Tag: kulturore

  • HangArt, qendra më e re e kulturës në Ish-Kinostudio! Gonxhe tregon projektet artistike: 3.500 evente gjatë këtij viti

    HangArt, qendra më e re e kulturës në Ish-Kinostudio! Gonxhe tregon projektet artistike: 3.500 evente gjatë këtij viti

    HangArt është një qendra me e re kulturore në në kryeqytet. Një hapësirë më shumë për artistët, që u çel në ambientet e ish-Kinostudios në prani te kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhe. E ngritur krah studiove të vjetra të filmave, në Kinostudio, kjo iniciativë e re synon të ofrojë hapësirë dhe mundësi për artistët bashkëkohorë shqiptarë.

    “Viti 2025 sjell 3.500 evente nga skena e pavarur artistike, institucionet e artit dhe kulturës, Javët Ndërkombëtare të Kulturës dhe Ditët Shqiptare të Kulturës, ose +52% aktivitete më shumë se viti 2024, me 600 mijë spektatorë të pritshëm, +33% rritje! Edukim, angazhim rinor, turizëm e ndërkombëtarizim” tha Gonxhe.

    Gjatë vitit 2025, do të përgatitet Strategjia Kombëtare e Kulturës 2026-2030 me fokus vizatimin e një plani të qëndrueshëm e afatgjatë për zhvillimin e artit e kulturës në Shqipëri.
    “Strategjia do të parashikojë reformat e nevojshme ligjore në fushën e artit, kulturës dhe trashëgimisë kulturore, mekanizmat dhe strukturimet  e nevojshme për mbështetjen për artistët shqiptarë dhe profesionistët e kulturës përmes politikave kombëtare por edhe nxitjes së tregut privat, promovimin dhe menaxhimin e trashëgimisë kulturore (muze, parqe arkeologjike, kala dhe objekte të trashëgimisë kulturore), rrjetëzimin, zhvillimin dhe mbështetjen e qëndrueshme të artizanatit, si dhe fuqizimin e qendrave kulturore e artistike” u shpreh ministri.

    Nga HangArt, u prezantua dhe nisja e edicionit të katërt të Javëve Kulturore Ndërkombëtare CulturAlb, rrjeti i qendrave për promovimin e kulturës shqiptare në botë./vizionplus.tv

  • HangArt, vatër e re kulture te ish-Kinostudio! Gonxhe tregon projektet artistike: 3.500 evente gjatë këtij viti

    HangArt, vatër e re kulture te ish-Kinostudio! Gonxhe tregon projektet artistike: 3.500 evente gjatë këtij viti

    HangArt është një vatër e re kulture, një hapësirë më shumë për artistët, që u çel në ambientet e ish-Kinostudios në kryeqytet.

    Kjo është një ngjarje që bashkon skenën e pavarur, institucionet kulturore dhe partnerët e tyre, u shpreh ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhe në eventin inaugurues.
    Ministri foli për projektet e reja artistike për këtë vit, teksa sipas tij, buxheti për mbështetjen e artit, kulturës dhe trashëgimisë kulturore është rritur me 45%, në krahasim me janarin 2024.
    “Viti 2025 sjell 3.500 evente nga skena e pavarur artistike, institucionet e artit dhe kulturës, Javët Ndërkombëtare të Kulturës dhe Ditët Shqiptare të Kulturës, ose +52% aktivitete më shumë se viti 2024, me 600 mijë spektatorë të pritshëm, +33% rritje! Edukim, angazhim rinor, turizëm e ndërkombëtarizim”.
    Gjatë vitit 2025, do të përgatitet Strategjia Kombëtare e Kulturës 2026-2030 me fokus vizatimin e një plani të qëndrueshëm e afatgjatë për zhvillimin e artit e kulturës në Shqipëri, theksoi Gonxhe.
    “Strategjia do të parashikojë reformat e nevojshme ligjore në fushën e artit, kulturës dhe trashëgimisë kulturore, mekanizmat dhe strukturimet  e nevojshme për mbështetjen për artistët shqiptarë dhe profesionistët e kulturës përmes politikave kombëtare por edhe nxitjes së tregut privat, promovimin dhe menaxhimin e trashëgimisë kulturore (muze, parqe arkeologjike, kala dhe objekte të trashëgimisë kulturore), rrjetëzimin, zhvillimin dhe mbështetjen e qëndrueshme të artizanatit, si dhe fuqizimin e qendrave kulturore e artistike”.
    Nga HangArt, u prezantua dhe nisja e edicionit të katërt të Javëve Kulturore Ndërkombëtare CulturAlb, rrjeti i qendrave për promovimin e kulturës shqiptare në botë, programi Kombëtar i Granteve për Kulturën dhe Krijimtarinë si mbështetje për skenën e pavarur artistike.

