Tag: kulturore

  • Vangjel Agora drejt botimit të librit të ri: “Atje ku shkëndija e artit skenik bëri streh”

    Vangjel Agora drejt botimit të librit të ri: “Atje ku shkëndija e artit skenik bëri streh”

     
    Në prag të botimit të veprës së tij më të re, artisti i njohur sarandjot Vangjel Agora sjell para publikut librin “Atje ku shkëndija e artit skenik bëri streh”, një homazh i fuqishëm për historinë e artit skenik në Sarandë dhe sidomos për veprimtarinë e gjimnazit të njohur “Hasan Tahsini”.
     
    I lindur dhe rritur pranë bregut të kaltër të Jonit, Agora rrëfen se ideja e këtij libri ka nisur dekada më parë, gjatë një udhëtimi artistik që zgjati rreth 40 vite në Estradën Profesioniste të Sarandës, ku ai shërbeu si aktor, regjisor dhe drejtues. Aty u mblodhën kujtime, dokumente, fotografi dhe emocione të cilat sot formojnë bazën e këtij botimi të rëndësishëm.
     
     

     
    Një libër për historinë, kulturën dhe trashëgiminë e qytetit
     
    Vepra sjell një panoramë të detajuar të zhvillimit të lëvizjes artistike në shkollën e mesme “Hasan Tahsini”, duke dokumentuar ngjarje, drama, interpretime dhe figura që i dhanë jetë kulturës së qytetit. Agora shkruan se veprimtaritë artistike të kësaj shkolle jo vetëm pasuruan jetën kulturore të Sarandës, por u bënë edhe një bazë e fuqishme për ringritjen e institucioneve kulturore në vitet që pasuan.
    Nga kjo shkollë kanë dalë rreth 17 talente, të cilët më pas u bënë emra të njohur të skenës shqiptare, mes tyre: Josif Papagjoni, Luiza Xhuvani, Laert Vasili, Albano Bogdo, Zef Mosi, Ervina Kotolloshi, Armela Demaj dhe të tjerë. Libri rikthen atmosferën e asaj kohe duke dokumentuar gjithë rrugëtimin e tyre të hershëm.
     
    Një punë e mbështetur në dokumente, muze dhe kujtime të brezave
     
    Gjatë përgatitjes së librit, Agora ka shfrytëzuar një dokumentacion të pasur: burime arkivore, fletë-volante, materiale të muzeut të shkollës, gazetën lokale, si dhe dhjetëra biseda me ish-nxënës e mësues që kanë kontribuar në historinë e artit skenik në gjimnazin “Hasan Tahsini”.
    Ai thekson se çdo faqe është një fije e rrjetës së kujtimeve që formojnë “tapetin e trashëgimisë kulturore të qytetit tonë”.
     

    Përveçse një libër kujtimesh dhe faktesh historike, vepra përmban edhe një mesazh të qartë për brezat e sotëm: të vlerësojnë artin, kulturën, trashëgiminë dhe të ndërtojnë një të ardhme të ndritur pa e harruar kurrë të shkuarën.
    Në një kohë të dominuar nga teknologjia dhe lëvizshmëria e shpejtë kulturore, Agora u drejtohet të rinjve me thirrjen për të mbijetuar dhe orientuar veten duke çmuar rrënjët, origjinën dhe vlerat e qytetit.

     
    Vangjel Agora  shpreh falenderim të veçantë për mikun e tij, Dr. Vasil Llajo, i cili ka marrë përsipër botimin e veprës. Ai pranon se procesi ka qenë i lodhshëm, por thelbësor për ruajtjen e kujtesës kolektive të Sarandës.
     
    Vangjel Agora e mbyll prezantimin e tij me një ftesë të sinqertë:Të gjithë dashamirët e artit dhe historisë kulturore të qytetit do të kenë mundësinë ta përjetojnë këtë libër sapo të dalë nga botimi.
     
