Tag: kulturor

  • Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik e kulturor me Arbëreshët në Itali

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik e kulturor me Arbëreshët në Itali

    Me synim ndërtimin e urave të bashkëpunimit në fusha të ndryshme, Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, priti sot në Prishtinë një delegacion arbëresh nga Kalabria.

    Në përbërje të delegacionit ishin znj. Anna Madeo, Konsulle Nderi e Shqipërisë në Kalabri, z. Giuliano Conforti, zëvendëskryetar i Komunës së San Giorgio Albanese, përfaqësues të shoqatave tregtare italiane, përfaqësues të Kishës Arbëreshe dhe verëtarë të njohur nga Kalabria, transmeton KultPlus.

    Gjatë takimit u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit në turizmin kulturor e natyror, artizanat, inovacion, ndërmarrësi dhe zhvillimin bujqësor, përmes organizimit të misioneve të përbashkëta, panaireve dhe aktiviteteve të rrjetëzimit mes bizneseve të Kosovës dhe Kalabrisë.

    Palët ranë dakord për nënshkrimin e një marrëveshjeje bashkëpunimi ndërmjet agjencive KIESA dhe ARSAC, me fokus në projekte të përbashkëta në kulturë, turizëm dhe inovacion.

    Delegacioni arbëresh gjatë vizitës në Kosovë do të zhvillojë takime edhe me institucione të tjera dhe do të marrë pjesë në festivalin e verës HardhFest në Rahovec, ku pjesëmarrja e verëtarëve arbëresh në vitet e ardhshme pritet të jetë një vlerë e shtuar për promovimin e traditave të përbashkëta./KultPlus.com

  • KultPlus shënon 12-të vjetorin, lanson Ciceronin Kulturor në nivel mbarëkombëtar 

    KultPlus shënon 12-të vjetorin, lanson Ciceronin Kulturor në nivel mbarëkombëtar 

    Gazeta online për art dhe kulturë me e madhja në nivel mbarëkombëtar shënon 12-të vjetorin e themelimit, gazetë që për këto vite ka promovuar artin, kulturën, historinë e trashëgiminë shqiptare. 

    Me rastin e 12-të vjetorit të themelimit të KultPlus, në kuadër të kësaj plaftorme kulturore është lansuar ciceroni kulturor, që synon përfshirjen e ngjarjeve kulturore në nivel mbarëkombëtar në një adresë të vetme, ku edhe do të publikohet kalendari kulturor. 

    Ardianë Pajaziti, themeluese dhe drejtoreshë e KultPlus ka shpjeguar se qëllimi i këtij ciceroni kulturor është që të përfshijë të gjitha eventet në një hapësirë, me qëllim që të bëhet më i lehtë planifikimi i përcjelljes së ngjarjeve kulturore nga audienca. 

    Ciceroni kulturor lansohet në kuadër të fushës së marketingut, dhe të gjithë ata që shprehin dëshirë të lajmërojnë audiencën për eventet e tyre mund të shkruajnë në [email protected] ose në 049 119 400.

    Ndërkohë, kujtojmë që për këto 12-të vjet të punës së KultPlus, gazeta online oër art dhe kulturë nën brendin e saj ka edhe Qendrën Kulturore “KultPlus Caffe Gallery”, mbrëmjen artistiike “Ta zbardhi ftyrën” dhe konkursin mbarëkombëtar “KultStrofa”./ KultPlus.com 

    https://www.kultplus.com/kult-ciceroni

  • Çfarë është sindroma e Parisit?/ Mësojeni…

    Çfarë është sindroma e Parisit?/ Mësojeni…

    Nga Joe Phelan, (Live Science)

    Parisi, kryeqyteti i Francës, është i mbushur me histori. Aty ndodhet Kulla Eiffel, Arc de Triomphe, Katedrales Notre-Dame dhe Luvri, muzeu më i vizituar në botë.

    Megjithatë, pavarësisht nga pasuria e qytetit me pika të shumta kulturore, kënaqësitë arkitekturore dhe restorantet e shkëlqyera, disa turistë e gjejnë veten të paaftë për të shijuar një udhëtim në Paris.

    Një përqindje e vogël e atyre që shkojnë në Qytetin e Dritës përjetojnë “sindromën e Parisit”, një gjendje psikologjike me simptoma që përfshijnë të përziera, të vjella, halucinacione dhe rritje të rrahjeve të zemrës.

