një vend ku emocionet, mesazhet dhe realiteti i përditshëm reflektohen përmes lojës së aktorëve. Në skenë, aktorët jo vetëm luajnë, por prekin zemrat e publikut, duke krijuar një përvojë të paharrueshme për të gjithë të pranishmit, transmeton KultPlus.

    KU FEST synon të jetë më shumë se një festival; është një hapësirë ku publiku dhe artistët bashkohen për të ndjerë, reflektuar dhe qeshur së bashku. Ky është momenti ideal për të përjetuar kulturën dhe artin skenik në një ambient të gjallë dhe ndërkombëtar./KultPlus.com

  • Thirrjet antishqiptare në Kumanovë, arrestohet një person

    Thirrjet antishqiptare në Kumanovë, arrestohet një person

    Rajoni E Martë, 5 Gusht 2025 19:44
    Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut njoftoi sot (5 gusht) arrestimin e një personi dhe shoqërimin e disa të tjerëve, pas incidenteve me thirrje raciste e antishqiptare gjatë ndeshjes së basketbollit Maqedoni e Veriut–Rumani, më 2 gusht në Kumanovë.
    I arrestuari, S.M. (30) nga Kumanova, akuzohet se tentoi të sillte një banderolë fyese gjatë pushimit të ndeshjes. Ministria e Brendshme paralajmëroi masa të rrepta ligjore ndaj çdo shkeljeje dhe theksoi se gjuha e urrejtjes nuk do të tolerohet në asnjë aktivitet sportiv.

    “Në lidhje me ndeshjen e basketbollit që u zhvillua më 02.08.2025 në Pallatin e Sporteve në Kumanovë, disa të dyshuar tashmë janë thirrur në Departamentin e Policisë së Kumanovës dhe është kryer një intervistë zyrtare, dhe pas analizave të kryera në koordinim me Prokurorinë Publike të Kumanovës, do të merren masa specifike ligjore kundër personave të përfshirë dhe ndjekje penale. Sot, oficerët e Departamentit të Policisë së Kumanovës e privuan nga liria S.M. (30) nga Kumanova, i cili dyshohet se është përpjekur të sjellë një banderolë me përmbajtje fyese gjatë pushimit të një ndeshjeje basketbolli. Pasi të sqarohet plotësisht rasti, kundër tij do të ngrihet një padi përkatëse”.

  • Berisha: Thirrjet antishqiptare në Kumanovë, një akt nacionalizmi primitiv

    Berisha: Thirrjet antishqiptare në Kumanovë, një akt nacionalizmi primitiv

    Sali Berisha ka dënuar në emër të PD, thirrjet antishqiptare në Kumanovë, ku sjelljen e quan një akt nacionalizmi primitiv. ”Partia Demokratike, duke dënuar me forcën më të madhe këto akte, vlerëson dhe mbështet qëndrimin e forcave politike shqiptare dhe autoriteteve shtetërore të Maqedonisë së Veriut ndaj tyre”.
    Postimi i plotë

    Partia Demokratike dënon me forcën më të madhe thirrjet barbare primitive antishqiptare në Kumanovë si dëshmi e racizmit dhe nacionalizmit primitiv kundër etnisë shqiptare në shekuj e mijëvjeçarë në trojet e veta, por edhe kundër vetë rendit kushtetues të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

    Partia Demokratike, duke dënuar me forcën më të madhe këto akte, vlerëson dhe mbështet qëndrimin e forcave politike shqiptare dhe autoriteteve shtetërore të Maqedonisë së Veriut ndaj tyre.

  • Thirrjet anti-shqiptare në Kumanovë, reagon Berisha: Janë dëshmi e racizmit kundër entisë shqiptare

    Thirrjet anti-shqiptare në Kumanovë, reagon Berisha: Janë dëshmi e racizmit kundër entisë shqiptare

    Thirrjet barbare primitive antishqiptare në Kumanovë janë dëshmi e racizmit kundër etnisë shqiptare, shprehet kryedemokrati Sali Berisha, në një reagim për incidentin në ndeshjen e basketbollit në Maqedoninë e Veriut.

