Ministri Blendi Gonxhja: Një nga thesaret më të çmuara të identitetit kulturor, arti i të luajturit, të kënduarit dhe bërjes së lahutës, është përfshirë zyrtarisht në pasurinë botërore të trashëgimisë kulturore jomateriale të UNESCO-s në listën për nevojë urgente mbrojtje.
Arti i të kënduarit, të luajturit dhe bërja e lahutës përfaqësojnë një element thelbësore të identitetit në hapësirën shqiptare rurale të kultivuar ndër shekuj në krahinat veriore dhe përtej që nga Malësia e Madhe, Dukagjini, Malësia e Gjakovës, Rugova, Drenica, Plava dhe Gucia. Eposi i Kreshnikëve dhe balada të traditës shqiptare veriore, në duart e lahutarit kanë shprehur në shekuj virtytet e trimërisë, qëndresës, nderit, besës dhe mikpritjes.
Ky sukses është rezultat i një procesi të gjatë, kërkimor të udhëhequr nga grupi i studiuesve: Vaso Tole, Shaban Sinani, Rigers Halili, Armanda Hysa dhe Susane Ogge.
Puna e tyre, së bashku me sesionet komunitare dhe kërkimet në terren, finalizoi një dosje të standardeve më të larta të UNESCO-s, e dorëzuar në mars 2024.
Procesi u mbështet nga Ministria e Kulturës në bashkëpunim me Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), në kuadër të marrëveshjes për përgatitjen e dosjeve të trashëgimisë jomateriale shqiptare.
Shqipëria mbetet e angazhuar për të ruajtur, promovuar dhe fuqizuar këtë pasuri të rrallë kulturore, duke mbajtur të hapur edhe bashkëpunimin e ardhshëm me Kosovën!
Tag: kulturor
-

Thesari i çmuar kulturor, lahuta shqiptare zyrtarisht pjesë e UNESCO-s!
-

SEEDS si një nismë për të fuqizuar sektorin kulturor dhe kreativ në rajonin e Adriatikut të Jugut
Projekti SEEDS synon zhvillimin e sektorit kulturor dhe industrisë kreative. Projekti ka për qëllim të forcojë sektorin kulturor dhe kreativ në zonën e Adriatikut të Jugut, duke adresuar sfidat e ndërlidhjes të kulturës me sipërmarrjen dhe ekonominë kreative. Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit organizoi në qendrën “Sotir Kolea” takimin inaugurues (Kick-Off Meeting) të projektit ndërkufitar SEEDS – Strengthening Entrepreneurial Ecosystem in the Domain of the Cultural and Creative Sector, në kuadër të Programit IPA CBC South Adriatic.
Drejtoresha e Përgjithshme për Artin, Kulturën dhe Rininë znj. Anisa Pollo, pranë Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit theksoi rëndësinë e projektit në zhvillimin e sektorit kulturor dhe kreativ dhe në forcimin e bashkëpunimit rajonal. Takimi bëri bashkë përfaqësues të institucioneve partnere, profesionistë të fushës së kulturës, aktorë lokalë dhe përfaqësues të grupeve të interesit nga Shqipëria, Italia dhe Mali i Zi. Ky aktivitet shënoi nisjen zyrtare të bashkëpunimit ndërinstitucional midis partnerëve të projektit dhe prezantoi objektivat, strukturën e ndërhyrjes, planin e punës dhe paketën e aktiviteteve të SEEDS. Gjatë takimit u diskutua mbi ndarjen e roleve dhe përgjegjësive mes partnerëve, metodologjinë për hartimin e Strategjisë Ndërkufitare SEEDS, si dhe u përcaktuan mekanizmat e menaxhimit dhe komunikimit teknik të projektit.