    Por çfarë është saktësisht sindroma e Parisit? Kush priret të ndikohet prej saj dhe pse?

    Sindroma e Parisit njihet nga shumë ekspertë si një fenomen i vërtetë, megjithëse i rrallë. Sipas Mathieu Deflem, profesor i sociologjisë në Universitetin e Karolinës së Jugut, sindroma e Parisit është “më e zakonshme në mesin e turistëve japonezë”.

    Pse, atëherë, japonezët janë kaq të ndjeshëm?

    “Ne po flasim për një kulturë që, historikisht, kishte një sistem besimi dhe trajektore zhvillimi krejtësisht të ndryshme nga vendet në Europë,” tha për Live Science Rodanthi Tzanelli, një profesor i sociologjisë kulturore në Universitetin e Leeds në Mbretërinë e Bashkuar.

    Këto dallime kulturore, mund të shpjegojnë pse vizitorët japonezë janë më të rrezikuar për sindromën e Parisit.

    Sindroma e Parisit duhet të konsiderohet si një formë ekstreme e shokut kulturor, tha Deflem. Shoku kulturor, në raste veçanërisht të rënda, mund të rezultojë që njerëzit të ndihen të çorientuar, të depresionuar, nervozë dhe të sëmurë fizikisht.

    Me fjalë të tjera, njerëzit mund të hutohen, ndonjëherë në një shkallë të konsiderueshme kur rrethohen nga simbole (logoja, emra, shenja, marka) që janë të ndryshme nga ato që do të hasnin zakonisht.

    Simptomat e lidhura me shokun kulturor janë të ngjashme me ato të përjetuara nga dikush që ndihet i shqetësuar. Në raste veçanërisht ekstreme të ankthit – si me shokun kulturor,  kjo ndjesi mund të çojë në të vjella, çorientim dhe një mori reaksionesh të tjera fizike.

    Ndërsa të gjithë përjetojnë shok kulturor “në një formë ose në një tjetër kur vizitojnë një vend të ri”, disa njerëz e ndiejnë atë në mënyra më të theksuara, sipas Deflem. Deflem vuri në dukje se, në përgjithësi, kultura japoneze ka një pikëpamje disi të romantizuar për Perëndimin, “veçanërisht Evropën”.

    Kjo, sugjeron Deflem, varet kryesisht nga mënyra se si Parisi përfaqësohet në filma. Në të vërtetë, një studim i vitit 2014 i kryer nga Condé Nast Traveler e vlerësoi Parisin si qytetin e katërt më armiqësor në botë; një studim i vitit 2020 nga revista CEOWORLD i dha Parisit titullin e qytetit më të ashpër në Evropë; dhe një sondazh i vitit 2021 nga InterNations, një organizatë e përkushtuar për të ndihmuar njerëzit të zhvendosen, arriti në përfundimin se Parisi është qyteti i tretë më pak miqësor në Evropë për emigrantët.

    Për më tepër, Deflem theksoi se “Japonia, për shembull, ka një kulturë shumë të rregullt dhe të sjellshme”, ndërsa jeta e përditshme pariziane është më pak aq “pavarësisht imazhit të saj”, tha ai.

    Por a mund të përjetojnë vizitorët në qytete të tjera të njejtat ndjesi?  A mund të shfaqë dikush simptoma të ngjashme me ato të lidhura me sindromën e Parisit në qytete të tjera historike, si Vjena, Nju Jorku apo Pekini?

    Tzanelli mendon se sindroma e Parisit mund të mos jetë specifike për kryeqytetin francez. Përkundrazi, ajo e konsideron atë si “një fenomen psikik shumë kompleks që ka të bëjë me zhgënjimin, madje edhe dëshpërimin, për mënyrat se si realiteti nuk përputhet me pritjet tona romantike”.

    Sindroma ka të ngjarë të jetë një “fenomen brezash”, dhe për këtë arsye të rinjtë ka të ngjarë të jenë më të përgatitur për atë që do të përjetojnë në një destinacion, shtoi ajo.

    Megjithatë, Tzanelli është i prirur të theksojë se askush nuk është i imunizuar nga shoku kulturor, pavarësisht nga mosha apo sa herë ata kanë udhëtuar. Tzanelli vuri në dukje se, megjithëse e njeh mirë shokun kulturor dhe e ka studiuar atë në detaje, ajo nuk është aspak imune ndaj efekteve të tij.