    Top Channel

  • Edicioni i katërt i Javëve Kulturore Ndërkombëtare, Rama: E domosdoshme të investojmë në këtë drejtim

    Edicioni i katërt i Javëve Kulturore Ndërkombëtare, Rama: E domosdoshme të investojmë në këtë drejtim

    Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ishin sot në eventin HangArt.
    Në këtë aktivitet u prezantua dhe nisja e edicionit të katërt të Javëve Kulturore Ndërkombëtare CulturAlb, rrjeti i qendrave për promovimin e kulturës shqiptare në botë, programi Kombëtar i Granteve për Kulturën dhe Krijimtarinë si mbështetje për skenën e pavarur artistike.
    Kjo hapësirë e re kulturore bashkon skenën e pavarur, institucionet kulturore dhe partnerët e tyre.
    “Ndjejmë që ka një hendek që te ne është i mangët. Është e domosdoshme që të investojmë në këtë drejtim, sepse do të krijojmë hapësira të reja dhe më ambicioze, por pastaj pyetja e madhe që mbetet është si do të arrijmë që këto hapësira t’i kthejmë në hapësira pjellorie dhe begatie sa i përket produkteve që mund të sjellin këto hapësira. Këtu nuk është çështje as e talenteve, as e parave që duhen investuar për këto hapësira, por dhe për mënyrën se si këto hapësira menaxhohen”, tha Rama.
    “Për muzeun kombëtar, që do t’i nënshtrohet një transformimi dhe do strehohen objekte dhe copëza historie, por dhe të krijohet në të përditshmen një aktivitet kërkimesh, ekspozimesh apo debati”, shtoi ai.
    “Ka filluar një aktivitet shumë frymëzues me shkollën e re të filmit, një aktivbitet bashkimi vullnetar mes atyre që kanë hapur derën e shkollës, ne që i kemi vënë në dispozicion hapësirën, por është pjesë e dëshirës për të frymëzuar sa më shumë hapësira të tilla, për vajza dhe djem të rinj që mbarojnë shkollën dhe aspirojnë të bëhen pjesë”, tha kreu i qeverisë.

  • Prezantimi i edicionit të katërt të Javëve Kulturore Ndërkombëtare CulturAlb, Rama: Domosdoshme që të investojmë në këtë drejtim

    Prezantimi i edicionit të katërt të Javëve Kulturore Ndërkombëtare CulturAlb, Rama: Domosdoshme që të investojmë në këtë drejtim

    Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ishin sot në eventin HangArt.

    Në këtë aktivitet u prezantua dhe nisja e edicionit të katërt të Javëve Kulturore Ndërkombëtare CulturAlb, rrjeti i qendrave për promovimin e kulturës shqiptare në botë, programi Kombëtar i Granteve për Kulturën dhe Krijimtarinë si mbështetje për skenën e pavarur artistike.
    Kjo hapësirë e re kulturore bashkon skenën e pavarur, institucionet kulturore dhe partnerët e tyre.
    “Ndjejmë që ka një hendek që te ne është i mangët. Është e domosdoshme që të investojmë në këtë drejtim, sepse do të krijojmë hapësira të reja dhe më ambicioze, por pastaj pyetja e madhe që mbetet është si do të arrijmë që këto hapësira t’i kthejmë në hapësira pjellorie dhe begatie sa i përket produkteve që mund të sjellin këto hapësira. Këtu nuk është çështje as e talenteve, as e parave që duhen investuar për këto hapësira, por dhe për mënyrën se si këto hapësira menaxhohen”, tha Rama.
    “Për muzeun kombëtar, që do t’i nënshtrohet një transformimi dhe do strehohen objekte dhe copëza historie, por dhe të krijohet në të përditshmen një aktivitet kërkimesh, ekspozimesh apo debati”, shtoi ai.
    “Ka filluar një aktivitet shumë frymëzues me shkollën e re të filmit, një aktivbitet bashkimi vullnetar mes atyre që kanë hapur derën e shkollës, ne që i kemi vënë në dispozicion hapësirën, por është pjesë e dëshirës për të frymëzuar sa më shumë hapësira të tilla, për vajza dhe djem të rinj që mbarojnë shkollën dhe aspirojnë të bëhen pjesë”, tha kreu i qeverisë.