Projekti SEEDS zbatohet nga: Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit (Lider Projekti – Shqipëri), Teatri Kombëtar, Teatri Publik i Puglias (Itali), Federata Malazeze e Punëdhënësve dhe Komuna Agnone (Itali). Projekti ka për qëllim të forcojë sektorin kulturor dhe kreativ në Zonën e Adriatikut të Jugut, duke adresuar sfidat e ndërlidhjes të kulturës me sipërmarrjen dhe ekonominë kreative dhe në fokus të ndërhyrjes janë mbështetja për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, trajnimi profesional, zhvillimi i modeleve të reja të qeverisjes kulturore dhe ndërtimi i rrjeteve të qëndrueshme profesionale dhe institucionale. -

Përfundoi edicioni i dytë i festivalit “Ditët e Nëntorit”
Nga Blerim Valla
Gjakova dhe jo vetëm (por edhe mysafirë e publiku nga mbarë qytetet shqiptare e diaspora) mirëpriti me shumë interesim, një nga edicionet më madhështore të festës kulturore, të festivalit të kulturës shqiptare “Ditët e Nëntorit II”. Festival ky që ndërthuri kulturën, artin, identitetin dhe trashëgiminë shpirtërore shqiptare.Për tri javë ditë, publiku pati mundësi të përjetojë dhe të shijoj një numër të madh shfaqjesh premierë dhe aktivitetesh të tjerapërcjellëse si panairi i librit (Ditët e Librit), debate me figura të njohura shqiptare dhe të huaja të fushave të ndryshme, koncerte të rinjsh, pastaj koncerte me artistë të mëdhenj shqiptarë, ansamble muzikore nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe grupet muzikore të arbëreshëve të Italisë e të arvanitasëve të Greqisë.Risia më e mirë e këtij edicioni ishte mbajtja për tri ditë e Panaitit të Librit (“Ditët e Librit”) në Çarshinë e Vjetër të Gjakovës ku gati çdo kafeteri ishte shndërruar në një mini librari me librat më të ri të shumë Shtëpive Btuese nga Kosova e Shqipëria. Sikurse tejet inspiruese dhe interesante ishin debatet me shkrimtar, muzicient, sociolog, gazetar. historian etj si Artan Fuga, Jusuf Buxhovi, Janne Sugarmann, Shkëlzen Gashi, Erald Kapri etj. Si dhe mini – koncertet në “Çarshinë e Jupave” e këngëtarëve dhe grupeve të muzikës argëtuese e popullore si “Rilindja”, “Ashikët”, Valon Shehu, Nezafete Shala me grupin e saj etj.Kjo festë kulturore, e organizuar nga “Fondacioni për Gjakovën”, edhe këtë edicion të II – të, arriti të krijoj me plot sukses një urë lidhëse midis kulturës, historisë, traditës dhe muzikës shqiptare, duke e kthyer Gjakovën në epiqendrën e kulturës shqiptare.
Festivali nisi me ngjarjen e madhe kulturore, me koncertin e sopranos me famë botërore Ermonela Jaho, Ky koncert gala shënoi një moment historik e kulturor për qytetin e Gjakovës, pasi mirëpriti një nga zërat më të njohur shqiptarë në skenën botërore të operës.
Ndërkaq javën e fundit festivali i kushtoi vëmendje rrënjëve tona historike së pari me koncertin “Tinguj Arbëresh e Arvanitas” që ishte një udhëtim shpirtëror dhe kulturor që lidhi traditën e hershme muzikore dhe historike shqiptare me arbëreshët dhe arvanitasit që e ruajtën gjuhën, zakonet, traditat dhe muzikën për 600 vite larg atdheut. Ky koncert i këtyre dy grupeve: i pari grup në krye me këngëtaren arbëreshe Anna Stratigoi dhe grupi i dytë në krye me këngëtaren arvanitase Eleni Kristu, ishte një koncert i rrallë që u shfaq premierë në mbarë hapsirën shqiptare dhe atë vetëm në këtë festival në Gjakovë !Në Festën e Flamurit, festivali u madhërua me pjesëmarrjen e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore të Kosovës “Shota”. Me koreografi të bukur e ritmike, me kostume tradicionale e të larmishme nga të gjitha pjesët e Kosovës, Ansambli Shota solli shpirtin dhe frymën e Kosovës me vallet dhe këngët që përforcuan identitetin kombëtar përrmes muzikës. Ky koncert arriti kulminacionin kur këngëtsrja Majlinda Cikaqi këndoi Hymnin e Gjakovës – “Yjet e Gjakovës” ku i tërë publiku e përcolli atë në këmbë dhe këndoi me këngëtaren.Mbyllja e festivalit, i takoi Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore Shqiptare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, i cili përfaqëson zërin, traditën dhe trashëgiminë e shqiptarëve të Maqedonisë. Me valltarët tejet profesionist, me interpretuesit e jashtëzakonshëm dhe instrumentistët virtuoz e në nivel të lartë, ky koncert arrit me sukses të simbolizoj bashkimin kulturor të shqiptarëve kudo qofshin ata!Kulmi i koncertit ishte kënga e njohur gjakovare “Lulëkuqja e Gjakovës” e cila u këndua nga i gjithë publiku gjakovar në këmbë së bashku me këngëtarin Jetmir Rexhepi.