    “Unë e kam pasur këtë përvojë të shokut kulturor edhe në vendet që kisha vizituar më parë,” tha ajo. “Koha ndikon në kujtesën dhe imazhet e ruajtura që ne kemi për vendet me siguri do të ndryshojnë nga realiteti.”

    Lexo edhe:

    PSE ISMAIL KADARE E LA PARISIN DHE U KTHYE NË SHQIPËRI? (VIDEO)

    ObserverKult

  • Muzeu i Arbëreshëve në Vuno, Gonxhja: Një urë e gjallë mes brezave dhe brigjeve

    Muzeu i Arbëreshëve në Vuno, Gonxhja: Një urë e gjallë mes brezave dhe brigjeve

    Në Vuno, Himarë do të ngrihet së shpejti Muzeu i Arbëreshëve,  një projekt që sjell në atdhe kujtesën, kulturën dhe shpirtin e një komuniteti që ka ruajtur gjuhën dhe traditat për më shumë se pesë shekuj larg Shqipërisë.

    Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja inspektoi hapësirën ku do të ngrihet Muzeu i Arbëreshëve.

    “Ky muze nuk do të jetë vetëm një godinë, por një urë e gjallë mes brezave dhe brigjeve, ku rrëfimet e të parëve tanë do të marrin jetë përmes ekspozitave, kujtimeve dhe dialogut kulturor”, tha Gonxhja në një postim në rrjetet sociale.

    “Ky muze do të lidhë historinë e diasporës më të vjetër shqiptare me brezat e sotëm, duke forcuar bashkëpunimin shpirtëror e kulturor me komunitetet arbëreshe në Itali”, theksoi Gonxhja.

    I vendosur simbolikisht në zemër të qendrës historike të Vunoit, pranë kishave të Shën Spiridhonit dhe Shën Mëhillit, projekti parashikon gjithashtu restaurimin e këtyre monumenteve të çmuara.

    “Ky restaurim i kishave si dh ngritja e muzeut do ta kthejnë zonën në një ansambël mozaik të gjallë ku trashëgimia shpirtërore ndërthuret me muzealizimin bashkëkohor, rijetëzimin arkitekturor të lagjes e itinerareve”, tha Gonxhja.

    Gonxhja vuri në dukje se “ky është një hap i madh për gjallërimin e Vunoit, për forcimin e identitetit kulturor shqiptar dhe për pasurimin e turizmit historik e kulturor përtej sezonit të plazhit dhe zhvillimit të programeve të ndryshme edukative e kulturore, por edhe të angazhimit të komunitetit”.

    Ky muze, sipas ministrit Gonxhja është një ftesë për të gjithë, vendas, vizitorë dhe diasporë që të ndihen pjesë e një historie që na bashkon e na bën krenarë.

    Muzeu parashikohet të ndërtohet në ish-shkollën 8-vjeçare në Vuno, ku kanë prejardhjen shekullore një numër i madh arbëreshësh, familjet e të cilave u shpërngulën nga kjo krahinë në shekullin XVII.

    Muzeu do të shërbejë gjtihashtu si një  pikë turistike e shtuar në fshatin Vuno./atsh/KultPlus.com

  • Muzeu i Arbëreshëve, së shpejti në Vuno/ Gonxhja: Në një nga zonat ku nisi eksodi

    Muzeu i Arbëreshëve, së shpejti në Vuno/ Gonxhja: Në një nga zonat ku nisi eksodi