    Top Channel

  • LIVE/ Rama në eventin ‘Hangart’, nis edicioni i katërt i Javëve Kulturore Ndërkombëtare

    LIVE/ Rama në eventin ‘Hangart’, nis edicioni i katërt i Javëve Kulturore Ndërkombëtare

    Kryeministri Edi Rama do të jetë i pranishëm mbrëmjen e sotme në eventin HangArt.
    Në këtë aktivitet do të prezantohet nisja e edicionit të katërt të Javëve Kulturore Ndërkombëtare CulturAlb, rrjeti i qendrave për promovimin e kulturës shqiptare në botë, programi Kombëtar i Granteve për Kulturën dhe Krijimtarinë si mbështetje për skenën e pavarur artistike.
    Në hapje të këtij eventi Ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, bëri një pasyqrim të aktiviteve që pritet të mbahen në vend.
    ‘Sipas fushave të mëbshtetura për vitin 2025 shifrat flasin qartë se kemi një ekuilibër shumë më të drejtë, muzika dhe baleti 31 për qind artizanti dhe trashëgimia 23 për qind, artet pamore 22 për qind teatët kinematografi 14 për qind. etëria 10 për qind. Viti 2025 do të sjell 3500 evente nga skena e pavarur artistike ose 52 për qind akticitete më shumë se viti 2024 me 600 mijë spektatorë të pritshëm’, tha ministri Gonxhja.

  • KLSH: MEKI asnjë masë konkrete për të adresuar zbatimin e rekomandimeve që lë UNESCO për Beratin dhe Gjirokastrën

    KLSH: MEKI asnjë masë konkrete për të adresuar zbatimin e rekomandimeve që lë UNESCO për Beratin dhe Gjirokastrën

