Tag: kultivim

  • Akuzat për kultivim lëndësh narkotike, flet Belina Pupa

    Akuzat për kultivim lëndësh narkotike, flet Belina Pupa

    Belina Pupa ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një moment reflektimi nga gjithë kjo kohë, duke iu përgjigjur pyetjes “How was this time for you?” (“Si ishte kjo periudhë për ty?”).
    Në një foto të realizuar gjatë stërvitjes, ajo shfaqet me një buzëqeshje të qetë dhe mesazhin:
    “Situata ka pasë ngarkesën e vet, por koha është treguesi më i mirë!”
    Me këtë përgjigje, Belina duket se ka dashur të përcjellë një mesazh force dhe durimi, duke lënë të kuptohet se pavarësisht vështirësive, koha gjithmonë tregon se çfarë vërtet ka rëndësi.
    Screenshot
    Kujtojmë se në 23 maj të këtij viti, Belina Pupa u paraqit në gjyq në Australi, pasi dyshohej nga autoritetet australiane se ishte përfshirë në kultivimin e lëndëve narkotike dhe në lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Më vonë, në një deklaratë Belina tregoi se ambienti ku janë evidentuar shkeljet ligjore ishin në pronësi të saj por të dhëna me qira.
    Gjithashtu u dyshua se edhe Elvis Pupa ishte përfshirë në të njëjtën çështje dhe u raportua se ishte shpallur në kërkim nga autoritetet australiane. Megjithatë, aktori i përgënjeshtroi aludimet dhe adresoi gjithë manipulimet që iu bënë ngjarjes.
    Gruaja e aktorit të njohur Elvis Pupa, u shpall e pafajshme nga Gjykata e Australisë, pas akuzave për kultivim lëndësh narkotike në një banesë të regjistruar në emrin e saj.

  • Në kërkim nga Kosova për kultivim droge, arrestohet në Tepelenë 44-vjeçari (EMRI)

    Në kërkim nga Kosova për kultivim droge, arrestohet në Tepelenë 44-vjeçari (EMRI)

    arrestimi

    TEPELENË- Një 44-vjeçar, i shpallur në kërkim nga autoritetet në Kosovë, është arrestuar në Tepelenë. Nelson Shehu akuzohet për kultivim lëndësh narkotike në Kosovë. Në shkurt të këtij viti, Gykata Themelore e Gjakovës i ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”. 

    Njoftimi:
    Vijojnë operacionet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar.
    Finalizohet operacioni i koduar “Operacionalja 70”.
    Kapet në Tepelenë dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Kosovë, një 44-vjeçar i akuzuar nga Gykata Themelore e Gjakovës, për kultivim të bimëve narkotike.
    Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, strukturat e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh finalizuan operacionin e koduar “Operacionalja 70”, gjatë të cilit u kap në Tepelenë dhe u vu në pranga shtetasi:
    N. Sh., 44 vjeç. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gykata Themelore e Gjakovës, Kosovë, me vendimin e datës 06.02.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Interpol Tirana do të kryejë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Kosovë.

  • I shpallur në kërkim për kultivim kanabisi në Kosovë, arrestohet në Tepelenë 44-vjeçari, pritet të ekstradohet

    I shpallur në kërkim për kultivim kanabisi në Kosovë, arrestohet në Tepelenë 44-vjeçari, pritet të ekstradohet

    Një 44-vjeçar nga Kosova, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për kultivim kanabisi është arrestuar në Tepelenë mëngjesin e kësaj të diele (26 tetor).
    Përmes një njoftimi, Policia bën me dije se ai ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata Themelore e Gjakovës, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
    Ai u vu në pranga me qëllim ekstradimi drejt Kosovës, procedurë që do të kryhet nga Interpol Tirana.
    Njoftimi i plotë i Policisë:
    Finalizohet operacioni i koduar “Operacionalja 70”.
    Kapet në Tepelenë dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Kosovë, një 44-vjeçar i akuzuar nga Gykata Themelore e Gjakovës, për kultivim të bimëve narkotike.
    Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, strukturat e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh finalizuan operacionin e koduar “Operacionalja 70”, gjatë të cilit u kap në Tepelenë dhe u vu në pranga shtetasi:
    N. Sh., 44 vjeç.
    Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gykata Themelore e Gjakovës, Kosovë, me vendimin e datës 06.02.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
    Interpol Tirana do të kryejë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Kosovë.