    Muzeu i Arbëreshëve, së shpejti në Vuno, Himarë, një nga zonat nga ku nisi ai eksod! Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, ku ndërt të tjera shkruan se është inspektuar hapësira ku do të ngrihet Muzeu i Arbëreshëve, një projekt që sjell në atdhe kujtesën, kulturën dhe shpirtin e një komuniteti që ka ruajtur gjuhën dhe traditat për më shumë se pesë shekuj larg Shqipërisë.
    “Ky muze nuk do të jetë vetëm një godinë, por një urë e gjallë mes brezave dhe brigjeve, ku rrëfimet e të parëve tanë do të marrin jetë përmes ekspozitave, kujtimeve dhe dialogut kulturor. Ai do të lidhë historinë e diasporës më të vjetër shqiptare me brezat e sotëm, duke forcuar bashkëpunimin shpirtëror e kulturor me komunitetet arbëreshe në Itali.
    I vendosur simbolikisht në zemër të qendrës historike të Vunoit, pranë kishave të Shën Spiridhonit dhe Shën Mëhillit, projekti parashikon gjithashtu restaurimin e këtyre monumenteve të çmuara, duke e kthyer zonën në një ansambel mozaik të gjallë ku trashëgimia shpirtërore ndërthuret me muzealizimin bashkëkohor, rijetëzimin arkitekturor të lagjes e itenerareve”, shkruan ministri Gonxhja.
    Sipas tij ky është një hap i madh për gjallërimin e Vunoit, për forcimin e identitetit kulturor shqiptar dhe për pasurimin e turizmit historik e kulturor përtej sezonit të plazhit dhe zhvillimit të programeve të ndryshme edukative e kulturore, por edhe të angazhimit të komunitetit.
    “Një ftesë për të gjithë, vendas, vizitorë dhe diasporë që të ndihen pjesë e një historie që na bashkon e na bën krenarë”, shkruan Gonxhja.
     

  • Ndërtohet Muzeu i Arbëreshëve në Himarë, Gonxhja: Urë lidhëse mes brezave dhe brigjeve

    Ndërtohet Muzeu i Arbëreshëve në Himarë, Gonxhja: Urë lidhëse mes brezave dhe brigjeve

    Së shpejti do të hapet Muzeu i Arbëreshëve në Vuno të Himarës. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja ka inspektuar hapësirat ku do të ngrihet muzeu, që sipas tij do të jetë një ‘urë’ mes brezave dhe brigjeve, dhe ku rrëfimet e të parëve do të marrin ‘jetë’ përmes ekspozitave e kujtimeve.
    Sipas ministrit Gonxhja, projekti parashikon restaurimin e këtyre monumenteve të çmuara, ndërsa e cilëson muzeun si një hap të madh për gjallërimin e Vunoit përtej sezonit turistik veror.

    Postimi i plotë:
    Muzeu i Arbëreshëve, së shpejti në Vuno, Himarë, një nga zonat nga ku nisi ai eksod!
    Inspektuam hapësirën ku do të ngrihet Muzeu i Arbëreshëve, një projekt që sjell në atdhe kujtesën, kulturën dhe shpirtin e një komuniteti që ka ruajtur gjuhën dhe traditat për më shumë se pesë shekuj larg Shqipërisë.
    Ky muze nuk do të jetë vetëm një godinë, por një urë e gjallë mes brezave dhe brigjeve, ku rrëfimet e të parëve tanë do të marrin jetë përmes ekspozitave, kujtimeve dhe dialogut kulturor. Ai do të lidhë historinë e diasporës më të vjetër shqiptare me brezat e sotëm, duke forcuar bashkëpunimin shpirtëror e kulturor me komunitetet arbëreshe në Itali.
    I vendosur simbolikisht në zemër të qendrës historike të Vunoit, pranë kishave të Shën Spiridhonit dhe Shën Mëhillit, projekti parashikon gjithashtu restaurimin e këtyre monumenteve të çmuara, duke e kthyer zonën në një ansambel mozaik të gjallë ku trashëgimia shpirtërore ndërthuret me muzealizimin bashkëkohor, rijetëzimin arkitekturor të lagjes e itenerareve.
    Ky është një hap i madh për gjallërimin e Vunoit, për forcimin e identitetit kulturor shqiptar dhe për pasurimin e turizmit historik e kulturor përtej sezonit të plazhit dhe zhvillimit të programeve të ndryshme edukative e kulturore, por edhe të angazhimit të komunitetit.
    Një ftesë për të gjithë, vendas, vizitorë dhe diasporë që të ndihen pjesë e një historie që na bashkon e na bën krenarë.

  • Ministri Çeku: DokuFest, një urë kulturore që lidh Kosovën me botën

    Ministri Çeku: DokuFest, një urë kulturore që lidh Kosovën me botën

    Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka vlerësuar lart ndikimin e DokuFest-it 2025, duke theksuar se për nëntë ditë me radhë, festivali ka shndërruar kinematë e Prizrenit në hapësira që lidhin botën me qytetin.

    Me mbi 100 filma të shfaqur dhe mijëra vizitorë, ministri Çeku e përshkroi festivalin si një ngjarje që sjell “energji dhe magji” unike në vend. Ai theksoi gjithashtu rolin e rëndësishëm që DokuFest ka luajtur ndër vite jo vetëm në aspektin kulturor, por edhe ekonomik, duke e konsideruar atë një nga motorët kryesorë të zhvillimit kulturor dhe turistik në Kosovë.