    Nga Julia Vrapi
    Trashëgimia kulturore në vend përballet me probleme të ndryshme, por rekomandimet që lënë misionet e UNESCO-s nuk merren në shqyrtim. Një auditim i Kontrollit të Lartë të Shtetit me temë “Mbrojtja e vlerave dhe pasurive të vendit tonë në UNESCO” nxjerr në pah një sërë problematikash që lidhen me vëmendje ndaj trashëgimisë sonë kulturore, ligjit për trashëgiminë kulturore dhe muzetë, e më gjerë. Auditimi u zhvillua në institucionet përgjegjëse për administrimin, menaxhimin, mbrojtjen dhe mirëmbajtjen e vlerave dhe trashëgimisë kulturore të vendit tonë, konkretisht, në Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI), etj.
    Në vitin 2018 është miratuar ligji për trashëgiminë kulturore dhe muzetë, ku në nenet 263-277 përcaktohen, të gjitha aktet nënligjore që duhet të miratohen në zbatim të tij, si dhe strukturat përkatëse propozuese apo miratuese të tyre. Por sipas raportit të KLSH, Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit si institucioni kryesor përgjegjës për trashëgiminë kulturore, nuk ka hartuar apo propozuar për t’u miratuar ende rreth 46 për qind të akteve nënligjore edhe pse afatet kanë kaluar me 3 deri në 4 vite. “Gjithashtu, nuk evidentohet asnjë angazhim serioz nga kjo ministri për të nxitur edhe hallkat apo strukturat e tjera qendrore apo vendore për të përmbushur të gjitha kërkesat ligjore në zbatim të ligjit për trashëgiminë kulturore.
    Mos miratimi i akteve nënligjore ka sjellë paqartësi dhe pengesa në realizimin e detyrave për mbrojtjen e vlerave të trashëgimisë kombëtare me rëndësi universale nga institucionet përgjegjëse”, thuhet në raportin e KLSH. Një sërë rreziqesh janë bërë me dije për dy qendrat historike Berat dhe Gjirokastër, por edhe pse janë dhënë rekomandime nga UNESCO masat kanë munguar. Raporti i KLSH vijon më tej se nga viti 2019 deri në 2024 rreziqet janë shtuar nga viti në vit. “Përgjatë viteve autoritetet e UNESCO-s shprehen për faktorët që ndikojnë negativisht në pronë dhe që për të cilët shtetet palë duhet të marrin masa për t’i eliminuar me qëllim mos cenimin e pasurisë me vlerë universale. Konkretisht nga viti 2009 deri në vitin 2024 janë evidentuar një sërë rreziqesh në lidhje me dy qendrat historike (Gjirokastrën dhe Beratin) dhe janë rekomanduar një sërë masash nga UNESCO për shtetin tonë, por ajo që bie në sy është që, jo vetëm që nuk janë marrë këto masa, por rreziqet që e ndikojnë pronën janë shtuar nga viti në vit”, thuhet në raportin e KLSH.
    MEKI nuk merr masa
    Moskordinimi i punës është mes institucioneve përgjegjëse për trashëgiminë kulturore. Raporti i KLSH sjell në vëmendje se mungon dhe informacioni se çfarë duhet të bëjë secila strukturë për zbatimin e rekomandimeve të UNESCO-s. “Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, nuk merr asnjë masë konkrete për të adresuar zbatimin e rekomandimeve që lënë misionet e UNESCO-s për pasuritë pjesë e Listës së Trashëgimisë Botërore (p.sh Qendrat Historike të Beratit dhe Gjirokastrës, Trashëgimia kulturore dhe natyrore e Liqenit të Ohrit). Rekomandimet nuk adresohen për ndjekje dhe zbatim nga asnjë strukturë specifike në institucionet publike, nuk koordinohet puna midis institucioneve përgjegjëse, nuk ka një plan masash për zbatim, si dhe nuk ka informacion se çfarë bën dhe duhet të bëjë secila strukturë për zbatimin e rekomandimeve të UNESCO-s”, thuhet në dokument ndër të tjera.
