Tag: kulture

  • Skandal në Himarë! Shpella mitike e Odisesë e shpallur ‘Monument Kulture’, kthehet në lavazh

    Skandal në Himarë! Shpella mitike e Odisesë e shpallur ‘Monument Kulture’, kthehet në lavazh

    Një nga thesaret më të çmuara arkeologjike dhe historike të bregdetit jugor të Shqipërisë po zhduket barbarisht.
    Shpella e Spilës në Himarë, e njohur ndryshe si “Shpella e Odiseut” dhe e shpallur Monument Kulture i Kategorisë së Parë, po përballet me një akt të rëndë shkatërrimi dhe betonizimi, në shërbim të një biznesi privat.
    Për këtë barbari të turpshme ka reaguar dhe historiani Auron Tare. Duke publikuar pamjet e postuara nga një qytetar i Himarës, ai thotë se ky është një monumet më rëndësi të jashtëzakonshme për trashëgiminë e zonës, por edhe turizmin kulturor. Por sipas tij pamjet e betonizimit flasin vetë.

    Në hyrjen e saj, një prej rrugëve natyrore është bllokuar nga ndërtime, ndërsa brenda saj janë hedhur mbetje inerte dhe tubacione për ujëra të zeza, duke e bërë të pamundur vizitën.
    Pretendimet për pronësinë mbi këtë vend të lashtë janë ngritur nga individë të disa familjeve vendase, të cilët kanë nisur ndërtime pa leje, duke transformuar shpellën në një vend parkimi dhe një hapësirë potencialisht komerciale.
    Njëra nga hyrjet është mbuluar me materiale ndërtimi, ndërsa hyrja tjetër përdoret si lavazh dhe parking, me plane për të shfrytëzuar zgafellat e brendshme antike.

    Qytetarët e Himarës kanë reaguar me shqetësim dhe kanë tentuar të ndalojnë kamionët që po shkarkonin rërë dhe inerte në zonë, por ankesat e tyre drejtuar Bashkisë dhe institucioneve shtetërore kanë mbetur pa përgjigje. Madje, tabela që shënon statusin e shpellës si monument kulture është mbuluar nga shkurret.
    “Shpella e Odiseut” është një vend me rëndësi të jashtëzakonshme historike, e cituar në studimet mbi epokën homerike dhe e përmendur si dëshmi e hershme e jetës në këtë rajon.
    Aty ndodhen artefakte të rralla dhe gjurmë të pakthyeshme të historisë së njerëzimit në këtë pjesë të Ballkanit. Vizita e aktorit të madh Bekim Fehmiu, i cili e ka përjetësuar figurën e Odiseut në kinematografi, e ktheu këtë shpellë në një simbol kulturor të lidhjes shqiptare me mitologjinë dhe trashëgiminë antike.
     
  • Test Evente 4

    Test Evente 4

    KultPlus është gazetë online për art dhe kulturë, e para dhe e vetmja në të gjithë hapësirën shqiptare. Në KultPlus mund të lexoni lajmet më të fundit për artin dhe kulturën shqiptare, atë të rajonit dhe të botës. Përpos lajmeve, në KultPlus mund të lexoni tema të ndryshme, intervista, opinione…Me KultPlus, bota e juaj është më e bukur!
    Të gjitha të drejtat janë të rezervuara nga gazeta online për art dhe kulturë – KultPlus

  • Test Evente 3

    Test Evente 3

  • Test Evente 2

    Test Evente 2

  • Test Evente

    Test Evente

  • Qetësia

    Qetësia

  • Vite më parë, antropologia Margaret Mead u pyet nga një student se çfarë konsideronte ajo të ishte shenja e parë e qytetërimit në një kulturë

    Vite më parë, antropologia Margaret Mead u pyet nga një student se çfarë konsideronte ajo të ishte shenja e parë e qytetërimit në një kulturë