    Çeku tha se gjatë mandatit të tij, festivali dhe organizatat e skenës së pavarur kanë gëzuar mbështetje institucionale më të madhe se kurrë më parë, dhe se kjo përkrahje do të vazhdojë në përputhje me vlerat që ato bartin.

    “Mirënjohje për çdo individ e organizatë që punon me pasion për kulturën. Politikat tona do të vazhdojnë të ndjekin frymën tuaj”, shkroi ministri në fund të njoftimit./KultPlus.com

  • EtnoFest, festival i përmasave ndërkombëtare

    EtnoFest, festival i përmasave ndërkombëtare

    PostFestivalNga: Agron GërguriFestivali multikulturor EtnoFest sivjeti përjetoj edicionin e 15. Duke qenë pjesëmarrës aktiv thuaja në të gjitha edicionet duke e përcjell  përmbajtjen, investimet në infrastrukturë, rriten, shumëanshmërinë, shumëdimensionalitetin e trajtimit të ekstraktit kulturor të trashëgimisë etnike vijë deri te konstatimi se ky Festival është bërë pikë referimi për kulturën kombëtare dhe se në ambientet e fshatit Kukaj ku tashmë është ndërtuar infrastrukturë dhe hapësirë e mjaftueshme për të gjitha artet dhe si i tillë imponohet si vend ku mund (lexo duhet) të bartet një pjesë e Muzeut të trashëgimisë kulturore të Kosovës në mos i tëri, e pse jo në Kukaj të vendoset edhe ndonjë  institucion që specifikisht ka të bëjë me trashëgimin i kulturës e ku do ringjalleshin disa zeje të vjetra që po harrohen.

    Etno fshati Kukaj dhe etno kompleksi do duhej të jenë në mbështetje dhe mbrojtje të shtetit si identitet kulturor

    Kukaj si fshat kulturor i cili tashmë ka identitet përfaqësues e i cili komunikon natyrshëm e domethënshëm me Artanën në aurën e përkatësisë kulturore për mburrje. Pra për fshatin Kukaj dhe festivalin si argument i fuqishëm brenda tij  ka ardhur koha që ta marrinë në përkujdesje dora e shtetit.Kujdes i përhershëm nuk do duhej të kushtëzohej apo mbetej peng i marrëdhënieve personale që kanë titullarët shtetëror (raporti pushtet lokal – qendror) përkundrazi EtnoFestin do duhej ta trajtojnë si moment uniteti rreth vlerës së trashëgimisë kulturës dhe artit si identitet dhe si të tillë  ta trajtojnë institucionalisht e jo asesi që EtnoFestin ta përjetojnë si arenë dëshmimi të kundërshtive apo matjes së fuqisë politike, sepse kultura është unike dhe vetëm si e tillë është fuqi politike e të gjithëve. Nuk është e shëndetshme të thuhet: A paska shku ai në EtnoFest, unë nuk shkoj për të numëruar kështu kush me kë është në dëmë të zhvillimit të kulturës si shtylla themeltare e  identitet të shtetit.EtnoFesti, ndër vite ka dëshmuar se është me të gjithë ata që investojnë në identitet kulturor dhe në respekt të këtij objektivi do duhej të trajtohej ashtu siç tashmë është një nga pikat e referimit të ngritjes kulturore kombëtare dhe shtetërore aq më tepër kur nga viti në vit pjesëmarrja e artistëve kombëtar e ndërkombëtar po gjenë shprehjen e komunikimit e ndërveprimit bashkëpunues midis popujve në të mirë të marrëdhënieve të shëndetshme njerëzore kulturore dhe artistike siç ndodhë në  EtnoFest.Nëse politika kosovare ende nuk ka thënë decidivisht se cilat janë çështjet rreth të cilave uniteti është domosdoshmëri dhe se të njëjtat nuk mund të janë çështje të lobimit elektoral, porse janë obligim preokupues i cilitdo fitues të zgjedhjeve që të investoj në këtë identitet (lexo unitet) ku kultura si shtylla identitare do të jetë prioritetet i asaj liste të munguar të çështjeve unike ku nuk ka pozitë dhe opozitë. Në këtë kuadër festivali EtnoFest si një medium specifik me përmbajtje etnike e ku nuk mungon as trajtimi modern i vlerave të etnosit shprehur përmes këngës, vallëzimit, instrumentimit, skulpturës, pikturës, artizanateve, vlerës së fjalës, anekdotës, poezisë, ushqimit tradicional e deri te Teatri si art sublim që përmbledh të gjitha dhe i formëson në thënie artistike është rritur aq sa të bëhet institucion i rëndësisë prioritare përtej kulturure. Duke qenë i tillë EtnoFesti do duhej të vendosej në listë identitare (lexo prioritare) me prefiks shtetnor.