    “Partia Demokratike dënon me forcën më të madhe thirrjet barbare primitive antishqiptare në Kumanovë si dëshmi e racizmit dhe nacionalizmit primitiv kundër etnisë shqiptare në shekuj e mijëvjeçarë në trojet e veta, por edhe kundër vetë rendit kushtetues të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Partia Demokratike, duke dënuar me forcën më të madhe këto akte, vlerëson dhe mbështet qëndrimin e forcave politike shqiptare dhe autoriteteve shtetërore të Maqedonisë së Veriut ndaj tyre”.

    Top Channel

  • Berisha dënon thirrjet antishqiptare në Kumanovë: Shfaqje e nacionalizmit primitiv dhe racizmit

    Berisha dënon thirrjet antishqiptare në Kumanovë: Shfaqje e nacionalizmit primitiv dhe racizmit

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar përmes një postimi në Facebook, ku dënon thirrjet antishqiptare të bëra gjatë një ngjarjeje sportive në qytetin e Kumanovës, në Maqedoninë e Veriut.
    Ai i cilësoi këto thirrje si shfaqje të një nacionalizmi primitiv dhe si akt racist kundër shqiptarëve, duke e konsideruar këtë sjellje si një kërcënim për marrëdhëniet ndëretnike dhe stabilitetin në rajon.
    “Thirrjet antishqiptare në Kumanovë, një akt nacionalizmi primitiv.Partia Demokratike dënon me forcën më të madhe thirrjet barbare primitive antishqiptare në Kumanovë si dëshmi e racizmit dhe nacionalizmit primitiv kundër etnisë shqiptare në shekuj e mijëvjeçarë në trojet e veta, por edhe kundër vetë rendit kushtetues të Republikës së Maqedonisë së Veriut.”, shkruan Berisha, duke shtuar se vlerëson dhe mbështet qëndrimin e forcave politike shqiptare dhe autoriteteve shtetërore të Maqedonisë së Veriut ndaj këtyre akteve.
    Ky reagim i Berishës vjen pas brohoritjeve antishqiptare të bëra nga disa persona gjatë një ndeshjeje basketbolli mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë, të zhvilluar në Kumanovë më 2 gusht. Ata u dëgjuan thirrje sikurse “shqiptar i mirë është shqiptar i vdekur”, “dhoma gazi për shqiptarët”, “Maqedoni e pastër”.
    Në ndeshjen, që ishte në kuadër të fazës së dytë parakualifikuese për Kupën e Botës që do të mbahet në Katar më 2027, merrnin pjesë edhe zyrtarë të lartë të qeverisë maqedonase.
    Ngjarja ka nxitur reagime jo vetëm në Maqedoninë e Veriut, por edhe në Kosovë dhe Shqipëri, vende me shumicë shqiptare.

  • “Dëshmi e racizmit”/ Thirrjet antishqiptare në Kumanovë, reagon Berisha: Një akt nacionalizmi primitiv

    “Dëshmi e racizmit”/ Thirrjet antishqiptare në Kumanovë, reagon Berisha: Një akt nacionalizmi primitiv

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar këtë pasdite lidhur me ngjarjen e ndodhur në një ndeshje në Kumanovë të RMV-së, ku u dëgjuan thirrje antishqiptare.
    Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha i cilëson i akte nacionalizmi primitiv.
    Sali Berisha:
    “Partia Demokratike dënon me forcën më të madhe thirrjet barbare primitive antishqiptare në Kumanovë si dëshmi e racizmit dhe nacionalizmit primitiv kundër etnisë shqiptare në shekuj e mijëvjeçarë në trojet e veta, por edhe kundër vetë rendit kushtetues të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Partia Demokratike, duke dënuar me forcën më të madhe këto akte, vlerëson dhe mbështet qëndrimin e forcave politike shqiptare dhe autoriteteve shtetërore të Maqedonisë së Veriut ndaj tyre”.