Edicioni i II i festivalit të kulturës shqiptare “Ditët e Nëntorit” ishte një festë e vërtetë dhe e madhe kulturore. Ai ishte më shumë se një manifestim trejavor artistik. Ishte një letërnjoftim i identitetit kulturor shqiptar por edhe të Gjakovës. Ishte një festë që përmblodhi kujtesën historike, krenarinë kombëtare dhe pasurinë artistike të trashëgimisë të trojeve tona. Gjakova, me potencialin e vet kulturor, me trashëgiminë e historinë e pasur, me kulinarinë e veçantë dhe unike, pastaj me mikripritjen, atmosferën dhe shpirtin e gjallë kulturor, arriti të jetë një skenë e vërtetë dhe e madhe e kulturës. Por edhe për arritjen e synimit kryesor të fondacionit (dhe të të dy festivaleve “Ditët e Shqiptarit” dhe “Ditët e Nëntorit”) – që Gjakova të jetë jo vetëm qendër e kulturës shqiptare. Por dhe atraksion turistik kulturor (dhe jo vetëm) për shqiptarët dhe për të huajt!
ObserverKult
Lexo edhe:
BLERIM VALLA: MAGJIA E LIBRIT!
-

Jusuf Buxhovi: 61 vjet të Mitingut të Poezisë në Gjakovë
Emblemë e identitetit tonë kulturor-letrar
Nga Jusuf BuxhoviNë paraditën e dhjetë nëntorit të vitit 1964, në Parkut e Qytetit në Gjakovë, para nxënësve të shkollave të mesme të qytetit dhe qytetarëve të shumtë, një grup i shkrimtarëve të rinj nga klubi i sapoformuar letrar “Gjon Nikollë Kazazi”, nën drejtimin e poetit të njohur Din Mehmeti dhe në praninë e poetit Enver Gjerqeku, hapën Mitingun e parë të Poezisë.Ishte ky fillimi i një manifestimi letrar i komunikimit me dashamirët e letërsisë në një formë të hapur. Si i tillë, me kyçjen në bashkëorganizim të Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës dhe të Bashkësisë së Kulturës, mori mbikëqyrjen institucionale-shtetërore. Kjo u pasqyrua kur mitingu kaloi nën patronatin e Fadil Hoxhës, asokohe anëtar i Kryesisë së RSFJ-së dhe të KQ të LKJ-së, i pranishëm në mbrëmjet qendrore të mitingut me kreun më të lartë politik dhe kulturor të Kosovës. Tretmani i tillë i Mitingut, bëri që pas tri vitesh të kthehet në një mananifestim që tubonte poetë dhe shkrimtarë të njohur nga të gjitha viset e ish-Jugosllavisë. Pak më vonë, me pjesëmarrjën e shkrimtarëve të njohur botëror, edhe fitues të çmimit Nobel, Mitingu mori edhe karakter ndërkombëtar. Me kalimin e kohës, krahas aktiviteve në në hapësirat e Pallatit të Kulturës “Asim Vokshi”, ato u shtrinë edhe me orët letrare nëpër shkollat fillore të qytetit dhe përreth si dhe me orën letare në Junik.Festa e poezisë, siç quhej Mitingu i Gjakovës, vazhdoi edhe pas rrënimit të autonomisë së Kosovës në mars të vitit 1989, kur Serbia filloi të qëllojë të gjitha shtyllat e identietit tonë institucional dhe kulturor.Edhe asokohe, Mitingu i Poezisë ruajti karakterin e tij kulturor. Kësaj i ndihmoi fakti se dr. Ibrahim Rugova ishte Kryertar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës dhe njëherësh president i Kosovës. Kështu, nën përkujdesjen e vazhdueshme të dr. Rugovës manifestim u mbajt edhe në rrethanat e pushtimit dhe të represionit më të egër serb. Madje, nga viti 1991, Mitingu i Poezisë në Gjakovë, fiton edhe karakrerin kombëtar, meqë për herë të parë morën pjesë shkrimtarë nga Shqipëria (Besnik Mustafaj dhe Xhevahir Spahiu), rrugë kjo që do të vazhdojë me përfshirjen në rrezën e Mitingut edhe të Tropojës dhe pjesëve të tjera të Malësisë së Gjakovës.Mitingu vazhdoi edhe pas çlirimit të Kosovës, por më kohë u vërejt një tërheqje e institucioneve qendrore nga organizimi dhe financimi i veprimtarisë së manifestimit. Kjo ndikoi, që Mitingu, viteve të fundit të zbehet deri në atë masë, saqë edhe mbajtja e mitingut të sivjemë të gjendet buzë dështimit! Mbetet që në ditët e ardhshme të shihet se a do të lejohet kjo?