    EtnoFesti duhet shtrirë në kohë dhe të merret në përkujdesje të shtetit

    Tashmë në etno fshatin Kukaj është ndërtuar infrastrukturë e cila përballon numër të madhë të pjesëmarrësve dhe vizitorëve andaj edhe festivali duhet të rritet në shtrirje kohore nëse jo gjatë gjithë verës atëherë gjatë një muaji kohë që do të mjaftonte të finalizohej ndonjë projekt nga fusha e teatrit, muzikës, arteve figurative apo të ndërtohej ndonjë aneks sipas arkitekturës së vjetër që t’i shtohej etnokompleksit të cilin deri më tash e ka ideuar, ndërtuar e mirëmbajtur Fadil Hysaj me Sheqerie Buqaj e Ilaz Hysaj  pa e lënë anash kontributin mbështetës të Iliriana e Arta Arifit, Bislim Muçajt, Kushtrim Kastratit … banorëve të fshatit, familja Latifi ( Arsim Latifi) dhe familja Xhemahiti ( Xhelil Xhemahiti) miqëve si Gani Vllahna me familje dhe të gjithë atyre që me pjesëmarrjen e tyre i kanë dhënë kuptim kësaj ndërmarrje kulturore unike duke e mirëkuptuar idenë dhe vizionin e Fadil Hysajt. Mbase në këtë fshat mund të zhvillohet edhe turizimi kulturor dhe i agrokulturës, kur dihet se përveç etnokompleksit tashmë janë në finalizim të punëve të resortit për puntori kreative i motrave Ilirijana dhe Arta Arifi si dhe kështjella “Pandora”.Edicioni i 15 -të i EtnoFestit e argumenton rritjen e festivalit deri në përmasën që do duhej t’i kaloj në obligim direkt shtetit dhe kjo duhet të ndodh jo për të përmbush apetite megalomane por për ta ngre kulturën në piedestalin që ajo ka për karakterin e shtetit aq më tepër për ekzistencën e tij  identitare.Faktet flasin me ngulm. Në edicionin e sivjem të 15-të të EtnoFestit defiluan programe muzikore, shfaqje teatrore, ekspozita, instalacione, debate tematike ku trajtoheshin aspekte të identitetit kulturor: gjuha, doket, zakonet, kujtesa historike, traumat e luftës, pastaj rite të vjetra, performanca  muzikore moderne,  koncert recitale, poezi, skulptura e piktura me rrëfime dramatike dhe kujtesë historike me pjesëmarrjen aktive të mbi 350 artistëve.

    Program i pasur, arte të ndryshme dhe debate

    Programi i realizuar i edicionit të 15-të, të EtnoFestit është argument i rëndësishëm për identifikimin e ekstraktit të vlerës dhe zhvillimit të kulturës si bazë për një sistem vlerash që duhet konsoliduar.Sivjet tema e edicionit ka qenë Identiteti si identifikim dhe kërkim për gjetjen e përkatësisë duke e shkoqitur, analizuar, e shqyrtuar këtë temë  përmes 73 programeve artistike, shfaqjeve teatrore, performancave, instalacioneve,  debateve, ekspozitave të shumta, koncerteve të përzgjedhura me kritere të ashpra artistike dhe tematikisht përmbajtësore.Në këtë kuadër vizitorët dhe spektatorët kanë pasur mundësi unike të komunikojnë në formë aktive në trajtim të temës bosht përmes 13 ekspozitave: me artistë të pikturës, fotografisë, skulpturës, vizatimit, dizajnit realizuar nga artistët: Blerta Syla Surroi, Arber Sahiti, Ermira Belegu Deçani, Ibrahim Beqiri, Malda Susuri, Sabri Behramaj, Ismet Azizi, Mjellma Goranci, Veli Blakçori si dhe disa ekspozita kolektive me mbi 15 artistë të tjerë. Fryma e traditës si bërthamë e identitetit është prezantuar përmes 13 Etno performancave me këngë, valle dhe ritual tradicional të Ansambleve nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Kenia, Spanja. Në pjesën e programit teatror janë dhënë 10 (dhjetë) shfaqje përmbajtësisht dhe artistikisht të arrira me tema të ndryshme identitare: për dhembjen, gruan, fenë, teatrin dhe jetën të trajtuara prej artistëve teatror nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, me regjisorë e aktorë të njohur si Altin Basha, Ilir Bokshi, Fatos Berisha, Erson Zymberaj, Mentor Zymberaj, Naser Shatrolli, Ard Islami, Adrian Morina, Lena Kryeziu, Butrint Lumi, Kushtrim Sheremeti, Vefi Redhi, Semira Latifi, Sara Bajrami, Sabina Memishi etj.