  • Presidentja maqedonase pas thirrjeve antishqiptare: Turpi bie mbi të gjithë ne!

    Presidentja maqedonase pas thirrjeve antishqiptare: Turpi bie mbi të gjithë ne!

    Gordana Silanovska-Davkova

    SHKUP- Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Silanovska-Davkova, tha se terrenet sportive nuk duhet të përdoren për të përhapur gjuhë të urrejtjes e fyerje. Ky reagim i Silanovska-Davkovas vjen pasi më 2 gusht në Kumanovë, gjatë ndeshjes së basketbollit mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë pati thirrje antishqiptare nga tifozët.
    Ajo tha se për atë që ndodhi në Kumanovë gjatë fundjavës “turpi bie mbi të gjithë ne”.
    Përmes një postimi në Facebook, presidentja maqedonase tha se reagimet e shumta për incidentin gjatë kësaj ngjarjeje sportive, që ishte në kuadër të parakualifikimeve për Kupën e Botës që do të mbahet në Katar më 2027, janë të justifikuara.
    “Edhe për shkak të analfabetizmit tonë sportiv, për disa herë, me të drejtë nuk pushojnë reagimet për incidentin e tmerrshëm në ndeshjen e basketbollit në Kumanovë, ku disa tifozë të papërgjegjshëm qëlluan me ‘plumba urrejtjeje’ ndaj bashkëqytetarëve tanë shqiptarë – por, na goditën të gjithëve, edhe veten, dhe jemi të turpëruar”, shkroi ajo.
    Silanovska-Davkova kujtoi se në mes të korrikut kishte pasur fyerje raciste ndaj një futbollisti gjatë një ndeshjeje, duke shtuar se tifozët nuk nxorën mësimet e duhura nga kjo ngjarje.
    “Loja nuk është betejë për jetë a vdekje, por një përballje kalorësiake drejt një fitoreje të merituar, që publiku pritet ta duartrokasë, ta mbështesë dhe ta inkurajojë – jo të fyejë apo të lëndojë”, tha ajo, duke shtuar se të gjithë duhet të respektojnë kundërshtarin gjatë ndeshjeve.
    “Më lejoni të ju kujtoj se turpi nuk bie vetëm mbi ata që lëndojnë me fjalët e tyre, sepse ata prekin jo vetëm ata që janë në sallën sportive, por edhe ata që i dëgjojnë dhe i shohin”, shtoi presidentja maqedonase.
    Ajo u bëri thirrje tifozëve të sportit që të shmangin gjuhën e ashpër. Prokuroria Themelore në Kumanovë ka nisur hetime lidhur me elementet e një vepre të mundshme penale, që lidhet me thirrje që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, pas brohoritjeve antishqiptare të bëra nga persona të panjohur gjatë ndeshjes në Kumanovë. Për këtë incident hetime ka nisur edhe Federata Ndërkombëtare e Basketbollit (FIBA). Kjo federatë tha më 4 gusht për Radion Evropa e Lirë se dënon pa rezerva dhe me vendosmëri gjuhën e urrejtjes dhe çdo formë diskriminimi apo gjuhe raciste. Sipas politikanëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, në turmën e tifozëve në ndeshjen e fazës së dytë parakualifikuese për Kupën e Botës që do të mbahet në Katar më 2027, janë dëgjuar thirrje si “Shqiptari i mirë është shqiptari i vdekur”, “Dhoma gazi për shqiptarët” dhe “Maqedoni e pastër”.
    Incidenti ka shkaktuar reagime të shumta në Maqedoninë e Veriut, Kosovë dhe Shqipëri.
    Zyrtarë të lartë të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut – ku shqiptarët përbëjnë gati një të katërtën e popullsisë prej 1.8 milionë banorësh – ndodheshin në sallë gjatë ndeshjes. Në mesin e tyre ishte edhe kryeministri Hristijan Mickoski, i cili dy ditë pas ndeshjes dënoi “thirrjet nacionaliste dhe ksenofobike”.
    Ndërkaq, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi se thirrjet antishqiptare të dëgjuara në Kumanovë janë të papranueshme dhe “cenojnë frymën e bashkëjetesës dhe respektit të ndërsjellë”.
    Ajo kërkoi që shteti maqedonas të veprojë dhe të ndëshkojë ata që nxisin urrejtje.
    Kodi Penal i Maqedonisë së Veriut parasheh dënime për thirrjet raciste dhe gjuhën e urrejtjes në disa nene, ndërsa më i rëndësishmi është neni 319, i cili parashikon se kushdo që nxit ose përhap publikisht urrejtje, përçarje apo jotolerancë mbi baza racore, fetare, etnike apo kombëtare, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet./REL