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • Një sërë aktivitetesh në Tiranë, që pasqyrojnë pasurinë shpirtërore dhe krijuese të Kroacisë

    Një sërë aktivitetesh në Tiranë, që pasqyrojnë pasurinë shpirtërore dhe krijuese të Kroacisë

    Muzika, filmat dhe aktivitete të tjera në Javën Kulturore të Kroacisë. Tirana mirëpret një javë kushtuar kulturës, artit dhe traditës kroate. Java Kulturore Kroate (17-20 nëntor) vjen për herë të parë në kuadër të Javëve Kulturore Ndërkombëtare. Publiku do të ketë mundësinë të shijojë një sërë aktivitetesh, që pasqyrojnë pasurinë shpirtërore dhe krijuese të Kroacisë. Koncerti Operistik i Miqësisë do të hapë këtë javë festive, duke bashkuar artistë të shquar kroatë dhe shqiptarë në një mbrëmje muzikore. Zëra brilantë do të ndërthuren në një program që feston miqësinë dhe harmoninë ndërkulturore. Filmi “A Blue Flower”, nën regjinë e Zrinko Ogresta, sjell në ekran një histori prekëse për jetën, kujtesën dhe reflektimin, duke ofruar një përvojë artistike për publikun shqiptar.
    Dita e Kravatës, simbol i krenarisë kombëtare kroate, do të shënohet me një ekspozitë të veçantë dhe një paradë madhështore të Regjimentit të Kravatës nga Zagrebi, që do të sjellin në bulevardin kryesor të Tiranës hijeshi, solemnitet dhe traditë. Ligjërata “Ndërtimi i një Europe të Paqes: Roli i Kroacisë” nga filozofi dhe akademiku Prof. Pavo Barišić do të ofrojë një reflektim mbi rolin e Kroacisë në projektin evropian të paqes dhe bashkëpunimit. Një javë që fton publikun të zbulojë Kroacinë përmes muzikës, filmit, filozofisë dhe trashëgimisë kulturore.   Javët Kulturore Ndërkombëtare ( JKN) është një platformë e Ministrisë së Kulturës që sjell një seri eventesh. Njëzet shtete janë pjesëmarrëse në Javët Kulturore Ndërkombëtare, që këtë vit shënojnë edicionin e katërt në vendin tonë.
     

  • “Mbi fjalë” synon të ruajë dhe të ripërpunojë vlera të trashëgimisë kulturore,duke përdorur gjuhën e artit bashkëkohor

    “Mbi fjalë” synon të ruajë dhe të ripërpunojë vlera të trashëgimisë kulturore,duke përdorur gjuhën e artit bashkëkohor

    Nga Julia Vrapi
    “Mbi fjalë” vjen në skenën e teatrit si një projekt artistik, që synon të ruajë dhe të ripërpunojë  vlera të trashëgimisë kulturore, duke përdorur gjuhën e artit bashkëkohor, si koreografia moderne. Me regji dhe koreografi nga Blenard Azizaj shfaqja vjen në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” në Tiranë, duke u bërë pjesë dhe e jetës artistike këtë sezon. Shfaqja “Mbi fjalë” shënon premierën në këtë teatër mbrëmjen e datës 15 nëntor për të vijuar dhe net të tjera për publikun në Tiranë. Koreografi Blenard Azizaj ka lindur në Shqipëri, por karriera e tij e ka çuar në të gjithë globin, duke bërë turne dhe duke performuar në festivale ndërkombëtare të vallëzimit. Shfaqje me koreografi të tij janë vënë dhe më parë në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit dhe këtë nëntor një shfaqje me koreografi dhe regji prej tij do të jetë në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” te “ArTurbina”.
    “Mbi fjalë” me regji nga Blenard Azizaj është një projekt artistik, që synon të risjellë në vëmendje dhe të modernizojë elementët më thelbësorë të trashëgimisë kulturore shqiptare përmes një qasjeje bashkëkohore. “Duke ndërthurur artin e kërcimit modern me ritualet tradicionale, veshjet popullore dhe muzikën karakteristike të trevave shqiptare, projekti krijon një urë mes të kaluarës dhe të tashmes, duke nxitur reflektimin mbi identitetin kombëtar dhe vlerat kulturore që na bashkojnë. Qëllimi kryesor i projektit është promovimi i trashëgimisë kulturore shqiptare në një formë të re dhe tërheqëse, duke e përafruar atë me brezat e rinj dhe me publikun ndërkombëtar.
    Në kohën e globalizimit dhe asimilimit kulturor, “Mbi Fjalë” synon të ruajë dhe të ripërpunojë këto vlera duke përdorur gjuhën e artit bashkëkohor, si koreografia moderne, tingujt elektronikë dhe vizualet multimediale”, thuhet rreth projektit artistik. Në shfaqje vjen sopranoja Nina Muho, aktor dhe interpretues Rafael Hoxhaj. Performues janë dhe Rowan Schratzberger, Semela Skënderasi, Mariel Brahimllari, Katerina Goga, Chiara Xoxi, Elion Guri. Muzika është nga Tomor Kuçi, skenografia Blenard Azizaj dhe Beqo Nanaj, kostumet Sofi Kara, asistent koreograf  Rowan Schratzberger dhe Mariel Brahimllari.
    Realizimi i projektit artistik
    Projekti artistik “Mbi fjalë” është bërë i mundur me mbështetjen e Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit dhe në bashkëpunim me Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit dhe Universitetit të Arteve. Shfaqja në skenën  teatrit do të vijojë dhe në mbrëmje e datës 16 dhe 18 nëntor. Koreografi Blenard Azizaj studioi në Shkollën Kombëtare Shtetërore të Vallëzimit në Greqi, ku u diplomua në Pedagogji dhe Koreografi dhe Vallëzim. Ai ka punuar dhe bashkëpunuar me kompani të ndryshme në të gjithë Evropën, si Sasha Waltz & Guests në Berlin, Kompania Akram Khan në Londër dhe Cie Linga në Loza.

