Tag: kulturor

  • Anija muze ‘Art Explora’ ankorohet në Durrës, ambasadori Gonzato: U impresionova nga pikturat e refugjatëve të rinj!

    Anija muze ‘Art Explora’ ankorohet në Durrës, ambasadori Gonzato: U impresionova nga pikturat e refugjatëve të rinj!

    Pasditen e sotme në Portin e Durrësit është ankoruar anija muze “Art Explora”, e cila do të ofrojë për qytetarët një sërë aktivitetesh artistike e kulturore.I pranishëm në këtë ceremoninë  ishte edhe ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato.
    Gjatë fjalës së tij, Gonzato e cilësoi qytetin bregdetar të Durrësit si dritaren shqiptare në Mesdhe.Gjithashtu, ai vlerësoi ‘Art Exploran’ për këtë projekt kulturor, i cili do qëndrojë në portin e Durrësit për 12 ditë dhe do jetë e mbushur me aktivitete dhe shfaqje të ndryshme.
    Pjesë nga fjala e Gonzatos:
    Jam i lumtur që jam në Durrës, dritarja shqiptare në Mesdhe. Kënaqësi që jam këtu dhe bravo Art Explora. Realizoi një projekt të çmendur, kjo anije rrugëtuese në Mesdhe. Jam i impresionuar nga pikturat e refugjatëve të rinj. Mesdheu ka qenë vend shkëmbimi tregtar, kulturor dhe gastronomik. Krenar që BE mbështeti financiarisht këtë iniciativë. Kultura ka rol në ecurinë e Shqipërisë për të hyrë në BE. Një ecuri është shndërrim kulturor dhe shoqëror. Kultura është instrumenti që nxit shpirtin kritik dhe lirinë e shprehjes që janë vlera themelore.