  • Presidentja maqedonase pas thirrjeve antishqiptare: Turpi bie mbi të gjithë ne

    Presidentja maqedonase pas thirrjeve antishqiptare: Turpi bie mbi të gjithë ne

    Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Silanovska-Davkova, tha se terrenet sportive nuk duhet të përdoren për të përhapur gjuhë të urrejtjes e fyerje.
    Ky reagim i Silanovska-Davkovas vjen pasi më 2 gusht në Kumanovë, gjatë ndeshjes së basketbollit mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë pati thirrje antishqiptare nga tifozët.

    Ajo tha se për atë që ndodhi në Kumanovë gjatë fundjavës “turpi bie mbi të gjithë ne”.

    Përmes një postimi në Facebook, presidentja maqedonase tha se reagimet e shumta për incidentin gjatë kësaj ngjarjeje sportive, që ishte në kuadër të parakualifikimeve për Kupën e Botës që do të mbahet në Katar më 2027, janë të justifikuara.
    “Edhe për shkak të analfabetizmit tonë sportiv, për disa herë, me të drejtë nuk pushojnë reagimet për incidentin e tmerrshëm në ndeshjen e basketbollit në Kumanovë, ku disa tifozë të papërgjegjshëm qëlluan me ‘plumba urrejtjeje’ ndaj bashkëqytetarëve tanë shqiptarë – por, na goditën të gjithëve, edhe veten, dhe jemi të turpëruar”, shkroi ajo.
    Silanovska-Davkova kujtoi se në mes të korrikut kishte pasur fyerje raciste ndaj një futbollisti gjatë një ndeshjeje, duke shtuar se tifozët nuk nxorën mësimet e duhura nga kjo ngjarje.
    “Loja nuk është betejë për jetë a vdekje, por një përballje kalorësiake drejt një fitoreje të merituar, që publiku pritet ta duartrokasë, ta mbështesë dhe ta inkurajojë – jo të fyejë apo të lëndojë”, tha ajo, duke shtuar se të gjithë duhet të respektojnë kundërshtarin gjatë ndeshjeve.
    “Më lejoni të ju kujtoj se turpi nuk bie vetëm mbi ata që lëndojnë me fjalët e tyre, sepse ata prekin jo vetëm ata që janë në sallën sportive, por edhe ata që i dëgjojnë dhe i shohin”, shtoi presidentja maqedonase.
    Ajo u bëri thirrje tifozëve të sportit që të shmangin gjuhën e ashpër.
    Prokuroria Themelore në Kumanovë ka nisur hetime lidhur me elementet e një vepre të mundshme penale, që lidhet me thirrje që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, pas brohoritjeve antishqiptare të bëra nga persona të panjohur gjatë ndeshjes në Kumanovë.
    Për këtë incident hetime ka nisur edhe Federata Ndërkombëtare e Basketbollit (FIBA). Kjo federatë tha më 4 gusht për Radion Evropa e Lirë se dënon pa rezerva dhe me vendosmëri gjuhën e urrejtjes dhe çdo formë diskriminimi apo gjuhe raciste.
    Sipas politikanëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, në turmën e tifozëve në ndeshjen e fazës së dytë parakualifikuese për Kupën e Botës që do të mbahet në Katar më 2027, janë dëgjuar thirrje si “Shqiptari i mirë është shqiptari i vdekur”, “Dhoma gazi për shqiptarët” dhe “Maqedoni e pastër”.
    Zyrtarë të lartë të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut – ku shqiptarët përbëjnë gati një të katërtën e popullsisë prej 1.8 milionë banorësh – ndodheshin në sallë gjatë ndeshjes. Në mesin e tyre ishte edhe kryeministri Hristijan Mickoski, i cili dy ditë pas ndeshjes dënoi “thirrjet nacionaliste dhe ksenofobike”.
    Ndërkaq, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi se thirrjet antishqiptare të dëgjuara në Kumanovë janë të papranueshme dhe “cenojnë frymën e bashkëjetesës dhe respektit të ndërsjellë”.
    Ajo kërkoi që shteti maqedonas të veprojë dhe të ndëshkojë ata që nxisin urrejtje.
    Kodi Penal i Maqedonisë së Veriut parasheh dënime për thirrjet raciste dhe gjuhën e urrejtjes në disa nene, ndërsa më i rëndësishmi është neni 319, i cili parashikon se kushdo që nxit ose përhap publikisht urrejtje, përçarje apo jotolerancë mbi baza racore, fetare, etnike apo kombëtare, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet.