  • Java Kulturore Britanike! Muzikë, art, arsim dhe sport deri më 15 nëntor

    Java Kulturore Britanike! Muzikë, art, arsim dhe sport deri më 15 nëntor

    Java e Kulturore Britanike nis sot në Tiranë, duke sjellë një program të pasur ngjarjesh që do të ndërthurin muzikën, artin pamor, filmin, historinë, arsimin dhe sportin, me synimin për të forcuar urat kulturore mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë. Me mbështetjen e Ministrisë së Turizmit, Multurës dhe Sportit kjo javë do të shndërrojë qytetin në një hapësirë të gjallë dialogu, bashkëpunimi dhe krijimtarie, ku tradita britanike dhe energjia shqiptare do të takohen natyrshëm.
    Aktivitetet do të hapen në Teatrin Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor me koncertin “Tinguj Madhështie”, ku dirigjenti britanik Dr. James Ross do të drejtojë Orkestrën Simfonike të TKOB-it. Ky koncert do të ofrojë një përjetim muzikor të thellë, duke bashkuar elegancën britanike me pasionin interpretues shqiptar.

    Më 11 nëntor, programi do të zhvendoset tek Piramida, ku do të zhvillohet aktiviteti “Tech4Edu: Fuqizojmë kapacitetet, ndërtojmë të ardhmen”. Ky event do të prezantojë praktikat më të avancuara britanike në mësimdhënien digjitale, të sjella nga British Council, duke hapur diskutime mbi ndikimin e teknologjisë në arsimin e së ardhmes. Hyrja do të jetë e lirë, duke ftuar studentë, mësues dhe profesionistë të fushës të bëhen pjesë aktive e dialogut.

    Në mbrëmje të së njëjtës ditë, Vila 31 Art Explora do të mirëpresë programin “Korniza të Ndryshimit”, ku do të shfaqen filma të shkurtër nga Britania dhe nga krijues shqiptarë e kosovarë. Pas shfaqjeve, do të zhvillohet një bisedë me Romina Rudën mbi kinemanë e qëndrueshme dhe rolin e saj në ndërtimin e narrativave të reja vizuale. Edhe ky event do të ketë hyrje të lirë.