  • Në kërkim nga Kosova për kultivim droge, arretohet në Tepelenë 44-vjeçari (EMRI)

    Në kërkim nga Kosova për kultivim droge, arretohet në Tepelenë 44-vjeçari (EMRI)

    arrestimi

    TEPELENË- Një 44-vjeçar, i shpallur në kërkim nga autoritetet në Kosovë, është arrestuar në Tepelenë. Nelson Shehu akuzohet për kultivim lëndësh narkotike në Kosovë. Në shkurt të këtij viti, Gykata Themelore e Gjakovës i ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”. 

    Njoftimi:
    Vijojnë operacionet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar.
    Finalizohet operacioni i koduar “Operacionalja 70”.
    Kapet në Tepelenë dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Kosovë, një 44-vjeçar i akuzuar nga Gykata Themelore e Gjakovës, për kultivim të bimëve narkotike.
    Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, strukturat e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh finalizuan operacionin e koduar “Operacionalja 70”, gjatë të cilit u kap në Tepelenë dhe u vu në pranga shtetasi:
    N. Sh., 44 vjeç. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gykata Themelore e Gjakovës, Kosovë, me vendimin e datës 06.02.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Interpol Tirana do të kryejë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Kosovë.

  • Në kërkim nga GJKKO, arrestohen dy persona në Vlorë – Emrat

    Në kërkim nga GJKKO, arrestohen dy persona në Vlorë – Emrat

    Policia e Vlorës arrestoi dy presona të dënuar për kultivim të bimëve narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
    Policia njoftoi sot “bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasve: Aldo Tushaj, 38 vjeç, banues në Vlorë dhe Sefer Dukaj, 45 vjeç, banues në Vlorë”.
    Sipas policisë “këta shtetas ishin shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin e datës 01.10.2024, të lënë në fuqi edhe nga Gjykata e Posaçme e Apelit me vendimin e datës 20.10.2025, i ka dënuar për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, konkretisht shtetasin Aldo Tushaj me 3 vite e 11 muaj e 18 ditë burgim dhe shtetasin Sefer Dukaj me 2 vite e 7 muaj e 18 ditë burgim”.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

  • Të dënuar nga GJKKO me burg për kultivim të narkotikëve, arrestohen në Vlorë dy persona

    Të dënuar nga GJKKO me burg për kultivim të narkotikëve, arrestohen në Vlorë dy persona

    Dy persona të shpallur në kërkim nga SPAK, janë arrestuar së fundmi nga Policia e Vlorës. Në pranga kanë rënë 38-vjeçari Aldo Tushaj dhe 45-vjeçari Sefer Dukaj, të dy banues në Vlorë.
    Tushaj dhe Dukaj janë dënuar nga Gjykata e Posaçme Antikorrupsion (GJKKO) përkatësisht; Aldo Tushaj me 3 vite, 11 muaj e 18 ditë burg dhe Sefer Dukajn me 2 vite e 7 muaj e 18 ditë burgim, të dy të akuzuar për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
    Njoftimi i policisë:
    DVP Vlorë/Kontrolle të pandërprera për kapjen e personave në kërkim, ndalohen 2 shtetas të dënuar për kultivim të bimëve narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
    Në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, strukturat e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin Operacional të Hetimit, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasve:
    Aldo Tushaj, 38 vjeç, banues në Vlorë;
    Sefer Dukaj, 45 vjeç, banues në Vlorë.
    Këta shtetas ishin shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin e datës 01.10.2024, të lënë në fuqi edhe nga Gjykata e Posaçme e Apelit me vendimin e datës 20.10.2025, i ka dënuar për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, konkretisht shtetasin Aldo Tushaj me 3 vite e 11 muaj e 18 ditë burgim dhe shtetasin Sefer Dukaj me 2 vite e 7 muaj e 18 ditë burgim.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

  • (EMRAT) Të dënuar nga GJKKO për kultivim të narkotikëve, arrestohen në Vlorë dy persona

    (EMRAT) Të dënuar nga GJKKO për kultivim të narkotikëve, arrestohen në Vlorë dy persona