    Ilir Hoxha

    “Vite më parë, antropologia Margaret Mead u pyet nga një student se çfarë konsideronte ajo të ishte shenja e parë e qytetërimit në një kulturë. Nxënësi priste që Mead të fliste për grepa peshkimi ose enë balte ose gurë bluajtes.Por jo! Mead tha se shenja e parë e qytetërimit në një kulturë të lashtë ishte një kockë këmbe që ishte thyer dhe më pas ishte shëruar. Mead shpjegoi se në mbretërinë e kafshëve, nëse thyeni këmbën, ju vdisni. Ju nuk mund të ikni nga rreziku, të shkoni në lumë për të pirë ujë ose të gjuani për ushqim. Ti je mish për grabitqarët. Asnjë kafshë nuk i mbijeton një këmbe të thyer aq gjatë sa të shërohet.Një kockë këmbe e thyer që është shëruar është dëshmi se dikush ka shpenzuar kohë për të qëndruar me të dëmtuarin, i ka lidhur plagën, e ka çuar personin në vend të sigurt dhe është kujdesur për te gjatë kohës së shërimit. Të ndihmosh dikë tjetër gjatë vështirësive është pikërisht pika ku fillon qytetërimi, tha Mead.Ne jemi në kulminacionin e qytetërimit tonë atëherë kur u shërbejmë të tjerëve.”

  • Vazhdimësia Iliro-Shqiptare “Kultura e hershme shqiptare e Komanit”

    Vazhdimësia Iliro-Shqiptare “Kultura e hershme shqiptare e Komanit”

    “Shembullin më të mirë të vazhdimësisë iliro-shqiptare e ka dhënë kultura “arbërore” e Komanit. Zbulimet e para të kësaj kulture datojnë në fund të shekullit të kaluar, kur varreza e Dalmaçës u gjet në afërsi të fshatit Koman në luginën e Drinit, sot rrethi i Shkodrës. Këtu mori emrin kjo kulturë. Pasi konsulli francez në Shkodër, A. Degrand, i kishte gërmuar fillimisht këtu, arkeologët bënë gjithnjë e më shumë përpjekje për të gjetur këtë vend, duke përfshirë edhe arkeologun gjerman Paul Traeger nga Berlini, i cili zbuloi dhjetë varre në vitet 1899 dhe 1900. Në diskutimin si bartësit e kësaj kulturë janë sprovuar një varg i tërë popujsh nga pellazgët tek ilirët e romanizuar deri tek avarët dhe sllavët.

    […]

    Studiuesit kanë arritur në përfundimin se kultura shqiptare e Komanit ka veçori konservatore dhe moderne në të njëjtën kohë, se është një kulturë me përmbajtje të re. Ajo u zhvillua gjatë disa shekujve në një kohë kur Perandoria Bizantine po kalonte një krizë politike dhe fetare dhe autoriteti i saj në provincat ballkanike kishte rënë, dhe përkon me procesin e formimit të popullit shqiptar. Prandaj kultura e Komanit lidhet me bashkësitë e hershme shqiptare që sapo ishin formuar, në mesin e të cilave kishin filluar të vepronin ligjet e diferencimit social-ekonomik. Pra, kultura e Komanit nuk kishte asnjë lidhje me popujt avarë apo sllavë, edhe pse në varre herë pas here janë gjetur pjesë të veçanta që tregojnë marrëdhënie me ta.”

  • Monument kulture, “Shpella e Ciklopit homerik” mbulohet me dhe’

    Monument kulture, “Shpella e Ciklopit homerik” mbulohet me dhe’

    Shpella e Ciklopit e ndodhur në Himarë e cila ka qenë e banuar deri në periudhën e neolitit të ri, po bllokohet me dhera prej punimeve private. Banorët e Himarës ngrenë alarmin për monumentin që bart vlera historike e kulturore për vendin. Po ashtu ajo është e njohur dhe në mitologji për përleshjen e Odisesë.

    Shpella e Spilesë në Himarë, monumenti i mbrojtur nga shteti, me rëndësi jetike për historinë e qytetit, tashmë po mbulohet me dhe.