    Më 12 nëntor, në Qendrën për Hapje dhe Dialog (COD), do të hapet ekspozita personale “Range” e artistit britanik Richard Deacon, fitues i Turner Prize. Ekspozita do të prezantojë një seri veprash në qeramikë, fotografi dhe çelik inox, duke ofruar një reflektim mbi formën, materialin dhe mundësitë e pafundme të krijimit. Hapja do të moderohet nga historiania e artit Nea Tandini dhe ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 12 dhjetor, me hyrje të lirë për publikun.
    Më 13 nëntor, Biblioteka Kombëtare, në Qendrën “Sotir Kolea”, do të zhvillojë seminarin përkujtimor “Kolonel Aubrey Herbert dhe Shqipëria: Një Trashëgimi Miqësie”. Ky aktivitet do të nderojë figurën e kolonelit Herbert dhe rolin e tij historik në mbështetjen e çështjes shqiptare, ndërsa publiku do të ketë mundësinë të shohë dokumente dhe materiale arkivore të rralla të siguruara nga Arkivi Shtetëror.
    Më vonë atë mbrëmje, në Vila 31 Art Explora do të shfaqet filmi “All of Us Strangers” i regjisorit Andrew Haigh, një film poetik që trajton temat e kujtesës, lidhjes emocionale dhe brishtësisë njerëzore.
    Më 14 nëntor, parkimi i sheshit Skënderbej do të shndërrohet në një skenë të hapur muzikore me eventin elektronik “Tirana Underground”, ku do të performojnë Henri Bergmann, Malo dhe Andi Q. Kjo mbrëmje do të krijojë një atmosferë energjike dhe bashkuese në zemër të qytetit. Hyrja do të jetë e lirë dhe biletat do të mund të sigurohen online.
    Më 15 nëntor, Vila 31 Art Explora do të presë workshop-in “Inteligjenca Kreative: Kur Arti Takon Algoritmin”, të udhëhequr nga Nensi Ahmetbeja, e cila do të prezantojë mënyra të reja se si Inteligjenca Artificiale mund të ndërthuhet me krijimtarinë artistike.
    Mbrëmja e fundit do të mbyllet me koncertin “Ritmet e Bashkuara: Një udhëtim përmes Jazz-it, R&B-së dhe Rock-ut”, që do të bashkojë në skenë muzikantë britanikë dhe shqiptarë në një performancë të gjallë dhe plot emocion.
    Paralelisht, gjatë datave 10–14 nëntor, do të zhvillohet edhe programi sportiv “FootbALL Week”, një turne përfshirës futbolli me ekipe nga ambasadat dhe organizatat vendore, i dedikuar mbështetjes së fëmijëve me vështirësi në dëgjim, duke promovuar sportin si mjet të solidaritetit dhe komunitetit.

  • UNESCO i jep “po”-në e parë kuzhinës italiane, do të shpallet trashëgimi kulturore

    UNESCO i jep “po”-në e parë kuzhinës italiane, do të shpallet trashëgimi kulturore

    Kuzhina italiane ka marrë hapin e parë drejt njohjes zyrtare si pjesë e Listës së Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit nga UNESCO.
    Këtë mëngjes, Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë publikoi vlerësimin teknik të dosjes së nominimit të paraqitur nga Italia, duke rekomanduar përfshirjen e kuzhinës italiane në listën prestigjioze të trashëgimisë botërore.

    Ky është hapi i parë vendimtar përpara se Komiteti Ndërqeveritar i UNESCO-s të marrë vendimin përfundimtar politik gjatë mbledhjes që do të zhvillohet në Nju Delhi, Indi, nga 8 deri më 13 dhjetor.

    Nëse rekomandimi teknik do të miratohet edhe në dhjetor, kuzhina italiane do të bëhet e para kuzhinë kombëtare në botë që njihet nga UNESCO në tërësinë e saj.

    “Vlerësimi teknik i publikuar sot na tregon se dosja është e hartuar mirë dhe përputhet plotësisht me objektivat e UNESCO-s,” deklaroi Pier Luigi Petrillo, profesor në Universitetin Luiss Guido Carli dhe kurator i dosjes së nominimit.“Megjithatë, duhet të kemi parasysh se ky është vetëm një hap i parë, Komiteti Ndërqeveritar në Indi mund të rishikojë plotësisht vendimin”, shtoi ai.

  •  Rijetëzim i kullave në 4 qarqe të vendit, në fokus zhvillimi ekonomik, kulturor dhe turistik  

     Rijetëzim i kullave në 4 qarqe të vendit, në fokus zhvillimi ekonomik, kulturor dhe turistik  