    Auditim i Kontrollit të Lartë të Shtetit që ka në objekt të tij tematikën “Mbrojtja e vlerave dhe pasurisë së vendit tonë në UNESCO” dhe ka nxjerrë në pah disa problematika që lidhen pikërisht me vëmendjen ndaj trashëgimisë kulturore vë theksin edhe tek mosrespektimi i detyrimeve, që lindin nga anëtarësimi në konventat e trashëgimisë kulturore. “Shqipëria edhe pse nënshkruese e dy konventave bazë për mbrojtjen dhe ruajtjen e pasurive kulturore / kulturore natyrore dhe pasurive kulturore jomateriale, nuk ka të përcaktuar në kuadrin ligjor në fuqi detyrime që derivojnë nga këto Konventa, si p.sh., çdo projekt që kryhet në sitet e trashëgimisë kulturore duhet të marrë më parë “Vlerësim të Ndikimit në Trashëgimi (HIA)”. Konkretisht, Shteti Shqiptar për projektin infrastrukturor të Bypass-it të Gjirokastrës ka vijuar zbatimin pa bërë “Vlerësimin e Ndikimit në Trashëgimi” të tij, si dhe pa konsideruar rekomandimet që janë bërë vit pas viti nga Komiteti i UNESCO-s duke riskuar integritetin e përgjithshëm të këtij qyteti dhe cënuar këtë pasuri me vlerë universale”, thuhet në raport.
    I njëjti dokument shprehet se Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe Bashkia Pogradec, nuk kanë marrë masa për të adresuar dhe reduktuar faktorët që rrezikojnë pasurinë natyrore kulturore të Liqenit të Ohrit, të cilat të kombinuara me shkallën e lartë të projekteve infrastrukturore që zhvillohen në të, rrezikojnë që kjo pasuri të regjistrohet në “Listën e Pasurive Botërore në Rrezik”. “Këto institucione në vijimësi kanë shpërfillur rekomandimet e Komitetit të UNESCO-s i cili që nga viti 2019 e në vijim, thekson se duhet të merren masa urgjente dhe të mobilizohen të gjitha palët dhe aktorët për të reduktuar kërcënimet dhe për të bërë të mundur ruajtjen e Vlerave të Jashtëzakonshme Universale të Liqenit të Ohrit”, vijon raporti i KLSH.
    Risqe serioze për pasuritë pjesë e listës së trashëgimisë botërore
    Zbatimi i rekomandimeve të UNESCO-s përfshin disa struktura në nivel qendror apo vendor prandaj është e rëndësishme hartimi i një plani, ndjekja dhe koordinimi i punës nga një strukturë e posaçme pranë MEKI-t. Në auditimin e KLSH thuhet ndër të tjera se moszbatimi i rekomandimeve, në të ardhmen mund të sjellë risqe serioze për pasuritë pjesë e Listës së Trashëgimisë Botërore. “Që mund të sjellin kalimin e tyre në Listën e Pasurive në Rrezik apo në rastin më ekstrem edhe në nxjerrjen nga Lista”, thuhet në raport.
    Nga auditimi, KLSH gjithashtu shpreh se menjëherë Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit të krijojë një strukturë të specializuar dhe përgjegjëse me detyra të përcaktuara, për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore materiale dhe jo materiale të vendit tonë në UNESCO, koordinimin e punës në nivel ndërinstitucional, koordinimin e punës për zbatimin e rekomandimeve të Komitetit, përgatitjen e dosjeve të kandidimit, etj. Ndër të tjera, dokumenti vijon se brenda datës 31.12. 2025, Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore, të marrin masa për të hartuar dhe bërë të mundur përfshirjen në kuadrin ligjor / nënligjor vendas, detyrimin që projektet të cilat do të zhvillohen në sitet e trashëgimisë kulturore t’i nënshtrohen “Vlerësimit të Ndikimit në Trashëgimi (HIA)”.
    Në rekomandime, ndër të tjera dokumenti i KLSH  vë në dukje se brenda datës 30.6. 2025  Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit të hartojë plane masash me strukturat përgjegjëse, për zbatimin e rekomandimeve të misioneve të UNESCO-s, të koordinojë punën për ndjekjen e zbatimit të tyre, si dhe të raportojë ecurinë. Auditimi i Kontrollit të Latë të Shtetit që ka në objekt të tij tematikën “Mbrojtja e vlerave dhe pasurisë së vendit tonë në UNESCO” ka qenë për periudhën 2020-2024.