    Dy persona të shpallur në kërkim, janë arrestuar së fundmi nga Policia e Vlorës. Në pranga kanë rënë 38-vjeçari Aldo Tushaj dhe 45-vjeçari Sefer Dukaj, të dy banues në Vlorë. 
    Tushaj dhe Dukaj janë dënuar nga Gjykata e Posaçme Antikorrupsion (GJKKO) përkatësisht; Aldo Tushaj me 3 vite, 11 muaj e 18 ditë burg dhe Sefer Dukajn me 2 vite e 7 muaj e 18 ditë burgim, të dy të akuzuar për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. 
    Njoftimi i policisë: 
    DVP Vlorë/Kontrolle të pandërprera për kapjen e personave në kërkim, ndalohen 2 shtetas të dënuar për kultivim të bimëve narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. 
    Në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, strukturat e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin Operacional të Hetimit, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasve: 
    Aldo Tushaj, 38 vjeç, banues në Vlorë; 
    Sefer Dukaj, 45 vjeç, banues në Vlorë. 
    Këta shtetas ishin shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin e datës 01.10.2024, të lënë në fuqi edhe nga Gjykata e Posaçme e Apelit me vendimin e datës 20.10.2025, i ka dënuar për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, konkretisht shtetasin Aldo Tushaj me 3 vite e 11 muaj e 18 ditë burgim dhe shtetasin Sefer Dukaj me 2 vite e 7 muaj e 18 ditë burgim. 
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. 

  • I kërkuar në Kosovë për kultivim narkotikësh, arrestohet në Tiranë 49-vjeçari (EMRI)

    I kërkuar në Kosovë për kultivim narkotikësh, arrestohet në Tiranë 49-vjeçari (EMRI)

    arrestimi

    TIRANË- Një 49-vjeçar është arrestuar në Tiranë për Kultivim të bimëve narkotike në Kosovë. Në pranga ka rënë Oltion Shehu, i cili ishte shpallur në kërkim. Bëhet me dije se Gjykata Themelore e Gjakovës, në muajin shkurt, 2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Pritet ekstradimi i tij drejt Kosovës. 
    Njoftimi:
    Kapet në Tiranë, nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, një shtetas shqiptar, i akuzuar për kultivim të bimëve narkotike në Kosovë.
    Si rezultat i shkëmbimit të informacionit dhe partneritetit të ngushtë me agjencitë ligjzbatuese në Kosovë, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, kapën në Tiranë, në kuadër të operacionit “Operacionalja 69”, shtetasin O. Sh., 49 vjeç, të lindur në Tepelenë.
    Ai ishte shpallur në kërkim, sepse Gjykata Themelore e Gjakovës, në muajin shkurt, 2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
    Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me agjencitë ligjzbatuese në Kosovë, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e 49-vjeçarit.

  • Në kërkim nga Kosova për kultivim droge, arrestohet në Tiranë 49-vjeçari

    Në kërkim nga Kosova për kultivim droge, arrestohet në Tiranë 49-vjeçari

    Është vënë në pranga shtetasi Oltion Shehu, i cili ishte shpallur në kërkim nga Kosova për kultivim të lëndëve narkotike.

    49-vjeçari është arrestuar në Tiranë, ndërsa uniformat blu bëjnë me dije se Gjykata Themelore e Gjakovës, në muajin shkurt, 2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
    Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me agjencitë ligjzbatuese në Kosovë, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e 49-vjeçarit.

    Top Channel

  • Shpallet e pafajshme Belina Pupa, u akuzua në Australi për kultivim bimësh narkotike, gjyqi vazhdon…

    Shpallet e pafajshme Belina Pupa, u akuzua në Australi për kultivim bimësh narkotike, gjyqi vazhdon…

    Belina Pupa, gruaja e aktorit të njohur Elvis Pupa, është shpallur e pafajshme nga Gjykata e Australisë, pas akuzave për kultivim lëndësh narkotike në një banesë të regjistruar në emrin e saj.
    Pas disa muajsh në proces gjyqësor, gjykata e shpalli Belinën të pafajshme. Pas këtij vendimi, Elvisi e ka ndarë lajmin në rrjetin e tij social Instagram, ku me anë të një story ai ka falënderuar të gjithë për mbështetjen që i kanë dhënë gjatë këtyre muajve.
    “Faleminderit të gjithëve për mbështetjen. Mos paçi të tilla raste që t’jua shpërblejmë”, shkruan Elvisi.
    Në 23 maj të këtij viti, Belina Pupa u paraqit në gjyq në Australi, pasi dyshohej nga autoritetet australiane se ishte përfshirë në kultivimin e lëndëve narkotike dhe në lidhje të paligjshme të energjisë elektrike, kjo e fundit, çeshtje që vazhdon të gjykohet.
    Më vonë, në një deklaratë Belina tregoi se ambienti ku janë evidentuar shkeljet ligjore ishin në pronësi të saj por të dhëna me qira.
    Gjithashtu u dyshua se edhe Elvis Pupa ishte përfshirë në të njëjtën çështje dhe u raportua se ishte shpallur në kërkim nga autoritetet australiane. Megjithatë, aktori i përgënjeshtroi aludimet dhe adresoi gjithë manipulimet që iu bënë ngjarjes.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!