  • Thirrjet antishqiptare në Kumanovë, Presidentja maqedonase: Jo urrejtje ndaj bashkëqytetarëve tanë shqiptarë

    Thirrjet antishqiptare në Kumanovë, Presidentja maqedonase: Jo urrejtje ndaj bashkëqytetarëve tanë shqiptarë

    Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova, ka thënë se populli maqedonas është i turpëruar nga thirrjet fashiste ndaj shqiptarëve, nga tifozët në ndeshjen e basketbollit mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë në fundjavë në qytetin e Kumanovës.
    “Për shkak të analfabetizmit tonë sportiv, që ndodh për të kush e di të satën herë, me të drejtë nuk ndalen reagimet ndaj incidentit të tmerrshëm në ndeshjen e basketbollit në Kumanovë, ku disa tifozë të papërgjegjshëm qëlluan me plumba urrejtjeje ndaj bashkëqytetarëve tanë shqiptarë, por në fakt, na goditën të gjithëve, madje edhe vetveten, dhe sërish jemi të turpëruar”, ka shkruar ajo në Facebook.
    Siljanovska Davkova ka thënë se Maqedonia nuk do të lejojë më që arenat sportive të kthehen në “arena tifozësh gladiatorësh”.
    Sipas presidentes maqedonase, mësimi i parë se “si të brohorasësh” mësohet në shtëpi e më pas në shkolla.
    Ajo ka thënë se shteti duhet t’u kundërvihet urrejtjes së tifozëve dhe të mësojë se si të brohorasin.
    Sipas saj, Maqedonia e Veriut ka nevojë për “një alfabet të brohoritjes si kënaqësi sportive”.
    “Maqedoni e pastër”, “Shqiptari i mirë është shqiptari i vdekur” dhe “Dhoma e gazit për shqiptarët”, janë disa nga parullat e kënduara nga tifozët vendas, thirrje të lidhura me retorikën naziste të shfarosjes.
    Thirrjet u bënë në praninë e kryeministrit maqedonas e zyrtarëve të lartë shtetërorë.

  • Thirrjet antishqiptare në Kumanovë, kryeministri i RMV Mickoski dënon aktin: E papranueshme, do të hetojmë rastin

    Thirrjet antishqiptare në Kumanovë, kryeministri i RMV Mickoski dënon aktin: E papranueshme, do të hetojmë rastin

    Thirrjet antishqiptare në Kumanovë, kryeministri i RMV Mickoski dënon aktin: E papranueshme, do të hetojmë rastinGjatë ndeshjes së basketbollit mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë në Kumanovë, u dëgjuan thirrje me përmbajtje nacionaliste dhe ksenofobike ndaj shqiptarëve, duke shkaktuar reagime të forta nga politikanët vendas dhe rajonalë.
    Kryeministri maqedonas, Hristijan Mickoski, dën…