  • Trashëgimia kulturore, raporti: Rekomandimet nga UNESCO, në vesh të shurdhër

    Trashëgimia kulturore, raporti: Rekomandimet nga UNESCO, në vesh të shurdhër

    Shkëlqim turistik i Shqipërisë në kohën kur po vlerësohet gjithmonë e më shumë si një destinacion që ngjall interes edhe kulturor duhet të kishte nxitur një qasje më aktive në mbrojtjen e asaj që njihet si trashëgimi kulturore.
    Por duket se diçka e tillë nuk ka bërë institucionet më të vëmendshme për promovimin dhe mbrojtjen e kësaj pjese. Një auditim i Kontrollit të Latë të Shtetit që ka në objekt të tij tematikën “Mbrojtja e vlerave dhe pasurisë së vendit tonë në UNESCO” nxjerr në pah disa problematika që lidhen pikërisht me vëmendjen ndaj trashëgimisë kulturore.
    Një prej tyre është ajo që lidhet me rekomandimet që lënë misionet e UNESCO sa i takon pasurve që janë pjesë e Listës së Trashëgimisë Botërore pjesë e të cilave janë dy qytete në vendin tonë.
    “Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, nuk merr asnjë masë konkrete për të adresuar zbatimin e rekomandimeve që lënë misionet e UNESCO-s për pasuritë pjesë e Listës së Trashëgimisë Botërore (p.sh Qendrat Historike të Beratit dhe Gjirokastrës, Trashëgimia kulturore dhe natyrore e Liqenit të Ohrit).
    Rekomandimet nuk adresohen për ndjekje dhe zbatim nga asnjë strukturë specifike në institucionet publike, nuk koordinohet puna midis institucioneve përgjegjëse, nuk ka një plan masash për zbatim, si dhe nuk ka informacion se çfarë bën dhe duhet të bëjë secila strukturë për zbatimin e rekomandimeve të UNESCO-s” thuhet në auditim.
    Një tjetër rast ku nuk janë adresuar shqetësimet për faktorët që rrezikojnë trashëgiminë, këtë herë natyrore është ai për Liqenin e Ohrit. Këto institucione, sipas KLSH, në vijimësi kanë shpërfillur rekomandimet e Komitetit të UNESCO-s i cili që nga viti 2019 e në vijim, thekson se duhet të merren masa urgjente dhe të mobilizohen të gjitha palët dhe aktorët për të reduktuar kërcënimet dhe për të bërë të mundur ruajtjen e Vlerave të Jashtëzakonshme Universale të Liqenit të Ohrit. Gjithashtu, projekti i Parkut Ujor Drilon – Tushemisht ka vijuar, pa marrë në konsideratë rekomandimet e Komitetit që nga viti 2020 e në vijim.
    I njëjti dokument vë theksin tek mosrespektimi I detyrimeve që lindin nga anëtarësimi në konventat e trashëgimisë kulturore ku kërkohet që për projektet infrastrukturore të merret mendim edhe nga autoritetet përgjegjëse për këtë fushë.
    “Shqipëria edhe pse nënshkruese e dy konventave bazë për mbrojtjen dhe ruajtjen e pasurive kulturore / kulturore natyrore dhe pasurive kulturore jomateriale, nuk ka të përcaktuar në kuadrin ligjor në fuqi detyrime që derivojnë nga këto Konventa, si p.sh., çdo projekt që kryhet në sitet e trashëgimisë kulturore duhet të marrë më parë “Vlerësim të Ndikimit në Trashëgimi (HIA)”.
    Konkretisht, Shteti Shqiptar për projektin infrastrukturor të Bypass-it të Gjirokastrës ka vijuar zbatimin pa bërë “Vlerësimin e Ndikimit në Trashëgimi” të tij, si dhe pa konsideruar rekomandimet që janë bërë vit pas viti nga Komiteti i UNESCO-s duke riskuar integritetin e përgjithshëm të këtij qyteti dhe cenuar këtë pasuri me vlerë universal” nënvizohet në auditim.
    /Monitor/

  • Trashëgimia kulturore, raporti: Rekomandimet që lihen nga UNESCO, në vesh të shurdhër

    Trashëgimia kulturore, raporti: Rekomandimet që lihen nga UNESCO, në vesh të shurdhër