ObserverKult
Lexo edhe:
BIPOLARITETI SOCIAL DHE KULTUROR NË ROMANIN “MONA” TË JUSUF BUXHOVIT
-

Rijetëzim i kullave në 4 qarqe të vendit, në fokus zhvillimi ekonomik, kulturor dhe turistik
Rijetëzim i kullave në 4 qarqe, një nismë për zhvillimin ekonomik, kulturor dhe turistik përmes trashëgimisë kulturore. Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit ka konceptuar sëbashku me GIZ një program për rijetëzimin e kullave- shtëpi i fokusuar në këto elementë kryesorë: Kullat si Ruajtëse të Identitetit Kulturor Kombëtar: Shtëpitë tradicionale – kullë janë një reflektim unik dhe autentik i historisë shqiptare, mënyrës së jetesës dhe arkitekturës. Rindërtimi i tyre luan një rol thelbësor në ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe forcimin e identitetit kombëtar; Kullat dhe Përdorimi i Qëndrueshëm i Trashëgimisë: Duke rijetëzuar dhe përshtatur kullat për përdorim bashkëkohor (arsimi, turizmi, aktivitetet kulturore), këto struktura historike mund të transformohen nga objekte muzeale statike në elementë dinamikë dhe funksionalë të jetës së përditshme komunitare; Kullat si Mjet për Edukimin dhe Ndërgjegjësimin Kulturor: Shtëpitë-kullë ofrojnë një mundësi për mësimin e historisë shqiptare, arkitekturës tradicionale dhe vlerave shoqërore.
Ministri Blendi Gonxhja që ishte i pranishëm në prezantimin e Programit për Rijetëzimin e Kullave në bashkëpunim me GIZ Shqipëri shprehet se programi përfshin katër qarqe: Dibër, Kukës, Shkodër dhe Lezhë, dhe synon që kullat të mos mbeten më vetëm monumente. “Por të rijetëzohen si bujtina, qendra kulturore, muze lokale apo pika edukimi që lidhin historinë me jetën bashkëkohore. Kullat do të shndërrohen në bujtina, qendra kulturore dhe vende mikpritjeje që ruajnë historinë, por sjellin zhvillim të qëndrueshëm për komunitetet përreth”, shprehet Gonxhja. Faza e parë (viti 2025-2026) do të fokusohet në identifikimin e kullave në 4 qarqe: Lezhë, Shkodër, Dibër dhe Kukës; hartimi i projekteve tip për secilin qark; zhvillimi i programit të plotë për rijetëzimin e kullave që synon të përfshijë më tepër aktorë të tjerë publikë, apo donatorë të tjerë. Faza e dytë (2026-2028) vijon me restaurim i kullave, rijetëzimi i tyre, lidhje me operatorë turistikë, përfshirje në itinerare, etj. -

Turizmi kulturor inovativ nxit tregun e pushimeve
Këtë vit, me Festën e Mesvjeshtës të Kinës që bie pranë Ditës Kombëtare, pushimet tetëditore që filluan të mërkurën, pritet të aktivizojnë ekonomitë vendore nëpërmjet një rritjeje të turizmit kulturor.
Sipas Ministrisë së Transportit, në mbarë Kinën pritet të bëhen rreth 2.36 miliardë udhëtime individuale gjatë kësaj periudhe, duke nxjerrë në pah potencialin e madh turistik të vendit.
Ndezja e pasionit me kulturën tradicionale
“Mund të bashkëveproni me aktorët në çdo kohë, kudo, sikur të keni hyrë drejtpërdrejt në botën e arteve marciale të kohërave të lashta”, tha Zhang Jie nga provinca Gansu e Kinës Veriperëndimore, e cila vizitoi Qytetin e Arteve Marciale të Malit Wansui në Kaifeng të provincës Henan, një park tematik në stilin e “Disney”-t që ofron një përvojë gjithëpërfshirëse të kulturës së arteve marciale të dinastisë Song (960-1279).