    Gërmimet e para në të kanë nisur në vitin 1939, ndërsa në 1963-in është shpallur monument kulture, pasi u konstatua se ka qenë e banuar deri në kohën e Neolitit të ri.

    Banorët e Himarës janë ata të cilët ngrenë shqetësimin. Sipas tyre hedhja e dheut në të dhe  betonizimi është një skandal.

    “Kryetarët e bashkisë e kanë zaptuar: njëri ka zaptuar këtë, tjetri ka zënë shpellën tjetër dhe ka hedhur beton atje. Dhe këta të dy e kanë bllokuar shpellën. Kjo është shpella homerike. Kjo është monument kulture që mbrohet nga shteti”, shprehet banori.

    Ata akuzojnë pushtetin lokal të Himarës, që sipas tyre për interesa personale të disa shtetasve po mbulon shpellën duke bërë që të humbasë rëndësia dhe vlera e saj historike

    “Këtu gabimin më të madh e ka bashkia e Himarës. Shikoni çfarë ka bërë ajo?! Në behar e jep këtë për parkim, në vend që ta përdorë për vizitorët që të vijnë dhe të mësojnë historinë e Himarës, por e bën për parkim”, thekson banori. 

    Ata kërkojnë më tepër vëmendje për shpellën e njohur ndryshe si e Cikllopit nga mitologjia.

    “Ne, a ka mundësi t’japim jetë kësaj. Sepse nuk ka fëmijë në këtë botë që nuk ka dëgjuar historinë e Ciklopit. Nuk mbulohet historia dhe moslejimi i Homerit, mosnjohja e Odisesë të çon në këto rezultate”, thotë një tjetër banor.

    Në mitologji thuhet se në rrugën në kthim të Odisesë për në Itakë ai është ndalur në fshatrat e Vlorës dhe pikërisht në Himarë në shpellën e Spilesë ku është zhvilluar edhe skena e ndeshjes me Ciklopin.

    https://youtube.com/watch?v=vH-m23KlOvc%3Ffeature%3Doembed

    Ulysses giving wine to the Cyclops Polyphemus. From “Stories From Homer” by Alfred J. Church, illustration by John Flaxman. Published by Seeley, Jackson & Halliday, London, 1878. whitemay 

  • Sibel Halimi: Bunkerët e Ulpianës shndërrohen në hapësirë për art dhe kulturë (video)

    Sibel Halimi: Bunkerët e Ulpianës shndërrohen në hapësirë për art dhe kulturë (video)

    Drejtoresha për Kulturë në Komunën e Prishtinës, Sibel Halimi, nëpërmjet një video të postuar në Facebook foli për qendrën e re të artit në Ulpianë.

    Ajo deklaroi që bunkerët në Ulpianë po shndërrohen në hapësirë për art dhe kulturë.

    “Kjo nuk është vetëm një rikonstruktim fizik – është një rilindje shpirtërore e një hapësire që për shumë kohë ishte harruar. Tani, ajo do të frymojë sërish, por kësaj here me energjinë e artit, kreativitetit dhe bashkëpunimit”, tha Halimi.

    Sipas saj, “në zemër të këtij projekti qëndron një ide e fuqishme: Të kthejmë hapësirat e harruara historike në qendra të gjalla kulturore. Një vend ku drita, dizajni modern dhe arkitektura historike bashkëjetojnë për të krijuar një përvojë unike dhe inspiruese”.

    Ajo nëpërmjet kësaj video e kishte edhe një ftesë për artistët.

    “Të dashur artistë, kjo hapësirë është për ju. Ftoheni ta bëni tuajën. Ftoheni të krijoni aty ku dikur ishte heshtje. Le ta mbushim këtë qytet me jetë, me ngjyra dhe me mesazhe që frymëzojnë brezat që vijnë”, tha Halimi.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    “MBI 40-TAT”, POEZI NGA SIBEL HALIMI