Tag: kultivuar

  • Operacioni “Koordinata”/ Kultivuan 427 bimë narkotike në fshatin Urë, arrestohet një shtetas

    Operacioni “Koordinata”/ Kultivuan 427 bimë narkotike në fshatin Urë, arrestohet një shtetas

    Vijon operacioni policor “Koordinata” për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.
    Si pasojë është arrestuar një shtetas dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim pasi kishin kultivuar 427 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa në fshatin Urë.
    Njoftim i Policisë:
    Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional kombëtar “Koordinata”, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë intensifikuar kontrollet në terren.
    Si rezultat i kontrolleve dhe i hetimeve me metoda proaktive u zbuluan në fshatin Urë, 2 parcela në të cilat ishin kultivuar 427 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.
    Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale për këtë rast, u identifikuan autorët e dyshuar, dhe u vu në pranga shtetasi R. M., 58 vjeç si dhe u shpallën në kërkim dhe vijon puna për kapjen e shtetasve E. K., 35 vjeç dhe A. M., 26 vjeç, të tre banues në Shëngjergj.
    Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kultivuar 427 bimë në 2 parcela në fshatin Urë, Njësia Administrative Shëngjergj, të cilat ruheshin me dy kamera online, të vendosura pranë vendit të ngjarjes.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

  • Kultivuan 5093 bimë kanabisi në Malësi të Madhe, pranga 2 personave/ Shpallen në kërkim dy vëllezër

    Kultivuan 5093 bimë kanabisi në Malësi të Madhe, pranga 2 personave/ Shpallen në kërkim dy vëllezër

    Dy persona, 47 dhe 74-vjeç, janë arrestuar në Malësi të Madhe për kultivim kanabisi në kuadër të operacionit “Koordinata”. Dy vëllezërit u kapën në flagrancë në një parcelë ku kishin kultivuar 5093 bimë narkotike.
    Nën hetim u vu një 57-vjeçare ndërsa në kërkim u shpallën dy vëllezër, 22 dhe 25-vjeç. Policia thotë se këta persona, të gjithë të afërm me njëri-tjetrin, kanë kultivuar 5093 bimë kanabisi pranë banesave të tyre në Alijaj.
    Njoftimi i policisë:
    Kishin kultivuar 5093 bimë narkotike, në fshatin Alijaj, kapen në flagrancë në parcelë dhe vihen në pranga 2 shtetas.
    Gjithashtu, u shpallën në kërkim dy shtetas (vëllezër), dhe u procedua një shtetase në gjendje të lirë.
    Në vijim të veprimeve hetimore dhe operacionale të kryera në kuadër të operacionit policor antikanabis, të koduar “Koordinata”, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe arrestuan në flagrancë shtetasit E. Sh., 47 vjeç, dhe K. Sh., 74 vjeç, banues në fshatin Alijaj.
    Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasja S. Sh., 57 vjeçe, dhe u shpallën në kërkim shtetasit B. Sh., 22 vjeç, dhe G. Sh., 25 vjeç (vëllezër), të afërm të gjithë me njëri-tjetrin.
    Nga hetimet e kryera, në bashkëpunim me DVKM Shkodër, dyshohet se këta shtetas kanë kultivuar 5093 bimë të dyshuara narkotike, të llojit Cannabis Sativa, në fshatin Alijaj, në afërsi të banesave të tyre. Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
     

  • U kapën duke kulitvuar kanabis, arrestohen 2 persona në Vaun e Dejës

    U kapën duke kulitvuar kanabis, arrestohen 2 persona në Vaun e Dejës

    Policia e Vaut të Dejës ka arrestuar dy shtetas, pasi u kapën duke kultivuar 351 bimë narkotike në fshatin Fshat i Ri.

    Në pranga kanë rënë S. U., 45 vjeç, banues në Durrës dhe Gj. Gj., 30 vjeç, banues në fshatin Mali Kolaj.

    Dyshohet se ata kishin kultivuar bimët narkotike në dy parcela, të cilat më pas u asgjësuan me anë të djegies.

    Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprime të mëtejshme.