     Rijetëzim i kullave në 4 qarqe, një nismë për zhvillimin ekonomik, kulturor dhe turistik përmes trashëgimisë kulturore. Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit ka konceptuar sëbashku me GIZ një program për rijetëzimin e kullave- shtëpi i fokusuar në këto elementë kryesorë: Kullat si Ruajtëse të Identitetit Kulturor Kombëtar: Shtëpitë tradicionale – kullë janë një reflektim unik dhe autentik i historisë shqiptare, mënyrës së jetesës dhe arkitekturës. Rindërtimi i tyre luan një rol thelbësor në ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe forcimin e identitetit kombëtar; Kullat dhe Përdorimi i Qëndrueshëm i Trashëgimisë: Duke rijetëzuar dhe përshtatur kullat për përdorim bashkëkohor (arsimi, turizmi, aktivitetet kulturore), këto struktura historike mund të transformohen nga objekte muzeale statike në elementë dinamikë dhe funksionalë të jetës së përditshme komunitare; Kullat si Mjet për Edukimin dhe Ndërgjegjësimin Kulturor: Shtëpitë-kullë ofrojnë një mundësi për mësimin e historisë shqiptare, arkitekturës tradicionale dhe vlerave shoqërore.
    Ministri Blendi Gonxhja që ishte i pranishëm në prezantimin e Programit për Rijetëzimin e Kullave në bashkëpunim me GIZ Shqipëri shprehet se programi përfshin katër qarqe: Dibër, Kukës, Shkodër dhe Lezhë, dhe synon që kullat të mos mbeten më vetëm monumente. “Por të rijetëzohen si bujtina, qendra kulturore, muze lokale apo pika edukimi që lidhin historinë me jetën bashkëkohore. Kullat do të shndërrohen në bujtina, qendra kulturore dhe vende mikpritjeje që ruajnë historinë, por sjellin zhvillim të qëndrueshëm për komunitetet përreth”, shprehet Gonxhja. Faza e parë (viti 2025-2026) do të fokusohet në identifikimin e kullave në 4 qarqe: Lezhë, Shkodër, Dibër dhe Kukës; hartimi i projekteve tip për secilin qark; zhvillimi i programit të plotë për rijetëzimin e kullave që synon të përfshijë më tepër aktorë të tjerë publikë, apo donatorë të tjerë. Faza e dytë (2026-2028) vijon me restaurim i kullave, rijetëzimi i tyre, lidhje me operatorë turistikë, përfshirje në itinerare, etj.

  • Artileria ruse bombardon Kishën historike në Donbas

    Artileria ruse bombardon Kishën historike në Donbas

    Artileria ruse ka goditur Kishën e Ndërhyrjes së Shën Mëmës së Perëndisë në rajonin e Donbasit, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe duke e përfshirë kishën historike nga flakët.
    Kjo kishë, e ndërtuar në shekullin e XIX-të, ka qenë një nga simbolet e rëndësishme fetare dhe kulturore të komunitetit lokal, duke shërbyer jo vetëm si vend lutjeje, por edhe si një pikë referimi historike që ka ruajtur kujtime dhe tradita të pasura të rajonit.
    Banorët dhe besimtarët e zonës kanë shprehur trishtim dhe shqetësim të thellë për shkatërrimin e trashëgimisë së tyre fetare dhe arkitekturore.

    Autoritetet lokale dhe organizatat kulturore po përpiqen të vlerësojnë dëmet dhe të ndërmarrin masa për ruajtjen e asaj që ka mbetur nga struktura e kishës, ndërsa komuniteti shprehet i vendosur për të ruajtur kujtesën dhe rëndësinë historike të vendit të shenjtë.
    Ngjarja vjen në një kontekst të tensionuar të konfliktit në Donbas, ku objektet kulturore shpesh bien viktimë e veprimeve ushtarake, duke theksuar nevojën urgjente për mbrojtjen e trashëgimisë historike dhe fetare në rajon.
    Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit 2022 duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale.

  • Shpëtimi i  monumenteve në Gjirokastër, hartim i një strategjie që synon restaurimin dhe rijetëzimin e disave prej tyre

    Shpëtimi i monumenteve në Gjirokastër, hartim i një strategjie që synon restaurimin dhe rijetëzimin e disave prej tyre

    Nga Julia Vrapi
    Mbrojtja dhe restaurimi i monumenteve të kulturës në zonën e Gjirokastrës ka qenë herë pas here në qendër të diskutimeve mes specialistëve e më gjerë. Problemet në fushën e trashëgimisë kulturore në vend janë bërë me dije edhe më parë, duke u sjellë në vëmendje edhe projektet  për ndërhyrje në objektet monumente kulture. Ministri Blendi Gonxhja një ditë më parë u shpreh për bashkëpunimin mes institucioneve për punën në restaurimin dhe promovimin e trashëgimisë kulturore në këtë zonë. Sipas tij është fuqizuar puna për mbrojtjen dhe restaurimin. “Në bashkëpunim me Bashkinë Dropull, MTKS, IKTK e ekipit të DRTK Gjirokastër, si dhe me Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe komunitetin, kemi fuqizuar punën për mbrojtjen, restaurimin dhe promovimin e trashëgimisë së pasur kulturore e historike të zonës”, shprehet ministri i Turizmit, Sportit dhe Kulturës.
    Aplikim i përbashkët IPA ka sjellë dhe koordinimin për hartimin e një strategjie për monumentet e kulturës. Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit Blendi Gonxhja shprehet ndër të tjera në një reagim në rrjete sociale se janë përfshirë edhe projektet e  dy manastireve. “Në kuadër të përgatitjes së një aplikimi të përbashkët IPA, koordinuam hartimin e një strategjie të integruar që synon shpëtimin, restaurimin dhe rijetëzimin e disa monumenteve, përfshirë projektet e Manastirit të Ungjillizimit në Vanistër, Manastirit të Fjetjes së Hyjlindëses në Raven dhe monumente të tjera me vlera të veçanta në Goranxi”, vijon më tej Gonxhja.