Sipas menaxheres së publicitetit të parkut, Wang Xueying, më shumë se 100 punonjës të veshur si shpatarë, shitës dhe rrëfimtarë do të bashkëveprojnë me vizitorët gjatë festës, duke dhënë gati 2 000 shfaqje në ditë për t’i bërë ata të ndihen si protagonistë në një përrallë artesh marciale.“Ne kemi krijuar një sistem ndërveprues gjuetie thesari, që e bën kulturën tradicionale të perceptueshme, të interpretueshme dhe të ndashme,” shtoi ajo.
Kryetari i Akademisë së Planifikimit Kulturor dhe Turistik të Henan-it, Zhang Xiangyu, vuri në dukje se veprimtari të tilla që integrojnë kulturën me përvojat praktike, janë bërë një pikë kulmore e tregut të turizmit. “Turistët kanë kaluar nga vizitat pasive në eksplorim aktiv,” u shpreh ai. “Kultura tradicionale është rigjallëruar nëpërmjet shprehjeve inovative dhe është bërë një nxitës kryesor për tërheqjen e vizitorëve gjatë festës.”
Krijueshmëria çliron gjallërinë e konsumit
Javën e kaluar, në Kinë nisi Muaji Kombëtar i Konsumit Kulturor dhe Turistik, me dhënien e mbi 480 milionë juanëve (rreth 67.4 milionë dollarë amerikanë) subvencione në mbarë vendin dhe paraqitjen e produkteve inovative kulturore e turistike për të tërhequr vizitorët.
Rezervimet e fundit në platformën turistike “Tuniu” tregojnë se numri i përdoruesve të saj që udhëtuan të mërkurën, ditën e parë të festës, u rrit me gati 10 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.Në kryeqendrën e provincës Henan, Zhengzhou, një ekspozitë nga marka e lodrave në modë “Pop Mart” tërhoqi shumë vizitorë të rinj të etur për të bërë fotografi pranë murit të lashtë të qytetit, i cili daton rreth 3 600 vjet më parë.
Ekspozita ndodhet në një rrugë kryesore të sapohapur, e cila mirëpriti vizitorët të hënën dhe përmban 40 për qind të markave të reja në qytet, duke tërhequr mbi 100 000 vizitorë në ditën e saj të parë.
“‘Ekonomia e dyqanit të parë’ dhe ‘ekonomia e debutimit’ kanë krijuar pika të reja rritjeje në sektorin e turizmit”, vuri në dukje Zhang Xiangyu. “Qoftë nëpërmjet përvojave kulturore që tejkalojnë kohën dhe hapësirën, apo edhe vendeve të konsumit në modë, ato jo vetëm që i ofrojnë publikut përvoja të larmishme, por gjithashtu shfaqin gjallërinë dhe qëndrueshmërinë e ekonomisë së pushimeve të Kinës.” -

Dyfishohet turizmi kulturor në Vlorë/ Rritet ndjeshëm numri i vizitorëve në sitet arkeologjike dhe monumentet e kulturës
Kalaja e Porto Palermos, parku arkeologjik i Amantias dhe Kalaja e Kaninës kanë qenë atraksionet e zgjedhura nga vendas dhe të huaj përgjatë kësaj vere, përveç plazheve të bukura që ofron bregdeti i Vlorës.
Numri i vizitorëve që zgjodhën turizmin kulturor është dyfishuar në krahasim me një vit më parë.
“Janë regjistruar rreth 44 mijë vizitorë, 13212 me shume se viti i kaluar, ndërsa në gjashtë site arkeologjike janë ndërmarrë ndërhyrje për mirëmbajtjen e tyre“-shprehet Orges Ferimi, drejtor i DRKK Vlorë.
Në qendër të vëmendjes së autoriteteve mbetet parku arkeologjik i Amantias, ndërkohë që në proces janë edhe punimet për restaurimin e Kalasë së Kaninës, ku parashikohet ndërtimi i një amfiteatri brenda mureve të saj, si edhe përmirësimi i infrastrukturës për vizitorët.
Me fokus tek turizmi kulturor është miratuar projekti për rikonstruksionin e xhamisë së qytetit të Vlorës, ndërsa së shpejti do të nisin ndërhyrjet në Shpellën e Spilesë dhe në Kalanë e Borshit.