     

  • Ktheu oborrin e shtëpisë në parcelë kanabisi, arrestohet 32-vjeçari në Kurbin (Emri)

    Ktheu oborrin e shtëpisë në parcelë kanabisi, arrestohet 32-vjeçari në Kurbin (Emri)

    Një 32-vjeçar u arrestua në Kurbin për kultivim të lëndëve narkotike.
    Hajdar Lama, kishte kultivuar kanabis në oborrin e banesës së tij, në fshatin Kodër Shullaz.
    Njoftimi:Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, si rezultat i kontrolleve që po kryejnë në kuadër të planit operacional “Koordinata”, duke përdorur dhe dronë, goditën një rast të kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Kodër Shullaz.
    Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kapën në flagrancë dhe arrestuan shtetasin H. L., 32 vjeç, banues në Kurbin, i cili po kujdesej për bimët narkotike që kishte kultivuar në oborrin e banesës.
    Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies.
    Operacioni policor antikanabis “Koordinata” vijon pa ndërprerje, në të gjithë territorin e vendit.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

  • Po kujdeseshin për parcelat e kanabisit, arrestohen “kopshtarët” në Vaun e Dejës (Emrat)

    Po kujdeseshin për parcelat e kanabisit, arrestohen “kopshtarët” në Vaun e Dejës (Emrat)

    Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës pasi u kapën në flagrancë duke kultivuar 351 bimë narkotike.
    Të arrestuarit janë Sokol Uci dhe Gjon Gjeka, banues në fshatin Mali Kolaj.
    Nga hetimet e kryera me metoda proaktive dyshohet se këta shtetas kanë kultivuar 351 bimë narkotike, në 2 parcela, në fshatin Fshat i Ri. Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies.

  • Kapen ‘mat’ në parcelë 2 kushërinjtë në Berat/ Kishin kultivuar 64 bimë kanabisi, sekuestrohet një armë gjahu çifte…

    Kapen ‘mat’ në parcelë 2 kushërinjtë në Berat/ Kishin kultivuar 64 bimë kanabisi, sekuestrohet një armë gjahu çifte…

    Në kuadër të operacionit policor, “Koordinata”, arrestohen shtetasit Sefedin dhe Ronaldo Mehmetaj. Ato u kapën në parcelën ku kishin kultivuar kanabis.
    Njoftimi i Policisë:
    Berat/Vijon plani operacional policor anticannabis, i koduar “Koordinata”, kundër kultivimit të bimëve narkotike. Kultivuan bimë Cannabisi, në fshatin Osmëzezë, kapen në parcelë dhe vihen në pranga 2 shtetas (kushërinj).
    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Berat, si rezultat i kontrolleve dhe hetimeve me metoda proaktive, të kryera në kuadër të planit operacional “Koordinata”, goditën një tjetër rast të kultivimit të bimëve narkotike.
    Gjatë kontrollit të territorit, në vendin e quajtur “Moçali”, në fshatin Osmëzezë, u zbulua një parcelë ku ishin kultivuar 64 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, të cilat u asgjësuan.
    Gjatë ndërhyrjes, u kapën në flagrancë në parcelë, shtetasit S. M., 29 vjeç dhe R. M., 26 vjeç, të afërm të njëri-tjetrit, të cilët në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestuan për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.
    Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit S. M, u gjet dhe sekuestrua një armë gjahu çifte dhe disa fishekë të armës së gjahut. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.

  • Operacion policor/ Zbulohet parcela e hashashit e kultivuar edhe në toka publike, autorët ende të paidentifikuar

    Operacion policor/ Zbulohet parcela e hashashit e kultivuar edhe në toka publike, autorët ende të paidentifikuar

    Në vijim të planit operacional policor të koduar “Koordinata”, shërbimet e Komisariatit njoftuan sot (8 gusht) se gjetën të kultivuara në një sipërfaqe toke publike, në vendin e quajtur “Perlat”, 48 bimë të dyshuara narkotike kanabis sativa.
    Një parcelë hashashi është zbuluar në zonën e Kurbinit, e kultivuar nga persona ende të paidentifikuar deri tani.
    Njoftimi i policisë:
    “Një pjesë e bimëve u sekuestrua si provë materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua në vendngjarje, nëpërmjet djegies. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të këtij rasti”.
    Hetimet po kryhen në bashkëpunim edhe me prokurorinë.