    Pasurimi i listës me objekte monument kulture
    Për këtë zonë pasurimi i listës me objekte monument kulture gjithashtu është pjesë e punës. Ndër të tjera ministri Blendi Gonxhja shprehet dhe për Kishën e Manastirit të Kryeengjëjve, që do të përfshihet në vijim të restaurimit. “Njëherazi, do të zgjerohet lista e pasurive kulturore përmes shpalljes së interesit kulturor për objekte që ruajnë traditat dhe teknikat karakteristike të zonës, si Kisha e Manastirit të Kryeengjëjve mbi fshatin Derviçan, e cila do të përfshihet në vijim në procesin e restaurimit”, vijon më tej ministri Blendi Gonxhja. Në vijim në reagimin e tij ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit Blendi Gonxhja shprehet edhe për punën, që është bërë në fushën e trashëgimisë kulturore në këtë zonë gjatë viteve 2024-2025, ku ndalet dhe te inventari e pasuria e jashtëzakonshme e saj.
    “Gjatë periudhës 2024-2025 kemi nisur dhe kryer ndërhyrje pastrimi, mirëmbajtje e restaurimi, në numër e vlerë investimi si kurrë më parë, por inventari e pasuria e jashtëzakonshme e zonës, si dhe urgjenca e nevojës për më shumë fonde e projekte kërkon sinergji e financime alternative të rëndësishme”, vijon ministri Gonxhja. Kisha e Manastirit të Kryeengjëjve mbi fshatin Derviçan është një tjetër objekt i trashëgimisë kulturore, që do jetë në restaurim. Manastiri i Kryeengjëjve ngrihet në pllajën e Malit të Gjerë mbi fshatin Derviçan. Është një ndërtim më i ri në krahasim me komplekset e tjera të manastireve të kësaj lugine.
    Megjithatë ka vlera, sepse dëshmon për ecurinë e zhvillimit dhe larminë tipologjike të ndërtimeve manastirore të arkitekturës pasbizantine. Kompleksi i manastirit përbëhet nga kisha dhe konakët, që e rrethojnë atë, kryesisht nga ana lindore dhe perëndimore. Procesi i restaurimit në Kishën e Manastirit të Kryeengjëjve është në vijim dhe të tjerë projekteve restauruese  që është bërë më parë me dije në objekte të ndryshme monument kulture nga Instituti Kombëtar i Monumenteve të Kulturës në vendin tonë. Por edhe pse nga institucionet flitet për projekte, herë pas here për specialistë dhe studiues të ndryshëm kanë shprehur se duhet bërë më shumë për mbrojtjen dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore në vendin tonë.
     

  • Doni të shkoni në muze, kala, parqe arkeologjike? Nga sot, biletat i merrni në e-Albania

    Doni të shkoni në muze, kala, parqe arkeologjike? Nga sot, biletat i merrni në e-Albania

    Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka ndarë një lajm të rëndësishëm për të gjithë qytetarët dhe turistët që duan të eksplorojnë trashëgiminë kulturore të Shqipërisë. Duke nisur nga sot, e enjte, 6 nëntor, biletat për muzetë, kalatë dhe parqet arkeologjike mund të blihen online përmes platformës qeveritare e-Albania.

    Sitet kulturore të përfshira në shërbim:
    -Muzeu Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, Krujë
    -Muzeu Kombëtar Etnografik, Krujë
    -Muzeu Kombëtar Ikonografik “Onufri”, Berat
    -Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi”, Shkodër
    -Kalaja e Shkodrës
    -Kalaja e Gjirokastrës
    -Parku Kombëtar Arkeologjik Apolloni, Fier
    Si funksionon?
    -Hyni në portalin e-Albania
    -Zgjidhni shërbimin “Biletaria online për sitet kulturore”
    -Caktoni destinacionin që dëshironi të vizitoni
    -Përzgjidhni llojin e biletës
    -Kryeni pagesën online
    -Prisni biletën në e-mail, është e vlefshme për 1 muaj.