    Atraksion i vërtetë dhe ngjarje e veçantë kulturore ishte performanca danc teater “Sarakassi Dancer” – Sarakasi Trust nga Kenia si dhe ekspozita e kostumeve  në temën “Krusha ime”  e artistes  Mercedes Pereira nga Spanja.

    Në programin muzikor garues u prezantuan: Gjejlane Taci,  Vjollca Robelli Mripa,  artisti  Liburn Jupolli u prezantua me “Tales of Scapes”  një trajtim muzikor shpërthyes i motivuar nga etnosi e i trajtuar me sens modern. Instalacioni me fotografi i Malda Susurit “Të kam në mendje” bashkë me promovimin dhe debatin për librin e Blerina Gaxha Rugovës “Memorie lufte” ishte shprehje e thellë e emocioneve të ndrydhura.Gjatë 10 ditë e netëve të festivalit janë mbajtur mbi 17 koncerte muzikore  në kuadër të programit argëtues “Etno Neja “.  Janë realizuar mbi 10 (dhjetë) instalacione, punëtori dhe demonstrime tradicionale si: “pjekja e bukës pogaqe” , “flisë” dhe ushqimeve tjera tradicionale.Në debatet shterruese për aspekte të identitetit kontribut domethënës dhanë Klara Shehu, profesoreshë në Unversitetin e Sorbonës i cila ishte edhe kryesuese e jurisë së festivalit, Skender Boshtrakaj, skulptor, anëtar i jurisë, Agron Gërguri dramaturg- regjisor, anëtar i jurisë, Salih Zogiani, mbledhës i folklorit dhe pjesëmarrës tjerë në debate nga Sanxhaku i Malit të Zi, etj. Debatet i moderoj Fadil Hysaj me asistimin e Sheqerie Buqaj, drejtues të festivalit.

    Frekuencat e energjisë pozitive

    EtnoFesti përveçse shikohet edhe të provokon të shohësh përtej asaj që shikon. Aty jetohet e përjetohet përtej programeve zyrtare të përzgjedhura, krejt spontanisht, takime e biseda kreative midis krijuesëve të artit dhe mërgimtarëve si vlerë e shtuar e festivalit. Frekuenca pozitiviteti emetojnë vullnetarët të cilët përveçse shërbejnë me përkushtim i japin edhe energji dhe sharmë festivalit.

    Fadil Hysaj dhe përkrahja e idesë së tij

    Nuk kemi nevojë të brohorasim për mendjen e ndritur e kreativisht të frytshme të Fadil Hysajt  i cili tashmë është i verifikuar si i tillë, por çështja është se ka ardh koha, atë që Fadili ka ideuar e jetësuar përmes festivalit EtnoFest, ta vendosim fshatin Kukaj pikëtakim në harten e kulturës të Kosovës si referencë kombëtare. Andaj shteti do duhej të përkrah këtë ndërmarrje e jo t’ia shkurtoj fondet siç bëri sivjet për t’ua shtuar disa manifestimeve tjera të cilat as për s’afërmi nuk prekin diemnsionet kulturore të cilat i afirmon EtnoFesti.