    Shkëlqim turistik i Shqipërisë në kohën kur po vlerësohet gjithmonë e më shumë si një destinacion që ngjall interes edhe kulturor duhet të kishte nxitur një qasje më aktive në mbrojtjen e asaj që njihet si trashëgimi kulturore.Por duket se diçka e tillë nuk ka bërë institucionet më të vëmendshme për promovimin dhe mbrojtjen e kësaj pjese. Një auditim i Kontrollit të Latë të Shtetit që ka në objekt të tij tematikën “Mbrojtja e vlerave dhe pasurisë së vendit tonë në UNESCO” nxjerr në pah disa problematika që lidhen pikërisht me vëmendjen ndaj trashëgimisë kulturore.Një prej tyre është ajo që lidhet me rekomandimet që lënë misionet e UNESCO sa i takon pasurve që janë pjesë e Listës së Trashëgimisë Botërore pjesë e të cilave janë dy qytete në vendin tonë.“Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, nuk merr asnjë masë konkrete për të adresuar zbatimin e rekomandimeve që lënë misionet e UNESCO-s për pasuritë pjesë e Listës së Trashëgimisë Botërore (p.sh Qendrat Historike të Beratit dhe Gjirokastrës, Trashëgimia kulturore dhe natyrore e Liqenit të Ohrit).Rekomandimet nuk adresohen për ndjekje dhe zbatim nga asnjë strukturë specifike në institucionet publike, nuk koordinohet puna midis institucioneve përgjegjëse, nuk ka një plan masash për zbatim, si dhe nuk ka informacion se çfarë bën dhe duhet të bëjë secila strukturë për zbatimin e rekomandimeve të UNESCO-s” thuhet në auditim.Një tjetër rast ku nuk janë adresuar shqetësimet për faktorët që rrezikojnë trashëgiminë, këtë herë natyrore është ai për Liqenin e Ohrit. Këto institucione, sipas KLSH, në vijimësi kanë shpërfillur rekomandimet e Komitetit të UNESCO-s i cili që nga viti 2019 e në vijim, thekson se duhet të merren masa urgjente dhe të mobilizohen të gjitha palët dhe aktorët për të reduktuar kërcënimet dhe për të bërë të mundur ruajtjen e Vlerave të Jashtëzakonshme Universale të Liqenit të Ohrit. Gjithashtu, projekti i Parkut Ujor Drilon – Tushemisht ka vijuar, pa marrë në konsideratë rekomandimet e Komitetit që nga viti 2020 e në vijimI njëjti dokument vë theksin tek mosrespektimi I detyrimeve që lindin nga anëtarësimi në konventat e trashëgimisë kulturore ku kërkohet që për projektet infrastrukturore të merret mendim edhe nga autoritetet përgjegjëse për këtë fushë.“Shqipëria edhe pse nënshkruese e dy konventave bazë për mbrojtjen dhe ruajtjen e pasurive kulturore / kulturore natyrore dhe pasurive kulturore jomateriale, nuk ka të përcaktuar në kuadrin ligjor në fuqi detyrime që derivojnë nga këto Konventa, si p.sh., çdo projekt që kryhet në sitet e trashëgimisë kulturore duhet të marrë më parë “Vlerësim të Ndikimit në Trashëgimi (HIA)”.Konkretisht, Shteti Shqiptar për projektin infrastrukturor të Bypass-it të Gjirokastrës ka vijuar zbatimin pa bërë “Vlerësimin e Ndikimit në Trashëgimi” të tij, si dhe pa konsideruar rekomandimet që janë bërë vit pas viti nga Komiteti i UNESCO-s duke riskuar integritetin e përgjithshëm të këtij qyteti dhe cenuar këtë pasuri me vlerë universal” nënvizohet në auditim. / N.Maho Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Hartimi i PMI për Beratin e Gjirokastrën, grupi i punës takime me institucionet dhe inspektim në sitet e trashëgimisë

    Hartimi i PMI për Beratin e Gjirokastrën, grupi i punës takime me institucionet dhe inspektim në sitet e trashëgimisë