  • Mallakastër/ U kap në flagrancë duke kultivuar kanabis, arrestohet 58-vjeçari

    Mallakastër/ U kap në flagrancë duke kultivuar kanabis, arrestohet 58-vjeçari

    Policia ka arrestuar në flagrancë një 58-vjeçar, pasi kishte kultivuar 77 bimë narkotike Cannabis Sativa në Mallakastër.
    Ai është vënë në pranga në parcelën ku ishin kultivuar bimët.
    Shtetasi K. Xh., 58 vjeç, akuzohet për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
    “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër, si rezultat i kontrolleve të kryera në kuadër të planit operacional “Koordinata”, goditën një tjetër rast të kultivimit të bimëve narkotike.
    Nga kontrollet, në fshatin Visokë u konstatua një parcelë ku ishin kultivuar 77 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, një pjesë e të cilave u sekuestrua me cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua nëpërmjet djegies.
    Gjatë ndërhyrjes së Policisë, u kap në flagrancë, në parcelë, shtetasi K. Xh., 58 vjeç, i cili u arrestua për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
    Plani operacional policor antikanabis “Koordinata” vijon intensivisht, në të gjithë territorin e qarkut Fier”, njofton policia.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

  • Arrestohen vëllezërit që kishin kultivuar kanabis në Tepelenë

    Arrestohen vëllezërit që kishin kultivuar kanabis në Tepelenë

    Policia e Tepelenës ka vënë në pranga dy vëllezër, të cilët kishin kultivuar kanabis në një zonë të pyllëzuar në fshatin Luftinjë 1.

    Policia njofton se ka arrestuar shtetasit I. D., 23 vjeç dhe A. D., 30 vjeç, vëllezër, të dy banues në fshtin Luftinjë 1, të cilët u kapën në flagrancë duke u kujdesur për bimët narkotike.
    Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin kultivuar 137 bimë narkotike Cannabis Sativa, në zonë të pyllëzuar, në lagjen “Likaj”.

    Bimët narkotike u asgjësuan nëpërmjet djegies./vizionplus.tv

  • FIER/ Kishte kultivuar bimë n*rkotike buzë lumit Vjosa, arrestohet në flagrancë 55-vjeçari

    FIER/ Kishte kultivuar bimë n*rkotike buzë lumit Vjosa, arrestohet në flagrancë 55-vjeçari

    Në Mallakastër, një 55-vjeçar nga fshati Kutë është kapur duke kultivuar 30 bimë cannabis pranë lumit Vjosa. Ky rast u zbulua gjatë kontrolleve që synojnë parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike në zonë.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Në lidhje me ngjarjen, kryeplaku i fshatit, 35 vjeç, po përballet me procedime ligjore për shpërdorim detyre, pasi dyshohet për lidhje me këtë veprimtari të paligjshme. Reklama në FieriWeb – “CAPRICCIOSA LALI”

    Bimët narkotike që u gjetën janë asgjësuar me djegie, ndërsa materialet e këtij rasti janë referuar në Prokurori për ndjekje të mëtejshme penale.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Ky incident është pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për të goditur kultivimin e drogës në zonë dhe për të mbrojtur sigurinë dhe rendin publik.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Njoftimi i Policisë Fier:

    Mallakastër/Vijon plani operacional kombëtar, i koduar “Koordinata”, me objektiv parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.

    Kishte kultivuar bimë narkotike buzë lumit Vjosa, arrestohet në flagrancë 55-vjeçari.

    Procedohet për shpërdorim detyre, kryeplaku i fshatit Kutë, ku u gjetën bimët.

    Asgjësohen nëpërmjet djegies, bimët narkotike.

    Në kuadër të planit operacional antidrogë, të koduar “Koordinata”, si rezultat i kontrolleve sistematike dhe atyre të bazuara te informacionet e marra në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër goditën një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike. Për këtë rast u vu në pranga shtetasi A. Z., 55 vjeç, banues në fshatin Kutë, pasi u kap në flagrancë buzë lumit Vjosa, zonë ku dyshohet se kishte kultivuar 30 bimë narkotike Cannabis Sativa.

    Më tej, në lidhje me këtë rast, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për kryetarin e fshatin Kutë, shtetasin G. Z., 35 vjeç, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.