Tag: kultivim

  • Në kërkim nga Spanja për kultivim droge, kapet 28-vjeçari, pritet ekstradimi

    Në kërkim nga Spanja për kultivim droge, kapet 28-vjeçari, pritet ekstradimi

    Policia e Shtetit/Operacione të njëpasnjëshme nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, për kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar. Finalizohet operacioni policor i koduar “Operacionalja 45”. Akuzohet se ka kultivuar bimë Cannabisi, me llamba, në Spanjë, kapet në aksin “Vau i Dejës-Shkodër”, 28-vjeçari.
    Si rezultat i koordinimit të punës dhe shkëmbimit të informacioneve, me partnerët spanjollë, nëpërmjet INTERPOL, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në kuadër të operacionit “Operacionalja 45”, lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga, me qëllim ekstradimin në Spanjë, shtetasin E. K., 28 vjeç, të lindur në Shkodër. Ai kërkohej ndërkombëtarisht, sepse Gjykata e Barcelonës, në vitin 2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për kultivim të bimëve narkotike dhe vjedhje të energjisë elektrike. Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Madridin, për të finalizuar ekstradimin e këtij shtetasi.

  • U shpall në kërkim për kultivim të kanabisit, bie në prangat e policisë 34-vjecari në Kuçovë

    U shpall në kërkim për kultivim të kanabisit, bie në prangat e policisë 34-vjecari në Kuçovë

    Policia e Kuçovës ka arrestuar një 34-vjeçar të shpallur në kërkim tre ditë më parë, në kuadër të operacionit të koduar “Kultivimi”, që ka si synim vënien përpara drejtësisë të autorëve të një rasti të kultivimit të bimëve narkotike në fshatin Mendrak, në vitin 2021.
    I arrestuari, E. M., banues në Tiranë, u kap si rezultat i hetimeve të koordinuara me Prokurorinë e Beratit dhe i kontrolleve të mbështetura në inteligjencën policore.
    Sipas të dhënave zyrtare, 34-vjeçari dyshohet se ka vepruar në bashkëpunim me shtetasit Sh. H. (arrestuar më 13 maj 2025) dhe B. Ll., i cili vijon të jetë në kërkim. Ata akuzohen për kultivim të bimëve narkotike të llojit Cannabis Sativa në territorin e fshatit Mendrak.
    Materialet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme procedurale.