Përfundimi i këtyre ndërhyrjeve synon jo vetëm ruajtjen e trashëgimisë kulturore, por edhe përmirësimin e shërbimeve për vizitorët, gjë që pritet të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen e mëtejshme të turizmit kulturor.Top Channel
-

Nis Java Kulturore e Arabisë Saudite, aktivitete të ndryshme në Pallatin e Kongreseve
Java Kulturore e Arabisë Saudite në Shqipëri u hap në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, duke shënuar fillimin e një programi pesë-ditor kulturor që do të zgjasë deri më 20 shtator. Ministri i Kulturës, Turizmit dhe Sportit Blendi Gonxhja theksoi se kjo javë kulturore përbën një mundësi të jashtëzakonshme për të zbuluar thellësinë e kulturës saudite dhe për të ndërtuar ura bashkëpunimi në fushat e kulturës, turizmit dhe arsimit. Ai përmendi rëndësinë e përbashkët të zhvillimit kulturor dhe ekonomik dhe vlerësoi bashkëpunimin e vazhdueshëm midis Shqipërisë dhe Arabisë Saudite, që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike në vitin 1992. Ambasadori Faisal bin Ghazi Hifzi vuri në dukje trashëgiminë kulturore të pasur të Arabisë Saudite, diversitetin e saj artistik dhe rolin e Vision 2030 në promovimin e kulturës si urë për dialog ndërkulturor.
Ai theksoi se kjo javë kulturore do të shërbejë si një mundësi për njohje më të thellë dhe afrimitet kulturor midis dy vendeve. “Kjo javë kulturore, me ekspozitat, shfaqjet artistike dhe programet muzikore e tradicionale që sjell, hap një dritare drejt një kulture autentike të orientuar kah e ardhmja. Ajo mishëron Vizioni 2030 të Mbretërisë së Arabisë Saudite, që e ka shpallur kulturën si një nga shtyllat themelore të zhvillimit dhe si një urë për dialogun ndërkulturor, duke ndërtuar ura miqësie mes popujve”, tha Ambasadori i Arabisë Saudite në Shqipëri, z. Faisal bin Ghazi Hifzi. Mes aktiviteteve edicioni i këtij viti përfshin një pavion të dedikuar, në përputhje me shpalljen e vitit 2025 nga Mbretëria si “Viti i Artizanatit”, duke nxjerrë në pah rëndësinë e artizanatit tradicional si një shprehje thelbësore e identitetit kulturor saudite.
Gjatë ditës së parë, pjesëmarrësit eksploruan ekspozita interaktive që përfshinin kaligrafi arabe, modë tradicionale dhe artizanate kulturore. Programi përfshiu premierën e serisë muzikore të titulluar “Saudi Trouq Meets the World”, një koncert bashkëpunues që bashkoi muzikantë sauditë, shqiptarë dhe ndërkombëtarë në një festë të ritmit dhe harmonisë ndërkulturore. Vizitorët gjithashtu morën pjesë në panele letrare me autorë sauditë, shfaqje filmike dhe punëtori në fusha të ndryshme kulturore. Kjo javë kulturore vjen e organizuar nga Ministria e Kulturës e Arabisë Saudite dhe Ministria e Kulturës, Turizmit dhe Sportit e Shqipërisë. -

Kalaja e Kastërcit vlerë e turizmit kulturor
Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka njoftuar se në Kalanë e Kastërcit në Suharekë po zhvillohen gërmime arkeologjike për dokumentimin e plotë të bazilikës paleokristiane, shkruan KultPlus.
Këto gërmime janë nën drejtimin e argeologut Berat Ademi nga Instituti Arkeologjik i Kosovës.
Kalaja e Kastërcit konsiderohet një prej dëshmive më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore në Kosovë.
Hajrulla Çeku përmes rrjetit social shprehet se çfarë dëshmie përmbajnë gërmimet e gjetura ku thotë;
“Fragmente qeramike, xhami, afreska dhe tjegulla me mbishkrim dëshmojnë se bazilika është ndërtuar në fillim të shekullit VI. Pas shkatërrimit nga dyndjet sllave, ajo u shndërrua në hapësirë varrimi, ku janë identifikuar rreth 80 varre.”
Ruajtja e këtij thesari arkeologjik ka për qëllim krijimin e një destinacioni tërheqës për vizitorët.
Çeku shprehet;
Krahas gërmimeve, në kompleksin e objekteve po zhvillohen edhe punime konservuese e restauruese, për të ruajtur këtë trashëgimi të rrallë dhe për ta kthyer në vlerë për turizmin kulturor./ KultPlus.com