    Nga Julia Vrapi
    Në kuadër të hartimit të Planit të Menaxhimit të Integruar për qendrat historike të Beratit dhe Gjirokastrës, pjesë e trashëgimisë botërore, nën mbrojtjen e UNESCO-s, grupi i punës ka nisur takimet me institucionet lokale, por ka vijuar dhe inspektime në terren. Ky proces është i mbështetur nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, ku për dy ditë, në 26 dhe 27 mars u zhvillua një vizitë në terren me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, Universitetit të Tiranës dhe ekspertëve të huaj. IKTK bën me dije se inspektimi në sitet e trashëgimisë kulturore ishte për të njohur më nga afër dhe potencialet e tyre. “Gjatë kësaj vizite, grupi i punës zhvilloi takime me institucionet lokale kyçe, të cilat do të jenë partnere në këtë proces, si dhe realizoi inspektime në sitet e trashëgimisë kulturore për të njohur më nga afër sfidat dhe potencialet e tyre.
    Ky proces bashkëpunues synon të sigurojë një menaxhim të qëndrueshëm dhe të integruar të këtyre dy qyteteve historike, duke ruajtur dhe promovuar vlerat e tyre unike”, thuhet nga Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore. Zbatimi i Planit të Menaxhimit të Integruar (PMI) sipas IKTK më herët do të zhvillohet për një periudhë 7-vjeçare 2023-2030. Objektiva:1. Zhvillimi i PMI-së bazuar në një analizë të detajuar të situatës ekzistuese dhe vlerave të trashëgimisë kulturore; 2. Përdorimi i qasjes së Rekomandimit për Peizazhin Historik Urban (2011); 3. Përfshirja e komponentit të menaxhimit të riskut për zbutjen e kërcënimeve nga fatkeqësitë natyrore dhe/ose të shkaktuara nga njeriu; 4. Harmonizimi i dokumenteve për administrimin e zonës në drejtim të ruajtjes, zhvillimit ekonomik dhe atij të territorit; 5. Sigurimi i bashkëpunimit ndërinstitucional përmes konsultimit me të gjitha palët e interesit, përfshirë shoqërinë civile.
    Projekti është ndërmarrë nga IKTK
    Projekti për zhvillimin e Planit të Menaxhimit të Integruar për qendrat historike Berat dhe Gjirokastër është ndërmarrë nga Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore (IKTK), në kuadrin e vendimeve të vazhdueshme të Komitetit të Trashëgimisë Botërore, në lidhje me nevojën urgjente të hartimit të një Plani Menaxhimi të Integruar (PMI), për pronën pasuri botërore “Qendrat Historike të Gjirokastrës dhe Beratit”. Siç bëhet me dije në një raport të publikuar në IKTK më parë, projekti udhëhiqet nga ky institut nën koordinimin e Qendrës së Trashëgimisë Botërore (QTB) të UNESCO-s, në kuadër të detyrimeve që rrjedhin nga Konventa e Trashëgimisë Botërore, si dhe në bazë të legjislacionit shqiptar për trashëgiminë kulturore. Në maj të vitit 2022 u realizua një anketim me qëllimin për një përfshirje sa më aktive të komunitetit në projektet e trashëgimisë kulturore.
    Qyteti i Beratit iu shtua listës së trashëgimisë kulturore të UNESCO-s në 2008. Kalaja përbën një nga pamjet më të mrekullueshme të qytetit. Me kalimin e kohërave ajo ka pësuar disa ndryshime gjatë shekujve VI, VIII, XV dhe XIX. Ndërtesat brenda kalasë janë ndërtuar gjatë shekullit të XIII dhe për shkak të arkitekturës së tyre karakteristike janë ruajtur si monumente kulture. Kalaja ka shumë kisha bizantine si dhe disa xhami të ndërtuara gjatë epokës otomane, e cila filloi në vitin 1417. Më 15 korrik 2005 Gjirokastra u përfshi në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s, e vlerësuar për arkitekturën, historinë dhe traditën e saj. Qyteti ruan skemën urbanistike, ku çdo shtëpi ka karakteristika të veçanta që lidhen me terrenin mbi të cilin është ndërtuar. Sipas kategorive të monumenteve kulturore, në qytet dallohen kalaja, pazari, ndërtimet e kultit dhe shtëpitë e banimit.

  • Specialistët e IKTK një ekspeditë për projektin e restaurimi të pikturës murale në kishën e Manastirit të Shën Mërisë

    Specialistët e IKTK një ekspeditë për projektin e restaurimi të pikturës murale në kishën e Manastirit të Shën Mërisë

    Kisha e Manastirit të Shën Mërisë në Dhërmi ruan vlera të çmuara të artit bizantin dhe pasbizantin, me piktura murale të realizuara në disa faza, nga shek. XII-XIII deri në shek. XVIII.  Specialistët e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore (IKTK) zhvilluan një ekspeditë dokumentuese për hartimin e një projekti konservimi dhe restaurimi të pikturës murale. “IKTK vijon punën për mbrojtjen dhe restaurimin e veprave të artit në të gjithë territorin”, thuhet nga ky institut.  Disa ditë më parë specialistët e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore vijuan ekspeditat në terren, duke mbikëqyrur dhe këshilluar ndërhyrjet restauruese në kishat e Shën Marisë, Shën Mëhillit dhe Manastirin e Shën Prodhromit në Voskopojë.
    Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore, u formua nga bashkimi i dy institucioneve të mëparshme në varësi të Ministrisë së Kulturës, përkatësisht nga  Instituti Monumenteve të Kulturës “Gani Strazimiri” dhe Agjencia e Shërbimit Arkeologjik. IKTK-ja ushtron veprimtarinë në fushën e trashëgimisë kulturore materiale, me qëllim gjurmimin, hulumtimin, studimin, projektimin, konservimin, restaurimin, mbikëqyrjen, kolaudimin, promovimin, publikimin e trashëgimisë kulturore materiale. Gjithashtu ushtron veprimtarinë në fushën e arkeologjisë parandaluese e të shpëtimit dhe studimit të trashëgimisë arkeologjike, etj. Pranë Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore funksionon edhe Qendra Rajonale për Konservim dhe Restaurim.