    Problematizimi i biletave hyrëse

    Në tendencen për të gjetur “dhjam në plesht” dikush e tematizojë pa të drejtë çështjen e hyrjes në etnokompleks me bileta.  Me pesë euro hyrje secili ka mund të përcjellë një shfaqje teatrore, një performancë poetiko muzikore një koncert,  së paku tre programe artistike dhe të vizitoj 5 ekspozita përfshi këtu edhe muzeun me artefakte të vjetra. Aq më tepër kur organizatori ka qenë dorëlirë për ata që nuk kanë pasur mundësi të paguajnë biletë dhe u ka siguruar parking falas!Kjo nuk do të thotë se festivali nuk ka hapësirë për zhvillim në të gjitha dimensionet porse duke ditur rrjedhën e secilit edicion vërehet se ky është një proces i cili për çdo vjet avanson si në aspektin përmbajtësor poaq edhe organizativ.

    Mesazhi i EtnoFestit

    Ti themi PO kulturës me angazhim konkret.Ti themi po kulturës, duke e mbështetur me përkushtim e dashuri, Etno Festi është një shembull dhe argument e fshati Kukaj dëshmi se kemi identitet kulturor.

    ObserverKult

    ———————————-

    Lexo edhe:

    AGRON GËRGURI: TEATRI IM, E VËRTETA E JETËS

  • Premiera e filmit ‘Isha vetëm 10 vjeç’ dhe promovimi i librit ‘Besa dhe burrëria’ në Pejë – një homazh për humanizmin në kohë lufte

    Premiera e filmit ‘Isha vetëm 10 vjeç’ dhe promovimi i librit ‘Besa dhe burrëria’ në Pejë – një homazh për humanizmin në kohë lufte

    Autori dhe dokumentaristi malazez Velibor Çoviq ishte në qendër të një ngjarjeje të veçantë kulturore në Pejë, ku u shfaq për herë të parë në Kosovë dokumentari i tij “Isha vetëm 10 vjeç”, dhe u promovua libri “Besa dhe burrëria”.

    Ky aktivitet u organizua në kuadër të programit kulturor të Ambasadës së Malit të Zi në Kosovë, “Në rrugëtim: nga Dita e Pavarësisë deri te Dita e Shtetësisë”, dhe solli në vëmendje një prej kapitujve më të ndjeshëm të historisë së re të rajonit, vitin 1999, kur Mali i Zi hapi dyert për më shumë se 100 mijë refugjatë nga Kosova, pa dallim feje apo përkatësie etnike.

    Filmi dokumentar, i cili trajton përjetimet e fëmijëve të zhvendosur dhe dimensionin njerëzor të solidaritetit malazez gjatë kohës së luftës, është shpërblyer me çmim të posaçëm në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Njujork, për “kontribut të jashtëzakonshëm në filmin dokumentar”, duke u vlerësuar si një dëshmi e vlerave universale njerëzore në mes të trashëgimisë së dhimbshme të luftës.

    Ndërkohë, libri “Besa dhe burrëria” mbledh rrëfime reale dhe intervista, përfshirë edhe atë me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, me titull “Nga refugjate në presidente”, e cila përmes fjalës së saj sjell një kujtim të gjallë dhe mirënjohës për mikpritjen e treguar nga qytetarët e Malit të Zi në kohën kur shumë familje shqiptare po iknin nga lufta.

    Aktiviteti kulturor në Pejë nuk ishte vetëm një promovim kulturor, por një thirrje për reflektim mbi vlerat që i tejkalojnë kufijtë dhe kohën, si besa, burrëria dhe humanizmi./ KultPlus.com

  • Bazilika e Linit/Rama ndan pamjet:Perlë e historisë dhe e turizmit kulturor shqiptar

    Bazilika e Linit/Rama ndan pamjet:Perlë e historisë dhe e turizmit kulturor shqiptar

    Kreu i qeverisë, Rama këtë mëngjes ka ndarë pamje nga Bazilika e Linit, e mbushur me turistë.
    Konkretisht, në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan se Lini është një nga perlat e historisë dhe turizmit kulturor shqiptar, pasi ofron për vizitorët natyrën e bukur, trashëgimi kulturore dhe pamje piktoreske.
    “MIRËMËNGJES dhe me një ditë të zakonshme korriku në Bazilikën e Linit, mes natyrës së qetë, trashëgimisë sonë të çmuar kulturore dhe pamjeve piktoreske që ofron ky fshat buzë liqenit, si një nga perlat e historisë dhe turizmit kulturor shqiptar, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

    Kryeministri Rama në profilin e tij në “Facebook”,  gjatë këtyre ditëve ka publikuar pamje të zonave tërheqëse në vend, që vizitohen nga turistë të shumë nga shtete të ndryshme të botës.